| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DEBAT MBI SHKRIMIN ĒKA ME PRITĖ MĖ SHUMĖ... nga Autori: Gani Abazi |
| Postuar mė datėn: 2008-09-29 04:20:06 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Besnik Prishtina
Politika e kuadrove e koalicionit PDK-LDK, tė cilėn e trajton autori nė mėnyrė kritike ėshtė vėrtetė njė temė pėr debat. Por, trajtimi i njėanshėm i kėsaj ēėshtje lenė pėr tė dėshiruar qė kjo temė tė mos mbyllet me njė shembull si rasti i emėrimit tė ministrit tė jashtėm, tė njė njeriu, qė vet nuk ka faj pse ėshtė bėrė ministėr! Nuk ka faj as ambasadori i emėruar nė Zvicėr e qė ka shtetasin e huaj, sepse ai nuk e ka emėruar veten pėr ambasador. Nėse nuk ka kritere tė sakta as profesionale dhe as kadrovike edhe shtetas tjerė tė huaj mund tė marrin poste tjera me pėrgjegjėsi pa fajin e vet. As vet Presidenti i Republikės sė Kosovės nuk ka faj pse e kanė emėruar nė atė post. Por, fajtorė pėr kėto dėshtime ėshtė politika kadrovike, tė cilėn nuk e kanė hartuar shqiptarėt as nė kohėn e regjimit titist 1945-1999 dhe as nė kohėn e tanishme tė regjimit tė E-UNMIK-ut 1999-2008. Ndoshta faji i kėtyre njerėzve mund tė gjendet vetėm nė faktin se ata kanė pranuar tė marrin detyra tė larta me pėrgjegjėsi duke ia ditur vetes hallin se nuk kanė as kaēik e as nuk janė tė zotė dhe as nuk janė meritor e as profesional pėr atė punė! E keqja qėndron aty se te njė pjesė e shqiptarėve mbretėron njė mentalitet i tillė qė atyre po t' ju japish mundėsin tė ngasin aeroplanin, ata edhe atė punė e bėjnė pa as njė orė mėsimi pėr pilot, pavarėsisht se nė aeroplan gjenden bie fjala 200 udhėtarė. Tė marrėsh pėrsipėr tė kryesh detyrat, pėr tė cilat duhen dituri profesionale dhe edhe merita tė caktuara, me tė vėrtet ėshtė padituri dhe papėrgjegjėsi. Sidomos kur pėr ato detyra ka njerėz tė profesionit dhe qė pranė kėsaj kanė edhe merita tė caktuara profesionale apo jetėsore.
Bie fjala te shembulli i Fatmir Sejdiut. Me ēfarė meritash e zotėsie e merr pėrsipėr detyrėn e Presidentit dhe ulėt nė karrigen e Adem Demaqit, derisa Baca ėshtė gjallė. Si nuk ka turp t'i thotė vetes President i Republikės sė Kosovės njė ish-pionier i Titos qė ka bėrė diferencime ndaj atyre qė e kanė pėrkrahur kėrkesėn pėr Republikėn e Kosovės nė vitet e tetėdhjeta. Derisa ky zotėria po i gėzonte privilegjet e regjimit titist pėr tė arritur titujt mė tė lart shkencorė si intelektual lojal i atij regjimi, Adem Demaqi dergjej burgjeve tė po atij regjimi, sepse ishte pėrcaktuar me kohė t'i dilte zot popullit tė vet si intelektual i popullit tė vet. Po tė dilnin nė gara para zgjedhėsve Fatmir Sejdiu e Adem Demaqi si do tė dukej kjo skene dhe si do tė dilte rezultati? Po tė dilte nė zgjedhje para popullit tė vet pėr President Fatmir Sejdiu ēfarė do t'i thoshte ai pėr vete popullit? Fatmir Sejdiu u bė President i njė grupi tė vogėl njerėzish nė sallėn e Parlamentit. Ndėrsa Adem Demaqi ėshtė Udhėheqės shpirtėror i gjithė Popullit Shqiptar. Ka edhe shembuj tjerė identik. Bie fjala pse nuk ėshtė Ministėr i Drejtėsisė Hydajet Hyseni apo Rexhep Maqedoni, te dy juristė dhe liderė tė lėvizjes studentore pėr Republikėn e Kosovės, por pėr Ministėr Drejtėsie zgjidhet Nekibe Kelemendi qė ka marrė pjesė nė gjykimin e studenteve qė morėn pjesė nė ato demonstrata! Ēfarė drejtėsie qenka kjo? Ose pse nuk ėshtė Mustaf Ademi Ministėr i Brendshėm. Njė njeri profesionist, i cili ka mbajt burg pėr krijimin e Republikės sė Kosovės. Ose pse nuk ėshtė Ministėr i Mbrojtjes Skėnder Ibishi, ish oficer i APJ qė ishte dėnuar 12 vite burg pėr pjesmarrjen nė organizatėn qė i organizoi demonstrata e vitit 1981 pėr Republikėn e Kosovės. Ka edhe shumė shembuj tjerė tė kuadrove tė tilla profesionale qė po anashkalohen nga kėto institucione. Ndodh edhe kjo qė pėr ministėr tė emėrohet edhe njė idiot vetėm pse ėshtė pion i njė shefi partie dhe njė profesionalist qė ėshtė jashtė partive politike apo nė ndonjė parti tjetėr nuk merret parasysh! Autori harron se edhe kabineti qeveritar pėrbėhet prej shumė ministrave qė i kanė humbur votat edhe nė zgjedhjet lokale dhe qė nuk do t'i merrnin votat as pėr ministra as nė katundin e vet. Ndėrsa tė tillė mund tė bėhen edhe zv. kryeministra nė kėtė lloj qeverie qė doli nga 36% tė votueseve! Autori flet edhe pėr korrupsionin, por harron se pothuaj i tėrė kreu i institucioneve aktuale kanė qenė pjesėtar tė Grupit pėr Negociata me Serbinė, qė janė korruptuar nė forma tė ndryshme edhe duke e nėnshkruar Marrėveshjen e dėmshme tė Vjenės dhe pėr ēka e kanė shpėrblyer veten me miliona euro tė plaēkitura nga buxheti i Kosovės. Janė kėta vasalė tė Ahtisarit qė na e ndryshuan flamurin e himnin kombėtar pėr njė grusht parash tė ndyra! Me kėta nuk vjen LIRIA as nuk bėhet SHTETI as DREJTĖSIA! |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|