DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Njerezimi dhe hartografia
Postuar mė datėn: 2006-12-11 04:14:42 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Kultura
Kur i shkoi ndėrmend pėr herė tė parė njeriut tė skiconte njė hartė, e cila do t’i shėrbente mė pas pėr t’u orientuar? Nga vjen kjo fjalė, me ēfarė lidhet dhe cilat ishin epokat qė kaloi pėr t’u pėrsosur, derisa arriti nė ato moderne e postmoderne, ku pamjet satelitore tredimensionale e saktėsia mund tė arrijnė edhe derėn e shtėpisė tėnde...

****
Ju ka rastisur ndonjėherė tė ndodheni nė njė vend tė huaj, e ku askush nuk kujtohet t’ju japė njė shpjegim? – Juve thjesht ju kanė dhėnė njė hartė tė mirė nė dorė, por qė duket mė se e komplikuar pėr njė pėrdorues tė zakonshėm, ku jepen detaje mbi rrugėt e rrugicat, emrat e ndėrtesave e objekteve mė tė rėndėsishme, institucionet, mbushur plot me shenja e grafika, simbole e mbishkrime, qė nė fakt ta bėjnė kokėn lėmsh. Nė fakt, nėpėr shkolla, ne shqiptarėt nuk ėshtė se jemi mėsuar shumė me harta planesh urbane. Shumė mė tepėr njohim hartat gjeografike politike tė botės, dimė se ku gjendet ky mal apo cili ėshtė kryeqyteti i njė vendi tė caktuar, dimė me kė kufizohet ky apo ai vend, nė cilin rajon e kontinent bėn pjesė etj. Por pak dimė tė orientohemi me harta urbane me njė mori pa fund informacionesh. Kėshtu, njė ditė gjithkujt do t’i duhet tė pėrballet me harta tė tilla, pavarėsisht se kaosi urban nė tė cilin jemi zhytur na bėn ta shohim kėtė si njė fenomen tė huaj, tė cilin na duhet ta ndeshim vetėm kur na duhet tė udhėtojmė jashtė e kur shoqėrues kemi vetėm njė hartė tė njė qyteti qė nuk e kemi shkelur kurrė mė parė, e ku me tė kuqe gjendet destinacioni ku do tė shkojmė.
Por e dimė tė paktėn se e gjitha kjo lidhet me kartografinė, pra, shkencėn qė merret me krijimin, prodhimin e pėrpunimin e hartave.
Por si lindi e gjitha kjo? Kur i shkoi ndėrmend pėr herė tė parė njeriut tė skiconte njė hartė, e cila do t’i shėrbente mė pas pėr t’u orientuar? Nga vjen kjo fjalė, me ēfarė lidhet dhe cilat ishin epokat qė kaloi pėr t’u pėrsosur, derisa arriti nė ato moderne e postmoderne, ku pamjet satelitore tredimensionale e saktėsia mund tė arrijė edhe derėn e shtėpisė tėnde? Kėto dhe shumėēka qė lidhet me to, do tė trajtohen nė kėtė shkrim, i cili tenton tė hedhė mė shumė dritė rreth kartografisė.

Hartografia dhe njerėzimi
Gjeografia, topografia, hartat e udhėtimit, atlaset, globet, hartat qė pėrdorin automjetet, tė gjitha kėto pėr ne janė nė njė farė mėnyre vegla tė pėrdorimit tė pėrditshėm. Ato pėrbėjnė nė fakt edhe njė indeks tė zhvillimit njerėzor, mendimit e aftėsive tė tij krijuese. Por e gjitha kjo ka dashur, sigurisht, shumė kohė derisa njeriu tė arrinte tė skiconte vetė nė letėr sipėrfaqen apo pjesė tė sipėrfaqes sė tokės. Nė thelb, historia e kartografisė ėshtė gjithashtu edhe historia e civilizimit njerėzor. Ajo pasqyron realisht atė qė ne mund ta cilėsojmė si “pushtimin e tokės” nga ana e njeriut.

Ēfarė ėshtė njė hartė?
Prejardhja e fjalės “hartė" ende nuk ėshtė mjaft e qartė. Shumica mendojnė se ajo, si shumė fjalė tė tjera tė cilave njerėzimi u ka dhėnė pasaportė ndėrkombėtare nė shkencė e fusha tė tjera tė jetės, vjen nga greqishtja e vjetėr. Emri “karaso”, qė do tė thotė: unė po gdhend mbi gur (apo dhe mbi metal). Nė tė vėrtetė, njerėzimi posedon disa harta tė lashta tė gdhendura nė gur apo dhe nė argjilė. Me shumė gjasa, fjala “hartė” mund ta ketė prejardhjen nga fjala portugeze "cartas", e cila do tė thotė “letėr”. Kjo fjalė mendohet tė ketė marrė rrugėn mė pas nga Spanja drejt Italisė dhe si pasojė e njė kombinimi tė mundshėm tė saj me fjalėn greke “chartys” ka sjellė fjalėn e re latine "charta". Nocioni "charta" zuri vend mė pas nė ēdo gjuhė latine. Edhe termi gjermanik pėr tė, "Karte", ėshtė pėrcjellė nga latinishtja, pasi dihet pėr gjuhėtarėt se ajo si gjuhė ka pėrjetuar tri valė tė ndėrhyrjeve latine nė leksikun e saj. E gjithashtu, nė forma tė pėrafėrta ėshtė pėrcjellė mė pas edhe nė gjuhė tė tjera qė nuk janė latine. Pas shek. 17-tė, gjuha gjermane e zėvendėson atė me termin "landcharte", pra hartė e vendit apo e terrenit. Si nocion, pasi jemi munduar tė shpjegojmė etimologjinė e fjalės “hartė”, mund tė themi se kartografia ėshtė vizatimi apo punimi i hartave dhe planeve.

Zanafilla e hartave
Qysh nga lashtėsia, njerėzit kanė provuar tė vizatojnė pjesė mė tė theksuara gjeografike. Me vizatimet, te cilat i gdhendnin nė gurė, eshtra, brinjė etj., atyre u lehtėsohej orientimi gjeografik. Dokumentet mė tė vjetra kartografike tė mbetura janė disa pllaka argjile, tė cilat datojnė qė nga viti 3800 p.e.s. dhe origjinojnė nga Mesopotamia e lashtė.
Harta mė e vjetėr e mbetur dhe e vetmja e lashtėsisė, qė mendohet se shfaq botėn sipas konceptit qė njerėzit kishin asokohe, pra tė themi, harta e rruzullit tė sotėm, rrjedh nga kohėt e vona tė Babilonisė, rreth vitit 600 p.e.s. Ajo hartė ėshtė gjithashtu e gdhendur nė argjilė. Pėrdorimi i hartės dhe matja e hapėsirės nė Egjipt zuri vend diku rreth vitit 2000 p.e.s.

Hartat nė antikitet
Kartografėt grekė ishin ata qė pėrpunuan hartėn shkencore pėrmes projekteve tė para. Hartėn greke pėr botėn, pėr herė tė parė e solli Anaksimandri. C.Ptolemeu (rreth 150 pas Krishtit) qė vizatoi harta botėrore, harta tė pjesėve tė tokės dhe vendeve tė caktuara. Mė e vjetra kopje e mbetur daton nga shek. 12-tė. Ptolemeu me punėn e madhe gjeografike zuri vend nė pėrjetėsi. Mė shumė se njė mijėvjeēar, sistemi i tij ishte i pazėvendėsueshėm dhe edhe pėr shkak tė shumė gabimeve, paraqet bazėn e zbulimeve gjeografike deri nė ditėt e sotme.
Gjithsesi, 6 shekuj para Ptolemeut, Pitagora vuri re se toka ėshtė e rrumbullakėt. Matematikanėt dhe filozofėt e shkollės sė madhe tė Pitagorės besohet se i njihnin fare mirė lėvizjet e tokės me anė tė vėzhgimit dhe matjeve. Fatkeqėsisht, kjo njohuri u la ēuditėrisht nė harresė. Mė shumė se njėmijė vjet pas Ptolemeut, asnjė shkencėtar nuk e vinte mė nė dyshim se toka kishte formė tjetėr, pėrveē asaj tė diskut.
Erastosteni i Krienės nxori hartėn e botės antike me shkallė gjerėsie e gjatėsie. Ndėrkohė, kartografia romake ishte rregulluar sipas pikėpamjes praktike: harta rrugore, harta botėrore nė formė tė rrumbullakėt dhe matje tė pjesėve e distancave tė largėta. Tabela Peutingetike ėshtė njė mbishkrim mesjetar i njė harte rrugore romake e shek. 12.
Pėr prakticitetin romak, mė me rėndėsi ishin rrugėt, rregulli dhe ligji, sesa e vėrteta se ēfarė forme, madhėsie apo mase kishte toka.

Mesjeta dhe kohėt moderne
Nė Mesjetė kartografia njohu njė periudhė tė artė, si pasojė e pėrkushtimit e pasionit tė arabėve. Shumica e hartave nė manastiret e Perėndimit nuk sollėn ndonjė pėrparim.
Asokohe, dihet se Evropa e krishterė ishte e dhėnė plotėsisht pas problemeve e idealeve tė tjera.
Njeriu mesjetar lidhej ngushtė pas besimit tė tij. Tė gjithė shkencėtarėt duhej t'i ruheshin mendimit ndryshe, qė nuk ishte nė pėrputhje me atė tė pėrgjithshmin, pra tė Kishės, nė ēdo pikėpamje. Ēdo mendim i tyre duhej tė bazohej nė mėsimet e kishės dhe deviacionet ndėshkoheshin. Por megjithatė, njė erė progresi po niste. Kėshtu filluan udhėtimet detare tė shek. 15-tė. Rilindja evropiane, zgjimi i kulturės antike, duke ia nisur nga shek. 15-tė, i dha njė hov para sė gjithash edhe kartografisė, sidomos nė Itali, Gjermani e Holandė. Po ashtu, zhvillimi i makinės sė shtypit nga Gutenbergu ndikoi nė pėrhapjen e hartės. Pėrveē hartave detare, u botuan edhe harta tė vendeve, atlase e globe. Qė nga shek. 18-tė, hartat u botuan, kryesisht nė Francė, mbi bazėn e matjeve ekzakte trigonometrike. Aeroplanėt dhe kamerat sot janė mjetet ndihmėse kryesore tė kartografisė.
Matjet ajrore mundėsojnė matjen e ēdo pjese me njė precizion, i cili vėshtirė se mund tė tejkalohet. Kartografia satelitore nxjerr harta 3 dimensionale (3D) tė sakta nė ēdo metėr nga informacione dhe pamje me anė tė kompjuterit.



Kontributet mė tė spikatura
Veēanėrisht njė kontribut tė vlefshėm nė kartografinė moderne kanė dhėnė gjermanėt e francezėt. Kėshtu ia vlen tė pėrmendim emrat e Johann Baptist Homann, qė jetoi nė shekullin e 18-tė, nė Nurenberg, i cili skicoi mbi 20 harta; pėr francezėt, Tavernier, Jacques e César Cassini, tė cilėt nga viti 1750 deri nė vitin 1793 pėrfunduan “Triangulation”-in e madh tė Francės dhe pas saj, apo mė mirė tė themi, duke u bazuar mbi tė, i dhanė formėn e plotė hartės topografike tė Francės, duke ēelur njėkohėsisht edhe njė epokė me imazhe tė sakta topografike e pėrpunimin kritik tė hartave. Megjithėse Franca qėndronte asokohe nė vend tė parė nė kartografi, arritjet e vėllezėrve Cassini nuk ishin plotėsisht tė mjaftueshme: u planifikua njė hartė e madhe e re topografike, fletėt e fundit tė sė cilės (pėrmbante rreth 267 faqe) u pėrfunduan vetėm nga fundi i shekullit tė 19-tė. Shembullin e Francės e ndoqėn mė pas tė gjitha shtetet evropiane dhe harta e kontinentit plak dukej mė se e plotėsuar nė tė gjitha aspektet, (me pėrjashtim tė Turqisė dhe disa pjesėve tė mėdha nga Spanja, si dhe pjesės veriore tė Skandinavisė e Rusisė).
Ndėrsa pėr sa u pėrket vendeve aziatike, ishte India Lindore (asokohe e njohur si Kompania e Indive Lindore), qė nėn udhėheqjen e amerikanėve arriti tė krijonte harta shumė tė mira e kualitative. Vetėkuptohet se kėtu njė punė tė lavdėrueshme kanė bėrė ndėr dekada edhe institutet mė tė njohura nė botė pėr pėrpunimin e hartave, siē ėshtė Instituti i Gotha-s dhe ai i Lajpcigut, ai i Berlinit, Shėn Petėrsburgut, Londrės, Parisit etj.

Hartat ujore
Pėr njė pėrshkrim sa mė tė saktė tė brigjeve ujore e paraqitjen e oqeaneve nė harta, para sė gjithash ia vlen tė pėrmenden kontributet e britanikėve, dhe mė pas, sigurisht, edhe ai amerikano-verior, amerikano-kanadez e ai i marinės franceze. Qindra harta marine dhe harta tė seksioneve tė pjesshme topografike dėshmojnė pėrpjekjet e aktivitetin e gjithanshėm tė marinave luftarake e civile, tė shtabeve drejtuese dhe inxhinierėve gjeografė nė shėrbim tė tyre.

njohuri praktike
Karakteristikat e njė harte tė mirė
Pėr tė pasur njė hartė tė mirė vlejnė disa kritere siē janė pėr shembull: saktėsia, grafika e arrirė, kuptimshmėria dhe estetika.
Le t’i marrim me radhė. Saktėsia: Informacioni i hartės (pėr shembull forma e relievit, linjat e qarkullimit dhe tekstet) duhet tė pėrkojnė me realitetin. Pėr njė gjykim tė saktėsisė sė tyre vihen nė dispozicion sigurisht specialistė (inxhinierė matjesh, kartografė e gjeografė).
Grafika: Skicimi, mbishkrimi dhe dhėnia e ngjyrės duhet tė plotėsojnė disa kushte minimale specifike mbi grafikėn dhe tipografinė. Kuptimshmėria: Me kėtė nocion para sė gjithash kuptohet lexueshmėria e mirė e njė harte. Pėr tė gjykuar mbi nivelin e kuptimshmėrisė, specialistėt e vėrtetė janė vetė pėrdoruesit. Produktet kartografike pėrmbushin si rregull tė gjitha kriteret e mėsipėrme. Por ka raste qė, pėr sa i pėrket aspektit tė kuptimshmėrisė, publikohen shpesh harta me nivel tė dobėt.

Informacioni mbi njė hartė
Informacion i pasur, ky ėshtė njė kusht pėr njė hartė tė mirė: pėr ēdo njėsi kartografike ekziston edhe njė seri informacionesh tė caktuara. Nėse nė njė njėsi apo raport 1:25 000 mund tė vendoset edhe ēdo ndėrtesė mė vete, atėherė ndėrtesa duhet tė pėrmblidhet nė shkallėn 1:100 000 me grupimin e ndėrtesave tė tjera. Njė plan i qytetit nė shkallėn apo raportin 1:20 000 tė lejon qė tė vėsh mbi tė tė gjitha emrat e rrugėve dhe rrugicave, madje edhe numrat e godinave tė banimit. Nė shkallėn 1:100 000, pėrkundrazi, maksimumi mund tė paraqiten vetėm emrat e rrugėve mė tė rėndėsishme. Me nocionin specifik “i pėrgjithshėm”, nė kartografi kuptohet reduktimi i kuptimshėm i informacionit nė raport me shkallėn e hartės. Njė hartė qė mund tė lexohet vetėm me lente zmadhuese ėshtė njė hartė e keqe. Pak informacione mbi njė hartė mund tė gjenden vetėm nė hartat e censuruara nė vendet diktatoriale, si dhe pėr arsye kursimi nė harta shumė pėrgjithėsuese komerciale.

Handikapi i shqiptarėve
Nė fakt, nėpėr shkolla, ne shqiptarėt nuk ėshtė se jemi mėsuar shumė me harta planesh urbane. Shumė mė tepėr njohim hartat gjeografike politike tė botės, dimė se ku gjendet ky mal apo cili ėshtė kryeqyteti i njė vendi tė caktuar, dimė me kė kufizohet ky apo ai vend, nė cilin rajon e kontinent bėn pjesė etj. Por pak dimė tė orientohemi me harta urbane me njė mori pa fund informacionesh
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] TRASHĖGIMIA KULTURORE HISTORIKE E NJĖ POPULLI - TRASHĖGIMI UNIVERSALE E GJITHĖ NJERĖZIMIT (2008-03-12 05:36:07 nga admin4)
[ Kultura ] Xhafer Syla: “BASHOTA PO BĖN FUSHATA PERFIDE DHE MĖ TĖ ULĖTA QĖ KA PARĖ NJERĖZIMI NĖ BKUK” (2007-06-13 05:07:57 nga admin4)
[ Opinione ] SKANDALI “SHTETĖROR E PRESIDENCIAL” I RADHĖS (!) (2008-09-05 03:05:37 nga admin4)
[ Opinione ] Matematika ekonomike joracionale e OJQ-ve dhe e Qeverisė (2008-09-04 09:22:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MESAZH URIMI I ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH-SĖ (2008-09-01 17:08:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kallinjtė pa kokrra, misėr me probleme edhe nė Mat (2008-09-01 08:20:39 nga admin4)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova dhe bota arabe (2008-08-28 15:23:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
[ Intervista ] “DRENICA” E DURRĖSIT- TEMPULL ATDHETARIE (2008-08-27 17:05:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster