DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SAKICĖN E MORA PĖR ME PRE MOLLĖN
Postuar mė datėn: 2008-08-22 04:27:00 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Kallėzim popullor

Ish kan pas smue Pasha, dhe njani ēohet e shkon me pa. Mbasi te i smuti nuk shkohet duarthatė, ndalet edhe e merr nji shportė me molla tė zgjedhuna. Mollat i pastroi dhe u nis. Kur mbėrrini te Sarajet e Pashės, roja e ndali dhe e pyeti:
- Shka po do?
- Kurrgja, kam ardh te Pasha...
- Pasha nuk po pranon sot, se asht diēka i smut.
Ky, edhe pse e ndjeu ēka tha roja, nuk iu hoq dhe i tha:
- Shko, allahile kallėzoi, se po kam punė diēka me ta, e jam i largėt!
Roja, dikur u ēue e shkoi te pasha e i tha:
Pashė Efendi, nji katunar ka qe nji cop here qe po pret, e po kish punė me ty.
- Po ti, a i kallzove qi un sod s' pranoj kėrkan?!
- Po pashė efendi, po s'po hiqet.
- Shtije nė burg, edepsezin!
- Si urdhno, Pashe efendi.
Roja u kthye te vendi i vet dhe pa nja, pa dy, e kapi katundarin fatzi e kapi pėr krahu dhe e shtini nė burg, tue ia dhanė varvishte, saqė ke tue ba copa shkallėve t' zandanit. Katundari u ēudit. Kur erdh pak n' veti, vetmevete tha: "Ila jarabi, ēka u ba kshtu me mue?! Erdha me e pa Pashėn pėr t' smutė, e ai m' futi nė burg pa t' keqen e kerkuj... Ēka m' ēoi me e pa ate qė s' duhet m'u pa?!"... Kėshtu, ai mbeti n'burg tri dite e tri net, pa t' keqen e kėrkuj dhe atė pa hangėr e pa pi. Prej inatit e mėrzisė, as mollat e veta, qė ia kish pas prue Pashės, s' shtini n' gojė. Mbas tri ditėsh, Pasha bani diēka ma mirė e roja shkoi dhe e veti.
- Pashė efendi, ēka t'i bajmė atij katunarit qė m' the me burgos para tri ditėsh?
- Auuu! - bani Pasha dhe rojės i tha: Shko lishoje pØrnjiherė dhe vete se shka pas punė me mu.
Roja u kthye edhe si mbėrrini, e liroi katundarin prej burgut, por kur bani me dalė prej derės t' oborrit e pyeti:
- Ēka ki pas punė me Pashėn bre dai?



- Jo, kurrgja, veē pata qef me pa dhe me ia ēue kėt shportė me molla.
- Ma bre?! ia bani roja.
- Po, besa, - ia ktheu ky.
Atėherė rojės i erdh keq pėr kėtė punė, ndaj u kthye e i tha:
Bjere, pra, shportėn me molla t'ia ēoj Pashės e t'i kallzoj se pėr ē' sebepi paske lyp me u pjek me ta.
Katunari ia dha shportėn e ai ia ēoi Pashės dhe i tregoi:
- Pashė efendi, katunari kish pas ardh me t'pa ty qė je kan smut dhe ta kish pas pru kėt shportė me molla. Qe, urdhno e merre!
Pasha u ēudit dhe i erdh keq qė ishte sjellė ashtu me katundarin. U kthye e i tha rojės:
- Thirrma kėtu, shpejt!
Roja e thirri katundarin dhe ai erdhi. Pasha e veti:
- A asht sahi, efendėm qė ti e ka arll me pa mue? - folke ashtu se s'ditke me folė bash mirė shqip.
- Po, Pashė efendi.
- E ka korit, efendėm, e ka korit. Po a po falish mu' kabahatin?!
- Po, more, po. Falė tė kofsh, se t' ka falė zoti!
- Eh, ejvallah, ejvallah! Tash, efendėm, po t' ēoj n'magaza ele me marr shka ka qef ti.
Mas ktyne fjalėve e urdhnoi rojėn me e ēue n' magaze, ku kish mallin Pasha, edhe me marrė shka t'do ky. Roja e ēoi. Ky hyni, po shka me pa aty: dukat, argjent, coha, basma,sheqer, kripė, kafe, alete - e gjithēka, pa mend me mbetė njeri. Ky po i kėqyrė me rend derisa i ra n' fund magazes. Kur bani me dalė prej krejtė atyne sendeve, mori nji sakicė, nji kazmė edhe nji qitap e duel pėrjashta. Roja u habit dhe e pyeti:
- Pse s' more, more fatzi, dukat a dishka tjetėr, po kto sende, qi s'tu kanė hjek prej duerve kurrė?!
- Kėto po m' duhen, - ia ktheu ky.
- Mirė, mirė, kjo asht punė pėr ty dhe qef pėr ty!
Mas kėtyne fjalėve, roja shkoi e i tregoi Pashės se ēka ka marrė katundari. Ky, kur mori vesh pėr sakicė e kazmė, s' ju durue pa e ndalė dhe pa e pyet.
- Po shka po doh sakici, aman jarebi?!
- Sakica po m'duhet, Pashė efendi, me shkue e me pre at mollėn, qė i ka ba ato kokrra qė t'i pruna ty.
- Po kazmin pėr shka e ke mar?
- Kazmėn e mora pėr me ia nxjerrė edhe rrajtė, qė mos me lanė as pipa me qitė.
- Allah, allah! Po qitabi shka po doh, efendėm?!
- Qitapin e mora pėr me ba be n' ta, qė kurrė ma mos m'i ēue gja Pashės as pėr t'smutė, as pėr t'shnosh.

Shėnoi: Destan Bajraktari
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Kultura ] PROFILI LETRAR I DEMAĒIT (2008-12-01 15:29:18 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PARALAJMĖRIM I KRYETARIT TĖ FBKSH (2008-12-01 15:19:30 nga admin1)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster