| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » GJENERALI NUK KA KUJT TI ANKOHET |
| Postuar mė datėn: 2008-06-23 14:38:50 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gjeneral, Sami Lushtaku po mbahet i pranguar nė burgun e Dubravės! Vetė fakti qė ėshtė dėnuar njė gjeneral dhe njėkohėsisht njė kryetar komune tė bėn tė shtrosh disa pyetje tė cilat shikuar nga aspekti i pėrgjithshėm bėjnė qė tė zbrazėsh tėrė mllefin e arsyeshėm mbi kėtė veprim, i cili denigron ligjin dhe drejtėsinė nė legjislaturėn e re tė Kosovės dhe atė deri nė banalitet, madje prodhimi i insinuatave tė tilla konfliktuoze nga administrata e UNMIK-ut, nuk pėrkon as pėr sė afėrmi me standardet e ligjeve bashkėkohore evropiane.
|
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Qė nga dita e arrestimit tė Kryetarit tė Komunės sė Skenderajt, zotit Lushtaku, mė 8 maj 2008 e deri mė sot kam besuar se administrata ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė aq e vetėdijshme sa qė tė mos gdhendė nė kėmbėn e vet!, dhe me kohė do tė pėrmirėsojė gabimin duke e lėnė tė lirė kryetarin e komunės sė Skenderajt. I bindur se kjo administratė po vepron pėr tė implementuar ligjin dhe drejtėsinė, zhvillimin ekonomik e njerėzor, sigurinė qytetare dhe atė minoritare. Kisha njė besim tė plotė se e tėra kjo do tė finalizohej me sinqeritetin dhe punėn e jashtėzakonshme tė zotit Lushtaku, i cili me autoritetin e tij moral e politik kishte arritur qė tė qėndrojė vertikalisht si nė rrethana lufte, po ashtu edhe nė rrethana paqe. Sami Lushtaku nė luftė, me shembullin e tij tė pėrkushtuar prej luftėtari tė lirisė, kishte vėnė jetėn e tij nė shėrbim tė lirisė dhe tė vlerave universale e kombėtare. Samiu ėshtė njė figurė e virtytshme dhe kėtė e ka argumentuar sa e sa herė bindshėm me sjelljet e tij prej njė Gjenerali dhe Komunari tė shkėlqyer. I pėrkushtuar, i disiplinuar, i pėrgjegjshėm ndaj qytetarėve dhe punės sė tij, i palodhshėm dhe mbi tė gjitha i vendosur qė komunėn e Skenderajt ta shpijė drejt zhvillimit dhe progresit ekonomik, ku do tė funksiononte ligji dhe siguria e plotė qytetare.
Mirėpo, ky besim dhe shpresat e mia, por edhe tė qytetarėve tė Skenderajt e mė gjerė, tentuan tė trazoheshin nga administrata e UNMIK-ut, kur ajo mori hapin naiv dhe gdhendi nė kėmbėn e vet!, duke dėnuar njė udhėheqės tė njė komune zgjedhur bindshėm me votėn e lirė tė popullit! Ky veprim i administratės sė UNMIK-ut, do tė thotė: dėnim i votės sė lirė tė popullit, dėnim tė ardhmėrisė sė njė komune, dėnim i zhvillimit tė saj ekonomik, politik, dėnim i etikės, goditje ligjit dhe drejtėsisė! Mė kėtė hap, kjo administratė edhe njė herė (pėr tė satėn herė) tregoi arbitraritetin e saj tė pabazė, tregoi paaftėsinė dhe naivitetin e saj pėr tė avancuar ligjin dhe drejtėsinė, apo mosdashjen qė ti kontribuojė shtetit tė brishtė tė Kosovės. Burgosja e kreut tė njė komune do tė thotė stopimi i investimeve atje. Ky veprim bartė me vete; ngritjen e urrejtjes dhe zbrazja e mllefit atje, shpėrthimin e revoltės nga qytetarėt e ndrydhur nga varfėria e skajshme dhe mbase mbi kėtė bazė UNMIK-u ka menduar qė tė veprojė pėr tė krijuar probleme mbi tė cilat do tė zgjaste kohėn e veprimit tė jetės sė vet luksoze nė Kosovė! Ndryshe zbatimi i dėnimit pėr Gjeneral Lushtakun sot ka mundur tė harrohet.
Nė njė emision tė RTK-ės, Jeta nė Kosovė, mbledhur aty edhe disa analistė, udhėhequr nga Jeta Xharra, arsyetuan veprimin e UNMIK-ut kundėr Gjeneralit Lushtakut, nga se gjithnjė sipas Xharrės dhe Xharra analistėve, Lushtaku paska penguar administratėn e UNMIK-ut nė kryerjen e detyrės, prandaj kėtė arrestim dhe dėnim tė gjeneralit, ata e quajtėn si veprim tė drejt!...
Xharra, kishte harruar me kėtė rast njė ndodhi pak vite mė parė pėrtej urės nė Mitrovicė, kur Milan Ivanoviq, pati plagosur me granatė dore rreth 20 paqeruajtės polakė! A thua pėr kėtė veprim sa u dėnua Milani me burg, mbase sipas administratės sė UNMIK-ut, hedhja me granatė mbi paqeruajtėsit ndėrkombėtarė nuk ėshtė pengim nė detyrė, kurse dueli verbal po!... Populli nuk e ka tė qartė ndarjen e kėsaj drejtėsie ndėrkombėtare tė UNMIK-ut, qė po zbatohet nė Kosovė, madje as qėndrimin tuaj dhe tė analistėve tuaj!?, mbesim me shpresė se Xharra me tė pranishmit e asaj nate, do tė na e shpjegojnė kėtė fenomen mbi ndarjen e drejtėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė!
UNMIK- gjuajti nė kohė tė pakohė me qėllime tė caktuara?! Gjenaral Lushtakun qė nė fillim e kishte shpallur nė kėrkim pushteti kriminal i Millosheviqit, nėn akuzėn e pėrpiluar nga Gjyqtarja Danica Marinkoviq qė nė tetor tė 1996-tė, ku kėrkohej koka e tij dhe e shokėve tė tij nė mesin e tė cilėve edhe koka e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe e kryeministrit tė sotėm tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi!
Kronologjikisht ndjekja e gjeneral Lushtakut rrodhi kėshtu:
- Gjyqtarja serbe Danica Marinkoviq mė 1996, shpalli fletėarrest pėr Sami Lushtakun!
- Lushtaku, atėbotė dėnohet nga drejtėsia serbe me shumė vite burg (nė mungesė)!
- Pėrjashtohet nga radhėt e TMK-sė nė korrik tė vitit 2001 me njė arsyetimin absurd!
- Arrestohet dhe mbahet pėr 10 ditė i burgosur nė muajin prill 2004!
- Rrethohet fshati Prekaz, nė veēanti lagjja Lushtaku, ku me ekskavator gėrmohet kopshti i Gjeneral Lushtakut, nė mėnyrėn mė banale dhe mė tė neveritshme nga forcat e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut. Deri mė sot asnjė sqarim nuk ėshtė dhėnė ēka gjetėn apo mė mirė se ēka kėrkuan nė oborrin e Gjeneralit ata, njė lagje e tėrė nė shtetrrethim!
- Me 8 maj 2008, arrestohet Gjenerali dhe dėrgohet pėr tė vuajtur dėnimin nė burgun e Dubravės,
tani nė pozitėn e Kryetarit tė Komunės sė Skėnderajt!
Ky veprim i administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut, pėr kėto gati 10 vite nė Kosovė, vetėm sa ia ka zėnė frymėn ligjit dhe progresit tonė. Pėr mė shumė, ky veprim sikur tregon fare hapur e mė kėmbėngulje njė disponim shumė armiqėsor kundėr pjesėtarėve tė radhėve Ēlirimtare tė Kosovės e nė veēanti kundėr bartėsve tė kėtyre proceseve. Kjo politikė diskriminuese, vetėm sa thellon hendekun politik tė veprimit mes kėsaj administrate dhe popullit tonė liridashės. Deri me tani, hapa tė tillė nuk u ndėrmorėn kundėr kriminelėve dhe pjesėtarėve tė makinės vrastare serbe qė nė Kosovė me vite bėnė mira e mira vdekje, krime dhe gjenocid mbi shqiptarėt. Jo ata u lanė tė lirė nė Kosovė madje edhe tė ruajnė organizimin e tyre politik nė veri tė Kosovės. Ndryshe si mund tė shpjegohet fakti ose pse deri mė sot nuk u arrestuan:
- Milan Ivanoviq i cili me bombė plagosi mbi 20 paqeruajtės polakė?!
- Kush u arrestua pėr vrasjen e njė polici ndėrkombėtarė nė Albanik (Zubin Potok)?
- Kush u arrestua pėr vrasjen e policit shqiptarė nė Lumbardh? Fshat ky afėr Milloshevės, shih mė kėtė rast serbi vrasės i policit shqiptar, kishte shkuar drejt e te Tadiqi nė Beograd!?
- Kush u arrestua nga serbet pėr vrasjen e paqeruajtėsit ukrainas mė 2008?
- Kush u arrestua nga policėt e kontingjentit rumun qė vranė dy tė rinj shqiptarė nė pikė tė ditės, mu nė mes tė Prishtinės?
- Kush u arrestua pėr vrasjen e shqiptarit nė mėnyrėn mė kriminale (me kmesė) nė Gojebulė tė Vushtrrisė, vrasėsi serb, sot jeton i qetė e pa ferrė nė kėmbė nė Beograd?
Ku janė tė arrestuarit tjerė:
- Ku ėshtė polici vrasės egjiptian, qė vrau nė Pejė Violetė Berbatin 22 vjeēe?
- Ku po vuan dėnimi polici pakistanez i cili kishte abuzuar seksualisht minoret rome?
- Ku po vuan dėnimi Trashaluci qė Kosovės i rroi 4 milion euro e shumė tė tjerė?...
Nga ana e qytetarėve tanė, me tė drejt shtrohet pyetja; a thua, tė gjitha kėto veprime a nuk tė bėjnė tė dyshosh: nė mos vallė Kosova ėshtė bėrė arenė interesash e makutėrisė politike tė ndėrkombėtarėve, tė cilėt u zhytėn nė llumin e interesave mė tė ulėta individuale? Nė Kosovė sot apo thėnė mė sė buti, deri dje njė pjesė nga stafi i ndėrkombėtarėve, duke qenė beqarė ia nxorėn bojėn kabareve dhe punėve tė ndyra tė imoralitetit.
Njė pjesė tjetėr doli se ishte e lidhur pas ish ministra vendorė tė korruptuar, qė padyshim tė dy palėt sė bashku mbushėn strajcat e tyre me lekė si nė kopsht tė babės. Disa vodhėn vetė e ashiqare nga 4 milionė e mė shumė euro, disa Galuqė e tė tjerė u pozicionuan hapur pėr ndarje tė Kosovės nė dobi tė agresorit serb, disa bėnė sehir etj.
Pra, shtrohet pyetja: Ku ėshtė ky ligji i ndėrkombėtarėve nė kėto raste, ku janė tė arrestuarit, apo tė dėnuarit pėr kėto vepra. A ka burg nė Kosovė qė duhet tiu hapen dyert pėr punėtorėt dhe bashkėpunėtorėt e UNMIK-ut qė meritojnė qelitė e burgut pėr fajet e tyre qė kanė bėrė nė Kosovė gjatė kėtyre viteve?! UNMIK-u pse nuk vepron njėjtė pėr tė gjithė, apo mos ėshtė nė pyetje ligji dhe Maliqi?!- siē thotė populli ynė...
Gjenerali nuk ka kujt ti ankohet! Dhe kjo nuk ēon shumė peshė pėr drejtėsinė ndėrkombėtare, pasi qė UNMI-ku, ka gjetur zgjedhjen- pėr tė gjitha kėto tė pabėra, dėnimin dhe haraēin e padrejtėsive tė tyre po e lanė me nam sot gjenerali dhe kryetari i njė komune, Sami Lushtaku!
23. 06. 2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|