DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Mediat dhe Politika
Postuar mė datėn: 2007-09-14 18:00:53 nga admin4 :: Kategoria: Kultura



Shkruan: Mr. Gėzim MEKULI

Mediat, Zhivoradi dhe Albani

Mr. Gėzim MEKULI

Nė Kosovė mbizotėron njė agjendė e njė fushatė mediatike me tipare tė plota tė diferencimit biologjik dhe fizik. Shtrohet pyetja: si paraqiten pakicat, e nė veēanti serbėt, nė mediat tona?

Kohėt e fundit nė lajmin e mediave shqipe po shkruhet e flitet shumė, tepėr shumė pėr pėrkatėsinė etnike tė pakicave. Ėshtė fjala pėr transportimin e lajmit dhe informatės jo politike. Duke parė ndėrtimin e "realitetit" nga mediat, ne mund te bindemi dhe te kuptojmė, se dallimet nė mes tė tė varfėrve dhe tė pasurve, dallimet nė mes tė atyre me arsim tė lartė dhe atyre me arsim tė ulėt, dallimet nė mes fshatit dhe qytetit, duket sikur tė mos ekzistonin nė Kosovė.

Pėrse pėr gazetarėt dhe gazetaret tona ėshtė biologjia dhe etniciteti temė mė me vlerė, se sa luftimi i dallimeve sociale, si dhe kritika ndaj korrupsionit e hajnisė?

Fokusimi i njėanshėm mediatik nė biologji, racė e etnicitet, kontribuon nė mosluftimin e nė mosdebatimin cilėsorė mbi problemet e mėdha tė kėtij vendi. Nė hulumtimin tim bėrė mediave tė shkruara dhe RTK-sė, del se etnia serbe, nė raport me numrin e popullsisė, ėshtė mė e theksuara nė media. Faktizohet dyshimi im, se nė mė shumė se 80% tė lajmeve, raportimeve dhe tė reportazheve, fotografia e serbėve tė Kosovės, prezantohet nė opinion si "viktimė", e "dobėt" dhe e "mjerė". Pėrmes gjuhės dhe shablloneve mediatike opinioni publik nėnkupton, se pakica serbe ka qasje tė dobėt nė media; opinioni (keq)informohet, se pakica serbe ka trajtim e shėrbime mė tė dobėta ekonomike e mjekėsore, se sa fqinjėt e tyre shqiptar. Nga kėto media ne "kuptojmė", se kėta kanė qasje tė dobėt edhe nė sistemin edukativ e arsimor. Sipas mediave shqipe, serbėt e Kosovės, pavetėdijshėm, paraqiten nė hapėsirėn tonė publike, si kolektivitet i "dhunuar" dhe i "harruar" nga shumica shqiptare. Mediat, pak dhe imtėsisht, paraqesin pjesėtarė tė pakicės serbe si shkelės tė lirisė apo si delikuent.

Agjendat politike "nuk lejojnė" mediat qė tė fokusohen nė pabarazinė nė mes tė tė pasurve dhe tė varfėrve nė Kosovė. Mediat mė shumė fokusohen nė varfėrinė me tipare njė-etnike e biologjike. Dhe, ky raportim mediatik ėshtė duke u pėrforcuar nė mėnyrė sistematike.

Pėrqendrimi dhe pėrkufizimi i mediave shqipe nė njė racė e nė njė komb, dhe jo nė individ e shtresa sociale (pa dallim gjinie, moshe, e pėrkatėsie kombėtare) na ēon atje ku ne me sa pakut e duam: Kėta gazetarė e gazetare "tė kėqija" na ēojnė e na imponojnė nė njė debat tė shtrembėr e tė ēoroditur; debat qė ėshtė antipod i kulturės, traditės, mentalitetit, mikpritjes dhe bujarisė sonė tradicionale.

Pse e them kėtė dhe pse mendoj kėshtu?

Pėrqendrimi i mediave tona do tė duhej tė fokusohej nė pabarazinė e thellė sociale. Gazetaret tanė do tė duhej tė provokojnė debate pėr gėrmimin dhe hulumtimin e shkaktarėve tė lindjes dhe pėrforcimit tė krimit tė organizuar. Kėta do tė duhej tė fokusoheshin nė ngjalljen e debatit pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e mjerė tė arsimit, shkencės dhe kulturės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės; E, jo nė stilin e identifikimit tė debatit me njė pakicė kombėtare.

Fatkeqėsisht mediat mė shumė janė tė interesuara "ta luftojnė diskriminimin dhe varfėrinė njė-etnike", se sa "varfėrinė dhe diskriminimin shumė-etnik"; po, kėto mė shumė janė tė interesuara pėr lajmin pėr pakicėn serbe, se sa pėr tė debatuar pėr defektet sociale dhe luftimin e krimit shumė-etnik. Gazetarėt dhe gazetaret tona duhet tė ndėrprenė mbifokusimin nė lajmin njė-etnik, e, tė pėrqendrohen, mė shumė, nė diskriminim social shumė-etnik.

Ėshtė edhe tjetra ajo qė alarmon nė kėtė hulumtim: Me kėtė nuk dua tė them se media nuk duhet fokusuar nė problemet qė ka pjesėtari i pakicės serbe apo i tjerave etnie. Kėtu ėshtė me rėndėsi tė kuptohet, se si tė konkretizohet ky fokusim gazetaresk.

Nėse zihen dy tė rinj nė njė qytet apo fshat tė Kosovės, prezantimi i kėtij rasti nė media do tė shumėdallohet, e kjo, varėsisht nga pėrkatėsia kombėtare e tė involvuarve. Nėse Draganit, Zhivoradit apo Stojanit i ipet njė flakaresh, atėherė ky lajm do ndėrtohet e paraqitet, pėrafėrsisht, kėshtu: Nė artikull/lajm do tė ceket, gati secilėn herė, pėrkatėsia kombėtare (serbe), emri dhe mbiemri i tij, dhe, zakonisht, ngjarjeve tė tilla u ipet konotacion me prapavijė nacionaliste. Shembuj nga disa media dhe agjenci informative shqipe (viti 2004): "..njė serb u grushtua nga....", "njė shtėpi e njė serbi...” “..bagėtia e njė serbi...” “...dje pas dite ėshtė gjetur trupi i pajetė i njė serbi 76-vjeēar...", "Njė serb dhe dy shqiptarė janė arrestuar gjatė pėrleshjes", .."pėr vrasjen e njė serbi dhe plagosjen e njė tjetri... ", "Njė serb u gjuajt me armė zjarri duke punuar nė fushė", "kundėr tė shtėnave ndaj njė tė riu serb nga sulmues tė panjohur, ...", "Njė serb nga veriu i Mitrovicės.. ", "njė mėsues i shpėrngulur serb nga Deēani ėshtė sulmuar.." etj.

Pėrmes ndėrtimit tė tillė tė lajmit, shqiptaret paraqiten e nėnkuptohen si kolektivitet e komb qė fare "natyrshėm vepron nė kėtė mėnyrė", sepse ngatėrresa dhe gjuetia nė serb ėshtė pjesė e "kulturės, mentalitetit dhe zakonit tė tyre". Ndėrsa, nėse Albani, Migjeni e Kujtimi grushtohen, pėr vdekje, nga njerėz me pėrkatėsi tjetėr etnike, ky rast, tė shumtėn e rasteve, nuk do tė prezantohet me elementin e pėrkatėsisė etnike; kėtu mediat do tė raportojnė pėr njė ndodhi e delikt tė lokalizuar e me karakter individual.

Kjo mėnyrė e paraqitjes stereotipe e pakicės serbe, pavetėdijshėm, paraqet dhe ndėrton njė opinion tė gabuar nė hapėsirėn tonė publike; Sepse ēdo gjė rreth Zhivoradit, Draganit e Jovicės servohet si problematike dhe konfliktuoze pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Nė kėtė mėnyrė, apriori, serbėt, nga mediat shqipe, mė shumė prezantohen si "problem dhe ngarkesė" e shoqėrisė, se sa si njė element stabiliteti, paqeje e pasuri kulturash.

Nėse kėta gazetar e gazetare vazhdojnė nė kėtė mėnyrė me ndėrtimin dhe paraqitjen e lajmit, kėta, duhet tė japin llogari pėr thellimin e humnerės kulturore e politike nė mes shqiptarėve dhe serbėve. Dramaturgjia mediatike ka pasojat tė mėdha nė objektivitetin dhe transportimin e “realitetit”; e, nė kėtė pjesė tė Ballkanit, kjo dramaturgji mediatike ka pasoja akoma mė tė mėdha.

E pra, janė (pa)kryeredaktorėt ata qė duhet tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi nė parandalimin e mbjelljes sė frikės dhe panikut pėrmes “lajmit njė-etnik”.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Berisha sulmon mediat: Manipuluan tragjedine (2008-03-19 09:44:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat botėrore, Shqipėria tronditet: “Hiroshima jonė” (2008-03-17 04:55:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat: Grandi u kercenua me bombe ne Diten e Pavaresise (2008-03-04 04:46:09 nga admin4)
[ Kultura ] Mediat krijuese tė identitetit tė imponuar (2008-02-29 03:28:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PSE MEDIAT E HUAJA VAZHDOJNĖ T“I PARAQESIN SHQIPTARĖT SI KOMB I DHUNSHĖM?! (2008-02-20 17:08:49 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane: Pavarėsia mė 18 shkurt, nė katėr tė mėngjesit, sipas kohes nė New York (2008-02-10 15:47:38 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT SHQIPE NĖ 2007 (2007-12-25 10:26:47 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT DHE POLITIKA (2007-11-18 11:42:05 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT DHE POLITIKA (2007-10-15 15:51:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane: Shqiptarėt shpresojnė nė SHBA, serbėt nė pėrēarjen e Perėndimit (2007-08-30 12:22:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane skeptike pėr njė marrėveshje nė negociatat shtesė (2007-08-12 09:58:10 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster