DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FEDERALIZMI – IDE E PAGJETUR KOMBĖTARISHT
Postuar mė datėn: 2008-06-16 15:10:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Ditė mė parė nisi njė debat pėr idenė e federalizmit tė shqiptarėve nė Maqedoni, prirė prej kryetarit tė BDK-sė atje, z. Hysni Shaqiri. Ideja, si ide, nuk do tė ishte aspak kontestuese, sikurse Shqipėria tė ishte e tėra, nė kufijtė e saj etnikė e gjeonatyrorė, me tė gjithė shqiptarėt e bashkuar nė njė shtet dhe reth njė himni e njė flamuri kombėtar, por, kėsisoji, siē ėshtė, nuk ėshtė ide qė ta mbushė mendjen pėr diēka serioze. Themi kėshtu, sepse, parė realisht, kėsisoji, ne, sikurse i ndihmojmė pushtuesit e tokave tė pushtuara shqiptare qė ta zgjasin edhe mė dhe ta shtrijnė pushtetin e tyre deri nė pėrjetėsi, pikėrisht, me ndihmėn e shqiptarėve dhe tė partive e tė partizave tė copėtuara, sipas maksimės sė njohur romake Divida et impera (Pėrēaj dhe sundo). Kjo, tashmė, po shihet sheshit, qysh se ka filluar pluralizmi (lexo: pularizmi) “politik shqiptar”, kudo ku flitet shqipja, fatkeqėsisht.

Shkruan: Tafil DURAKU

Populli shqiptar dhe inteligjenca e mirėfilltė e tij ėshtė shumėngopur tashmė me tė gjitha “idetė” dhe “gjetjet kombėtare” tė “shqiptarėve” nė pushtet, kudo. Aq shumė “ide” e “gjetje” janė bėrė, sa qė gjithēka ka kaluar nė snobizėm politik dhe “kombėtar”. Po, mė thoni: Edhe ē‘e keqe tjetėr duhet t’u ndodhė shqiptarėve dhe Shqipėrisė?... Prej tė gjitha kėtyre “ideve” dhe “gjetjeve” Shqipėria dhe populli shqiptar janė katandisur kėsisoji, saqė, sot, po qesh e gjithė bota me shqiptarėt dhe me Shqipėrinė e tyre, tė copėtuar nga vetė “shqiptarėt” dhe prej tė gjitha “ideve” dhe “gjetjeve” tė ture “kombėtare” e “shqtetėrore”.

Fatkeqėsisht, sot, falė atyre e kėtyre “ideve” dhe “gjetjeve”, Shqipėria nuk ėshtė SHQIPĖRI, populli shqiptar kudo torjeve tė veta tė shumėcopėtuara etnike nuk quhet, madje, as pakicė kombėtare dhe as qė figuron emri shqiptar nė “kushtetutat” e reja qė po bėhen dhe mund tė bėhen kudo trojeve tė pushtuara shqiptare. Pra, shihet qartė se tė gjitha “idetė” dhe “gjetjet” e derisotme kanė pėrfunduar tė dėshtuara, pėr vetė faktin se, si tė tilla, mė tepėr u kanė shėrbyer armiqve dhe interesave afatshkurta e afatgjata tė tyre, sesa vetė interesave tė tyre kombėtare.

Me kėtė, nuk duam ta kontestojmė shqiptarizmėn e z. Hysni Shaqiri e pėrkrahėsve tė tij, si dhe as tė asnjė shqiptari tjetėr qė ėshtė tamam shqiptar dhe frymon shqip, kudo qė jeton trojeve tona etnike, tė copėtuara prej kėtyre “demokracive” dhe “politikave shqiptare” mė zi sesa qė ishin copėtuar nė shekullin e shkuar. Prandaj, idetė e tilla megalomane shėrbejnė edhe mė vetėm sa pėr ta mashtruar e poshtėruar nė kėtė shkallė e nė kėtė masė popullin shqiptar dhe shtetin shqiptar – Shqipėrinė-SHQIPĖRI, pėr t’i mbajtur dhe pėr t’i ruajtur kėshtu tė copėtuar pėrjetėsisht trojet etnike shqiptare, si dhe pėr tė qėndruar tė gjithė “shqiptarėt” (tradhtarėt e kuislingėt) e pėrzgjedhur negativisht nga titistėt dhe pushtuesit tjerė pėrreth, nė tė gjitha pushtetet antishqiptare dhe antiShqipėri.

Prandaj, shpreh dhe mbėshtet mendimin tim tė qėndrueshėm dhe tė pathyeshėm kombėtarisht, se boshti (kurrizi) shqiptar, kudo qė kėrkohet jashtė Tiranės Zyrtare tė tė Madhit Shqiptar, Xhaxhit Enver Hoxha, dhe jashtė Kushtetutės Shqiptare e tė gjitha Lidhjeve tjera Shqiptare, do jetė ide e gabuar pėr ēdo kohė shqiptare, si e pagjetur dhe plotėsisht e dėshtuar kombėtarisht. Po, a mė ide e mirė dhe pėrkushtim madhor shqiptar do jetė tė bashkohemi tė gjithė rreth njė Kushtetute Shqiptare, rreth njė Programi Kombėtar Shqiptar, apo, tė pėrthupėrohemi dhe tė katandisemi kėsisoji, pas “ideve” dhe “gjetjeve” plotėsisht tė pafrytshme dhe shtėrpe?... Pėrgjigjja nė kėtė pyetje, besojmė, ėshtė mėse e qartė pėr tė gjithė shqiptarėt qė mendojnė e veprojnė sipas mendėsisė shekullore shqiptare, sepse, ndryshe, Shqipėria e tyre nuk do bėhet dhe nuk do jetė kurrė: SHQIPĖRI.

Pra, pa u bėrė Shqipėria-SHQIPĖRI, shqiptarėve, kudo qė janė trojeve tė tyre tė pushtuara dhe tė robėruara edhe sot, prej “shqiptarėve” nė pushtet dhe prej robėruesve tė tyre, nuk u shkojnė fare “idetė” dhe “gjetjet” pėr asnjė lloj federalizmi tjetėr, sepse, qė tė gjitha “idetė” dhe “gjetjet” e tilla dhe tė ngjashme, kanė pėrfunduar jo vetėm tė dėmshme, por, edhe tė dėshtuara e tė gabuara pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė e tyre SHQIPĖRI.

Prandaj, ėshtė parėsore ta bėjmė veten tonė NJĖ – SHQIPĖRI, e, mė vonė, nuk do ishte keq t’i kthehemi pėr krijim (rikrijim) madhėshtisė tonė Ilire, shtrirjes gjeonatyrore dhe gjeofizike tė Ilirisė, pėr krijimin e njė federate Ilire, qė do mund tė quhej edhe Shtetet e Bashkuara Ilire (SHBI), ku do bėnin pjesė Shqipėria-SHQIPĖRI, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, po, pse jo edhe Serbia qė ėshtė shtrirė dhe sllavizuar plotėsisht nė njė territor tė pushtuar iliro-shqiptar, e, madje, mendojmė se, nė njė bashkėsi tė tillė shtetesh do mund tė kyēeshin, pse jo, edhe Greqia ilire, Italia ilire, Bullgaria ilire, Rumania ilire, Hungaria ilire dhe Austria ilire..., me gjuhė tė pėrbashkėt zyrtare Gjuhėn shqipe, pasardhėsen e drejtpėrdrejtė tė ilirishtes. Do e citojmė kėtu, mendimin e ndritur, mbi bazėn njerėzore dhe shkencore, tė shkrimtares bashkėkohore kroate, Flora Doza, qė e pėrzbardhė nė parathėnien e romanit tė saj, ILIRJA, kur thotė: “Ilirėt nuk u zhdukėn nga skena historike, ata vazhdojnė tė jetojnė nė ne...”

Pra, ėshtė koha dhe momenti i duhur qė shqiptarėt dhe liderėt e mirėfilltė tė tyre, nė mėnyrė shumė demokratike dhe paqėsore, pas gjithė gjakut tė dėrdhur nėpėr shekuj pėr ta bėrė Shqipėrinė-SHQIPĖRI, tė mendojnė, tė punojnė e veprojnė dhe ta kėrkojnė me ngulm, sė pari, bėrien e Shqipėrisė-SHQIPĖRI, nė tė gjithė shtrirjen e saj gjeonatyrore, gjeofizike dhe gjeopolitike, pėr tė pasur tė drejtė, mė pastaj, pėr tė menduar pėr bashkėsi tė tjera politiko-shtetėrore, federale, apo, konfederale. Pashmangshėm, duhet parė dhe bėrė Shqipėrinė tė tėrėn dhe shqiptarėt brenda saj, si dhe pakicat tjera njerėzore qė duan tė jetojnė nė tė, tė padiskriminuara, pėr tė mos ndodhur mė thyerje tjera antishqiptare dhe antiShqipėri, thjesht, thyerje e intriga qė ēojnė pambarimisht dhe pashmangshėm drejt luftave tė reja. E, nėse edhe mė tej ndodhin thyerjet e paskajshme politike dhe ushtarake mbi trupin gjeonatyror dhe gjeofizik tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, nė tė ardhmen, gjakderdhjet dhe luftat e reja, pa fajin absolut tė shqiptarėve, do jenė tė pashmangshme dhe tė pafundme, sepse, edhe shqiptarėt, sikurse tė gjithė popujt dhe shtetet tjera tė rruzullimit kanė tė drejtė ta kenė veten e tyre tė plotė dhe tė pacenueshme.

Prandaj, shqiptarėt, duhet tė mėsohen se vetėm atėherė kanė tė drejtė tė patjetėrsueshme tė mendojnė pėr federalizma dhe konfederalizma mes kombesh e shtetesh tė barabarta dhe tė garantuara ndėrkombėtarisht. Po, a u duket se pak nga thėrmuan dhe na copėtuan “idetė” dhe “gjetjet politike” tė “shqiptaro”-titistėve, tė cilat po na pėrthupėrojnė pėrditė e mė zi e mė pėr tė keq...

Dhashtė Zoti, e bėjmė Shqipėrinė-SHQIPĖRI, me sy e mendje shqiptare.

Burojė, 15 qershor 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] FEDERALIZMI I MAQEDONISĖ IDE E GABUAR! (2008-06-01 10:39:24 nga admin4)
[ Opinione ] VETĖM FEDERALIZMI SHPĖTON KRIJESĖN ARTIFICIALE ME EMRIN "MAQEDONI" (2008-05-31 04:45:53 nga admin4)
[ Opinione ] NĖPĖRMJET FEDERALIZMIT TĖ MAQEDONISĖ MUND TĖ SHKOJMĖ DREJT QĖLLIMEVE KOMBĖTARE (2008-05-18 16:29:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ponosh: Nuk duhet lejuar qė situata tė eskalojė nė Ballkan (2008-08-29 10:27:38 nga admin2)
[ Kultura ] Mace me katėr veshė (2008-08-28 15:52:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova dhe bota arabe (2008-08-28 15:23:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster