| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Lavrov: Rusia vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2008-05-14 12:21:39 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
MOSKE Rusia vazhdon te kundershtoje njohjen e pavaresise se Kosoves. Shefi I diplomacise Ruse, Sergey Lavrov ka deklaruar se eshte I bindur se efekti destabilizues i njohjes se pavaresise se njeanshme te Kosoves do te hetohet gjithnje me shume. Gjithashtu ai ka shtuar se rrjedhimisht Rusia eshte e gatshme per te gjetur nje zgjidhje qe do te kthente situaten ne vijat ligjore dhe qe do te ndihmonte evitimin e reagimeve te ndarjes ne bote.
Nje deklarate e tille erdhi gjate takimit qe Lavrov pati me homologun e tij Gjerman , Frank Walter-Steinmeier ne Rusi ku te dy drejtuesit e larte diskutuan per nje spekter ceshjtesh bilaterale dhe nderkombetare. Ministri I Jashtem Rus paralajmeroi vendet e tjera qe te mos nxitohen ne njohjen e pavaresise se Kosoves. Nderkaq, nje dite me pare pavaresine e Kosoves e njohu edhe Republika e San Marinos, duke e cuar numrin e vendeve qe e kane njohur pavaresine e shpallur me 17 shkurt ne 40.
(A.S/Balkanweb)
14.05.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|