DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PROFESOR SELIM BERISHA - SHEMBULL SE SI LUFTOHET DHE VDISET PĖR ATDHE
Postuar mė datėn: 2008-04-04 15:46:32 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Kumtesė mė 20 mars 2008, pėr nder tė 9-vjetorit tė rėnies heroike tė Profesor Selim Berishės.

Sa herė qė ta kem rastin dhe privilegjin qė tė flas pėr njeriun e pendės dhe tė pushkės Prof. e Historisė qė e bėri historinė dhe hyri nė histori nuk mund e tė mos i them me emocione nė radhė tė parė vargjet e tij tė cilat sikur e kishte parandjenjė, e qė i shkroi vetėm 24 ditė para se tė binte nė Altarin e lirisė :

Nuk do tė vdes se shumė i dua lulet,
Nuk do tė vdes se i dua krojet,
Nuk do tė vdes se i duhem Kosovės,
Nuk do tė vdes se i duhem nėnlokes
Nuk do tė vdes me jastėk nėn kokė.
Nėse unė do tė vdes,
Do tė vdes me pushkė nė dorė!



Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj akademie pėrkujtimore, sot, me ftesėn e Klubit politik “ Afrim Zhitia” jemi tubuar nė kėtė amfiteatėr tė bukur tė Kryeqytetit tė՞ Republikės sė Pavarur tė Kosovės, qė tė pėrkulemi para veprės heroike tė dėshmorit tė kombit Prof. Selim Berisha, nė shenjė tė 9 vjetorit tė vrasjes sė tij pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb.
Pra, ne sot kemi ardhur ta bėjmė njė rit, qė do tė duhej ta bėnim nė secilin hap, kudo nė Kosovė, jo pėr ta shndėrruar kėtė akademi nė fjalime folklorike siē dimė nga njėherė, por pėr tė dėshmuar pėrkatėsinė e tė gjallėve ndaj amanetit tė tė rėnėve. Tė rėnėt pėr lirinė e Kosovės, tė rėnėt pėr tokat e okupuara nga fqinjėt tanė grykės dhe nga fuqitė evropiane, qė ndihmuan kėtė okupim klasik, duke copėtuar gjeografinė tonė kombėtare, tė rėnėt qė pėrgjakėn gjeografinė e Kosovės, nė tė njėjtėn kohė rikthyen edhe njė herė nė skenėn e historisė shqiptare,nderin e familjes dhe tė kombit, sipas mėsimeve qė i kishte dhėnė gati njė shekull mė parė Oso Kuka, duke e shndėrruar Vraninėn nė varrin e vet dhe tė okupuesve nė tė njėjtėn kohė, kurse 10 vjet mė parė Komandanti legjendar Adem Jashari, e kthente Prekazin e tij nė shenjėn mė tė fuqishme tė krenarisė kombėtare, nė altarin e pėrkuljes sonė kombėtare, pėr t’i bėrė nderim lirisė. Mbajtja e kėsaj akademie pėr Profesorin tonė tė dashur kėsaj radhe ėshtė shumė mė kuptimplote pėr tė gjithė ne, sepse me Pavarėsinė e Kosovės dhe njohjen ndėrkombėtare tė saj u jetėsua njė pjesė e amanetit tė mija dėshmorėve (bijve dhe bijave tona mė tė mira) qė ranė anė e kėnd trojeve tona etnike, njėherit nga Evropa na u kthye njė borxh i vogėl nga gjithė ajo padrejtėsi e madhe qė iu bė shqiptarėve dhe Shqipėrisė mėmė, me rastin e ndarjes sė saj nė shumė copa.
Flijimi i Prof. Selimit, mė 20 mars 1999, vetėm tri ditė para se tė binin bombat e para tė NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, ishte akt i njė njeriu me vetėdije tė lartė politike, akt i njė veprimtari e atdhetari tė vėrtetė, i cili ishte thellėsisht i bindur se liria nuk fitohet ndryshe, pos me gjak e sakrifica sublime. Barrikadimi i tij nė kullėn e vet stėrgjyshore dhe, rezistenca e tij prej rreth dy orėsh me njė pushkė tė lėnė amanet nga gjysh e stėrgjysh, duke luftuar kundėr njė shteti me armatimin mė tė sofistikuar tė kohės, i ngjasonte njė fronti me pėrmasa mitiko – legjendare. Ai bie, por i len tė vrarė sė paku dy polic, dhe disa tė plagosur, kėtė fakt nuk e kanė mohuar edhe vet mediat serbe. Tė gjithė ata shqiptarė qė ishin tė bindur se Serbia nuk largohet nga Kosova me lutje dhe gjunjėzim deri nė poshtėrim, vendosėn qė ta krijojnė UĒK- nė, njėri prej ushtarėve tė kėsaj ushtrie ishte edhe Selim Berisha, i cili ishte i frymėzuar me heroizmat e Ismail Qemalit,Bajram Currit e Hasan Prishtinės, Isė Boletinit e Idriz Seferit, Azem e Shote Galicės, Nebih e Tahir Mehės, Zahir Pajazitit, e Luan Haradinajt, me rezistencėn e pashembullt tė Jasharajve tė Drenicės heroike, Fehmi e Xhevė Lladrovcit, andaj nuk ishte e rastit qė me aq dashuri e ruante njė libėr qė ia kishte dhuruar Hamėz Jashari, i vėllai i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ēdo gjė nė kėtė botė ka mbretėrinė e vet, do tė thoshte shkrimtari ynė i njohur Mehmet Kajtazi, atėherė pa mbretėri nuk ėshtė as letėrsia, e letėrsia qė ka pėr art luftėn pėr liri ėshtė mbretėri e tė gjitha mbretėrive, pa tė cilėn popujt e robėruar do tė shuheshin, pra do tė sumerizoheshin, siē ka ngjarė me sumerėt, njė popull i moēėm tė cilėve vetėm emri u ka mbetur nė muzetė e Londrės. Prof. Selim Berisha ishte i vetėdijshėm se qėllimi i pushtuesit ishte shfarosja kolektive e shqiptarėve dhe, nuk lejoi qė tė sumerizohet populli qė e kishte lindur. Kur ta heqim Serbinė nga Kosova, ishte motoja e jetės sė tij, atėherė do ta kemi pasurinė tonė, dhe vetėm atėherė do t’i gėzohemi rritės sė fėmijėve tanė. Me qėndresėn e tij heroike Prof. Selimi mbajti orėn e fundit tė historisė praktike (pas 26 vitesh orė teorike nxėnėsve tė tij tė dashur), duke dhėnė shembullin personal se si duhet atdheu, si jetohet, luftohet dhe vdiset pėr tė. Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj akademie, mė lejoni qė kėtė kumtesė ta pėrmbylli me njė thėnie tė tė madhit Adem Demaēi – simbolit tė rezistencės sonė kombėtare, i cili nė njėrin prej pėrvjetorėve tė rėnies sė heroit Selim Berisha tė mbajtur nė Drenofc tė Prishtinės shprehet kėshtu : citoj ; “ Kjo le tė jetė shembull pėr tė gjithė ata qė kanė menduar se liria fitohet duke ikur. Liria fitohet duke qėndruar, duke vdekur si ky trim “, mbarim i citatit.

Lavdi jetės dhe veprės heroike tė Prof. Selim Berishės!
Lavdi dėshmorėve tė kombit!
Rroftė Bashkimi ynė kombėtar!

Me respekt,
Nusret PLLANA, publicist
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nxėnėsit rrahin profesorin e Gjimnazit tė Drenasit (2008-05-13 12:51:47 nga admin4)
[ Kultura ] PROFESORĖT DHE MJEKĖT E RREJSHĖM JANĖ BARRĖ PĖR KOMBIN (2008-04-03 13:11:48 nga admin4)
[ Opinione ] PROFESORI IM DHE KUSHTETUTA E RE E KOSOVĖS (2008-03-04 17:13:05 nga admin4)
[ Opinione ] PROFESORI NUK IU PĖRGJIGJET, AS NUK I PRANON “KĖSHILLAT” E LAKURIQĖVE INJORANTĖ APOLITIKĖ TĖ TERRINĖS SERBOSLLAVE (2008-03-03 12:49:24 nga admin4)
[ Kultura ] EMRI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ STUDIMET E PROFESOR ĒABEJT (2008-02-27 14:41:03 nga admin1)
[ Kultura ] EMRI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ STUDIMET E PROFESOR ĒABEJT (2008-02-02 12:02:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėrkujtohet profesor Fehmi Agani (2007-05-06 07:24:09 nga admin1)
[ Opinione ] MEDITIM RRETH LIBRIT TĖ PROFESOR MEIDANIT (2007-03-13 09:47:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova e pavarur me dy popuj konstituentė, thotė njė profesor serb i historisė (2007-02-26 06:35:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] "Profesor" ne sherbim te shovenizmit sllavomaqedonas (2006-12-17 13:29:48 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] "Profesor" nė shėrbim tė shovinizmit sllavomaqedonas (2006-12-15 09:19:09 nga Faik Smajli)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster