Shkruan: Behxhet SHALA
Ndamja e Kosoves nuk u hoq si mundesi per shkak te kundershtimt dhe refuzimit te Ekipit te Unitetit apo vendosmerise se tyre per ta mbrojtur territorin e Kosoves, por shkaku se pikerisht Serbia ishte ajo qe e kundershtonte ndarjen e Kosoves me pretekst se nuk deshiron ta ndaje territorin e saj! Teresine territoriale ia garanton Rezoluta 1244 e OKB se. U sulmua dhe u kerkuan sqarime nga z. Ishinger pse e tha nje te vertete. Dihet se zoti Ishinger, si perfaqesues i BE se ne keto bisedime nuk e perfaqeson veten e tij por nje mekanizem shume kompleks, andaj, ne nje menyre eshte edhe zedhenes i atij mekanizmi apo nje perēues i qendrimeve dhe vendimeve politike te ketij mekanizmi. Ndryshe, pas gafit te pare, ai me nuk do te ishte me ne ekipin ndermjetesues te Trojkes, po te vepronte koke me vete. Se fundi, perseri i njejti diplomat, pra zoti Ishinger, i deklaroje nje gazete angleze The Independent se pavaresia e Kosoves nuk eshte fare ne rendin e dites te bashkesise nderkombetare porse me shume mund te flitet per modalitetin e preferuar te BE se, status te mbikeqyrur rrept nga bashkesia nderkombetare, diēka si nje variant i modifikuar i UNMIK-t por ne nje trajte tjeter, te BE se! Merreni me mend si do te dukej kjo! Te hiqet shala , te ze vend samari, ne vend te qenit tash te kafshon zagari! Edhe kesaj radhe pati reagime te forta te anetareve te Ekipit te Unitetit, te cilet u zotuan se do te kerkojne sqarime nga diplomati gjerman , Volfang Ishinger. Dhe, per ēka? Sepse perseri z. Ishinger e foli te verteten, asgje me teper! Me vone, si ne rastin e pare ishin do sqarime per keqinterpretim te deklaratave te zotit Ishinger, sa per ta qetesuar opinionin. Ne te dy rastet zoti Ishinger kishte te drejte, jo pse i leshoi ne emitim idete e tija por shkaku se i leshoi ne qarkullim balonat provues me te cilet testohej reagimi i opinionit te Kosoves dhe jo reagimi i Ekipit te Unitetit ngase reagimi i tyre eshe tashme shume i njohur, eshte bere legjendar sa i perket fleksibilitetit! Keta te Ekipit te Unitetit sillen si te semuret nga meningjiti, shikimin e fokusojne vetem ne nje pike, ne Dragodan apo Arberi siē kane deshire ta quajne patriotet e rendit te ri demokratik, te cilet , duke u thirrur ne mbrojtjen e vullnetit te popullit, pikerisht jane ata qe e shkerdhyen kete vullnet. Per ta nuk eshte me rendesi sa vota do ti fitojne sepse Zeusi i Dragodanit eshte votuesi Suprem, me te drejten e votes deliberative pra, ai/ ajo, Zeusi i vulos rezultatet e zgjedhjeve, i percakton koalicionet e lejuara apo i ndalon ato qe qe nuk lejohen, e freskon qeverine me njerez te saj, i eliminon kundershtaret e pavaresise, i fut ne burgje ata qe e kundershtojne dhe banesat i shnderron ne burgje, me metoda alkimiste kriminelet i bene politikane ndersa politikanet e vertete i kriminalizon, autonomine na e servire si pavaresi, peruljen, nenshtrimin dhe kapitulimin perpiqet ti shes si model i papare deri me tani i qendrimit dinjitoz, patriotizmit dhe edukimit qyteterues, i lexon mediat e shkruara, i percjell rregullisht mediat elektronike ( mos mendoni se une po them se i kontrollon te gjitha, mundet vetem pak , afersisht 95%), OJQ-te i ka shnderruar ne lypsare dhe denoncues qe paguhen me projekte te caktuara etj. Keta do ti fitojne votat e Zeusit dhe do ta udheheqin Kosoven, drejt fitoreve te reja! Keta do ta fitojne bekimin , dashurine, simpatine dhe pperkrahjen e Zeusit, ketij diktatori ne hije ne Kosove qe, te padegjueshmit i godet shpejt dhe pameshirshem me rrufete e tij/ saja! Si deri me tani ! Keta do te ofrojne Traktate miqesie ne kushte armiqesie e qe nuk i kane shkruar vet por i kane marre te perkthyera nga zyrat e Dragodanit. Dhe, keta ia paskan dhene doren e fundit tekstit te ketij Traktati, apo siē thone ata e kane finalizuar kete tekst. Vetem kane harruar tiu kerkojne falje krimineleve qe vrane mbi 10.000 civile shqiptare, dhunuan me mijera nena, gra, motra dhe vajza tona, dogjen mbi 100.000 objekte banimi dhe afariste, zhduken mbi 2000 qytetare te Kosoves ( pjesa derrmuese shqiptare ), Kosoven e shnderruan ne territor te varrezave masive dhe organizuan pikniqe per te ekzekutuarit dhe te masakruarit shqiptare ne relacionin Kosove Batajnice, Peruqac dhe Bajina Bashta. Nese kesaj i shtohet edhe angazhimi i Ekipit te Unitetit per statusin e Kosoves atehere teksti i plotesuar i ketij Traktati do te behet i pranueshem edhe per Serbine. Per tu nenshkruar Traktati i miqesise duhet te eliminohen shkaqet qe kane prure deri te armiqesia, duhet te behet nje dekontaminim nga kriminelet, serbet ti luftojne kriminelet e tyre ndersa shqiptaret duhet ti luftojne kriminelet e tyre dhe ky eshte parakushti i pare dhe fundamental per krijimin e nje ambienti te nenshkrimit te nje Traktati eventual, jo miqesie por Traktat per durim reciprok e pastaj, me kalimin e kohes dhe varesisht si do te zhvillohen ngjarjet, do te nenshkruhej Traktati per miqesi.Dhe besoni, keta mund ta bejne edhe kete. Dhe do ta bejne! I vetmi qe tani dallohet per nje qendrim pozitiv dhe konsekuent eshte kryeministri Agim Ēeku. E pati filluar keq por duket se fundin do ta kete te mire. Ka arritur, nese e mban deri ne fund, qe te distancohet nga mjeranat tjere! Nuk ka asgje me keq se kur njeriu vdes per se gjalli!
Ne kete jave u be promovimi i librit te Albin Kurtit dhe njekohesisht filloi gjykimi i montuar politik. Ne promovim moren pjese nje numer i madh i qytetareve qe tregon se gjerat kane filluar megjithate te levizin, ne drejtim te vetedijesimit dhe te domosdoshmerise qe edhe ne kete menyre te manifestohet nje padegjueshmeri qytetare meqe ishte nje solidarizim me armikun e popullit si dhe kundershtarin e pavaresise ! Kjo ishte ajo perkrahja verbale per Albinin dhe Vetevendosjen nderkaq ka munguar ajo perkrahja praktike. Perkrahja do te ishte efektive nese te gjithe te pranishmit do te shkonin te banesa e Albinit dhe ta sillnin ta thoshte fjalen e vet e jo t a lexoje dikush tjeter ate fjale. Me nje fjale, ta nxirrnin referendumin dhe vetevendosjen nga arresti shtepiak nderkaq qe pjesetaret e SHPK se ti dergonin ne pushim te merituar sepse jane lodhur duke e ruajtur Albinin 24 ore, panderprere. Se Kosova eshte vend i paradokseve deshmon fakti se pikerisht ne diten kur ne sallen e Gjykates se Qarkut ne Prishtine, kryetari i trupit gjykues, Mauricio Salustro ne menyren me primitive e diskriminonte Albin Kurtin, duke u sjellur tamam si rrugaē, ne njeren nga sallat e hotelit Grand filloi fushata kunder diskriminimit
e organizuar nga Qeveria e Kosoves dhe e mbeshtetur nga OSBE dhe nderkombetaret e tjere! Dy here jam denuar politikisht nga gjyqet jugosllave, kam monitoruar dhjetera procese politike ne Kosove para dhe ne prag te luftes, madje edhe ne tribunalin e Hages por, asnjehere nuk jam perballur me arrogance, injorance dhe paturpesi sikur ne procesin ndaj Albin Kurtit, te dates 19 shtator 2007 e udhehequr nga gjykatesi i UNMIK ut, italiani, Mauricio Salustro! Aty jam bindur se ku jemi ne, si trajtohemi ne, ku eshte Kosova dhe ku do te jete Kosova! Atij fare gjykatesi i ka munguar vetem kamxhiku dhe te komletohej mozaiku i nje gjykimi ne rrethanat e nje kolonializmi me te eger te mundshem! Ngase , Albin Kurti ashtu trajtohej, si rob e jo si njeri apo i akuzuar! Nuk me ka rene ne sy apo te kem degjuar per ndonje reagim te se ashtuquajtures Shoqate per te Burgosurit Politike te Kosoves, me rastin e fillimt te gjykimit politik te montuar ndaj Albinit. Me gjase, keta e ndajne mendimin me UNMIK un, zyrat e huaja dhe Ekipin e Unitetit, Albin Kurti eshte kriminel andaj nuk mund te trajtohet si i burgosur politik! Po te pyetej shoqeria civile , Albin Kurti moti do te trajtohej si Tefik Ēanga ( nese nuk e keni degjuar kete emer pyetini prinderit apo mesuesit e historise qe kane punuar me planprogramet shkollore te Sinan Hasanit, ata iu tregojne) !
Nuk me ka ngjare qe ne keto vite te fundit te degjoj nje propozim me te paturpshem dhe me te ulet se propozimi per miratimin e ligjit per pergjegjesite dhe te drejtat e deputeteve, pasi ta kene perfunduar mandatin e tyre! Lakmi aq te madhe per diēka qe nuk e kane merituar me angazhimin e tyre, veshtire se mund ti kuptoje njeriu. Aq me pare qe ne mesin e delegateve ka mjaft ish te burgosur politike dhe ish luftetare te ish UĒK se te cilet kane vuajtur dhe luftuar per do qellime tjera. Se paku ashtu thonin. E tash e keni te qarte pse ky Kuvend u pajtua qe Adem Demaēi ta kete pensionin 40 euro dhe te shnderrohet ne rast social, pasi beri 30 vjet burg! Sepse e tradhetuan shoket e idealit dhe te luftes. Shoket e hamamit, qe per interes personal do ti tradhetonin edhe 1 miliard e 500 milione ademdemaēa e ndoshta edhe me shume! E tradhetuan ata qe ne emer te luftes u bene milionere nderkaq ushtaret e tyre shiten ne treg , per 5 euro ne dite dhe ndahen shume te kenaqur nese gjejne pune edhe per ato 5 euro. E tradhetuan ata qe i vodhen parate e luftes, parate me te cilat duhej te blihej armatimi, te mbrohej jeta, te nisej jeta! A keni degjuar qe dikush, pas perfundimit te luftes te kete ardhur dhe te kete thene se i kane tepruar nje marke apo 1 milion marka?! Apo nese dikush ka dhene llogari nga ata te Fondit te Republikes se Kosoves.?! Asnjehere, parate, e vjedhura, nga gjaku dhe djersa i kane future ne biznese te pista, jane bere biznesmen, ne menyren me te paturpshme e kane bere shperlarjen e parave, te cilave ende iu vjen era gjak dhe djerse ! Ata kane bere politike ne Kosoven e pasluftes, ata po bejne politike sot dhe ata po perpiqen te bejne politike ne te ardhmen. Ata e kane sjell Kosoven ne kete gjendje, ata kane vrare Arben Xheladinin, Mon Balajn, ata e kane burgosur dhe e mbajne Albin Kurtin ne burg! Ata e vrane Triumf Rizen dhe do te vrasin edhe shume te tjere! Vetem te mbesin aty ku jane. Nuk munden pa para qe nuk iu vjen era gjak dhe djerse. Por jo era e gjakut te tyre e lere me per djersen e tyre!
E tash nje fjali per statusin e Kosoves, edhe pas 10 dhjetorit shkojme me tutje, bisedimet vazhdohen, fillimisht per 60 dite, per do perafrime te pozicioneve, edhe pak angazhime shtese, keni durim! Pastaj do te kemi bisedime serioze!
Nje sqarim per minhauzenet: grofi Minhauzen ka qene sinonim i rrenes, mashtruesit, injorantit ama ka qene Grof, titull aristocrat. Me sa e di une, ne mesin e Ekipit te Unitetit eshte vetem nje aristocrat, nuk poi a permendi emrin, e pranoj, nga frika meqe nje dite e kam pare se si shoqerohej nga dy truproja. Jeta eshte e embel!
21 shtator 2007
Behxhet Sh. SHALA, autori eshte drejtor ekzekuriv i KMDLNJ se
dhe pikepamjet ne kete shkrim jane personale.
|