DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dėnohet sulmi ndaj shtėpisė sė kryeministrit
Postuar mė datėn: 2008-06-07 08:28:01 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Sulmi kundėr shtėpisė sė kryeministrit Thaēi u dėnua nga presidenti, kreu i Kuvendit, nga LDK-ja, AAK-ja dhe subjekte tė tjera politike. Atė e dėnuan edhe zyrtarėt ndėrkombėtarė.



Udhėheqėsit e institucioneve, ata tė partive politike, si edhe pėrfaqėsues ndėrkombėtarė, kanė dėnuar ashpėr sulmin e mbrėmshėm ndaj shtėpisė sė kryeministrit Hashim Thaēi.

Presidenti Fatmir Sejdiu e ka cilėsuar kėtė akt si njė sulm tė drejtpėrdrejtė jo vetėm ndaj zotit Thaēi dhe familjes sė tij, por edhe ndaj vetė institucioneve tė Republikės.

“Kėrkojmė nga organet e rendit dhe tė ligjit qė t’i ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme, me qėllim qė ky rast tė zbardhet sa mė parė, kurse personat e pėrfshirė nė kėtė akt tė shėmtuar tė vihen para organeve drejtėsisė”, thuhet nė deklaratėn e presidentit Sejdiu.

Sulmi ėshtė dėnuar edhe nga kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nga LDK-ja, pastaj edhe nga partitė opozitare, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe subjekte tjera politike.

Sipas njoftimeve nga Shėrbimi Policor i Kosovės dhe kabineti i kryeministrit, mbrėmė pas orės 23:00, shtėpia e kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė sulmuar nga persona tė panjohur.

Nė momentin e sulmit, ka njoftuar policia, kryeministri Thaēi nuk ndodhej nė shtėpi, kurse gruaja dhe djali i tij, tė cilėt ndodheshin nė shtėpi, nuk kanė pėsuar lėndime.

Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Arbėr Beka, thotė se policia ka intervenuar nė momentin e parė tė marrjes sė njoftimeve nga ana e sigurimit tė kryeministrit dhe se policia po qėndron ende pėr tė siguruar shtėpinė e kryeministrit nė lagjen Arbėria tė Prishtinės.

“Pas reagimeve tė para policore, pasi ka shkuar policia nė vendin e ngjarjes, janė njoftuar nga ana e sigurimit tė shtėpisė sė kryeministrit Hashim Thaēi, se ata kanė vėrejtur sė paku njė person qė ka tentuar tė hynte brenda pėrmes tarracės sė katit tė dytė tė shtėpisė sė kryeministrit. Pas paralajmėrimit nga ana e sigurimit, ka pasur edhe shkėmbim me armė zjarri. Pas shkėmbimit me armė zjarri, tė dyshuarit janė larguar nė drejtim tė panjohur”, tha Beka.

Ndėrkohė, zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thirrur konferencė urgjente pėr media. Ai e ka cilėsuar kėtė si njė akt kriminal tė drejtuar kundėr kryeministrit Thaēi dhe kumtoi urdhėresėn e qeverisė qė tė ngritėt shkalla e sigurisė pėr shumė nga zyrtarėt e qeverisė.

“Fakti qė dikush ka bėrė pėrpjekje ta lėndojė kryeministrin dhe familjen e kryeministrit, pėr ēfarėdo motivi, nuk ėshtė vetėm veprim kriminal, qė kalon ēfarėdo kufiri tė urrejtjes, qoftė edhe padurimin apo urrejtjen politike”.

“Si rrjedhojė e kėsaj situate tė rėndė, Qeveria e Republikės sė Kosovės ka urdhėruar ngritjen e masave tė sigurisė pėr shumė nga zyrtarėt e qeverisė dhe bartėsit e institucioneve tjera, si dhe pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės”, u shpreh Kuēi.

Hajredin Kuēi tha se kėrcėnimet dhe aktet e tilla tė sulmeve nuk do t’i ndalin politikat e kryeministrit dhe qeverisė. Ai tha se nuk mund tė flitet tash pėr ndonjė adresė tė caktuar qė ka mundur tė ndėrmarrė kėtė sulm.

“Cilido qė mendon se pėrmes kėtij rasti apo rasteve tė tjera tė destabilizojė vendin, ne kėrkojmė qė qytetarėt t’u besojnė institucioneve tė drejtėsisė. Dikujt mund t’i pengojė ndėrtimi i shtetit tė ri, suksesi i kėtij ndėrtimi tė shtetit tė ri, rendi dhe ligji nė Kosovė, perspektiva evropiane dhe natyrisht puna e kryeministrit direkt”, tha Kuēi.

Kryeministri Thaēi, sipas njė njoftimi nga kabineti i tij, ka pranuar telefonata nga autoritetet e SHBA-ve, tė BE-sė, NATO-s, si dhe nga presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, nga kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, dhe nga personalitete tė tjera nga Kosova, Shqipėria e Maqedonia.

Raste tė tilla tė sulmeve ndaj udhėheqėsve tė institucioneve tė Kosovės kanė ndodhur edhe nė tė kaluarėn, kur ishte sulmuar shtėpia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, por rasti nuk ėshtė zbardhur ende.

Zijadin Gashi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Florim Ejupi dėnohet me 40 vjet burgim (2008-06-07 01:21:12 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Denohet gazetari sipas ligjit islamik ne Afganistan, per blasfemi ndaj Kur'anit (2008-02-04 13:43:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė: Dėnohet ashpėr komploti nė bazėn Fort Dix (2007-05-09 08:00:25 nga admin4)
[ Opinione ] Sulmi nė shtėpinė e Kryeminsitrit, prodhim i Beogradit (2008-06-09 13:37:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Uashingtoni reagon ashpėr ndaj sulmit kundėr Ambasadės nė Beograd (2008-02-22 03:07:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Sulmi ndaj policisė, hakmarrje pėr Brodecin dhe vepėr kriminale (2008-01-05 09:37:04 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SULMI NDAJ AUTOBUSIT (2007-12-08 18:04:30 nga admin1)
[ Opinione ] SULMI USHTARAKO-POLICOR MAQEDONAS MBI SHQIPTARĖT ETNIKĖ PARALAJMĖRIM PĖR VIGJILENCĖ! (2007-11-11 11:25:31 nga admin4)
[ Opinione ] Protesté kundér sulmit barbaré ndaj Institutit Albanologjik dhe Akademik Rexhep Qosjes (2007-09-06 08:59:40 nga admin1)
[ Opinione ] SULMI KUNDĖR AKADEMIKUT REXHEP QOSJA ĖSHTĖ AKT I DĖNUESHĖM DHE FAJ I PAFALSHĖM (2007-09-02 13:35:49 nga admin1)
[ Opinione ] SULMI NDAJ MONĖS ĖSHTĖ KOMPLOT ANTISHQIPTAR! (2007-05-28 20:54:38 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster