| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSH ĖSHTĖ MEHMET GERGURI? |
| Postuar mė datėn: 2008-01-13 12:46:27 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Xhafer Syla
Mehmet (Bajram) Gėrguri, lindi mė 20.5.1940 nė Bardhin e Madh, rrethi i Prishtinės. Shkollėn fillore e ka kryer nė Bardhin e Madh, ndėrsa Shkollėn Normale nė Prishtinė, ku ka kryer edhe Fakultetin e Filozofik, dega Gjuhė dhe Letėrsi Angleze. Nė vitin shkollor 1963/64, si bursist i British Council ka qenė student nė University College of North Wales nė Bangor, Britani e Madhe. Pak vite ka punuar nė arsim. Kohėn tjetėr tėrėsisht e ka kaluar ne Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, ku ka kaluar ofro 36 vjet. Nė vitin 1973 ishte caktuar shef i Shėrbimit te Pėrpunimit tė librit dhe pastaj i Shėrbimit tė pasurimit tė koleksioneve tė Bibliotekės. Nė vitin 1978 ėshtė zgjedhur udhėheqės i Qendre Referale tė Kosovės. Nė kėtė post mbeti deri mė 6 qershor 1990 kur u zgjodh drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. |
|
Mehmet Gėrguri
Gjatė kohės sė masave tė dhunshme, ndonėse i larguar nga puna vazhdoi tė ushtronte detyrėn e drejtorit (pa pagė) dhe qėndroi i papėrkulur nė mbrojtje tė Bibliotekės dhe punonjėsve bibliotekarė. Pėr pesė vjet ka qenė udhėheqės i Seksionit tė trashėgimisė kulturore kombėtare ( gjithashtu pa pagė), nė kuadėr tė Sektorit pėr Kulturė qė udhėhiqej nga profesori Latif Berisha. Pas Luftės nė Kosovė, detyrėn e drejtorit e kreu prej 29 qershorit 1999 deri mė 2 shtator 2002, kur u largua arbitrarisht nga posti nė kohėn kur po merrte pjesė nė Kongresin e Bibliotekarėve te Botės nė Glasgou. Mė 17 korrik 2003 e larguan nga puna, kurse u pensionua nė maj 2005. Jeton dhe vepron nė Prishtinė.
Sa i pėrket aktiviteteve profesionale, Mehmet Gėrguri ka qenė anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shoqatave Bibliotekare tė ish-Jugosllavisė (2 herė); i Komitetit Nacional Jugosllav UNISIST (i UNESCO-s); i Komisionit pėr Sistemin e informacionit Shkencor nė Jugosllavi; i grupit punues pėr vlerėsimin e punės sė IRCIHE-s; i Redaksisė sė revistės shkencore Bulletin Sciemntifique, qė e botonte Kėshilli i Akademive tė Shkencave dhe Arteve tė ish-Jugosllavisė; i Kėshillit pėr Koordinimin e Veprimtarisė Referale nė ish- Jugosllavi; i Kėshillit pėr vlerėsimin e punės nė Projektin: Programi i zhvillimit tė informacionit shkencor deri nė vitin 2000
financuar nga ish Sekretariati Federativ pėr Zhvillim (me atė rast kishte siguruar dhe sjellė sistemin e parė kompjuterik nė Kosovė, qė u instalua dhe vepron nė BKUK tė Kosovės qė nga viti 1987); i Komisionit tė Bashkėsisė sė Kulturės pėr veprimtarinė botuese dhe bibliotekari i Komisionit pėr Publik, Tubime dhe Informacion Shkencor tė Bashkėsisė sė Punės Shkencore tė Kosovės. Ka qenė edhe bashkėpunėtor i Projektit Shkencor: Koncepti i zhvillimit tė informatikės nė Kosovė; Kryetar i Komisionit pėr kompjuterizimin e Bibliotekės dhe i disa komisioneve tė tjera. Ka marrė pjesė nė tri kongrese tė IFLA-se; nė Bruksel, Kopenhagė dhe Glasgou, si dhe nė Konferencėn e Drejtorėve tė Bibliotekės Kombėtare tė botės nė Edinburg.
Mė 27.11.1999 deri me 12.12.1999 ka qenė nė SHBA (Uashington, Boston dhe Nju-Jork), ku ka vizituar disa biblioteka dhe ėshtė pritur nė Shtėpinė e Bardhe dhe nė Departamentin e Shtetit.
Nė nėntor 2001 ka udhėhequr grupin e bibliotekarėve nga Kosova nė seminarin nė Budapest; ndėrkaq nė janar 2002 nė Zare dhe disa herė ne Shqipėri. Ka marre pjesė me kumtesa nė shumė tubime, disa nga punimet e tij janė botuar e disa gjenden nė Internet.
Ka kontribuar ose ishte bartės i formimit tė bazave tė tė dhėnave: Drejtues nėpėr shėrbimet INDOK dhe bibliotekat speciale nė SFRJ, Beograd, 1978 dhe tė tjerė, Zagreb 1983 e 1987. Ėshtė autor ose bashkautor i publikimeve: Njė pasqyrė e veprimtarisė botuese nė Kosovė, 1973, 94 f.; Tridhjetė vjet tė veprimtarisė botuese nė Kosovė, 1975, 38 fq.; Katalogu i botimeve tė huaja periodike nė bibliotekat e Kosovės, 1975, 38 f.; Katalogu i botimeve tė huaja periodike nė bibliotekat e Kosovės nė vitin 1980; Bibliografie disertacioneve te doktoratave nė KSK tė Kosovės, 1988, XVI+394 fq. Ėshtė autor i disa ekspozitave tė librit nė Kosovė.
Ka bėrė njė numėr tė madh pėrkthimesh shqip-anglisht dhe anasjelltas. Tani ėshtė autor i librit AJET GERGURI dhe Lėvizja NDSH (1945-1947), Prishtinė 2007, 383 fq. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|