| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Statusi, politikanėt besojnė nė OKB |
| Postuar mė datėn: 2006-12-15 06:05:58 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Partitė politike vlerėsojnė pozitivisht mbledhjen e KS
Kėshilli i Sigurimit, nė mbledhjen e pardjeshme, ka pasur njė vėshtrim real dhe korrekt pėr gjendjen nė Kosovė. Kėshtu vlerėsuan dje zyrtarė tė institucioneve dhe tė partive politike nė Kosovė. Pėrfaqėsues tė partive politike nė Kosovė e vlerėsojnė pozitivisht mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn.
Ata besojnė se shumica e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit do ta mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės, me pėrjashtim tė disa vendeve tė caktuara. Alush Gashi, nga LDK-ja, shfaqi besimin se nuk do tė ketė mė shtyrje tė statusit tė Kosovės. Bashkėsia ndėrkombėtare e ka njė projekt, i qėndrojnė fuqimisht asaj dinamike. Kėshtu qė unė besoj qė viti i ardhshėm ėshtė viti i pavarėsisė sė vendit tonė, thotė Gashi.
Kėshilli i Sigurimit bėri njė prezantim tė mirė pėr Kosovėn, i cili do tiu paraprijė proceseve politike pėr vitin e ardhshėm, vlerėson Jakup Krasniqi, nga PDK-ja. Ai shfaqi besimin se faktori ndėrkombėtar do ta respektojė dhe do ta njohė vullnetin e shumicės nė Kosovė
Ne konsiderojmė se Kosova ėshtė e pavarur dhe pret njohjen ndėrkombėtare. Faktori ndėrkombėtar i ka problemet e veta nė mes vendeve tė ndryshme, tė caktuara, qė tė njohė legjitimitetin e vullnetin tė qytetarėve tė Kosovės. Por, shpresoj qė demokracia do tė triumfojė pasi shumica e vendeve
|
|
tė KS ka njė traditė demokratike dhe dinė ēka ėshtė respektimi i vullnetit tė qytetarėve shumicė, ka thėnė Krasniqi.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės vlerėson se qėndrimet e Kėshillit tė Sigurimit nė mbledhjen e djeshme kanė qenė pak a shumė tė ditura. Naim Maloku shfaqi besimin se statusi i Kosovės do tė pėrfundojė nė mars tė vitit tė ardhshėm. Nuk ka diēka qė ne nuk e kemi pritur mendoj se qėndrimet ishin qė statusi tė kryhet sa mė shpejt, dhe kjo pėr ne ėshtė me rėndėsi.
Nuk pat diēka shqetėsuese pėr ne. Unė jam i bindur se nuk do tė ketė shtyrje mė, dhe kjo punė do tė pėrfundojė me statusin nė mars dhe pastaj mbetet puna e institucioneve tė Kosovės, theksoi z. Maloku. Ndėrkaq, Teuta Sahatēija nga Partia Reformiste ORA shprehu dronė, se nė bazė tė diskutimeve nė mbledhjen e KS, Rusia mund ta pėrdorė veton pėr Kosovėn.
Rusia vetėm qė fjalėt i kishte mė tė forta dhe ta jep njė pėrshtypje se do ta pėrdorė veton. Fatmirėsisht ato shtete mike, me tė cilat edhe e kemi nisur kėtė proces, janė fuqishėm pėr pavarėsinė e Kosovės dhe ajo na jep njė shpresė, ka thėnė znj. Sahatēija.
Mahir Jagxhillar, nga Partia Demokratike Turke, vlerėson se mbledhja e KS ėshtė njė inkurajim pėr liderėt e Kosovės pėr punė tė mė tejme. Besojmė se ka qenė njė vlerėsim i mirė por ajo duhet tė na inkurajojė edhe mė shumė, tė punojmė pėr pėrmbushjen e standardeve dhe tė punojmė pėr tė mirėn e Kosovės, thotė z. Jagxhillar.
E Premte:15 dhjetor 2006
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|