DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» DIN EGRIU: NE SHENJĖ PĖRKUJTIMI
Postuar mė datėn: 2008-04-26 04:18:44 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Reshat Sahitaj

Tė kesh rastin tė bisedosh me burra tė ndershėm siē ishte Din Egriu ėshtė privilegj, por tė kesh rastin bisedosh dhe tė veprosh me burra atdhetarė siē qe Din Egriu ėshtė kėnaqėsi e dyfishtė ėshtė privilegj dhe nder. Po ē’kishte Din Egriu mė shumė se tjerėt, do me pyesin disa injorantė. U pėrgjigjėm: nė pamje tė parė ishte si ēdokush tjetėr. Kishte sy si gacė qė tė pėrvėlonte kur tė shikonte. Sytė e tij e pėrvėlonin armikun ndėrsa e pėrfitonin mikun. Ishte trupshkurtėr jo mė i gjatė se Adem Demaēi, por ishte vital. Ne biseda kishte vizion pėr ardhmėrinė e shqiptarisė.



Asokohe tė kishe njė vizion pėr ēėshtjen shqiptare injoroheshe dhe pėrbuzeshe prej tė tjerėve tė cilėt ditėn e natėn e kalonin ne Misionin e ish shtetit armik. Din Egriu fliste pak por kur fillonte tė bisedonte pėr problemet e shqiptarėve nuk kishte tė ndalur. Nuk mund tė ndalej sepse ishte njė plagė qė e mundonte tėrė popullin shqiptar. Plaga ishte e rėndė, e thellė dhe ajo duhej shėruar, thoshte Baca Din, dhe ndezte cigare pas cigareje. Pranė tij si gjithnjė i qėndronte bashkėshortja Anifetja e cila ia pohonte fjalėt e burrit tė saj. E Baca Din, nxirrte shtėllunga tymi dhe kėnaqej duke biseduar rreth zgjidhjes se nyjės shqiptare. Kėnaqeshim edhe ne tjerėt kur ai na fliste se si duhet te dalim nga okupimi serbo-maqedono-malazias qė pllakoste viset shqiptare tė asaj kohe. Nė rrėfimet e tij, nuk fliste kurrė pėr vuajtjet e tij, pėr problemet qė kishte pasur me UDB-ėn jugosllave. Jo. Ishte modest dhe veprimtarinė e tij e quante si detyrė kombėtare qė ia kemi borxh atdheut, thoshte.

Asnjėherė nuk mė ka rrėfyer pėr aktin e shėmtuar tė UDB-sė Jugosllave qė ishin pėrpjekur ta eliminonin Din Egriun. Tjerėt mė tregonin se hafijet i kishin dėrguar edhe nė Nju Jork pėr t’i zhdukur ata qė e donin Atdheun. E Baca Din ishte njėri prej tyre qė Atdheun e kishte tė vulosur nė zemėr. Banesa e tij nė Bruklin, ishte njė copėz e Atdheut qė e ruante me fanatizėm. Muret e dhomave tė stolisura me flamurin kombėtar dhe me fotografi si tė: Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės ishin nė ballė pėrkrah Skėnderbeut, Azem Bejtės e Shote Galicės e shumė e shumė fotografi tė patriotėve shqiptarė. Baca Din i tėri ishte shndėrruar nė Atdhe, madje edhe tė posa ardhurit nė Nju Jork nė banesėn e tij gjenin mikpritjen, bujarinė shqiptare dhe njė copėz tė vendlindjes se tyre.



Edhe pas 25 viteve, ende tė freskėta i kam kujtimet pėr veprimtarinė e Bacės Din. Herė pas here e hapi arkivin e letrave tė shkruara tė asaj kohe dhe kur e shoh shkrimin e tij, ndalėm, e lexoj, e pėrkėdheli letrėn dhe mė shpėtojnė dy pika loti. E shfletoj albumin e fotografive dhe mė ėndje kaloj orė tė tėra duke e shikuar Bacėn Din. Pėr njė ēast me sillet ndėrmend banesa e tij, fjalėt dhe aktiviteti i tij. Me sillėn ndėrmend rrethi i aktivistėve tė asaj kohe qė e formonin bėrthamėn e patriotizmit nė Nju Jork siē ishin: Ismail Gjonbalaj, Luigj Gjokaj, Demush Zeqiraj, Rrok Nikēi, Xhavit Kabashi, Ndue Camaj, Gjeto Sinishtaj, Ramiz Llapatinca, Gjergj Dedvukaj, Ahmet Zherka, Muharrem Dovolani, Sadik Kryeziu e shumė e shumė aktivistė tjerė tė cilėt bashkė me Bacėn Din e krijuan Klubin e parė shqiptar “Jusuf Gėrvalla “ nė qendėr tė Bronxit. Themelimi i klubit shqiptar “Jusuf Gėrvalla”, sinjifikonte dhe paralajmėronte njė fazė tė re tė organizimit tonė. Deri aso kohe pjesa mė e madhe e klubeve shqiptare ishin klube jugosllave. Klubi “Jusuf Gėrvalla” ishte njė ndarje nga klubet jugosllave. Pikėrisht ato kohė do ta bėnim filmin televiziv “Procesi” tė shkruar nga Jusuf Gėrvalla e dorėshkrimin e tė cilit e kisha unė e mė vonė u botua si libėr. Klubi “Jusuf Gėrvalla”, do tė shquhej pėr aktivitete kombėtare me organizmin e demonstratave dhe organizimin e mėrgatės duke hapur shkollėn shqipe e shumė tubime tjera informative pėr ngritjen dhe vetėdijesimin kombėtar tė mėrgatės nė Nju Jork. Mė vonė anėtaret e klubit nė krye me Din Egriun e emrat e cekur me lartė do ta bėnim edhe njė film televiziv “Kosovė shqiponjė e robėruar”, skenarin e tė cilit e kisha shkruar mė herėt. Ky film televiziv ėshtė filmi i parė nė historinė e popullit shqiptar ku denoncohet politika shoviniste serbe. Ėshtė film artistik qė pavarėsisht se ėshtė punuar me amatorė, lirisht mund tė vihet nė konkurrencė me filmat televiziv qė punohen sot nė Kosovė. Nė kėtė film televiziv kontribut tė rėndėsishėm do tė jep Din Egriu, Atifete Egriu, Demush Zeqiraj, Isamil Gjonbalaj, Tasim Lena (tanimė i ndjerė), Lutfi Dauti (tanimė i ndjerė) e shumė aktivistė tė tjerė.

Vepra e Din Egriut, Tasim Lenės, Lutfi Dautit, Anifete Egriut do mbesin tė pėrjetshme sepse kėta nuk vepruan pėr interesin e tyre personal, por pėr atė tė pėrgjithshėm.

26.04.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Pse gjithė kjo e turrur pas trupit koordinues (2008-09-22 02:12:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Richard Holbrooke ne Kuvendin e Kosoves (2008-09-10 06:07:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fara e skaduar, Ministria e dinte problemin qė nė 20 Gusht (2008-09-02 02:13:41 nga admin4)
[ Kultura ] Balerinat serbe, ēmendin djemtė shqiptarė (2008-09-01 08:54:13 nga admin4)
[ Opinione ] RUSIA, DINOSAURI I BOTĖS SĖ FTOHTĖ (2008-08-11 15:09:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nedin Vlora: Rektori Shaska mė shkruajti se ka dhėnė dorėheqjen (2008-07-31 17:28:32 nga admin2)
[ Opinione ] MILADINI NUK AKUZOHET SI SERB,POR PĖR VEPRĖN E TIJ KRIMINALE! (2008-07-27 17:52:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kryetari Haradinaj uron SHBA-tė pėr 4 Korrikun, Ditėn e Pavarėsisė (2008-07-03 09:55:30 nga admin1)
[ Opinione ] NĖ DEĒAN KA VETĖM RAMUSH HARADINAJ, NO MORE “RUSTO-SRBIA”! (2008-06-26 16:01:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PĖRGĖZIME PĖR KUVENDIN MBARĖKOMBĖTAR (2008-06-25 08:01:10 nga admin4)
[ Opinione ] Duhesh me qenė idiot e i padinjitetshėm, pėr tė thėnė se do tė jetė ēdo gjė OK! (2008-06-14 17:03:54 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster