| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Wisner flet pėr bisedimet e reja |
| Postuar mė datėn: 2007-08-01 05:53:12 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
I dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės, ambasadori Frank Wisner, ka deklaruar se SHBA-tė duan qė tė shohin njė pėrfundim tė qartė pėr Kosovėn pas periudhės sė bisedimeve shtesė prej 120 ditėsh.
Nė njė intervistė me BBC-nė ambasadori Wisner ka thėnė se SHBA-tė besojnė se ėshtė koha pėr ta zgjidhur problemin e Kosovės, dhe se duhet tė arrihet njė zgjidhje sa mė shpejtė.
Ai ka theksuar se qėndrimi amerikan pėr statusin e Kosovės ėshtė shprehur nga vetė presidenti amerikan, George Bush, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė.
Periudha prej 120 ditėsh shtesė, ka thėnė ambasadori Wisner, duhet tė shfrytėzohet pėr tė kaluar ēdo shteg para se tė arrihet njė pėrfundim pėr statusin e Kosovės.
Ambasadori Wisner ka theksuar se plani Ahtisaari nuk mund tė coptohet, por ai do tė jetė bazė e mirė pėr tė ecur pėrpara.
Ambasadori Frank Wisner ėshtė emėruar si ndėrmjetės amerikan nė treshen SHBA, BE, Rusi qė do tė udhėheqė me bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės.
Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me ambasadorin dhe fillimisht e pyeti se ēfarė po provohet tė arrihet me 120 ditė biseda shtesė qė nuk ėshtė arritur deri tani. |
|
Frank Wisner se duhet tė arrihet njė zgjidhje sa mė e shpejtė
Frank Wisner: Mė lejoni ta sqaroj me fjalėt e mia. Ne kemi kaluar nėpėr negociata tė jashtėzakonshme. Pas shumė muajsh Martti Ahtisaari ka bėrė bashkė njė propozim qė ka njė mbėshtetje tė gjerė nė gjithė Evropėn, nė SHBA dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare.
Ne provuam ta pėrvetėsojmė dhe ta transformojmė atė propozim nė njė Rezolutė tė KS-sė, por pėr fat tė keq nuk gjeti njė mirėkuptim nga Federata Ruse. Me qėllim qė tė demonstrojmė se ēdo kėnd, ėshtė bėrė gjithēka e mundur dhe ēdo rrugė ėshtė kaluar.
Ne jemi pajtuar kolektivisht, mes nesh, pėr njė periudhė prej 120 ditėsh tė angazhimit intensiv, qė tė shohim nėse ka edhe ndonjė ide tjetėr qė mund tė hidhet nė tryezė, para se tė pėrfundojnė bisedimet dhe tė merren vendimet. Pra unė e shoh kėtė si njė proces.
Do ta shoh atė si proces qė u mor me problemin pėr tė gjetur njė zgjidhje, qė nė njė kontekst ndėrkombėtar nuk pati sukses, dhe tani do tė kemi njė provė tė fundit pėr tė demonstruar, nė veēanti opinionit evropian, se ēdo shteg ėshtė provuar para se tė jenė marrė vendimet pėrfundimtare.
BBC: Ambasador pra, ju po i cilėsoni kėto 120 ditė si ditėt e fundit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės?
Frank Wisner: Qėndrimi i SHBA-sė ėshtė shumė i qartė. Presidenti i SHBA-sė e ka shprehur atė kur e vizitoi Tiranėn. Ne besojmė se koha ėshtė pėr ta zgjidhur problemin e Kosovės, ne besojmė se duhet tė arrijmė njė zgjidhje sa mė shpejtė.
Nuk e besojmė se moszgjidhja e kėtij problemi ėshtė e drejtė dhe e menēur marrė parasysh paqėndrueshmėrinė e rajonit.
Ne si amerikanė duam ta lėvizim kėtė ēėshtje pėrpara shumė shpejt.
Njėqind e njėzetė ditė pėr tė demonstruar se ēdo gjė ėshtė bėrė, se ėshtė e mundur qė nė emėr tė arritjes sė marrėveshjes, janė njė rezultat i mirė, por duhet tė ecim pėrpara.
BBC: Por ambasador, homologu juaj rus pasi ėshtė emėruar si i dėrguar pėr Kosovėn, ka thėnė se bazė e bisedimeve duhet tė jetė Rezoluta aktuale 1244...
Frank Wisner: Negociatori rus ėshtė njė njeri i mirė dhe unė e njoh personalisht dhe mezi pres tė punoj me tė. Kushtet tė cilat sapo i kam pėrshkruar, tejkalojnė ato pėr tė cilat bėn fjalė 1244.
Por nga pikėpamja jonė 1244 i ofron bashkėsisė ndėrkombėtare, tė gjithė neve qė jemi angazhuar nė Kosovė, pėrgjegjėsinė pėr tė zgjidhur atė. Pra ne mund tė kemi dallime tė lehta mes nesh se ēfarė nėnkupton Rezoluta 1244.
Pavarėsisht nga kjo ne jemi tė gatshėm tė punojmė ngushtėsisht me miqtė tanė rusė, nėse mund tė gjejmė pika tė pėrbashkėta. Njėqind e njėzet ditė janė rrugė tė mira pėr tė eksploruar dhe pėr tė shikuar nėse ka mbetur ndonjė gjė pa e shqyrtuar tanimė.
BBC: Pra ju mendoni se plani Ahtisaari do tė jetė nė tavolinė dhe se do tė diskutoni pastaj ēėshtje tė tjera?
Frank Wisner: Unė besoj se plani Ahtisaari ėshtė nė tavolinė nė kuptimin se ai ėshtė pėrkrahur nga pala shqiptare dhe nga pjesė dėrrmuese nė Evropė, nga SHBA-ja dhe ai ėshtė njė plan shumė i mirė dhe ne do t'i qėndrojmė afėr atij plani dhe jo tė devijojmė nga ai.
Plani ka pėrshkrime shumė tė rėndėsishme dhe tė negociuara me kujdes qė do t'i ofrojnė Kosovės njė tė ardhme nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare. Po plani Ahtisaari do tė jetė nė tavolinė por jo tė copėtohet, si njė bazė pėr tė ecur pėrpara.
BBC: Por ambasador pala kosovare nuk i favorizon kėto bisedime, kurse pala serbe ka thėnė se ajo do bisedime por tė pakushtėzuara dhe tė paafatizuara?
Frank Wisner: Mbase mė duhet tė dalloj me ju paksa nė vlerėsimin tuaj. Kam biseduar me palėn shqiptare dhe atė serbe dhe unė jam i sigurt se tė dyja palėt janė tė gatshme tė angazhohen seriozisht nė kėto 120 ditė tė angazhimeve.
BBC: Pra mund tė shohim njė diplomaci shėtitėse?
Frank Wisner: Unė e imagjinoj se treshja do tė duhet tė takohet sė pari, pastaj duam qė tė dėgjojmė pikėpamjet e tė dyja palėve dhe kjo na bėn qė tė shetitemi nga njė nė kryeqendrėn tjetėr. Por ne nuk e kemi saktėsuar axhendėn ende.
BBC: Dhe kur do tė filloni tė llogarisni kohėn?
Frank Wisner: Ky ėshtė njė proces i OKB-sė dhe po presim njė lloj shenje nga Sekretari i Pėrgjithshėm. Unė nuk mund ta parashoh se kur do tė ndodhė sepse nuk jam nė zyrėn e tij por njerėzit e mi punojnė ngushtė. Unė nuk pres shtyrje tė gjatė.
BBC: Ambasadori Wisner, nėse KS i OKB-sė nuk ka mundur tė arrijė njė marrėveshje, atėherė e vlerėsoni se tani Grupi i Kontaktit dhe ju si treshe ndėrmjetėsuese do tė arrini njė marrėveshje pėr statusin e Kosovės?
Frank Wisner: Unė nuk do tė parashikojė se ēfarė do tė ndodhė nė fund, por dua tė mendoj se tė gjitha palėt do tė shfrytėzojnė kėtė 120 ditėsh tė angazhimit me njė pėrkushtim serioz, tė jenė tė gatshme tė pėrmbysin tė gjithė ata gurė qė i pėrmenda, tė kalojnė tė gjitha rrugėt qė janė tė hapura.
Por qėndrimi i SHBA-sė ėshtė i qartė se kur tė pėrfundojnė kėto 120 ditė ne duam tė shohim njė pėrfundim, rajoni duhet tė ecėn pėrpara. SHBA-ja do qė ta shoh qė ai po ecėn pėrpara dhe se paqja do tė ruhet.
BBC: Dhe cila do tė jetė zgjidhja pas 120 ditėsh?
Frank Wisner: Ta lejojmė qė ky angazhim tė fillojė. Por nėse doni tė dini cili ėshtė qėndrimi amerikan atėherė i keni pikat referuese tė saj ēfarė tha presidenti nė Tiranė.
BBC
01 Gusht 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|