| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VETĖM TĖ KRISURIT E SOJIT SEJDIU MENDOJNĖ SE PADREJTĖSIA MUND TĖ USHTROHET PAFUNDĖSISHT |
| Postuar mė datėn: 2007-04-12 10:16:31 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Fatmir Sejdiu, dhe bashkėmendimtarėt e tij nga Grupi i Unitetit, ka kohė qė kanė filluar ti paraqiten popullit tė Kosovės si pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Pra, kėta kanė filluar ta jetėzojnė rolin e tyre shoqėror tė cilin e kanė marrė tash e sa kohė ta pėrfaqėsojnė mendėsinė e disa qarqeve diplomatike nė popullin e Kosovės. Do tė duhej tė ishte pikėrisht e kudėrta, por ja qė kėta 15 a 20 individė tė mjerė janė tė tillė ēfarė janė. Ata do tė duhej ta pėrfaqėsonin popullin nė diplomacinė ndėrkombėtare, ku do tė luftonin pėr interesat e Kosovės dhe popullit tė saj. Por jo - kėta kanė zgjedhur ta heshtin dhe frikėsojnė, duke kėrcėnuar popullin vetėm e vetėm qė tė duken mirė te ndėrkombėtarėt.
Sejdiun me gjasė e kishte frikėsuar shumė komandanti i KFOR-it, Roland Kather, sa qė ai doli e konkludoi se vetėm tė krisurit dhe ata qė janė jashtė procesit mund ta shkaktojnė destabilizimin e Kosovės. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė merret vesh se kujt iu drejtua Fatmir Sejdiu. Dihet se nė Kosovė aktualisht janė dy palė tė cilėt kėrcėnojnė me destabilizim tė Kosovės po qe se interesat e tyre nuk u pėrmbushen. Nė njėrėn anė ėshtė Serbia, e cila me ngulm kėrkon qė ta fus njė pjesė tė Kosovės nėn kontroll tė drejtpėrdrejt, pėrderisa tjetrėn ta lė me njėfarė qeverisje si mos mė keq. Kėtė pak a shumė ia mundėson pakoja e Ahtisaarit e cila ia jep nėn kontroll tė drejtpėrdrejtė 10 komuna me shumicė serbe nė territorin e Kosovės, si dhe tėrė trashėgiminė mesjetare kulturore dhe historike tė Kosovės. Kjo pako po ashtu ia hap dyert Serbisė qė ta pamundėsojė funksionimin normal demokratik nė institucionet qendrore tė Kosovės pėrmes mekanizmit tė shumicės sė dyfishtė nė kuvend, si dhe pėrmes pėrfshierjes sė madhe tė ministrave nga pakica serbe nė qeverinė e Kosovės. Pėrmbi kėtė pakoja vendos njė mision tė ardhshėm ndėrkombėtar i cili pėr kohė tė pacaktuar do ta ketė pozitėn e sovranit nė Kosovė. Serbia e ka fituar gati tėrė atė qė e ka kėrkuar pėrmes negociatave nė Vjenė. Dhe gjasat po i rritė pėrditė ta fitojė edhe atė pak qė i ka mbetur. Pala tjetėr qė ka potencial shpėrthimi ėshtė populli i Kosovės. Kėtij i ėshtė shkelur pafundėsisht e drejta mbi vendin e vet, pikėrisht pėrmes kėtyre negociatave dhe pėrmes kėtyre proceseve tė lartpėrmendura politike. Marrė parasysh tė mė lartat shumė mė shumė arsye pėr revoltė dhe demonstrata kanė qytetarėt e Kosovės, tė cilėt, tė shkatėrruar nga varfėria nė rritje dhe pritja e pafund pėr liri, i ka shndėrruar nė njerėz qė nuk kanė ēka tė humbin.
|
|
Fatmir Sejdiu me deklarimin e tij dhe etiketimin e njė pale si tė krisur nuk iu drejtua Serbisė. Kėto ka mundur tia thotė palės serbe nė Vjenė kur ka negociuar me ta, po nuk ka pasur guxim. Ai e etiketoi popullin e Kosovės si tė tillė. Se populli i Kosovės ėshtė ai qė ėshtė pėrjashtuar tėrėsisht nga procesi. Janė kėta qytetarė ata tė cilėt nuk po pyeten fare pėr tė ardhmen e tyre. Prandaj do tė shpėrthejnė. Marrė parasysh kėto koordinata tė paravendosura nga regjimi, tendenca pėr ti shpėrthyer ato nuk mund tė cilėsohet si e krisur. Ėshtė pikėrisht e kundėrta ajo qė e pėrbėn tė krisurin tendenca qė koordinatat e padrejtėsisė tė mbrohen me ēdo kusht. Janė Grupi i Unitetit dhe Fatmir Sejdiu tė krisurit, ata qė mendojnė se mund ta ndalin njė popull me etiketime ofenduese dhe deklarata kėrcėnuese. Dhe janė pikėrisht kėta tė pacipė ata qė veprojnė me vetėdije tė plotė kundėr interesit dhe vullnetit tė kėtij populli.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|