DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Adem Demaēi: Fatos Nano e ka ndihmuar me vetėdije luftėn tonė
Postuar mė datėn: 2007-05-25 04:12:35 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Intervista nga Kosova, ekskluzivisht pėr gazetėn “Ndryshe”

Intervstoi: Apostol Duka

Apostol Duka: - Duke e lėnė mėnjanė modestinė, mund tė them se unė, qė guxoj tė flas sot me tė madhin Adem Demaēi dhe t’i bėj lloj-lloj pyetjesh, jam njė njohės jo i keq i disa problemeve. Nė Shqipėri, janė pėrmendur edhe emra tė tjerė tė politikanėve nga Kosova qė kanė qenė nė shėrbim tė jugosllavėve. Duke analizuar kėtė situatė, Enver Hoxha e ka quajtur Sinan Hasanin “qen serb” e po me kėto tone ka folur edhe pėr Veli Devėn. Unė nuk i paragjykoj. Nė fund tė fundit, i kanė shėrbyer padronit qė i mbante me bukė, por gjithsesi, ju keni kėndvėshtrime shumė mė tė argumentuara. Cili ėshtė mendimi i Adem Demaēit pėr ta?

Adem Demaēi: - Po shiko, ishte njė shtresė e komunistėve shqiptarė, tė cilėt u lidhėn me Partinė Komuniste Serbe. Ata mendonin se komunizmi nuk do tė humbiste kurrė, se do tė ishte e do tė sundonte pėr jetė tė jetėve. Prandaj edhe jetėn dhe veprimtarinė e tyre, jua pėrshtatėn atyre kushteve. Por duhet thėnė se, nė situata tė caktuara, kur kanė pasur mundėsi tė ndihmonin diēka, kanė ndihmuar. Fadil Hoxha, pėr shembull, mbetet gati i paqortueshėm nė kėtė drejtim. Nė vitin 1974, sikur Fadili tė kishte ditur tė vepronte siē duhej, ai do tė mbetej heroi ynė. Hero, asnjė nga kėta komunistė shqiptarė nuk ėshtė. Atdhetarė mundet, por heronj nuk janė.

- A mund tė pėrmendni emra, iu lutem?

Adem Demaēi: - Po juve i pėrmendėt vetė, duke “harruar” Mahmut Bakallin. Kėta zotėrinj, kanė qenė shumė tė implikuar nė shėrbim tė UDB-sė dhe tė shtetit jugosllav. Kėshtu qė ajo qė ndoshta e kanė ėndėrruar dhe e kanė dashur nė shpirt, nuk ka gjetur shprehje dhe mė vjen keq qė nuk gjej sot asnjė fjalė tė mirė pėr ta. Sinan Hasani dhe Veli Deva janė gjallė. Me Sinanin, unė kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira. Kur kam dalė nga burgu i parė, ėshtė munduar edhe tė mė ndihmonte.

- Ēfarė funksionesh kishte nė atė kohė Sinan Hasani?

Adem Demaēi: - Ai ka arritur tė bėhet deri edhe nėnkryetar i Federatės Jugosllave. Lart ka arritur, sepse atė e pėrdornin si njė kukull, pėr tė thėnė ja, shqiptarėt i kanė tė gjitha tė drejtat, njėri prej tyre ėshtė edhe nėnkryetar i Federatės... Atėherė, na thoshin ne tė tjerėve, ēka doni juve, ēka bėni, ēka mendoni. Dhe ai, Sinani, i luante tė gjitha ato role. I luante, sepse nuk kishte nga t’ia mbante. Edhe Fadil Hoxha gjithashtu. Por dua tė them pėrfundimisht se, tė gjithė kėta politikanė komunistė, kanė luajtur nė jetė role tė imponuara dhe, kur kanė pasur mundėsi tė japin ndonjė ndihmė, e kanė bėrė. Pėrveē Ali Shukriut, pėrveē Kolė Shirokės e ndonjė tjetri, tė cilėt kanė qenė mė tė pėrkushtuarit dhe mė besnikėt e regjimit jugosllav.
Adem Demaēi

- Bacė, juve u caktuat paraprakisht tė bėnit pjesė nė grupin negociator qė do tė merrte pjesė nė Konferencėn e Rambujesė...

Adem Demaēi: - Gaboheni. Unė nuk kam qenė nė Rambuje.

- Mund ta thoni arsyen se pėrse nuk keni qenė?

Adem Demaēi: - Thjesht sepse nuk kam pranuar tė shkoj, sepse kam qenė kundėr qė tė shkohej nė ato negociata, sepse, paraprakisht, ishin formuluar dhe nėnshkruar njė dokument me dhjetė pika, tė cilat ishin tė panegociueshme. Nė se merrej vendimi politik pėr tė shkuar nė Rambuje, kėto dhjetė pikat duhet tė ishin kushti kryesor, ato duhet tė konsideroheshin tė mirėqena a priori dhe pastaj tė fillonin bisedimet. Dhe ato ishin tė gjitha nė favor tė serbėve. A mund tė shkohej nė Rambuje, kur dukej se vendimet ishin marrė qysh mė parė kundėr nesh?!...

- I mbani mend ato dhjetė pika? Mund t’i pėrmendni?

Adem Demaēi: - Pika kryesore ishte qė tė pranohej integriteti i shtetit jugosllav, tė pranohej Kosova si pjesė e pandarė e kėtij shteti.

- Kjo do tė thotė se pjesėtarėt e delegacionit qė shkoi nė Rambuje, e pranuan kėtė klauzolė?

Adem Demaēi: - Absolutisht, po! Pa asnjė mėdyshje, sepse tė gjitha pikat e tjera ishin nė funksion tė kėsaj qė thashė. Njė pikė tjetėr, pėr shembull, ishte qė tė pranoheshin konkluzat e Konferencės sė Helsinkit, sipas tė cilave asnjė marrėveshje nuk mund tė arrihet, pa pajtimin dhe pėlqimin e tė dyja palėve. A mund tė pajtohej Kosova me Serbinė, a mund tė rrinė nė njė vathė ujku me qengjin?

-Si mendoni sot, a ishte Rambujeja njė pikė kthese nė historinė e popullit tė Kosovės, apo ngjarjet e mėvonshme e shndėrruan atė nė njė formalitet qė nuk mund tė shmangej nga ndėrkombėtarėt, veēanėrisht nga amerikanėt?

Adem Demaēi: - Unė mėndoj se Zoti na shpėtoi, sepse po tė silleshin serbėt ashtu siē priti bota qė do tė silleshin, po tė sillej Milosheviēi mė sė pari, po ta pranonte dhe ta nėnshkruante dokumentin e Rambujesė, Serbia do tė ishte kėtu dhe ne tė dy nuk do tė bisedonim dot nė Pallatin e Rinisė. Sepse ai dokument parashihte praninė e ushtrisė serbe, praninė e policisė serbe, tė shėrbimeve tė fshehta etj.

- Serbėt kėmbėngulėn pėr tė mbajtur gjithēka qė kishin dhe humbėn gjithēka?

Adem Demaēi: - Kėshtu duket. Historia e ka vėrtetuar se, nė momente delikate, juntat fashiste e humbasin toruan dhe bėjnė gabime trashanike. Gjithēka serbėt edhe nuk humbėn, sepse, megjithatė, ata, falė bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila llogarit me Serbinė, bėn kombinacione me Serbinė, pėrpiqet ta qasė Serbinė nė Bashkimin Evropian, nė NATO etj., pėr ta ndarė nga Rusia, me pakon Ahtisari kanė marrė aq sa nuk ka shembull nė historinė e njerėzimit. As nė Evropė dhe nė asnjė kontinent tjetėr, nuk ka ndodhur qė njė pakicė me pesė pėr qind tė fitojė tė drejta tė tilla dhe tė ketė mundėsi tė tilla pėr t’iu imponuar shumicės.

- Njė pyetje, qė ndoshta do tė jetė nga tė fundit, pėr tė lėnė njė takim tjetėr nė Shqipėri, siē premtuat...

Adem Demaēi: - Hajde, ishalla ėshtė e fundit, sepse e zgjatėm shumė. Thamė gjysmė ore dhe e bėmė njė orė.

- Nė dimrin e vitit 1944, nė Kosovė e Metohi dhe nė disa nga trojet e tjera tė shtetit jugosllav, hynė brigadat partizane shqiptare. Si e gjykoni juve rolin e tyre, ka qenė pozitiv, apo negativ?

Adem Demaēi: - Shikoni, kjo ishte dinakėria e madhe e Titos. Pas fitores mbi fashizmin, jugosllavėt llogarisnin nė Kosovė njė kryengritje mbarė popullore, qė ndoshta nuk do tė kishte tė pushuar deri nė ēlirimin e plotė tė saj. Kėtė kryengritje, nuk do ta kishin tė lehtė ta shuanin, sidomos nė Drenicė. Njė problem tjetėr i madh pėr ta ishte se do tė komprometoheshin para botės, nė se do tė hynin nė luftė tė armatosur e tė pėrgjakshme kundėr kryengritėsve shqiptarė. Bash nė kėto momente tė vėshtira e delikate, Enver Hoxha i bėri Titos njė shėrbim tė madh. Ai dėrgoi kėtu brigadat partizane shqiptare, tė cilat luajtėn rolin e ftohjes sė ngjarjeve dhe zbutjes sė gjakrave. Sapo hynė ato, nė tė gjitha hapėsirat e Kosovės, nė tė gjitha organizimet ushtarake tė saj, u pėrhap fjala: “Shpėrndahuni, vllazėn, se nuk luftojmė vėllau me vllaun...” Ai ka qenė grushti mė i madh kundėr Kosovės, lėre se si ėshtė interpretuar mė vonė nga historiografia e politizuar shqiptare. Jugosllavėt nuk e patėn tė vėshtirė t’i fusnin shqiptarėt nė kėtė rol, sepse punėt nė Shqipėri kishin ndryshuar nė favor tė tyre qė nė vitin 1943, pas Mukjes.

-Kam biseduar me ish-luftėtarė tė UĒK-sė dhe tė gjithė njė zėri thonė se Adem Jashari ishte komandanti legjendar. E saktė?

Adem Demaēi: - Shikoni, bėrthama e Prekazit, me Ademin nė krye, por edhe me babėn e tij, Shabanin, Hamzanė dhe me tė tjerė, ka qenė organizimi mė i fuqishėm dhe mė i vendosur. Rreth saj, ka pasur edhe bėrthama tė tjera, mė tė afėrta ose mė tė largėta, por vendimtare pėr lirinė dhe fitoren tonė ka qenė vetėflijimi i Adem Jasharit dhe i familjes sė tij.

Pas ngjarjeve tė janarit, unė ia kam dėrguar njeriun Adem Jasharit. Ka qenė Rexhep Uka, shok i imi. I kam thėnė, thuaj Ademit se lufta e deritanishme ka qenė vetėm provė, qė serbėt tė shohin se sa jeni juve tė armatosur, sa jeni tė vendosur, sa vetėdije keni etj. Por ata kanė vendosur qė bėrthamėn tuaj ta shkatėrrojnė pėrfundimisht. Nė se ju jeni tė vendosur qė ta vazhdoni kryengritjen, atėherė forcat mė tė shumta duhet t’i nxirrni nga rrethi, sa ende ai nuk ėshtė mbyllur. Kurse tė tjerėt qė do tė mbeten, duhet tė bėjnė rezistencė tė fuqishme, sa tė jetė e mundur. Dhe Ademi iu pėrgjigj Rexhepit: “O Rexhė, unė e di ēka po thotė baca Adem. Por thuaji Bacės se, me bo vaki me u tėrhjekė unė, tėrhiqen krejt... Kėshtu qė unė e kam sosė tė qėndroj me tė gjitha!...”

- Dhe ai e sosi.

Adem Demaēi: - E sosi, sepse ende ishte ai tymi ēlirimtar qė shkonte dhe nuk merrte dot flakė. Akti i tij heroik, ishte hkėndija qė i dha flakė zjarrit tė lirisė sė Kosovės dhe prandaj luftėtarėt kėmbėngulin me shumė tė drejtė. Adem Jashari ka qenė dhe mbetet komandanti i pėrjetshėm legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

- Adem Jashari ėshtė vetėflijuar me ndėrgjegje?

Adem Demaēi: - Pa diskutim! Vendimi pėr t’u vetėflijuar ėshtė marrė me gjakftohtėsi nga tė gjithė familjarėt e tij. Nė tė kundėrtėn, Ademi i kishte tė gjitha mundėsitė t’i largonte njerėzit, ose, tė paktėn, tė rezistonte dhe tė vetėflijohej i vetėm. Unė jam dėshmitar pėr kėtė, qė ia kam ēuar njeriun, ma ka kthyer pėrgjigjen dhe sot gjej rastin ta them edhe njė herė me zė tė lartė kėtė tė vėrtetė tė madhe. Adem Jashari ėshtė ndoshta heroi mė i madh i tė gjitha luftrave tė popullit shqiptar nėpėr shekuj. Akti i tij ėshtė i pashembullt dhe i papėrsėritshėm.

Po kėshtu ka ndodhur edhe me Femi Lladrovcin. Unė i thashė: “O Femi, po pse hytė, more nė Bardhosh?...” Kishin ardhur tetė kilometra afėr Prishtinės, or zotėri! O Bacė, mė tha, as e kam mendu, as kam thanė qė duhet me hy ēitu. Por, mbasi hymė, nuk kemi me dalė kurrė, veēse tė vdekur. Shiko, i thashė, lufta e pranon edhe sulmin, edhe tėrheqjen, prandaj mos u bėj kokėfortė. Po, Bacė, po pėr mua lufta ka vetėm sulmin. S’ka tėrheqje! Ky ishte ai origjinaliteti i kryengritjes shqiptare, ky ishte vetėflijimi i madh i njerėzve me karakter tė pamposhtur, tė cilin lufta guerile nuk e njeh. Lufta guerile ka si qėllim qė tė shpėtojė forcat dhe armatimet dhe tė vazhdojė mė tej. Mirėpo pa gjak dhe pa flijim, nuk do tė pėrflakej kryengritja shqiptare. Vetėm pas atyre flijimeve, nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare u krijua bindja se lufta jonė nuk kishte kthim mbrapa, se ne ishim tė vendosur t’i shkonim asaj deri nė fund, pa i llogaritur gjakun e derdhur dhe tė vrarėt. Dhe prandaj ndėrkombėtarėt u ngutėn tė ndėrhynin, sepse flakėt e luftės mund tė pėrfshinin edhe forca e vende tė tjera dhe tė ndiznin krejt Ballkanin.

- Pas Adem Jasharit dhe Femi Lladrocit, cilin ose cilėt do tė veēonit tjetėr nga heronjtė dhe martirėt e Kosovės.

Adem Demaēi: - Janė shumė. Tė gjithė tė rėnėt dhe unė nuk dua tė hyj nė gjynah, duke i ndarė ata nga njėri-tjetri. Kanė qenė atdhetarė dhe luftėtarė tė mėdhenj dhe nuk mė takon mua tė bėj ranglistėn e tyre. Fadil Kodra, pėr shembull, qė trashėgoi forcat e Femiut, ka qenė po aq i madh sa ai. Fadili ka qenė i ndėrgjegjshėm se edhe ai do tė eliminohej dhe hyri me trimėri mu nė zemėr tė luftės, nė njė nga zonat mė tė rrezikshme. Zahir Pajaziti ka qenė gjithashtu njė luftėtar i madh nė kohė tė vėshtira. Dhe shumė tė tjerė. Kėshtu qė duhet ta kuptoni dhe ta pėrligjni hezitimin tim. Do tė doja t’i pėrmendja tė gjithė njė e nga njė, por kjo ėshtė e pamundur, sepse janė me mijėra.

- Thuhet se Zahir Pajaziti ėshtė vrarė me tradhti, nė pritė...

Adem Demaēi: - Kėshtu mendohet. Po shiko, unė e di se tradhtia ka qenė e pranishme nė ēdo hap tė luftės sonė. Mirėpo edhe tanėt nuk janė ruajtur. Ku shkon ti, kur e di se serbėt tė kanė rrethuar nga tė gjitha anėt, si udhėton ti nga Prishtina nė Vushtri, kur e ke shumė tė qartė se nuk mund t’iu shmangesh pritave, kur e di se edhe tradhtia bėn tė vetėn?!...

- Si do ta vlersėsonit juve rolin e luftėtarėve qė erdhėn nė Kosvė nga trojet e tjera shqiptare?

Adem Demaēi: - Shiko, ajo ishte ndėrgjegjja e vėrtetė e popullit shqiptar, e pastėr, e pandikuar nga asnjė lloj politike dhe ideologjie, pėrveē frymės kombėtare. Ajo ndėrgjegje e madhe u shpreh me vullnetin dhe trimėrinė e disa luftėtarėve shqiptarė, qė sipas meje ishin gjeneralė mbi gjeneralėt, pavarėsisht nga gradat qė kishin pasur nė ushtrinė shqiptare. Ata ndoshta erdhėn kėtu edhe pa leje, me mėnyra e nė rrugė tė fshehta dhe kjo ishte njė ndihmesė e madhe pėr luftėn tonė, sepse shumica e ushtarakėve kėtu, qė ishin formuar nė kohėn e Titos, nuk morėn pjesė nė tė. Vetėm pas luftės ata u ngutėn tė merrnin dafinat e fitores, megjithėse nuk i meritonin. Ata farė ushtarakėsh qėndronin nė Perėndim dhe prisnin sa tė krijoheshin shtabet e luftės, sa tė armatoseshim njėlloj si Serbia dhe pastaj t’ia fillonim luftės.

Ndėrsa ky kontingjent i paktė oficerėsh nga Shqipėria, sepse ishte dashtė tė vinin prej andej disa mijėra, mori mbi vete njė barrė tė madhe dhe e ēoi deri nė fund.

- Ata mijėrat qė thoni juve, baca Adem, ishin ēuditėrisht. Mbi 14.000 oficerė tė liruar janė edhe sot nė Shqipėri dhe unė nuk e kuptoj se pėrse nuk erdhėm, pėrse nuk ndodhi ajo pėr tė cilėn ishim pėrgatitur njė jetė tė tėrė.

Adem Demaēi: - Nuk ndodhi, sepse qeveria e atėhershme nuk u tregua aq e shkathėt dhe e vendosur, siē e kėrkonte situata. Nanua, vėrtet i mbylli sytė dhe na dėrgoi mesazhin se do tė bėnte sikur nuk shihte e nuk kuptonte se ē’po bėhej nė Kosovė, por kjo ishte e pamjaftueshme. Ndėrsa pushtetarėt e tjerė u treguan edhe mė indiferentė, pėr tė mos thėnė mė shumė...

- Juve e gjykoni si njė gjė pozitive kėtė sjellje tė Fatos Nanos?

Adem Demaēi: - Nuk e gjykoj unė, por ashtu ka qenė me tė vėrtetė. Me vetėdije, Nanua na ka ndihmuar. Sepse nė tokėn shqiptare mblidheshin e organizoheshin luftėtarėt, atje i kishim spitalet, andej na vinin armėt. Roli i Fatos Nanos nuk mund tė mohohet, megjithėse edhe mund tė hiqej mėnjanė, mund tė thoshte se nuk donte tė ngatėrrohej nė ato probleme tė mprehta, pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė madhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė atėherė ishte mė sė shumti nė anėn e Serbisė.

- Nė fund, cili do tė ishte mesazhi juaj pėr lexuesit e gazetės “Ndryshe”?

Adem Demaēi: - Vetė biseda qė zhvilluam sė bashku ėshtė njė mesazh dhe unė nuk kam ē’tė shtoj.

Fund
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] "Nobeli", Akademia Suedeze: E vėrteta pėr Kadarenė (2008-11-20 09:38:24 nga admin4)
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Adem Demaēi - Nė Kosovė pushtetin nuk e ka politika kosovare, por ndėrkombėtarėt! (2008-11-02 17:31:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ka ndėrruar jetė poeti dhe akademiku Enver Gjerqeku (2008-10-24 16:46:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AKADEMI PERKUJTIMORE (2008-10-23 04:28:02 nga admin4)
[ Opinione ] “SHKO E EJA, SI ADEM PEJA” (2008-10-07 08:43:36 nga admin4)
[ Histori ] Promovohet libri i Prof Dr akademik Muzafer Korkutit (2008-09-30 02:49:07 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Udhėheqja e QKSPEZH nga Vushtrria,mori pjesė nė Konferencėn e drejtorėve tė akademive tė sigurisė publike nė Tiranė (2008-08-04 10:41:42 nga admin1)
[ Opinione ] LEGJENDAT - TRE ADEMA QĖ I KA SHQIPĖRIA (2008-07-20 11:59:18 nga admin1)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster