| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MENDOJ ME ZĖ I BINDUR SE KAM TĖ DREJTĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-05-27 06:51:00 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Fatkeqėsisht, shumica e njerėzve tanė, tėrė jetėn e tyre e kalojnė nė gjumė, dhe, derisa janė nė kėtė gjendje, disa merren me politikė, disa me shkencė... besa disa shkruajnė edhe me libra. Prandaj, ne sot si shoqėri, jemi aty ku jemi, dhe e kemi gjendjen, ashtu si e kemi. |
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Nėse nisemi qė nga politika, e deri te: ekonomia, arsimi, drejtėsia dhe nga morali i ynė shoqėror nė pėrgjithėsi, do tė shohim se, ēdo gjė tek ne ėshtė e sėmurė.Por, sikur tė gjitha kėto probleme me tė cilat po ballafaqohemi ne sot, ti konsiderojmė si sfida tė paevitueshme tė njė faze transitore pėrmes sė cilės po kalon shoqėria e jonė e sėmurė, atėherė, mund tė thuhet se ka shpresa qė me kalimin e kohės do ti tejkalojmė ato. Por, sa i pėrket asaj tė fundit - krizės morale, kėtu duhet tė jemi pak mė skeptik, sepse, pėr evitimin e saj, patjetėr do tė na duhej njė shėrim mė i gjatė kohor, i cili, patjetėr nė vete ngėrthen edhe rrezikun real qė tė mbetemi invalid tė pėrhershėm si popull.
Simptomat e kėsaj krize morale tė shoqėrisė sonė tė sėmur, mund ti hasėsh kudo dhe nė ēdo hap. Ato shprehen nė formė tė korrupsionit dhe hajnisė, gėnjeshtrės si dukuri normale tė raporteve tė ndėrsjella publike dhe individuale, pėrhapjes sė prostitucionit tek femra shqiptare, krimit tė organizuar, e sa e sa tė elementeve tjera tė njė etike tė degraduar shoqėror, veprime kėto, qė neve sot na janė bėrė aq normale, saqė i pėrqafojmė si pjesė e zakonshme tė realitetit tonė tė pėrditshėm.
Kėtė gjendje aktuale, mjaftė analitikė, e vlerėsojnė si njė proces tė paevitueshėm transformues, tė cilin, para nesh, e kanė kaluar edhe shumė shtete tjera post-komuniste.
Ka mundėsi qė edhe tė pajtohemi me kėtė tezė, por, mua si individ, aspak sma kap logjika e shėndosh se kjo krizė morale, na ka shkuar aq larg, saqė, pėr disa motive tė servilizmit tonė patologjik ndaj tė huajve, me vetėdije tė plotė tentojmė ti eliminojmė edhe shėnimin zyrtar tė datave meritore nga e kaluara e jonė e lavdishme kombėtare.
Kėto ditė, sipas njė HOROR SKENARIT tė sajuar nga autorėt e huaj, dhe tė ekzekutuar nga aktorėt vendor, ngjau njė maskaradė institucionale. Nė kėtė draft ligjor, fare nuk ishin tė pėrfshira si festa shtetėrore tri data tona tejet tė rėndėsishme kombėtare: 28 Nėntori, Dita e dėshmorėve dhe Dita e Ēlirimit
Tek pas presionit tė madh nga ana e opinionit publik, me shtatėqind kerefeke, sikur thotė populli, u realizua ky insistim. Por, edhe pse i plotėsuar, Ligji pėrsėri nė pėrmbajtje ishte i mangėt dhe me bishta. Me vėnie nė veprim tė prirjeve krijuese tė metaforės artistike, kėta politikanė tanė, festave kontestuese ju ndėrruan emrat, duke ja shtuar plus disa kremte tė minoriteteve. Nga 11 festa sa ishte fillimisht nė propozim, numri i tyre u ngrit nė 21. Me kėto intervenime kozmetike, festat jetime tė futura mė vonė, nuk u cilėsuan si ditė pushimi. Thjesht, dita e 28 Nėntorit, nė tė ardhme, do tė shėnohet njėjtė sikurse: Shėn Valentini- dita e tė dashuruarve, Shėn Gjergji- dita e pranverės, dita e Luftės kundėr SIDA-s...etj.
Ėshtė interesante edhe diēka kėtu?! Tani me aprovimin edh formal tė kėtij ligji, visarit tė epiteteve tė njohura pėr Republikėn e Kosovės, MULTIETNIKE, MULTIDEMOKRATIKE, MULTIFETARE DHE MULTISOVRANE, ju shtua edhe njė kėrrabėz tjetėr! U bėmė edhe shtet MULTIFESTIV?!
Nė kontestin e temės tonė nė shtjellim, ky cirk me ligjin e festave shtetėrore, mendoj se pati edhe njė tregues tjetėr domethėnės. Tek rrethi i caktuar i njerėzve qė veten e quajnė lidership, si devijime morale tė sjelljeve tė tyre tė shprehura, zbuloj edhe format tjera karakteristike: hipokrizinė aktive dhe dyfytyrėsinė e papėrmirėsueshme politike.
Opozita aktuale nė parlament, deri dje sa ishte edhe vetė nė pushtet, e njohur si servile ndaj ndėrkombėtarėve, duke e nuhatur momentin e pėrshtatshėm pėr marketing vetjak, me kėtė rast, u tregua mė e zėshme nė mbrojtjen e vlerave tona tradicionale kombėtare. Kėta shkuan aq larg, saqė, Qeverinė nė cilėsinė e propozuesit tė kėtij projektligji, e cilėsuan si tradhtare...
Marrė pėr bazė kėto dhe shumė shembuj tjerė tė papėrmendura kėtu, para nesh vetvetiu do tė na imponohet pyetja: Vallė, pse me ne po ndoll kėshtu?
Dhe pėrgjigja do tė ishte: Mu pse, shumica prej nesh, pjesėn mė tė madhe tė jetės e kalojnė nė gjumė, dhe, gjersa jemi nė kėtė gjendje, disa merremi me politikė, disa me shkencė... besa disa shkruajmė edhe libra...
Fatkeqėsia tjetėr ėshtė se, kemi mjaftė nga ai soj njerėzish nė politikė, e qė nuk e di se historia shkruhet SOT, pėr tu lexuar NESĖR? E qė nuk janė tė vetėdijshėm se ajo ka edhe njė taraf tjetėr: PLEHUN E SAJ TĖ HISTORISĖ.
Edhe pse shumica prej tyre ėndėrrojnė tė jenė pjesė e kėsaj historie, mbetet ta shohim se nė cilin taraf tė saj do ta vendosin veten...?! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|