| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POEZI E ZGJIMIT DHE E FRYMĖZIMIT PATRIOTIK |
| Postuar mė datėn: 2008-03-05 06:04:54 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Jeton Kelmendi Mё fal pak atdhe, botoi SHB Faik Konica, Prishtinё
Shkruan: Hilmi Saraēi, Prishtinė
Jeton Kelmendi nё veprimtarinė e tij poetike ka bёrё emёr tё njohur para lexuesit tanё. Ai shkroi disa vepra, kryesisht pёrmbledhje me poezi. Nё letrat shqipe shquhet edhe me shumё punime tё tjera letrare, nё veēanti nё rrafshin e gazetarisė, publicistikės dhe histografisё kulturore. |
|
Jeton Kelmendi, poet
Dashuria pėr atdheun si frymėzim i parё
Nё fund tё vitit 2005 shkroi pёrmbledhjen me poeziMё fal pak atdhe.Nё krahasim me veprat tjera poetike, nё kёtё vepёr, Kelmendi ka zgjedhur poezitё me tematikё tё zgjimit, frymёzimit dhe tё begatimit kombёtar, pёrgjithsisht pёr dashurinё pёr atdheun si frymėzim i parё, si detyrё e shenjtė dhe si interes i veēantё pёr lexuesin tonё. Kelmendi me pёrpikёri e pёrcjellė atdhedashurinё dhe mesazhet e mёdha historike, qё rrjedhin nga Iliria deri nё ditёt e sotme. Vet titulli i librit parashtron qartё mendimin e lartё patriotik tё Kelmendit dhe konceptin e mjeshtёrisё pёr tё vjelё e qёndisur fjalё e shprehje tё qёlluara nga rregullat gjuhёsore, pёr tё shkruar poezi tё nivelit tё lartё letrar dhe artistik. Ai tani e ka gjetur veten si poet i talentuar.
Vepra fillon me poezinё Rrugёtarёve tё lirisё si porosi pёr ta parё atdheun si i rri liria. Poeti librin e ndan nё gjashtё cikle tё renditura mirё e me kujdes tё veēantё. Nё ciklin e parё Mё fal pak mot tё mirё atdhe flet pёr ushtarin (luftёtarin)e humbur, marshimin e tij drejt rojave tё atdheut sakrificёn pёr atdheun, sepse babait qё mё donte shumё ika kur mё thirri atdheu- shprehet autori pёr ushtarin, i cili nё kёtё marsh, nё fushёn e betejёs kishte ra dielli me rrezet e lirisёdhe shprehet:
Mё fal pak mot tё mirё, Atdhe Sa ta mashtroj ёndrrёn,Kёngёt e mira i humbёm rrugёs
Autori i frymёzuar nga marshimet e lirisё dhe tё trimёrisё sё ushtrisё tonё ēlirimtare, ku ishte edhe ai njёri nga kёta marshues pёrshkruan ēaste dhe momente tё prekshme me vargje tё harmonizuara dhe tё gdhendura me latёn e espektit tё lartё dhe tё ndjenjёs tё dhembjes ndaj marshuesve tё atdheut qё disa prej tyre ranё nё altarin e lirisё, pёr atdheun. Kjo poezi i paraprinё ciklit tё parё si njё tёrёsi e vetme dhe ёshtё ndёr poezitё mё tё mira dhe tё kompletuara si nga aspekti ideor, tematik dhe artistik i autorit. Poezia e Kelmendit ёshtё e ndёrtuar dhe e gёrshetuar me njё kujdes dhe pjekuri tё duhur. Ai pёrgjithёsisht ka pёr frymėzim dashurinё pёr atdheun, pa lёnё anash edhe dashurinё ndaj personit qё dashuron. Kёtё rrugё tё dashurisё e pёrshkruan kėndshёm, por edhe me nostalgji, ku lirika e kёngёs, as e lahutёs nuk dёgjohet mё nё kullёn e gurit
Dy dashuri: Atdheu dhe e dashura
Autori rrjedhёn e kohёs lirike tё dashurisё e pёrshkruan dhe e emёron si dhunti tё Zotit dhe shprehet: Nuk ndёrrohet vargu Sa ka gjak fjala Ka hyrё nё lojёn qё luhet rrallё
(Udhёpёrshkrim)
Kёshtu kujtimi dhe simpatia ecin krahas mallit dhe dhembjes qё pёrkthejnё dhe e rrёmbejnё shpirtin dhe zemrёn e poetit. Ai pёrkujton nё kёto momente diku nё Arbri mbrёmjen e qetё dhe hёnёn qё shtrihet trup e tёrthor nё sytё e sajAutori nё kёtė ēast dёshiron tё ndёrroj vargun, ti jap kuptime tёrheqёse.
Dhe tё hyjё nё lojёn e saj, por kёtё rrugёtim tё dashurisё e kap dhe e lidhё me atdheun, me Ēamёrinё, pёrgjithёsisht me tokat e Arbёrisё, me testamentin e kohёs dhe me gurin mbi gur qё ti ngritet kala fjalёs e besёs pёr atdheun.
Kelmendi gjithnjё ёshtё i peokupuar me ndjenjёn e dashurisё. Kjo ngjan edhe nё poezitё tjera. Por tani kjo dashuri kёndohet nёpёrmes takimeve dhe hyrjeve, nё kafen Elita nё Ulpianё dhe nё kёto momente vargu gufon dhe ledhaton shpirtin rinor tё poetit: Si nё dhomёn e fjetjes, nё vargun tim ka hyrё magjia e saj
(Te kafe Elita)
Nё vendlindjen e Skёnderbeut, nё Krujё
Kaptinё e veēantё e poezisё sё Kelmendit ёshtё pёrkujtimi 600 vjet pas lindjes sё Gjergj Kastriotit nё qytetin e Krujёs. Autori me respekt tё lartё dhe dashuri tё madhe shikon qytetin, vendlindjen e Skёnderbeut dhe me ndjenjёn e lartё ndaj kryetrimit i freskohet mendja edhe syri kur sheh ku lind ai burri i burrёrisё. Shquhen disa poezi me madhёshtinё e frymёzimit dhe me qёndisjen e vargut gjatё rrugёtimit dhe vizitave nёpёr kёto stinё tё kohёs. Kёshtu nё poezinё Tё Mrizet e Dukajve poetin e kaplojnё kohёt e shkuara nё kёto mrize dhe mundohet tё gjej pёrtej Gurit tё Nikё Dukёs nguhllimin dhe mallin qё e djeg pёr vendet e mbetura pa gjallёri tё rrafshuara pёr tokё dhe lahutёn e babёs Hyso qё ёshtё shurdhuar dhe nuk dёgjohet mё: Kulla ёshtё bёrё rrafsh me tokё. E gurёt e shkollёs ku kemi mёsuar i ka mbuluar bari Mesi dallohet edhe trualli
(Tё Mrizet e Dukajve)
Rrugёtimi nёpёr botё, nё vendet ku frymojnё dhe flasin shqip Kelmendi edhe nё poezitė e tjera, nuk mund tё ik nga ndjenja e dashurisё ndaj atdheut dhe njёkohёsisht nga dashuria qё ushqen, pqr vajzёn, tё dashurёn e tij. Kёto dy dashuri janё tё lidhura ngushtё njёra me tjetrёn, por autori kur kёndon pёr atdheun dhe ushtarёt e lirisё, sikurse harron tё dashurёn nё momentet e frymёzimit dhe tё pёrkushtimit. Nё poezinё e Kelmendit hasim figuracionin, metaforёn dhe karakterestikat tjera teorike letrare qё e gjallёrojnё vargun, i japin gjak poeti.
Autori sikurse nuk di tё largohet nga kёto forma tё gёrshёtimit dhe tё thurjes sё vargut nё nivel tё lartё artistik. Ai do tё pёrkujtojё disa rrugёtime nёpёr botё dhe nё pjesёt ku frymojnё shqiptarёt dhe dёgjohet tingulli shqip. Gjatё kёtij rrugёtimi dhe frymёzimi nё shpirtin e poetit lindin e gufojnё vargjet pёrtej kufijve: Shtatё palё qiej pёrmbi Kapёrcyem bjeshkёt dhe njё kufi tё pakufi
(Mё kujtohet njё emёr i ri) Shquhen edhe poezitё tjera, tё cilat me tematikёn, ndёrtimin dhe ritmin poetic tingёllojnё zёshёm dhe si tё tilla nuk dallojnё shumё nga poezitё e zgjedhura tё Kelmendit
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|