| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri i Republikės, Hashim Thaēi, tha sot se Kushtetuta e shtetit qė do tė hyjė nė fuqi me 15 qershor, do tė jetė e plotfuqishme nė tėrė territorin e Kosovės. Duke folur nė mbledhjen e Qeverisė, ai kėrkoi nga tė gjithė ministrat qė tė jenė tė gatshėm dhe ti pranojnė tė gjitha kompetencat e reja qė parashihen me kushtetutė. Nė mbledhjen e sotme, kabineti qeveritarė, ka miratuar edhe 5 projektligje qė dalin nga pakoja e Ahtisaarit.
Qė nga 15 qershori tė gjitha institucionet nė Kosovė, do tė funksionojnė sipas dispozitave tė Kushtetutės sė re tė Republikės, qė hynė nė fuqi kėtė ditė. Kryeministri, Hashim Thaēi, tha se institucionet e Kosovės janė tė gatshme qė ti marrin kompetencat shtesė qė i parasheh Kushtetuta e Republikės.
Institucionet e Republikės sė Kosovės janė tė pėrgatitur qė ti marrin tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe kėtė do ta bėjmė me pėrgjegjėsi tė plotė dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me institucionet ndėrkombėtare, pėr funksionim tė plotė tė ēdo segmenti nė vend, ka theksuar kryeministri Thaēi.
Sipas kreut tė ekzekutivit Kushtetuta e Kosovės do tė jetė e plotfuqishme dhe do tė zbatohet nė tėrė territorin e Republikės. Ai po ashtu ka paralajmėruar aktivitete tė shumta diplomatike, pas hyrjes nė fuqi tė aktit me tė lartė juridik tė shtetit.
Muaji qershor do tė jetė i rėndėsishėm pėr hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, por edhe pėr plotėsimin e tė gjitha dikastereve shtetėrore tė institucioneve tė vendit dhe fillimin aktiv tė prezencės sė diplomacisė kosovare nė qendrat e vendosjes ndėrkombėtare, ka thėnė Thaēi.
Kryeministri ėshtė shprehur optimist se shumė shpejt do tė ketė qartėsi tė prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė.
Ka disa dilema pėr bartjen e pėrgjegjėsive nė mes tė UNMIK-ut dhe EULEX-it qė besoj se do tė ndahen nė mėnyrė tė duhur dhe Kosova do ta ketė njė adresė tė vendosjes ndėrkombėtare dhe do tė ndodh qartėsia e plotė, ka thėnė kryeministri Hashim Thaēi.
Kryeministri iu ka bėrė edhe njė herė thirrje serbėve tė Kosovės qė ta pranojnė realitetin dhe tė veprojnė nė bazė tė ligjeve tė shtetit tė Kosovės.
Ndryshe, kabineti i ministrave ka miratuar edhe 5 projektligje qė dalin nga pakoja e Ahtisaarit.
Projektligjet e miratuar janė: Projektligji pėr Zgjedhjet e Pėrgjithshme; Projektligji pėr Zgjedhjet Lokale; Projektligji pėr Bankėn Qendrore tė Kosovės; Projektligji pėr themelimin e Zyrės sė Auditorit tė Kosovės dhe Projektligji pėr Hekurudhat e Kosovės.
RTK
3.06.2008 |
|