| » Opcionet për artikullin |
|
"Bisedimet pėr statusin kanė pėrfunduar; tash duhet lėvizur kah zgjidhja e problemeve tjera", ka thėnė sot nė veri tė Mitrovicės kreu i UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Ai tha se pret nga Qeveria e re e Beogradit njė qasje konstruktive karshi ēėshtjes sė Kosovės.
Nė takimet e para me pėrfaqėsuesit serbė nė veriun e Mitrovicės, kreu i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka bėrė tė qartė se bisedimet pėr statusin e Kosovės tashmė kanė pėrfunduar.
"Bisedimet pėr statusin kanė pėrfunduar dhe tash po lėvizim kah rrethana tė tjera, kah zgjidhja e problemeve", ka thėnė Zannier pas vizitės sė parė qė i bėri veriut tė Kosovės, qė kur ėshtė emėruar nė krye tė UNMIK-ut.
Ai, nė njė konferencė pėr media tė mbajtur nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ka sqaruar rolin qė do tė ketė si shef i UNMIK-ut dhe ndihmėn qė do t'u japė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit. Nė kėtė kuadėr, Zannier ka pohuar se nga Qeveria e re e Beogradit pret njė qasje konstruktive karshi ēėshtjes sė Kosovės.
"Tė ulemi dhe tė diskutojmė ēėshtjet dhe shpresoj se do tė gjejmė formė tė mirė komunikimi. Jam i sigurt se ekzistojnė tė gjitha parakushtet pėr kėtė. Nuk e shoh veten si partner tė Qeverisė, por e shoh veten si ndihmues nė dialogun mes Qeverisė serbe dhe asaj tė Kosovės", ka vlerėsuar Zannier nė fund tė vizitės, gjatė sė cilės ka takuar pėrfaqėsues tė tė gjitha subjekteve politike qė veprojnė nė veriun e banuar me shumicė serbe.
Ai sėrish ka shprehur gatishmėrinė qė tė vizitojė Beogradin, vizitė kjo e cila do t'i hapte rrugė fillimit tė dialogut pėr ēėshtje teknike mes Prishtinės e Beogradit, tė cilin e parasheh plani pėr rikonfigurim i Ban Ki-Moonit.
Nė anėn tjetėr, serbėt i kanė bėrė me dije kreut tė ri tė UNMIK-ut se nuk janė tė gatshėm ta pranojnė shtetin e ri tė Kosovės.
Koordinatorja e partisė G17 plus pėr Kosovėn, Stojanka Petkoviq, ka deklaruar se pėr serbėt bisedimet pėr statusin nuk kanė pėrfunduar.
"Ne, nga ana jonė, kemi theksuar se pėr ne statusi i Kosovės ende nuk ėshtė zgjidhur dhe presim bisedime tė mėtejme. Ne nuk pajtohemi dhe nuk e pranojmė pavarėsinė e Kosovės, por nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 do gjejmė njė zgjidhje afatgjate kompromisi", tha Petkoviq.
Ndryshe, vizitės se sotme tė Zannierit nė veri i ka paraprirė takimi i djeshėm i tij me kryetarin e Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi.
Zoti Rexhepi nė njė prononcim pėr Radion Evropa e Lirė ka shprehur shqetėsimin e tij se situata e sigurisė nė Mitrovicė mund te eskalojė nėse nuk zgjidhet problemi i Suhodollit, ku dy herė radhazi ka pasur pėrleshje mes shqiptareve dhe serbėve.
"Nėse nuk gjendet ndonjė zgjidhje e kėtij projekti pėr ujėsjellės, UNMIK-u ka hapėsirė qė pėr katėr ditė tė gjejė njė zgjidhje tė arsyeshme, sepse ėshtė artikull vital pėr qytetarėt. Mundėsia e pėrsėritjes ekziston dhe situata mund tė dalė jashtė kontrollit", tha Rexhepi.
Serbėt lokalė nuk lejojnė qė tė zbatohet projekti i Komunės sė Mitrovicės pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit pėr fshatrat shqiptare nė veri. Kanali i ujėsjellėsit duhet tė kalojė nėpėr prona tė tyre, gjė kjo e cila kontestohet, meqė serbėt lokalė duan qė Komuna e Mitrovicės tė marrė leje pėr kėtė nga strukturat paralele serbe.
Pėrfaqėsues tė institucioneve qendrore i quajnė kėto veprime si pjesė tė provokimeve qė gjenden nė veri. Presidenti Fatmir Sejdiu ka thėnė sot se nuk duhet lejuar qė komunitetet nė veri tė hyjnė nė njė periudhė tė zėnkave dhe konflikteve qė mund tė kenė pėrmasa tjera.
Albana Isufi
REL
|
|