| » Opcionet për artikullin |
|
Shkėmbimi tregtar mes Kosovės e Serbisė vazhdon tė jetė shumė asimetrik. Pėrderisa nga Serbia nė Kosovė hyjnė mallrat nė mėnyrė tė pakufizuar, Kosova, sipas ekspertėve tė ekonomisė, eksporton fare pak ose aspak nė Serbi.
Gjatė vitit 2006, Serbia ka eksportuar nė Kosovė mall nė vlerė prej 188 milionė euro, ndėrkaq eksporti kosovar nė Serbi mezi ka kaluar shifrėn 11 milionė euro. Situatė, pak a shumė e njėjtė, sipas zyrtarėve tė Shėrbimit Doganor tė Kosovės, mbizotėron edhe kėtė vit. Ndryshe, zėdhėnėsi i Shėrbimit Doganor tė Kosovės, Adriatik Stavileci, thotė se sipas rregulloreve nė fuqi, prodhimi serb ėshtė i liruar nga taksat doganore. Nėse ėshtė mall serb, nė bazė tė rregulloreve tė UNMIK-ut, ai e paguan vetėm TVSH-nė apo Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar, gjithashtu edhe akcizėn, nėse ai mall ka akcizė, thotė Stavileci. Pavarėsisht kėtij eksporti tė madh tė prodhimeve serbe, mes Kosovės e Serbisė ende nuk ekziston ndonjė marrėveshje e shkėmbimit tregtar. Pėr mė tepėr, sipas ekspertėve tė ekonomisė, pala kosovare ėshtė e diskriminuar, pasi nė tė shumtėn e rasteve prodhimi kosovar nuk depėrton nė tregun serb, pėr shkak se autoritetet serbe nuk njohin dokumentet e lėshuara nga administrata e OKB-sė. Safet Gėrxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovės, thotė se janė bėrė pėrpjekje qė tė paktėn tė krijohen raportet zyrtare mes odave ekonomike, por pala serbe nuk e ka pranuar njė gjė tė tillė. E vetmja gjė qė ėshtė duke funksionuar ėshtė tregtia apo ekonomia informale, qė i konvenon mė shumė Serbisė sesa Kosovės, qė e dėshmon realitetin e hidhur kosovar, se nė Kosovė nuk ka nacionalizėm ekonomik. Dhe, pala serbe e njeh kėtė realitet tė mungesės sė nacionalizmit ekonomik te shqiptarėt dhe ėshtė shumė agresive ndaj tregut kosovar. Prandaj, ėshtė pėr tu mos habitur se prania e Serbisė nė tregun kosovar ėshtė e njė pėrqindjeje shumė, shumė tė madhe, qė nė mėnyrė indirekte e financon funksionalizimin e tregut dhe ekonomisė nė Serbi, thotė Gėrxhaliu. Zhvillimet politike dhe mosqartėsimi i statusit politik tė Kosovės, sipas Muhamet Sadikut, nga Instituti Riinvest, kanė bėrė qė tė mos ketė marrėveshje ndėrshtetėrore mes Kosovės e Serbisė, nga e cila do tė pėrfitonin tė dyja palėt. Ėshtė e vėrtetė se ekziston njė bashkėpunim mes Kosovės e Serbisė, madje mund tė them se, kohėt e fundit, kėmbimi tregtar arrin mbi 150 milionė euro dhe ėshtė e ēuditshme se si ky bashkėpunim nuk ėshtė vėnė nė kornizė tė ndonjė marrėveshjeje shtetėrore. Unė kam parasysh zhvillimet politike, por do tė ishte nė interes tė tė dyja palėve, nė mėnyrė qė kjo tė gjenerojė qėndrueshmėri nė bashkėpunimin tregtar mes Kosovės e Serbisė, pohon Sadiku. Sidoqoftė, sipas Gėrxhaliut, me kėtė diskrepancė tė shkėmbimit tregtar, ekonomia kosovare po pėson humbje, ndėrsa tregu serb ka pėrfitime tė vazhdueshme.
Ajo qė ėshtė shqetėsuese ėshtė se nė Kosovė pranohet mall i pakufizuar. Por, nga Kosova pėr nė Serbi, jo qė nuk pranohen dokumentet zyrtare, por nuk ka mundėsi qė produktet kosovare tė jenė tė pranishme nė kėtė treg, thekson Gėrxhaliu. Nėnshkrimi i marrėveshjes sė CEFTA-s nga vendet e Evropės Juglindore nuk lehtėson tregtinė e lirė me Serbinė, pasi qė ky vend ende nuk e ka ratifikuar atė. Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės thonė se buxheti i Kosovės pėson humbje tė mėdha edhe pėr shkak tė kontrabandimit tė mallit nė kufirin Kosovė-Serbi, kryesisht nė pjesėn veriore tė Kosovės, e cila ėshtė e banuar me shumicė serbe.
22.09.2007 |
|