| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KS i OKB: Nė Kosovė janė shėnuar pėrparime tė mėdha, por zbatimi i standardeve duhet tė vazhdojė |
| Postuar mė datėn: 2006-12-13 18:32:25 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė Nju Jork u zhvillua seanca e KS tė OKB kushtuar Kosovės.
"Shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės do tė mund tė rezultonte me destabilizime tė reja", konstatohet nė raportin e sekretarit tė pėrgjithėshėm tė OKB, Kofi Anan. Nė raport theksohet se nė Kosovė janė shėnuar pėrparime tė dukshme nė zbatimin e standardeve, mirėpo duhet vazhduar me zbatimin e tyre.
Shefi i Unmikut Joahim Ryker tha se pėrparimet nė zbatimin e standardeve varen prej zgjidhjes sė statusit. Kjo zgjidhje do tė mundėsonte edhe kthimin e tė zhvendosurve. "Shtyrja e zgjidhjes sė statusit kushton shumė. Ajo i shkon nė favor vetėm ekstremistėve", theksoi Ryker duke shtuar se nė realizimin e standardeve janė bėrė pėrparime tė mėdha. "Numri i incidenteve ndėretnike ka rėnė dukshėm. Pothuajse asnjė serb nuk paguan energjinė elektrike", tha Ryker i cili kritikoi Beogradin pėr pengeimin e pjesėmarrjes sė serbėve nė institucionet e Kosovės. Kryeadministratori u shpreh se institucionet e Kosovės do tė vazhdojnė me zbatimin e standardeve, ndėrkohė qė sa mė parė duhet tė kalohen edhe kompetencat tjera prej Unmikut tek institucionet
|
|
e Kosovės.
"Vonesa e zgjidhjes sė statusit vetėm sa mund tė vėshtirėsojė gjendjen nė Kosovė. Bashkėsia ndėrkombėtare e ka pėr obligim ta ndihmojė popullin e Kosovės", konkludoi Ryker.
Qėndrimet e palės serbe i prezantoi kryetarja e Qendrės Koordinuese serbe pėr Kosovė e Metohi, Sanda Rashkoviq - Iviq e cila tha se statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet nė bazė tė parimeve ndėrkombėtare dhe rezolutės 1244.
"Stabiliteti dhe paqa nė Kosovė mund tė arrihet vetėm me dialog dhe kompromise. Pėrshpejtimet hapin kutinė e pandorės", theksoi Rashkoviq - Iviq. Pėrfaqėsuesja e Beogradit tha se nė Kosovė nuk ekziston liria e lėvizjes, ka akte tė shumta tė dhunės ndėretnike, nė Kosovė janė kthyer vetėm dy pėrqind tė serbėve ndėrkohė qė cėnohen edhe vendet e shenjėta serbe.
Sanda Rashkoviq - Iviq kundėrshtoi deklaratat e Marti Ahtisarit se kompromisi mes palėve ėshtė i pamundur. Sipas saj, zgjidhje e qėndrueshme mund tė arrihet vetėm me bisedime dhe kompromis. Ka kompromis, sipas saj, ėshtė "autonomia substanciale e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė".
Kėto qėndrime i kundėrshtoi ambasadorja britanike e cila theksoi se "zgjidhja e statusit duhet tė jetė nė favor tė njė pavarėsie tė Kosovės, e cila do tė mbikēyrej prej bashkėsisė ndėrkombėtare dhe do tė respektonte tė drejtat e minoritetve."
Ambasadori amerikan nė Kėshillin e Sigurimit nėnvizoi se Shtetet e Bashkuara i mbėshtesin pėrpjekjet e Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit dhe kėrkojnė vazhdimin e angazhimit pėr zbatimin e standardeve. "SHBA dėnojnė incidentet e fundit dhe paraqitjen e kontrolleve ilegale nė rrugė, nė disa rajone tė Kosovės", theksoi ambasadori amerikan. Ai i bėri thirrje Beogradit qė tė mos pengoj pjesėmarrjen e serbėve nė institucionet e Kosovės dhe tė kthejė dokumentacionet e marra gjatė luftės.
"Qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė ardhmėri tė qartė. Shtyrja e zgjidhjes sė statusit mund tė jetė burim i destabilitetit. Prandaj, duhet arritur njė zgjidhje tė shpejtė tė statusit, e cila do tė respektonte tė drejtat e minoriteteve dhe do tė ishte nė pajtueshmėri me vullnetin e kosovarėve", theksoi ambasadori amerikan.
Kėto qėndrime mbėshtėti edhe Franca e cila ėshtė e zhgėnjyer pėr shkak tė bojkotit tė institucioneve tė Kosovės prej serbėve. "Zgjedhja e statusit duhet tė jetė e pranueshme pėr shumicėn e kosovarėve dhe tė respektojė tė drejtat e pakicave", theksoi ai. Ambasadori rus nė KS ishte i vetmi i cili pėrshėndeti vetėm pėrfaqėsuesen serbe Sanda Rashkoviq - Iviq. Pėr shefin e Unmikut, Joahim Ryker tha se nuk duhet tė tejkalojė kornizėn e mandantit tė tij. Ai theksoi mangėsitė nė raport, nė veēanti nė kthimin e tė zhvendosurve dhe ruajtjen e trashėgimisė kulturore. Nė Kosovė duhet tė respektohet e drejta e pronės, tė mundėsohet sundimi i ligjit, liria e lėvizjes, kthimi i tė zhvendosurve dhe duhet evituar destabilizim. Ambasadori rus tha se lidershipi i Kosovės ka pėrgjegjėsinė qė tė pengojė ekzstremistėt. Ndėrsa mospjesėmarrjen e serbėve nė institucione e shpjegoi me mungesėn e mirėbesimit. Pėrfaqėsuesi rus ishte kundėr afateve strikte kohore pėr zgjidhjen e statusit. Ai mbėshteti zgjidhjen e cila do tė arrihej me kompromis mes Beogradit dhe Prishtinės.
Ambasadori rus ishte i vetmi i cili nuk mbėshteti hapur punėn e Marti Ahtisarit. Pėrfaqėseusi i Kinės theksoi se Kosova ka mbėrritur nė udhėkryq. Sipas tij, statusi i Kosovės mund tė ketė pasoja edhe nė rajon. Kėshilli i Sigurimit ka mbėshtetur qėllimet e Ahtisarit qė rekomandimet e tija tė paraqiten menjėherė pas zgjedhjeve nė Serbi, me 21 janar.
Si vėzhgues, nė seancė ishte edhe kryemininistri i Kosovės Agim Ēeku, i cili ka pasur takime me ambasadorė dhe pėrfaqėsuesit e adminstratės amerikane. Pas takimit me zėvendėsministrin e jashtėm amerikan, Nikollas Bėrns, Ēeku tha se pala amerikane e mbėshtetė zgjidhjen e statusit tė Kosovės sipas vullnetit tė kosovarėve.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|