| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOSOVA SHPALL PAVARESINE. PARLAMENTI MIRATON SIMBOLET E SHTETIT |
| Postuar mė datėn: 2008-02-17 11:56:54 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shpallja e Pavarsisė sė Kosovės ėshtė pėrshėndetur nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Ne konferencėn pėr shtyp presidenti shqiptar ka theksuar se tashmė u korigjuan gabimet e sė kaluarės.
Serbet akte vandale para ambasades amerikane ne Beograd
Ora 18:55-Akte vandale perpara ambasades amerikane ne Serbi. Protestues te shumte kane protestuar perpara ambasades se SHBA ne Beograd ne shenje kundershtie ndaj pavaresise se Kosoves se shpallur sot. Protesta ka degjeneruar ne goditjen me sende te forta ndaj ushtareve amerikane te vendosur perpara ambasades.
Serbet kane akuzuar SHBA se ka mbeshtetur fuqishem shpalljen e pavaresise se Kosoves te cilena ta e konsiderojne territor te tyre.
Kryeministri Koshtunica ka deklaruar me pare se kundershtia ndaj shpallje se pavaresise do te jete me shume se kaq. Lideret serbe dhe me apre kane apeluar se nuk do te njohin shtetin e ri te Kosoves, porse kane bere te ditur se masat qe do marrin do jene vetem juridike dhe jo luftarake.
Familja e Adem Jasharit: Pavaresia krenari dhe pergjegjesi
Ora 18:50-Familja e komandantit legjendar Adem Jashari, bashke me Murat Jasharin, djalin e kesaj familjeje, priten plot emocion Deklaraten e Pavaresise. Familja e cila me pas u be simbol i rezistence se armatosur kunder regjimit serb u shpreh se shpallja pavaresise se Kosoves eshte nje ndjenje kombetare dhe me kete po hapet edhe nje kapitulli i ri qe do te jete krenari dhe pergjegjesi.
kryefamiljari Jashari tha se brezi qe po e perjeton pavaresine e vendit eshte brez i arte, i cili edhe do ta ndertoje Kosoven e re.
Duke mos e harruar te kaluaren e familjes se tij dhe te familjeve te tjera te deshmoreve qe rane per lirine dhe shtetesine e Kosoves, Murat Jashari tha se e vetmja gje qe mund tu thote qytetareve te Kosoves ne keto momente eshte urime dhe e gezofshim pavaresine.
Ne Kosove lindi femija i pare i pagezuar me emrin Pavaresia
Ora 18:45-Sot ne kete dite te madhe per Kosoven dhe femija i pare qe ka lindur ne oren e shpalljes se lirise mori emrin Pavaresi. Lumturije Ademi (1983) nga fshati Sllovi komuna e Lipjanit eshte gruaja e pare qe ka lindur foshnje-vajze, pese minuta pas shpalljes se pavaresise nga Kuvendi i Kosoves dhe per te nderuar kete vendim madhor te ligjvenesve kosovare, foshnja e porsalindur eshte pagezuar me emrin Pavaresia.
Foshnja e pare pas pavaresise ka lindur ne Kliniken Gjinekologjike dhe Obstetrike ne Prishtine me peshe 3,1 kilograme dhe me gjatesi 52 centimetra.
Safete Berisha, mami ne sallen e operacionit ne Kliniken e Gjinekologjise, i tha te dielen KosovaLive se femija dhe nena jane ne gjendje te mire shendetesore.
Ajo tha se prinderit e femijes jane nga fshati Sllovi, komuna e Lipjanit, te cilet sot me shpalljen e pavaresise i jane gezuar edhe me femijen e tyre vajze.
BE apelon per qetesi
Ora 18:35-Bashkimi Evropian (BE) ka apeluar te dielen per qetesi ne rajonin e Ballkanit pas shpalljes se Deklarates per Pavaresine e Kosoves.
U bejme apel te gjitha paleve ne Kosove dhe ne rajon qe te qendrojne te qete dhe te mos i pergjigjen asnje provokimi, tha zedhenesi i BE-se Jens Mester.
Ai ka shtuar bashkesia nderkombetare nuk do te toleroje dhune ne Kosove.
Edhe Mitrovica ne feste, startoi kremtimi i Pavaresise se Kosoves
Ora 18:30-Qindra qytetare, perfaqesues te komunes dhe shoqatave te dala nga lufta e UĒK-se, te dielen, pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves nga ana e legjislacionit te Kosoves, nga qendra e Mitrovices jane nisur per ne Shipol per te bere homazhe dhe vendosur kurora prane varrezave te deshmoreve.
Ndersa, neper rruget e pjeses jugore te qytetit, gjegjesisht ne sheshin e Jashareve festa eshte masivizuar, ku qytetaret po festojne me kenge e valle.
Qytetaret nga emocionet e gezimit, mezi gjejne fjale ta pershkruajne kete dite.
Veshtire me gjet fjale per kete dite. Jemi shume te lumtur qe e pritem kete dite. Nuk e kam dert edhe nese vdes sot. Ēka me te thane, bre mixhe, nuk po besoj qe e prita kete dite, thote Avdi Selimi, 71-vjeēar, me sy te perlotur nga gezimi.
Mitrovicasit thone se tashme e vetmja breng per ta eshte problemi i Mitrovices, por shpresojne se me pavaresimin e vendit edhe ky problem do te zgjidhet.
Nuk ka gezim me te madh per ne shqiptaret, sepse kjo ka qene enderr e kahmotshme jona dhe per kete dite kemi derdhur gjak qe nje kohe te gjate. Por, ajo qe na brengos me se shumti tash eshte veriu, po shpresoj se me ndihmen e Zotit edhe ky problem do te zgjidhet, tha Gezim Miftari, student.
Sipas Komisionit per menaxhimin e situatave emergjente, ku bejne pjese perfaqesues politik te sigurise etj., deri me tash nuk ka pasur asnje incident dhe ēdo gje po rrjedh normalisht. Ndersa manifestimi zyrtar pritet te filloje ne ora 17.00.
Sejdiu mesazh pakicave: Mos kini droje, do respektohen plotesisht te drejtat tuaja
Ora 18:15-Presidenti Fatmir Sejdiu ka pershendetur sot shpalljen e pavaresise. Ne nje konference per shtyp mes te tjerash, Presidenti Sejdiu ka qetesuar pakicat ne Kosove duke u garantuar atyre se do te jetojne ne nje shtet, ku te respektohen te drejtat e tyre te plota. E pranoj se sot eshte dita e drojes, por sot dhe ne te ardhmen do te respektoheni. Do te respektohet tradita dhe pasuria juaj, gjuha dhe kultura jua. Ju ftoj qe te jetoni ne Kosoven e pavarur, tha Sejdiu.
Kreu i shtetit kosovar i beri ftese shteteve te botes qe te fitojne nje raport te ri me Kosoven. Ftoj shtete e botes qe te fitojne raport me ne. E ftoj dhe Serbine me te cilen do te ndajme marredhenie te mira. Ftoj popullin e Kosoves qe te festoje ne qetesi, diten historike.
Kreu i shtetit kosovar i beri ftese shteteve te botes qe te fitojne nje raport te ri me Kosoven. Ftoj shtete e botes qe te fitojne raport me ne. E ftoj dhe Serbine me te cilen do te ndajme marredhenie te mira. Ftoj popullin e Kosoves qe te festoje ne qetesi, diten historike.
Presidenti deklaroi se deklarata e pavaresise qe miratoi sot Kuvendi i Kosoves eshte shpirti i miqesise e realizuar me miqte nderkombetare.
Ne deklaraten tone te pavaresise kemi shprehur deshiren per shtet demokratik, kjo deklarate shpreh vullnetin e popullit tone. Ne kemi perkushtimin tone per zbatimin e planit Ahtisaar. Kemi ftuar BE dhe NATO te vendosin prezencat ne emer te planit Ahtisaar. Populli i Kosoves i eshte mirenjohes nderkombetareve dhe do bashkepunojme me SHBA e BE dhe ne te ardhmen, tha Sejdiu.
Presidenti beri me dije se do te emeroje menjehere komisionin kushtetues i cili do te finalizoje Kushtetuten e Kosoves. Do te punoj me perfaqesues te zellshshem te Kosoves per implementimin e ketij projekti. Shume nga keto ligje jane pergatitur.
Ora 17:25 Pavaresia, Topi: U korrigjuan gabimet e se kaluares
Shpallja e Pavarsisė sė Kosovės ėshtė pėrshėndetur nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Nė konferencėn pėr shtyp presidenti shqiptar ka theksuar se tashmė u korigjuan gabimet e sė kaluarės dhe njė rol tė madh nė
tė gjithė kėtė sipėrmarrje e kanė ndėrkombėtaret tė cilėt i mbėshtetėn politikanėt kosovarė pėr tė shėnuar njė ditė tė re nė tė ardhmen e Kosovės
Ora 17:02 Parlamenti i Kosoves miraton me unimitet simbolet shteterore te Kosoves. Flamuri i Kosoves ka fushėn blu, me hartėn e Kosovės, ngjyrė ari dhe gjashtė yje tė bardhė siper hartes.
Ora 16: 50 Moska kunder pavaresise se Kosoves, kerkon mbledhje te jashtezakonshme te KS
Pas miratimit te Deklarates se pavaresise nga Kuvendi i Kosoves, Rusia ka kerkuar nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit te OKB qe pritet te zhvillohet ne oren 19:00. Ajo do te kerkoje ne kete mbledhje nje veprim te menjehershem per anullimin e deklarates se pavaresise se Kosoves. Nga ana tjeter NATO ka deklaruar se do te vazhdoje te garantoje sigurine ne Kosoves, si dhe u ka bere thirrje paleve te veprojne me shume kujdes.
Ora 16:45 Bllokohen ne Merdare nje turme serbesh me uniforme, kerkonin te inskenonin protesta
Disa qindra serbe me uniforme nuk jane lene te hyjne sot ne Kosove. Veteranet e luftes se viteve 1998-1999 jane lejuar ne fakt nga policia serbe te kalojne piken kufitare ne Merdare, por jane bllokuar ne kufirin e kontrolluar nga shqiptaret. Ka patur disa kundershtime, por me pas ish luftetaret serbe te cilet kerkonin te inskenonin nje proteste kunder pavaresise se Koosves, kane hequr dore.
Ora 16:25 Shqiperia dhe Britania pershendesin pavaresine e Kosoves
Deklarata e pavaresise se Kosoves, menjehere pas miratimit te saj eshte pershendetur nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Sipas kreut te kabinetit shqiptar me miratimin e kesaj deklarate deputetet kosovare votuan per pavaresine e vendit te tyre,qe perjetoi regjimin me te eger ne Ballkan. Perulemi para vepres se Rugoves tha Berisha duke pershendetur me tej udheheqjen e Kosoves.
Nderkaq sipas agjencise se lajmeve AFP shpallja e pavaresise se Kosoves eshte pershendetur dhe nga Britania. Shpallja e pavarėsisė nga parlamenti kosovar ėshtė njė "zhvillim i rėndėsishėm" pėr Kosovėn deklaroi sot njė zėdhėnės i Foreign Office-it duke shtuar se njė deklaratė zyrtare pritet tė bėhet nesėr pas takimit tė ministrave te jashtem te BE ne Bruksel.
Ora 16:10 Menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka reaguar Belgradi. Presidenti serb Tadic ka theksuar se vendi I tij nuk do ta njohe kurre pavaresine. Sipa tij Beogradi ka reaguar dhe do te reagoje me te gjitha mjetet paqesore, diplomatike dhe ligjore per te anulluar kete akt te institucioneve te Kosoves. Nderkaq per kryeministrin serb Koshtunica ka lidur ilegalisht nje shtet falls.
Ora 15:50 Kuvendi i Kosoves ka shpallur Kosoven Shtet. Ne seancen e jashtezakonshme te mbajtur nga Kuvendi i Kosoves, parlamentaret kane miratuar njezeri deklaraten e Pavaresise e cila u lexua nga kryeministri Thaci . Permes kesaj deklarate zyrtaret e Kosoves zotohen te zbatojne planin e Ahtisarit, te respektojne fqinjesine e mire me shtetet e tjera, per paqe dhe stabilitet. Deklarata e Pavaresise eshte duke u firmosur nga te gjithe deputetet e pranishem ne parlament.
Me miratimin e deklarates se pavaresise Kosova sot shpallet shteti me i ri i Ballkanit, Europes dhe Botes. Kosovaret, te cilet kane realizuar keshtu endrren e tyre shekullore plote sakrifica e mund, kane nisur festimet ne cdo rruge te Kosoves.
Sot Kosova u nda pergjithmone nga Serbia dhe dita e sotme do te nise punen ne bashkerendim me misionin nderkombetar te akredituar atje. Nga sot Kosova do te kete kufijte e saj, flamurin dhe stemen e saj shteterore.
Pas miratimit Deklaratės sė Pavarėsisė pėr Kosovėn shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik, deputetėt do tė miratojnė edhe simbolet shtetėrore, flamurin dhe stemėn.
Deklarata e pavaresise e lexuar nga kryeministri Thaci
Ora 15:45 "Ne e shpallim Kosovėn republikė demokratike dhe laike. Shumė shpejt do tė miratohet kushtetuta e Kosovės, qė do tė respektojė tė drejtat e tė gjithėve. Kjo kushtetutė do tė respektojė tė gjitha parimet e dokumentit tė Ahtisaarit. Kosova e pavarur do tė jetė e pėrkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Kosova mirėpret praninė ndėrkombėtare civile dhe ushtarake nė Kosovė. Me pavarėsinė, Kosova i merr pėrsipėr pėrgjegjėsitė ndėrkombėtare, i garanton kufijtė e fqinjėve tė saj dhe pėrmbahet nga dhuna si mjet pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve. Kosova e deklaron vullnetin e saj pėr marrėdhėnie tė mira me fqinjėt e saj. Kosova e pavarur gjithashtu garanton trashėgiminė kulturore dhe fetare nė territorin e saj.
Thaci: Sot dite historike per Kosoven. Angazhohemi per respektimin e te drejtave te komuniteteve
Ora 15:25 Kryeministri Thaci ne fjaken e tij ne kuvend e ka quajtur diten e sotme nje dite historike per popullin e Kosoves. Ka qene rruge e gjate e veshtire e sakrificave per te ardhur tek dita e sotme. Shpresat tona nuk kane qene asnjehere me te medha, populli nuk ka qene asnjehere me i bashkuar, Kosova asnjehere nuk ka pasur mbehtetjen me te madhe nderkombetare. Sot e gjithe bota eshte me ne dhe ne po behemi pjese e barabarte e botes demokratike ka thene Thaci duke vene theksin se shteti i ri i Kosoves shenon shperberjen perfundimtare te ish- Jugosllavise. Duke vleresuar rendesine e kesaj dite kreu i qeverise se Kosoves nuk la jashte vemendjes sfidat e htetit me te ri te botes si ato ne ekonomi, arsim, shendetesi apo rrugen drejt integrimit europian. Thaci rikonfirmoi me tej gatishmerine e qeverise se tij per respektimin e te drejtave te te gjithe komuniteve ndersa shprehu mbeshtetjen per misionin e ri te BE ne Kosove.
Fillon seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te Kosoves
Ora 15:10 Ka nisur seanca e Kuvendit te Kosoves ku ne rend te dites jane shpallja e deklarates se pavaresise dhe miratimi i simboleve shteterore. Kuvendi eshte hapur me fjalen e kreut te tij Jakup Krisniqi i cili e quajti kete dite historike per kombin. Ai beri nje pershendetje te vecante per perfaqesuesin e familjes Jashari si perfaqesues te te gjitha flijimeve te familjeve te popullit shqiptar. Zotimi im solemn per Kosoven shtet demokratik eshte premtimi per vlera me te perparuara e themeltare te shoqerise se sotme njerezore. Kosova asnjehere n ejeten e saj nuk ka patur miq sa ka patur sot tha Krasniqi.
Rreth 250 makina me serbe nisen nga Medara ne drejtim te Kosoves
Ora 14:35-Rreth 250 automjete nga Serbia jane drejtuar ne drejtim te Kosoves per te protestuar shpalljen e pavaresise. Kosvapress konfirmon se drejt pikes kufitare te Merdares, nga Serbia jane nisur rreth 250 vetura me popullate serbe, per te protestuar kunder pavaresise se Kosoves.
Sherbimi Policor i Kosoves ne kete pike kufitare konfirmon se nuk do te lejoje hyrjen e ketyre serbeve ne Kosove
Torta e Pavaresise zbret ne sheshin Nene Tereza, Prishtine
Ora 14:00-Nje torte e madhe eshte pergatitur dhe vendosur ne qender te rruges Nene Tereza ne Prishtine, pak ore para shpalljes se deklarates se pavaresise ne Kuvendin e Kosoves. Mjaft njerez jane te mbledhur rreth tortes qe lexon Pavaresi. Torta eshte pergatitur nga disa kuzhiniere lokale te cilet kane punuar per te gjate javes se fundit. Nderin per ta prere i pari torten e pavaresise do ta kete kryeministri Hashim Thaci.
Thaci i kerkon botes te njohin shtetin e ri te Kosoves
Ora 13:50-Kryeministri i Kosovės ka nėnshkruar njė letėr, me tė cilėn fton 192 vende tė botės, duke pėrfshirė edhe Serbinė, qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi tha se Parlamenti do tė deklarojė Kosovėn "shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik".
Prishtina ne feste dhe nen emocionet e pavaresise se paralajmeruar
Ora 13:45-Prishtine- Ne mesdite disa mijera qytetare kosovare jane mbledhur ne Sheshin Nena Tereze ne Prishtine, duke festuar shpalljen e paralajmeruar te pavaresise se Kosoves.
Duket se qytetaret kane menduar te vazhdojne festen e mbremshme, e cila ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te sotem. Fishekzjarre, tullambace, kenge dhe buri makinash popullojne te gjitha rruget e kryeqytetit kosovar.
Nderkohe ne sheshin kryesor prane Hotel "Ilirise" po behen pergatitjet e fundit ne skenen gjigande ku do te ngjiten ne mbremje kengetaret me ne ze te Prishtines.
Pritet te jene minutat e para te ores 15:00 te se dieles kur do te shpallet zyrtarisht shteti me i ri ne bote, me mbeshtetjen e SHBA-se dhe Bashkimit Europian, dhe ne kundershti te plote me Rusine dhe Serbine, qe e konsideron kete territor nje djep te identitetit te saj kombetar
Lugina e Presheves kerkon: Plani Ahtisaar te zbatohet dhe tek ne
Ora 13:30-Ne prag te pavaresise se Kosove Lugina e Presheves eshte blinduar nga forcat speciale qe kontrollojne gjendjen ne rajon.
Nderkaq Kuvendi Shqiptar i Lugines kan perkrahur parezerva pavaresine e Kosoves.
Kuvendi kombetar ka kerkuar gjithashtu qe vlerat e planit te Ahtisaarit lidhur me te drejtat e pakicave ne Kosove te aplikohen edhe ne Lugine te Presheves. Po ashtu, Kuvendi ka kerkuar prezence te shtuar te faktorit nderkombetar ne Lugine te Presheves duke pasur parasysh momentet e ndjeshme dhe apelon tek shqiptaret e Lugines qe te mos i pergjigjen provokimeve te mundshme eventuale.
Flamuri i Kosoves do jete me fushe te kalter
Ora 13:15-Ne seancen e jashtezakonshme pritet te miratohet dhe simboli i shtetit te Kosoves, flamuri. Sic bejne te ditur agjencite e lajmeve kosovare, flamuri qe pritet qe Kuvendi te miratoje ka fushėn e kaltėr, me hartėn e Kosovės nė mes, dhe gjashtė yje mbi hartė. Yjet kanė ngjyrėn e bardhė, ndėrsa harta e Kosovės ngjyrė ari.
Sipas te njejtave burime stema e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, e cila eshte derguar pėr miratim nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Kuvendit ka po ashtu fushė te kaltėr, me hartėn e Kosovės, ngjyrė ari dhe gjashtė yje tė bardhė, si dhe kornizėn ngjyrė ari.
Seanca e jashtezakonshme ne oren 15:00
Ora12:40-Seanca e jashtezakonshme do te mbahet ne oren 15:00. Pas miratimit nga Kryesia e Kuvendit tė Kosovės kerkesa e pėrbashkėt tė kryetarit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaēi, pėr mbajtjen e njė seance tė jashtėzakonshme sot nė ora 15.00, pritet tė lexohet deklarata pėr shpalljen e pavarėsisė dhe miratimi i simboleve shtetėrore.
Kryesia e Kuvendit: Te thirret seanca e jashtezakonshme
Ora 12:35-Kryesia e Kuvendit miraton kerkesen e paraqitur nga Kryeministri dhe Presidenti i Kosoves per thirrjen e seances se jashtezakonshme parlamentare. Ne axhenden e dites do te jene dy ceshtjet e kerkuara nga Sejdiu e Thaci.
Sipa kreut te Kuvendit, Jakup Krasniqi, seanca do te filloje ne oren 15:00.
Mblidhet kryesia e Kuvendit
Ora 12:30-Kryetari i Kuvendit thirri sot ne mesdite mbledhjen e kryesise se Kuvendit te Kosoves. Jakup Krasniqi beri te ditur ne nje konference per shtyp se ne mbledhje do te marrin pjese per shqyrtimin e kerkeses se Presidentit dhe kryeministrit te Kosoves kryetaret e partive, gjithsej 6. Ne baze te rregullores se punes, sot kryeministri i Kosoves se bashku me presidentin i ka propozuar Kuvendit te thirret seance e jashtezakonshme per dy ceshtje ne rendin e dites: Deklaraten e pavaresise dhe miratimin e simboleve shteterore. Marrim ne shqyrtim ceshtjet, tha Krasniqi. Mbledhjen e kryesise e pershendeten Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci qe ishin te pranishem ne salle.
Sot KFOR i pranishem kudo ku jetojne pakicat serbe
Ora 12:10-Trupa te KFOR ne gatishmeri ne enklavat serbe ne Kosove. Korrespondentja jone ne Kosove, Albana Qehajaj ben te ditur se trupat nderkombetare jane vendosur kudo ku jetojne pakica sertbe ne Kosove dhe sic shprehen ata kjo perben nje mase sigurie per cdo rast destabilizimi gjate festimeve te sotme me rastin e Shpalljes se Pavaresise. Por nderkohe atmosfera ne Kosove paraqitet e qete nderkohe qe SHPK thekson se asnje incident nuk eshte shenuar gjate dites se sotme.
Ne oren 12:00 mblidhet seanca e jashtezakonshme
Ora 11:45-Duke filluar nga ora 12:00 Kuvendi i Kosoves do te mblidhet kryesia e Kuvendit ku do te shqyrtohet kerkesa e Kryeministrit dhe Presidentit te Kosoves dorezuar kete paradite. Ne letren drejtuar kreut te Kuvendit Jakup Krasniqi kerkohet shpallja e pavaresise se Kosoves dhe miratimi i simboleve shteterore. Siē njoftoi kryeministri Thaēi seanca e jashtėzakonshme do tė fillojė nė ora 12:00. Pritet qe ne 13:30 te mblidhen grupet parlamentare dhe ne perfundim rreth pres 15:00 seanca plenare e jashtezakonshme ku pritet te shpallet edhe pavaresia e Kosoves.
Thaci konfirmon: Thirra Kuvendin te shqyrtoje Deklaraten e Pavaresise
Ora 11:00-Kryeministri kosovar konfirmon zyrtartarisht se Kuvendi po shqyrton Deklaraten per Pavaresine e Kosoves. Ne nje konference te shkurter per shtyp, Thaci ka bere te ditur permbajtjen e letres qe i ka dorezuar kete paradite parlamentit te Kosoves. Dua te informoj popullin e Kosoves, te gjithe pa dallime se me perspektive te sigurt ne jemi duke vazhduar me axhenden e percaktuar te institucioneve te Kosoves. Dua te informoj se kam pasur nderin e kenaqesine dhe pergjegjesine shteterore qe para pak castesh ti dorezoj Kryetarit te Kuvendit Jakup Krasniqi letren per seance te jashtezakonshme sot. Permbajtja e letres qe une dhe Kryetari i Kosves, Fatmir Sejdiu ja kemi derguar eshte:
Sot ndodhemi ne prag te momentit me te rendesishem te historise. Nisur nga fakti se bisedimet per statusin e Kosoves kane perfunduar dhe duke pritur misionin e BE qe do ndihmoje zhvillimin demokratik , ne perputhje me Planin Ahtisaari, ne perputhje me nenet ..., kam therritur Kuvendin e Kosoves ne seance te jashtezakonshme te shqyrtoj pikat e rendit te dites: Deklaraten e pavaresise dhe miratimin e simboleve shteterore, tha Thaci duke shtuar se "letra eshte nenshkruar nga Presidenti i Kosoves dhe nga une si kryeminister".
Kreu i TMK: Te festojme ne qetesi
Ora 10:20-Kryetari i TMK-se u ben thirrje per qetesi qytetareve. Ne nje prononcim per shtyp, kreu i Trupave Mbrojtese te Kosoves Sylejman Selimi shprehet se qytetaret kosovare kane deshmuar dhe me pare vlerat e tyre demokratike ndaj shprehet i bindur se dita e sotme do te festohet ne qetesi dhe entuziazem.
Thaci dorezon ne Kuvend kerkesen per seance te jashtezakonshme
Ora 10:15-Kryeministri Hashim Thaci ka dorezuar ne Kuvend kerkesen per seance te jashtezakonshme. Pritet qe ne oren 11:00 kryeministri te beje nje deklarate ku do te beje publike kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Parlamentit. Ndersa ne oren 12:00 Kuvendi do te mbledhe kryesine e tij ku do te diskutoje kerkesen e dorezuar nga kryeministri.
Presidenti Sejdiu vlereson kontributin e madh per arritjen e kesaj dite
Ora 10:10-Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka zgjedhur qe kete mengjes te dites se pavaresise te beje homazhe prane varrit te ish-presidentit te ndjere Ibrahim Rugova. Sejdiu ku ka vleresuar kontributin e tij te madh ne arritjen e kesaj dite te vecante per kosovaret. Sot eshte nje dite e vecante per Kosoven, eshte kthesa e madhe e hyrjes ne nje epoke te re te zhvillimeve demokratike, dhe bashkangjitjen e Kosoves me familjen e lire te vemdeve demokratike, ndaj dhe eshte nje nder i vecante per te gjithe ne she per te gjith brezat qe dhane jeten per kete shtet te lire, ne binomin e vete te Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit kane simboliken e perjetesis, tha Sejdiu.
Nderkaq homazhe prane varrit te Rugoves kane bere dhe mjaft qytetare nga Kosova dhe Shqiperia.
Bush, mbeshtet pavaresine e Kosoves
Ora 10:05 Presidenti amerikan Bush eshte shprehur sot ne favor te pavaresise se Kosoves nen mbikqyrjen nderkombetare. Sipas Associated Press, duke folur qe nga Tanzania ne Afrike ku Bush po zhvillon nje tur gjashte ditor, presidenti amerikan ka deklaruar se eshte ne interesin e vete serbeve qe te mbeten te drejtuar ne Europe. Bush shtoi se Populli serb duhet gjithashtu ta dije se ata kane nje mik, Ameriken. Ky eshte nje tjeter sinjal se SHBA mbeshtet shtetin e ri te Kosoves dhe do te jete ashtu sic eshte parashikuar nder vendet e para qe do ta njohe shtetin e ri. Mbeshtetjen per pavaresine Bush e deklaroi edhe gjate vizites se tij te pare historike ne Tirane . Ne fakt SHBA konsiderohet si vendi mik qe shpetoi popullin e Kosoves, ne kete dite te madhe te pavaresise, flamuri i dyte qe valvitet ne Kosove pervec atij kuq e zi, eshte flamuri amerikan.
Edhe SHBA ne pritje te zhvillimeve ne Kosove
Ora 10:00-Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ne pritje te zhvillimeve ne Kosove per te marre vendimin e duhur. Keshtu ka deklaruar keshilltari per Siguri Kombetare, Shtefen Hedlej ne nje interviste per mediat nderkombetare nga aeroplani presidencial Air Force One, ne te cilin presidenti Bush po udhetonte drejt Afrikes.
Presim te shohim se si do te procedojne gjerat, ka pohuar Hedlej, duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, nese SHBA-ja eshte gati ta njohe pavaresine e Kosoves.
SHBA: Gjysmė milonė shqiptarė nė sheshet e Amerikės pėr tė festuar
Ora 09:30 Shqiptarėt nga e gjithė Amerika e Kanadaja kanė dalė nė rrugė e sheshe pėr tė festuar kėtė ditė tė madhe ditė historike e cila vjen menjėher pas asaj tė 1912. Sot, tė gjithė po festojnė, duke mos harruar se kemi me vete mikun e madh dhe tė pėrjetėshė Amerikėn! E gjithė kjo po ndodh kur vetė amerikanėt nesėr fetojnė ditėn e Presidentit tė SHBA- Presidnent Day. Ēdo shqiptarė nė Amerikė po kėrkon tė bėhet pjesė e historisė sė kombit Kosovar. Nė zėmer tė qytetit 12 milion banorėsh, metropolit tė botės New York, nė sheshin e famėshėm Time Square, do tė defilohet nga studentė, dhe nxėnės shqiptare tė shkollave tė ndryshme me veshje kombėtare, flamurin kuq e zi, dhe do tė kendohėt e vallzohet nė shesh shqip. Mė pasė festa do tė kalojė nė shtėpinė e Vatrės, Vatrės, sė Kolosėve tė Kombit. Nė shtėpinė Federatės Par shqiptare tė Amerikės VATRA, e udhėhequr nga mėmėdhetarėt e shquar, F.Konica, F. Noli, K. Dako , K. Thanasi etj. dhe deri sot tek A. Karagjozi. Mė pasė Lėvizja e Legalitetit pėr Amerikė, ka ftuar edhe Ligėn Qytetare Shqiptaro Amerikanė ta festoin sė bashku. Ish luftėtarėt e Bataloinit luftarak "Atlantiku" dhe fondacioni Vendlindja
Pavaresia e Kosoves, festa do festohet Prishtine-Shkup-Tirane
Ora 09:00-Festa ne Prishtine dhe ne qytetet tjera kosovare filloi qe mbreme dhe do te vazhdoje dhe gjithe diten e sotme. Pavaresia e Kosoves do te festohet edhe ne Tirane, Shkup dhe qendrat tjera te banuara me shqiptare. Nderkohe te gjithe lideret kane bere thirrje qe festa te jete dinjitoze dhe ne qetesi te plote.
Nderkohe, kane arritur mbeshtetjet e para per pavaresine e Kosoves.
Britania e Madhe mbreme ka bere te ditur se eshte e gatshme ta mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe te ofroje mbeshtetje ushtarake nese e do nevoja. Kjo eshte bere e ditur nga Qeveria ne Londer, e cila ka thene se plani i Ahtisaarit eshte "menyra me e mire per te ecur perpara".
Kryeparlamentari i Kosovės Jakup Krasniqi do tė bėj homazhe nė kompleksin memorial tė Adem Jasharit nė Prekaz
Ora 08:45 Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi me bashkėpunėtorė e tij, sot nė orėn 09:00, do bėj homazhe nė kompleksin memorial tė komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari nė Prekaz.
Prishtina zgjohet e qete, masa te larta sigurie ne qytet
Ora 08:00-Ne prag te shpalljes se pavaresise se Kosoves, Prishtina zgjohet e qete pas festes se mbremshme. Aktivitetet pritet te nisin ne oren 10:00 ndersa bien ne sy masat e larta te sigurise nga forcate UNMIK dhe ato te SHPK-se.j Gatė gjithė natės rėnia e dėborės ka shtuar sic duket romancėn e kėsaj dite duke e veshur prishtinėn me ngjyrėn e bardhė. Nė orėt e para pak njerėz shihen nė rrugė. Ata qė kanė dalė tė parėt janė njerėzit qė janė tė pėrfshirė nė punėt pėrgatitore pėr ceremonitė e rastit tė ditės sė madhe. Pjesa tjetėr ka dalė pėr tė blerė gazetat e fundjavės, tė cilat gjithashtu kanė dalė me kryetituj pėr pavarėsinė e Kosovės. Hotelet janė tejmbushur nė Prishtinė, pasi mijėra tė ardhur nga vende tė tjera janė dyndur nė kryeqytetin e shtetit tė ri.
Sot ne oren 15:00 Kosova shpall pavaresine
Ora 07:30-Sot do te shpallet pavaresia e Kosoves duke realizuar keshtu endrren shekullore te mijera shqiptareve.. Shpallja zyrtare do te behet ne nje seance te jashtezakonshme parlamentare ne oren 15:00. Ndersa 3 lideret kryesore ne vend, Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi do te dalin ne nje konference te perbashket ne oren 18:00 ku do te japin deklarata te shkurtra per gazetaret. Pas gjysem ore, pra 18:30 ne Prishtine do te zbulohet Obelisku i Pavaresise qe do te jete dhe emblema kryesore e pavaresise se Kosoves. Ne oren 19:00 do te ndizet festa ku do te mbahet nje koncert i Filarmonise se Kosoves per tu pasuar me pas nga nje koncert madheshtor ne qender te Prishtines. Ne oren 22:50 Thaci dhe Sejdiu do te flasin perpara popullit te Kosoves kurse ne roen 23:00 fishekzjarret do te skuqin qiellin e Prishtines ne te kater anet e saj.
Kosova Shtet, vetem pak ore na ndajne nga shpallja e pavaresise
Ora 07:00-Vetem pak ore na ndajne nga Kosova Shtet. Mijera shqiptare vershuan dje ne rruget e Prishtines per te festuar shpalljen e pritshme te pavaresise se Kosoves.
Festimet filluan 24 ore me heret seē pritej. Turma me flamuj kuq e zinj i injoruan temperaturat e ulta dhe u mblodhen ne qender te qytetit te Prishtines. Makinat valeviten flamuj dhe u rane borive deri naten vone. Pati kercimtare tradicionale e daulliste, ndersa fishekzjarret ndriēuan qiellin e nates dhe deboren qe vertitej teksa temperaturat zbriten nen 12 grade celcius.
Ne nje deklarate te transmetuar ne televizion, kryeministri, Hashim Thaci tha se e diela do te jete nje dite qetesie dhe mirekuptimi, nje dite qe ai e quajti " te angazhimeve shteterore per zbatimin e vullnetit te shtetasve te Kosoves".
Kjo deklarate ishte shprehja me e afert e konfirmimit te se dieles si dite e shpalljes se pavaresise.
Sipas planeve te botuara ne disa media te Kosoves, kryeministri do te mbledhe Asamblene e Kosoves ne oren 3 me oren lokale. Pastaj ai, Presidenti dhe Kryetari i parlamentit do te mbajne fjalime te shkurtra. Dhe me kete fillojne edhe festimet zyrtare.
Ne keto festime perfshihen nje koncert i Orkestres Filarmonike, festime ne qender te Prishtines dhe ne qytete dhe fshatra mbare Kosoves.
Serbet e Kosoves qe perbejne tani vetem 5 per qind te popullsise e kundershtojne pavaresine dhe ka njoftuar me kohe se refuzojne ta njohin ate.
Dje ne kryeqytetin e Serbise, Beograd rreth 1000 demonstrues protestuan ndaj humbjes se territorit qe e konsiderojne te tyre.
Axhenda e Shpalljes se Pavaresise
10.00 Kryeministri i Kosovės del nga Selia e Qeverisė dhe shkon nė Parlament ku dorėzon kėrkesėn pėr mbledhje tė njė seance parlamentare tė jashtėzakonshme
11.00 Kryeministri bėn publike kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Parlamentit.
12.00 Mbledhje e Kryesise se Kuvendit
13.30 Mbledhje e grupeve parlamentare
15.00 Sesion plenar i Kuvendit tė Kosovės
18.00 Deklaratė e 3 liderave nė Hotel Grand Qendra e Medias
18.30 Zbulimi i Obliskut tė Pavarėsisė pėrballė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė
19.00 Koncert i Filarmonisė sė Kosovės tek Salla 1 Tetori
20.00 Koncert nė Sheshin e Prishtinės
23.00 Fishekzjarre qė hidhen nga katėr pjesė tė ndryshme tė Prishtinės
Marre nga Balkanweb |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|