Hashim Thaēi, Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės
Duke folur rreth vizitės sė treshes ndėrkombėtare, respektivisht qėndrimeve rreth procesit negociator, Thaēi ka thėnė se Kosova ėshtė nė fazėn finale tė nxjerrjes sė vendimit ndėrkombėtarė pėr tė ardhmen e saj. Ne e kemi prezantuar shumė qartė mendimin tonė, qėndrimin tonė dhe vizionin tonė pėr tė ardhmen e vendit tonė se e vetmja zgjidhje pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė respektimi i vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran, ka thėnė Thaēi.
Hashim Thaēi ka shtuar se pavarėsia e Kosovės nėnkupton edhe paqė, stabilitet dhe integrim tė rajonit edhe nė strukturat e Bashkimit Evropian edhe nė NATO, por nė tė njėjtėn kohė pavarėsia e Kosovės nėnkupton edhe zgjidhjen mė tė mirė pėr investimet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės e tė Bashkimit Evropian. "Kėshtu qė jemi nė njė moment, mund tė themi, para final dhe mendoj se kėtė proces nė si Kosovė do ta kalojmė me pėrgjegjėsi tė lartė politike e qytetare, me unitet tė qėndrueshėm politikė dhe natyrisht nė njė partneritet shumė tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtarė", tha Thaēi.
Lidhur me deklaratat e diplomatėve se do tė pranojnė ēdo zgjidhje pėr tė cilėn mund tė arrijnė marrėveshje tė dyja palėt, Thaēi ka vlerėsuar se optimizmi ndėrkombėtarė qė Kosova do tė kryejė me pėrgjegjėsi obligimet e veta nė kėtė angazhim shtesė ėshtė aty se Prishtina ka treguar vendosmėri nė pėrkushtimet qė tė ketė partneritet tė ngushtė, tė kryejė tė gjitha ato pėrgjegjėsi qė janė tė domosdoshme pėr tu kryer nė kėtė proces, siē ka thėnė ai, edhe tė komplikuar.
Por dua tė theksoj po ashtu, ka shtuar Thaēi, se midis Prishtinės dhe Beogradit, pėr statusin politik nuk mund tė ketė kompromis. Qėndrimi i Prishtinės ėshtė shumė i qartė, Kosova e pavarur dhe sovrane. Pretendimet janė gjithashtu shumė tė qarta, pėr fat tė keq. Serbia pretendon qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė, prandaj kjo ėshtė e pamundur, e paarritshme, e refuzueshme nga ana kosovare dhe plotėsisht e papranueshme prej komunitetit ndėrkombėtarė. Ne veē e kemi arritur kompromisin e mjaftueshėm. Pavarėsia me mbikėqyrje civile ndėrkombėtare ėshtė kompromisi qė ka bėrė Prishtina. Prandaj ne duam vetėm qė ky proces dhe propozimi i zotit Ahtisaari pėr Kosovėn e pavarur tash me mbėshtetjen e SHBA, tė BE-sė dhe tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė edhe vendeve tjera pėrreth Kosovės tė shtyhet pėrpara dhe tė nxirret vendimi, sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, pėr njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės.
Duke folur rreth pretendimeve pėr ndarjen eventuale tė Kosovės, Hashim Thaēi ka thėnė :
E para : pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme. Integriteti territorial i Kosovės ėshtė i paprekshėm, i pacenueshėm, ėshtė i shenjtė. Ka pasur njė keqinterpretim tė deklaratės sė zotit Ischinger (Wolfgang) i cili mė vonė edhe e qartėsoi, por pretendimet e tilla serbe pėr ndarjen e Kosovės, janė edhe nė kundėrshti tė plotė me vullnetin e Prishtinės, janė nė kundėrshtim tė plotė me realitetin rajonal, por janė nė kundėrshtim tė plotė edhe me parimet e Grupit tė Kontaktit, prandaj treshja ndėrkombėtarė si bazė tė angazhimeve tė veta e ka respektimin e parimeve tė Grupit tė Kontaktit dhe mos ndryshimi i kufijve ėshtė njė nga parimet kryesore tė angazhimeve shtesė edhe tė treshes ndėrkombėtare.
Angazhimin e treshes negociuese ndėrkombėtare Thaēi e ka vlerėsuar si njė ndryshim sepse, sipas tij, kėsaj radhe kemi njė prezantim mė unik tė komunitetit ndėrkombėtarė, do tė thotė edhe involvimin e Rusisė nė proces. "Mendoj se kjo do ti jap njė qasje tė re dhe njė shtytje tė re nė mėnyrė qė edhe nėse kthehet procesi nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, qė ne duam tė kemi njė vendim unik e konsensual nga komuniteti ndėrkombėtarė, Rusia tė mos vazhdojė tė luajė rolin e vet negativ nė kuptimin e veprimeve tė njėanshme pėr tė shtyrė procesin apo bllokuar njohjen zyrtare ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės, ka theksuar Hashim Thaēi.
Duke u ndėrlidhur nė konstatimet e tij se kompromisi ėshtė gati i pamundur, Thaēi ka vlerėsuar se ky angazhim shtesė ka qenė krejt i panevojshėm.
Pozicioni i Prishtinės ėshtė i pandryshueshėm. Ai buron nga vullneti i qytetarėve tė Kosovės dhe nuk do tė ndryshojė as nė tė ardhmen. Pavarėsia e Kosovės me mbikėqyrje civile ndėrkombėtare, e ritheksoj, ėshtė kompromisi i Kosovės. Prandaj Prishtina dhe Beogradi mund tė jenė fqinjė tė mirė, mund tė integrohen nė strukturat e BE-sė dhe NATO-s nė tė njėjtėn kohė, por assesi bashkėrisht. Ėshtė e pa tolerueshme edhe njė status quo e dytė pėr Kosovėn. E kemi kaluar status quon e parė tetėvjeēare, tash ėshtė koha e vendimit. Populli i Kosovės e pret kėtė vendim, e pret me optimizėm, e pret me mbėshtetje tė plotė tė SHBA dhe tė BE-sė dhe natyrisht edhe me shpresė se kėtij vendimi pėr njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė ti bashkohet edhe Rusia, ka thėnė Thaēi.
Duke folur rreth zhvillimeve tė brendshme nė Kosovė, respektivisht pėr qėndrimet lidhur me mbajtjen, apo jo tė zgjedhjeve, Thaēi ka vlerėsuar se duke u nisur nga rrethanat e krijuara se menjėherė nė fund tė shtatorit, apo nė fillim tė tetorit Parlamenti i Kosovės nuk do tė ketė mandat tė mėtutjeshėm, por edhe Ekipit tė Unitetit i humb mandati nė kuptimin legal dhe legjitim qytetar, ne do tė fokusohemi qė shumė shpejt tė caktojmė datėn e zgjedhjeve, organizmin e tyre sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur. Mbajtjen e zgjedhjeve tė lira, demokratike, tė njė konkurrence tė mirėfilltė demokratike dhe avancimit tė vlerave dhe programeve nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve. Kosova ėshtė e gatshme tė ecė paralelisht nė dy procese tė qartėsisė, pėr zhvillimin e demokracisė dhe zyrtarizimin e pavarėsisė.
14 Gusht 2007 |