DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Zot shpėtona nga mediokritetet!
Postuar mė datėn: 2007-02-06 01:43:28 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

BEDRI TAHIRI
Ndėrgjegja vlen mė shumė sė njėmijė dėshmitarė. (Kuintiliani)

Sa herė qė mė merr malli pėr rilindėsit tanė, fill mė vete mendja tek i madhi Faik Konica, dritė pastė. Po, po, se ai, mė mirė e mė thellė se tė tjerėt i pa gjėrat qė e mundonin sojin tonė tė stėrlashtė. Atėbotė, mbase edhe ia panė pėr tė madhe dhe ndonjėri besa edhe e qortoi a e shau si mendjemadh e si manar tė pacipė tė agallėkut. Jo xhanėm, jo, ai kishte sy kritik dhe shihte edhe pėrtej kodrave. Mjafton tė rikujtohet thėnia e tij profetike: Shqipėrinė e krijuan idealistėt, e ruajtėn rastet, e shkatėrruan politikanėt!
No comment!
Po sot vallė?!
Njėsoj si dje, mbase edhe mė keq. Pas gjithė asaj katrahure tė pėrjetuar, thuajse nuk ndryshuam asgjė nė mbamendjen tonė tė zėnė nga myku. Gjaku i dėshmorėve tanė, qė solli agun e bardhė tė lirisė, fare pakėz ndėrgjegjėsoi trurin e grigjės sė Perėndisė. Ah, tė keqen vėllai, tė keqen! Pėr mjerim, qė nė fillim e nisėm ters e fare sė prapthi. Veprimet tona ēoroditėse ranė ndesh me parimet e pėrgjithshme civilizuese. Humbja e krahut luftarak ngjalli indinjatė tek bota pėrparimtare, e cila, me tė gjitha mjetet qe vėnė nė anėn tonė, nė anėn e sė drejtės. Dhe, pėr ēudi tė ēudive, ca udhėheqės e politikaj tanė mendjefyell e rrahagjoks, fėt e fėt zunė majėn e majės sė Tomorrit dhe qė andej ēirren me gjithė zė: Perėndi ku je?!!!
Hajde marrėzi, hajde. Mjeranėt ligavecė, tė paturp e kokėgdhe! Kanė shkėputur fare lidhjet me ata, tė cilėt u dhanė krah tė ngjitėn deri aty ku janė. Dhe mė, as nuk shohin, as nuk dėgjojnė gjė nga ajo lartėsi “hyjnore”. Zėri i skamnorėve, i hallexhinjve, i lypsarėve, i jetimėve, i invalidėve tė luftės, i familjarėve tė dėshmorėve, i shkollarėve e i tė papunėve qė sorollatėn rrugėve dhe pėrballėn me sfidat e jetės hileqare, nuk arrin dot nė brendinė e kullės sė fildishtė.
- Lėrė, lėre, ore burrė, mos u lodh kotnasikoti, se kėshtu kanė qenė denbabaden pushtetarėt tanė, -mė tha njė plak jetik qė ishte lodhur e mėrzitur duke pritur pėr njė dokument tė thjeshtė identifikimi para njė ofiqarie komunale.
- Ndalem dhe i vė gisht kokės. Dale ore i uruar se nuk e ka keq babėloku, mendova me vete. Vėrtet, kėtu qėndron gjithė fatkeqėsia jonė kolektive: Mohimi i brezave. Gjithmonė nisemi nga zeroja dhe nuk arrijmė dot mė larg se nė zero. Gjithmonė e mohojmė vetveten. Kurrė asgjė nuk trashėgojmė nga tė mirat e tė parėve tanė dhe nga e kaluara jonė. Gati-gati, secili qė vjen nė pushtet krekoset si gjel deti dhe hakėrrohet nė stilin se: Historia fillon mė mua!!!
Obobo, sa keq! Njė sjellje tjetėr fare nga ajo e civilizimit botėror. Prandaj edhe jemi kėtu ku jemi!!!
- Po mirė lė tė thonė ē’tė donė, veēse tė punojnė me mendje ama!- pėrpiqem ta zbus veten dhe tė tjerėt.
- Ah, ē’llafe ke thėnė ore tė paēa pėr jetė tė jetėve, ma pret tjetri si me qesėndi . Po ē’ mendje kanė tė tillėt, qė nuk shohin mė larg se hunda e vet?! Mendje mediokre. Meskiniteti i tyre shihet kudo. Hiqen si tė gjithėdijshėm, thuajse pa ta as dielli nuk do tė rrezatonte. Ēdo nismė dhe punė e mirė e dikujt tjetėr i pengon, andaj nxitojnė ta ngulfasin qė nė embrion. Idetė pėr punė tė mbara e tė mira duhet tė dalin vetėm nga mendja e tyre e “pėlleshme”. Jo zotėrinj mediokėr, jo, nuk e keni mirė! Lėreni zėnkat, inatet e xhelozitė! Ato nuk u shpiejnė askund. Mos harroni se:
Pema e tharė nuk jep fruta.
Ena e zbrazėt bėn shumė zhurmė.
Kalliri pa kokrra e mban kokėn lart...
Ju dini tė tregoni, tė reklamoni e tė llafosni fjalė tė mėdha, por ato nuk janė gjė tjetėr veēse gjepura e dokrra bajate, tė cilat nuk i ha as gomari i baba Tasit. Aman, zotėrinj, mos i pengoni rrjedhat e mbara tė shoqėrisė me paaftėsitė tuaja! Lėshojuni rrugė atyre qė dinė e qė donė tė punojnė mirė e mbarė!
Secili nė vendin e vet, secili nė vendin e merituar!
Kėshtu thonė tė menēuritė dhe ashtu ėshtė, ore jahu!
Po ne si vepruam?!
A logjikuam me mendje tė kthjelluar?!
A erdhėn nė shprehje mė tė merituarit?!
Jo! Kjo dihet katėrcipėrisht. Kėtė po e shohin tė gjithė, tanėt dhe tė huajt. Kėtyre tė fundit aq u bėnė. Dėshira e tyre ėshtė qė tė zgjasė kėshtu edhe sa e sa! Pse ku gjejnė mė mirė?! Kanė rėnė nė kullosė tė majme, siē i thonė njė fjale. Edhe vendorėt u duhen asi qė pėrpunohen mė lehtė...As pėr kėtė nuk do lodhur shumė. Mjafton tė vizitosh zyrat tona komunale, ministrore e qeveritare dhe tė bindesh brenda ditės se shumica e kolltukxhinjve, me kravata deri nė fund tė kėmbėve, me sjelljet e tyre tė babėzitura e pėrplot kodoshllėk, tė neveritin dhe tė bėjnė qė, edhe pėr mė tė madhin zor, tė mos ia mėsysh andej...
O popull, edhe sa mund tė durosh e tė mbash mbi kurrizin tėnd tė lodhur e tė drobitur?! Mė fal, e kam pa tė keq e pa hidhėrime, pa tendencė e pa qėllime, por po mė dhimbsesh e po mė prek nė zemėr, sepse nė emrin tėnd po bėhen tė gjitha. Nė emrin tėnd po bėhen edhe paudhėsitė e atyre qė deri dje tė kanė fyer e tė kanė nėnēmuar. Paskėtaj Ti gjithmonė ke ditur ta dallosh shapin nga sheqeri... Ama sot sikur je pėrgjumur ca...Megjithatė, ēdo gjė e ka edhe fundin...
Nė tė pėrmbyllur tė kėtij shkrimi, i cili doli vetvetiu nga pėrditshmėria jonė e nxirosur, sėrish mė doli para sysh mendjendrituri Faik Konica kur lutej: Ruaje zot Shqipėrinė nga shqiptarėt!
Dhe, unė do ta pėrfundoja me njė tjetėr lutje: Zot shpėtona nga mediokritetet!

Drenicė, shkurt 2007.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KĖNDONI NĖ GJUHĖN SHQIPE TĖ ZOTIT! (2008-09-12 05:10:17 nga admin4)
[ Opinione ] E KENI PĖRGJEGJĖSINĖ, JEPNI DORĖHEQJE ZOTI JAGXHILLAR! (2008-08-07 13:46:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] I DEMANTONI OSE I PRANONI THASHETHEMAT, ZOTI JAGXHILLAR!? (2008-07-30 12:53:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė Durrės, nė tubim shqiptarėsh si nė gji tė zotit (2008-06-21 07:02:48 nga admin1)
[ Opinione ] Unė them Kthjellohu zoti Kol. “Rexhep Krasniqi” (2008-04-29 03:37:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Delijorgji, ortak me “Zotin e Luftės” (2008-03-23 04:47:26 nga admin4)
[ Opinione ] TRAGJEDIA, I KUJT ĖSHTĖ FAJI ZOTI BERISHA?! (2008-03-16 17:01:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryetarja Topalli: Ne avokatė tė zotė tė pavarėsisė sė Kosovės (2008-01-23 04:46:40 nga admin4)
[ Kultura ] Po na vjen i zoti i shtėpisė… (2008-01-19 03:20:38 nga admin4)
[ Kultura ] MĖ NĖ FUND E PA ZOTI (2007-12-01 18:49:28 nga admin1)
[ Opinione ] Letėr e hapur zotėri Behgjet Pacollit (2007-11-28 14:36:14 nga admin6)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster