| » Opcionet për artikullin |
|
Izbicė, Skenderaj, 28 Mars
Fshati Izbicė tė mėrkurėn ka pritur mijėra qytetarė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė shėnimin e pėrvjetorit tė tetė pėr 147 tė vrarėt nga forcat serbe, mė 28 mars tėvitit 1999. Me kėtė rast familjarėt kanė hedhur lule dhe kanė vėnė kurora mbi varret e mė tė dashurve tė tyre. Nė manifestim kanė marrė pjesė edhe personalitete tė ndryshme politike e ushtarake, zyrtarė tė SHKP-sė,
pėrfaqėsues tė institucioneve kulturore, fetare, kanė marrė pjesė edhe qytetarė tė shumtė nga pjesė tė ndryshme tėDrenicės. Kreu i Kuvendit komunaltė Skenderajt, Ramadan Gashi, nė njė fjalė rasti tha se sot tetė vjet, kur lufta e popullit tonė e udhėhequr nga UĒK-ja po kalonte muajt e fundit dhe njėkohėsisht ditėt mė tė vėshtira tė saj, kėtu nė Izbicė u bė krimi mė i rendė mbi popullsinė e paarmatosur,prej fillimit tė luftės.
Ai tha se nė momentin kur ishin larguar vėzhguesit ndėrkombėtarė, popullata kishte mbetur nė duar tė UĒK-sė, tė cilės tri ditė para se tė ndodhte ky krim mizor, i kishte ardhur nė ndihmė aleati i saj, NATO mbėshtetur nga SHBA-ja.
Forcat serbe, tė tėrbuara nga humbja qė po pėsonin pėr ditė nė fushėn e betejės, u sulėn mbi popullatėn civile tė paarmatosur pėr tė marrė hak, duke vrarė madje edhe gra, e pleq, ata po vrisnin mbėshtetjen e UĒK-sė qė ishte populli qė i lindi, i rriti, i pėrkrahu dhe i ushqeu, u shpreh kryetari Gashi.
Kronikė pėr masakrėn e Izbicės dhe masakrat nė Drenicės dha Xhavit Aliu, ndėrkaq Fatmir Limaj nga PDKja tha se marset nė Kosovė shėnojnė njė pikėnisje tė rėndėsishme pėr Kosovėn, marsi i Adem Jasharit, marsi qė solli bombardimet e NATO-s nė Kosovė dhe pika, tė cilat i kanė dhėnė kahe krejt ndryshe tė ardhmes sė vendit tonė. Kėtė pėrvjetor e ka pėrshėndetur edhe nėnkolonel Avni Rraci, i cili foli nė emėr tė Shtabit tėPėrgjithshėm tė TMK-sė.
Expres
|
|