Sė dyti, ėshtė diēka e mirė qė ai po shkon nė Moskė, se nė kėtė mėnyrė ai po u paraqet autoriteteve ruse qėndrimin e qeverisė sė tij, pėrfaqėsuese e shumicės sė popullsisė sė Kosovės, pėr statusin e ardhshėm tė territorit tė saj. Nuk kam besim qė vizita e tij do tia ndryshojė pikėpamjen rusėve lidhur me tė ardhmen e Kosovės. Nė anėn tjetėr, kjo vizitė ėshtė e rėndėsishme nė planin diplomatik sepse shpejt a vonė, unė kam besimin se Kosova do tė bėhet e pavarur, dhe ajo gjithashtu do qė tė bėhet njė shtet sovran, i cili do tė njihet nga tė gjitha vendet e botės, pėrfshi edhe Rusinė. Prandaj, kjo mund tė jetė njė mėnyrė pėr tju drejtuar rusėve, por nuk pres ndonjė rezultat tė shpejtė, apo ndonjė tė re nė diskutimet me Rusinė, apo qė Rusia tė fillojė papritur tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės.
Zėri i Amerikės: Po vende tė tjera tė Kėshillit tė Sigurimit, dihet pak a shumė qėndrimi i tyre?
Janush Bugajski: Mendoj se fillimisht, nė se do tė miratohej njė rezolutė e re e Kėshillit tė Sigurimit, duhet tė anulohet rezoluta e mėparshme, tė zėvendėsohej ajo, gjė qė do ta lejonte Kosovėn tė bėnte pėrpara drejt statusit tė saj pėrfundimtar. Nuk mendoj qė vendet e tjera do ta kundėrshtonin kėtė, vendet e tjera nuk po luajnė tė njėjtėn kartė politike, Rusia do tė pėrfitojė nga ky vendim, cilido qoftė ai, pėr politikat e veta ekspasioniste, por psh, Kina nuk ka tė njėjtat plane, dhe sigurisht, qė jo tė gjitha vendet kanė tė njėjtat plane. Sigurisht, qė Franca, Britania, apo Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtesinin atė, pra statusin e Kosovės.
Zėri i Amerikės: Besohet gjerėsisht se Kosova do tė fitojė njė lloj pavarėsie, por mbeten akoma pėr tu zgjidhur modalitetet e realizimit tė saj. Sipas mendimit tuaj, cili do tė ishte opsioni mė i mirė pėr politikėn afatgjatė nė Ballkan?
Janush Bugajski: Opsioni mė i mirė do tė ishte qė Grupi i Kontaktit dhe mė pas Kėshilli i i Sigurimit ta njihnin pavarėsinė e Kosovės. Por kjo nuk besoj qė do tė mund tė ndodhė, sė pari pėr shkak tė Rusisė; opsioni i dytė mė i mirė, do tė ishte qė Kėshilli i Sigurimit tė bėjė njė deklarim, apo njė rezolutė neutrale, e cila do ti hapte perspektivėn Kosovės nė rrugėn drejt pavarėsisė, dhe pastaj njohja nga vende tė tjera, mes tyre disa vende tė Kėshillit tė Sigurimit do tė njihnin menjėherė, por pėr disa vende tė tjera, mund tė marrė njė farė kohe...
|