Gėzim MEKULI
Problemi i ngutshėm, Publiku dhe Kushtet retorike.
- Problemi i ngutshėm, sipas Bitzer, ėshtė diēka e pambaruar, e papėrfunduar. Ėshtė njė gabim, njė pengesė, diēka qė pritet tė ndodhė e bėhet, diēka qė nuk ėshtė si do tė duhej tė ishte. Por qė situata tė jetė retorike, duhet qė problemi i ngutshėm tė ketė mundėsinė tė ndryshohet nga njerėzit. Bitzer shembullizon me vdekjen, dimrin dhe katastrofat natyrore si tipike pėr problemet e ngutshme, e tė cilat njeriu nuk ka mundėsi ti ndryshojė, e as ti ndalojė.
- Publiku ėshtė elementi i dytė nė njė situatė retorike. Retorika kėrkon ēdoherė njė publik. Shprehjet retorike mund tė ndikojnė apo edhe tė ndryshojnė vendimet dhe veprimet e popullit. Situata retorike kėrkon ēdoherė njė publik, i cili ėshtė nė gjendje tė ndryshojė rrjedhėn e problemit tė ngutshėm. Sipas Bitzer njė publik retorik ėshtė ai i cili pranon dhe ėshtė nė gjendje tė ndikohet nga diskursi dhe po ashtu, tė jetė mediator i ndryshimeve nė shoqėri.
- Elementi i tretė ėshtė kushtet e retorikės. E, kėto mund tė jenė besimi, faktet, tradita, interesi dhe motivet e ndryshme.
Bitzer ėshtė kritikuar pėr shkak tė qėndrimit tė tij determinues rreth retorikės. E veēanėrisht u kritikua pėr mos njohjen e veprimeve tė pavarura qė ka njė folės. Pra edhe folėsi ka pėrgjegjėsi etike. Kritiku mė i madh ishte Richard E. Vatz, i cili pikėpamjen e Bitzer i quante si mit, sepse sipas Vatz, mendimi ėshtė cilėsi e brendshme e secilit njeri.
Veprimet retorike krijojnė ndryshime duke ndikuar nė mendimet, vendimet dhe veprimet e personave, tė cilėt mund tė kontribuojnė nė krijimin e ndryshimeve. Pra, sipas kėsaj retorika ēdoherė kėrkon njė publik. Nuk mund tė ketė situatė retorike, nėse nuk e kemi publikun.
Jeta na ndeshė me shumė probleme, qofshin kėto tė mėdha apo tė vockla: fėmijėt vdesin nga kanceri, njerėzit vriten nė luftė, vendi na pushtohet, tė humbet ora e dorės apo edhe zihemi me miqtė dhe koleget e punės. Pra, po tė mos ishin kėto komplikime e kėto probleme tė ngutshme, nuk do tė kishim nevojė pėr pėrshtatje, arnime e adaptime. Nuk do tė kishim nevojė pėr hulumtime retorike, e as pėr debate, argumentime e komunikim. Arsyeja ėshtė e thjeshtė, sepse nuk do tė kishim kurrfarė arsye pėr ndryshime; ndryshime kėto qė kryhen pėrmes komunikimit.
Por jeta ėshtė me shumė telashe. Kur u vra John F. Kennedi, nė vitin 1963, nė Dallas, papritmas u shfaqėn me qindra probleme; si frika, nevoja dhe kėrkesa pėr informacione, sqarimet dhe lavdėrimet pėr presidentin e vrarė. Dua tė them se nė kėtė botė ka shumė probleme e gabime. Por tė gjitha kėto nuk janė retorike. Njė problem i ngutshėm i cili nuk mund tė modifikohet dhe tė zgjidhet, nuk ėshtė retorikė. Gjerat qė ndodhin jashtė kontrollit tė njeriut, si pėr shembull stinėt e vitit, mplakja e njeriut, vdekja dhe shumė tė tjera fatkeqėsi natyrore, janė probleme tė ngutshme, por kėto, vėllaēko, nuk janė retorike. Komunikimi retorik nuk ka tė bėjė me proceset natyrore; ne nuk mund tė ndalojmė dhe tė shėrojmė vdekjen. Kjo do tė na gjejė tė gjithėve. Gjėrat qė nuk mund ti ndryshojmė sot, apo nesėr, nuk debatohen dhe nuk bisedohen dot.
Po sikur tė ishte e mundur, unė do ta shtyja vdekjen time edhe nja, sė pakut, 300 vjet. Pra, ne smund tė vendosim dhe smundemi as edhe tė ndikojmė se kur do tė vdesim, edhe nėse debatojmė nate e ditė. Pra njė problem i ngutshėm, e i cili mund tė zgjidhet pėrmes mjeteve tjera, e jo pėrmes komunikimit, nuk ėshtė retorik. Nėse mua mė ėshtė prishur biēikleta, dhe kėtė kam mundėsi ta rregulloj me shrafciger, duke mos pėrdorė komunikimin si mjet, atėherė, kėtu, kemi tė bėjmė me njė problem teknik, jo retorik. Njė publik retorik pėrbėhet kryesisht nga njerėzit, tė cilėt me ndihmėn e shprehjeve retorike munden (1) tė ndikohen dhe tė binden qė tė mendojnė apo tė veprojnė nė mėnyra tė caktuara, dhe (2) tė cilėt kanė mundėsi dhe (3) dėshirė pėr tė krijuar ndryshime qė do ti ndihmonin problemit tė ngutshėm tė situatės.
Detyra e folėsit nė njė situatė retorike ėshtė pikė sė parit qė tė kuptojė dhe ta skenojė problemin e ngutshėm. Sė dyti folėsi duhet ta bindė publikun pėr pikėpamjet e tij pėr situatėn. Ky folės duhet tė ndėrtojė e krijojė bashkimin dhe pajtueshmėrinė mbi kėtė pikėpamje, nė mėnyrė qė publiku retorik tė mendoj dhe tė veproj nė atė mėnyrė, qė ta modifikoj apo tė zgjedhė problemin e ngutshėm. Shembull: Decentralizimi i Kosovės ėshtė rezultat i trazirave tė Marsit, andaj edhe ne ishim tė shtrėnguar ta pranojmė kėtė, thonė politikanėt e Prishtinės dhe Tiranės. Folėsit shqiptarė, duke e kuptuar situatėn retorike, nguten qė pėrmes fjalimeve retorike tė mashtrojnė publikun/popullin, dhe pėrmes bindjes sė popullit tė realizojnė qėllimet e tyre politike. Shtrohet pyetja, po ashtu, retorike: Nėse trazirat e marsit ishin ato qė shtrėnguan tė pjellet decentralizimi i Kosovės nė baza serbe, (e jo etnike, siē po manipulohet retorikisht), atėherė, si ėshtė e mundur qė masakrat dhe lufta e Serbisė ndaj shqiptarėve nuk pollėn argumente (deri mė tani) pėr pavarėsinė e Kosovės?
Kushtet retorike
Qė nė antikė Aristoteli pėrdalloi dy mundėsi dhe kushte retorike. Kushtet jo-retorike dhe ato retorike. Nė grupin jo-retorik hynė tė gjitha ato qė folėsi nuk ka kontroll dhe mundėsi ti drejtojė. Ndėrkaq nė kushtet retorike folėsi drejton dhe udhėheqė kėtė situatė pėrmes logos, etos dhe patos. Shembull: Nė Kosovė qė nga viti 1991, pėrmes fjalimeve retorike, e te ndihmuara nga mediat, ėshtė duke u tentuar, qė me secilin ēmim, tė binden shqiptarėt e Kosovės, mbi atė, se kėta, krejt papritmas, sot, duhet tė jenė e tė quhenkosovar, dhe jo Shqiptarė. Rol tė madh nė ndikimin dhe ndryshimin e mendimeve tė publikut, pėr kėtė fenomen retorik, luajnė tri komponentet dhe metodat e retorikės; Karakteri personal i folėsit/folėses, stili i tij/sajė, strategjia logjike pėr tė bindė, si dhe apelet emocionale, pra pėrdorimi dhe manipulimi i ndjenjave (logos, etos patos).
Retorika
Kushtet retorike janė pjesė e situatės dhe kanė ndikim tek folėsit dhe publiku. Njėkohėsisht folėsi dhe publiku janė pjesė e situatės. Nė kėtė mėnyrė folėsi shfrytėzon kushtet e vėrteta retorike nė mėnyrė qė pėrgjigja e tij tė ndikoj publikun dhe tė zgjedhė problemin nė mėnyrėn qė ai e mendon se ėshtė me se miri. Nėse politikanėt e Kosovės, nė kėtė rast grupi i unitetit, akuzohen pėr joprofesionalizėm, dilentantizėm politik e servilizėm tė skajshėm nė bisedimet pėr zgjedhjen e ēėshtjes sė Kosovės, kėta pa dyshim se do tė mbrohen e arnohen. Sepse kjo ėshtė pėrgjigja e pėrshtatshme qė e kėrkon problemi i ngutshėm i situatės retorike; Kėtė e kėrkon situata retorike. Sikur grupi i unitetit tė fillonte tė fliste pėr filmin e vizatuar Tomi dhe Xheri, nė vend se tė mbroheshin nga akuzat, pėrgjigjja e tyre nuk do tė ishte e qėlluar dhe e pėrshtatshme pėr situatėn retorike dhe problemin e ngutshėm.
Dhe kjo ėshtė veēoria thelbėsore e situatės retorike, sepse kjo thėrret pėr njė pėrgjigje tė vendosur e tė pėrshtatshme. Tė thėnat se U detyruam tė lėshojmė pe pėr komuna tė ndara serbe pėr shkak tė pavarėsisė sė Kosovės, janė shprehje retorike dhe pėrgjigje tė pėrshtatshme retorike qė i kėrkon problemi i ngutshėm i situatės retorike nė Kosovė nė tė cilėn gjinden kėta tė shkretė. Dhe njė porosi/mesazh ėshtė retorikisht e suksesshme nėse kjo funksionon si pėrgjigje e pėrshtatshme pėr situatėn retorike. Akoma me tepėr akuzat ofensive tė UNMIK-ut dhe tė shumė politikanėve tanė ndaj Lėvizjes Vetėvendosje ishte mu njė pėrgjigje e pėrshtatshme retorike ndaj problemit tė ngutshėm qė diktonte situata retorike nė Kosovė, pas demonstratave paqėsore tė Vetėvendosjes. Edhe konkursi pėr simbolet e Kosovės shihet e trajtohet nga konteksti i situatės retorike.
Njė pėrgjigje mund tė jetė e pėrshtatshme dhe e qėlluar vetėm nėse kjo e ndryshon situatėn; pra pėrgjigja retorike ka funksion ndreqje gabimi, korrigjimi dhe arnimi.
Edhe diēka; tė gjithė ata/ato tė cilat mbėshtesin mendimin, se Kosova na qenka libėr i shkruar, pėr mendimin tim, gabohen. Edhe ky mesazh/porosi nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos prodhim i situatės retorike, tė cilėn e kėrkon problemi i ngutshėm retorik. Po e pamė me vemenedje teorinė e Bitzer, na del se, libėr i shkruar na ėshtė vetėm vdekja.
Dhe vdekjen nuk mund ta ndalojė e as ta shtyj as UNMIK-u, e as grupi i unitetit, dhe rrjedhimisht, nuk ėshtė edhe problem i ngutshėm i situatės retorike.
Situata retorike dhe problemi i ngutshėm ka provokuar dhe ka nxitur shumė publicistė, politikanė dhe analistė shqiptarė qė nė shkrimet dhe idetė e tyre tė pėrzgjedhin argumentime dikotomike. Dhe, pikėrisht, ėshtė propaganda, ajo qė operon me botėn dikotomike, tė ndarė nė NE = TĖ MIRĖT dhe ATA = TĖ KĖQINJĖT. Kėto rrėfime mitike, stereotipe dhe prodhime tė fotografisė sė armikut, njihen si strategji e propagandės sė tmerrit.
Debatet liberale e konsiderojnė si problematike argumentimin dikotomik. Sepse shoqėritė demokratike pranojnė mendimin tjetėr si pjese e shoqėrisė pluralistike. Kėto e trajtojnė mendimin tjetėr si kundėrshtare e jo si armike; edhe pse nuk kanė hiēgjė tė pėrbashkėt me mendimin tjetėr. Rroftė Retorika e Kosovės!
Kontakto autorin: gezim@mekuli.com |