| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kristina Rasi
Nėse Kushtetuta e Kosovės, pėrpilohet dhe aprovohet pėr zbatim pėr njė kohė kaq tė shkurtėr (vetėm pėr dy javė), jam e bindur se projektuesit e saj do tė hyjnė nė librin e Genisit pėr dy aspekte:
1-Pėr prapėsitė e tyre politike kundėr-kombėtare
2-Pėr "zgjuarsi" tė njė politike puthadore tė "kombit kosovar", ide, kjo e fundit, e huazuar nga armiqtė tanė shekullorė!
Mė 31 janar 2008 , nė RTK, nė programi Jeta nė Kosovė, ishte njė debat lidhur me Kushtetutėn e ardhshme tė Kosovės. Ishin tė pranishėm pėrfaqėsuesit e formulimit tė Kushtetutės sė Kosovės, z. Kuqi, zonj. Mushkollaj, Zėvendės Shefi zyrės Britanike nė Kosovė si dhe njė gazetar e gjithashtu njė pėrfaqėsuese e shoqėrisė civile. Aty, u debatua pėr njė dokument shumė tė rėndėsishėm pėr shoqėrinė, pėr kushtetutėn.
Por, pėr kėtė dokument kaq tė rėndėsishėm u tha se do tė duhet vetėm njė
fraksion kohorė prej dy javėsh, gjė qė askund nė botė nuk mund tė ndodhė. Mrekullira qė ndodhin ēdo herė nė Kosovė. Fare mirė dimė se nė Shqipėrinė Londineze pėrpilimi i Kushtetutės ka zgjatur nga vitet 1991 deri 1998. Kurse, pėr Kushtetutėn e fundit te Francės e pranuar me referendum ne 1958 ekspertėt e kanė filluar nė korrik dhe ka kaluar nė referendum ne shtator, por pa harruar se ata janė bazuar nė Kushtetutėn paraprake qė e kishte bazėn ligjore qė nga vitet 1920. Megjithatė ajo zgjati disa muaj! Mrekullia tjetėr e zezė qėndron nė faktin se kjo Kushtetutė, po pėrpilohet nė bazė tė zbatimit tė Paktės sė famshme tė Ahtissarit! dhe ligjeve tė kėsaj pakoje-xhungėl e cila po i imponohet edhe Kushtetutės sė ardhshme tė Kosovės.
Kėtu,mendoj, po bėhet njė gabim i madh. Gabim trashanik sepse Kushtetuta e njė vendi nuk bėhet sipas qejfeve tė projektuesve progresistė por, sipas vullnetit tė njė
populli, Pra, sipas kėsaj Kushtetute; Kosova do tė jetė dhe do tė quhet multietnike
kur dihet fare mire se sa pėrqind tė saj pėrbėjnė pakicat qė jetojnė nė tė. Nė kėtė Kushtetutė tė Kosovės shtet Forca e Sigurisė do tė jetė e kufizuar nė 2500 ushtarė dhe kjo quhet Forca e Sigurisė sė Kosovės.
Shtrohet pyetja: Vallė a mund tė mbrohet njė shtet prej mbi 2 milionė banorė nga 2500 ushtarėsh, prej ujqėrve tė mėdhenj okupatorė tė pėrbetuar tė shqiptarėve, siē janė Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi?
Nė kėtė debat televiziv u debatua si tė mbrohen minoritetet, a do tė jetė e lejueshme shit-blerja e organeve tė trupit apo gjepura tė tilla dhe shumė gjėra tė tjera qė nuk janė mė aq tė rėndėsishme pėr shoqėrinė. Nė kėtė debat, ēuditėrishtė, nuk u pėrmend fare se ēfarė Flamuri dhe cilat simbole shtetėroredo tė kėtė Kosova. Kjo Kushtetutė a do t“ na e ndryshojė ne shqiptarėve identitetin sipas variantit titist dhe serbian, nė njė komb kosovar apo nė njė shtet multi etnik, si do tė rregullohet statusi i ushtarėve tė UĒK-sė dhe veteraneve tė luftės, ēfarė policie do tė jetė ShPK-ja, ēka do tė ndodhė me TMK-nė, kur dhe si do tė gjenden tė pagjeturit, ēfarė do tė jetė statusi i familjes sė Jasharėve dhe i familjeve tė tjera tė dėshmorėve, ēka ėshtė objektiva shumė e rėndėsishme pėr kombin shqiptar, a do tė pėrfshijė kjo kushtetutė edhe aspiratėn e popullit shqiptare pėr ribashkim kombėtar , me njė nen si e ka Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė?!.
Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė Londineze e cila u aprovua mė 21 tetor 1998 nė pjesėn e pare nw Parimet themelore neni 8 thotė: 1 . Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj. 2.Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat e shtetasve shqiptarė me banim tė pėrkohshėm ose tė pėrhershėm jashtė kufijve tė vet. 3. Republika e Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė jashtė shtetit pėr tė ruajtur e pėr tė zhvilluar lidhjet me
trashėgiminė kulturore kombėtare. Preambula e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė thotw:
me aspiratėn shekullore pėr identitet dhe bashkim kombėtar
Pra, nė rastin konkret Kushtetuta duhet tė hartohet nga njė komision dhe pastaj duhet ti nėnshtrohet REFERENDUMIT pėr tė vendosur drejtpėrdrejt pėr tė, pra pėr popullin e Kosovės.
Por, kėtij akti ANTIDEMOKRATIK tė sė ashtuquajturės Kushtetutė e Kosovės po i ndodhė e kundėrta dhe mrekullia ėshtė se kjo Kushtetutė po pėrpilohet pėr
dy javė, me arsyen se populli do shtet dhe si rrjedhojė duhet tė pranoj kėtė kohė dhe duhet tė pajtohet me kėtė Kushtetutė pa ditur fare se nga kush po bėhet ajo. Nga partitė politike, siē duan ato sė bashku me padronėt e tyre ndėrkombėtarė, bėhet pėr popullin apo pėr ndėrkombėtaret? A do tė pėrfshijė kjo kushtetutė edhe aspiratėn e popullit shqiptare pėr ribashkim kombėtar si kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė?
Pėrpiluesit e kėsaj Kushtetute nuk duhet tė guxojnė tė bien pre sikur paraardhėsit e tyre nga regjimi jugosllavė.
Ne, fortė mirė e dimė se cilat alternative i konsideronin jugosllavėt mė tė pėrshtatshme pėr kombin shqiptar. Tani administrimi i Kosovės nga UNMIK-u dhe EU, nuk guxon tė ketė ndikim kėtu!... E ritheksoj kėtė , sepse kėtė rrezik e paraqiti hapur njėri nga bashkėbiseduesit nė program, H.Kuqi qė deklaroi se: ne nuk jemi tė pavarur, sepse nė pėrpilimin e saj ka ndikime edhe nga qarqe tė jashtme! Edhe kombi gjerman e pėrjetoi pėr gjysmėshekulli ndarjen territoriale tė tij, nga fuqitė e huaja, por ai komb me histori dhe me kulturė tė madhe, nuk e harroi as e pranoi kurrė kėtė tragjedi, por prej kohėsh e kėrkoi tė drejtėn e tij pėr “u ribashkuar dhe kėtė e tha me Kushtetutėn e vet.
Dihet, se nė Kushtetutėn e parė gjermane, tė vitit 1949 shkruhet: Kushtetuta e
Bonit 1949 Preambul (prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i citur nga vullneti pėr ruajtjen e tėrėsisė sė vetė kombėtare dhe shtetėrore dhe si pjesėtar i barabartė nė njė Evropė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė krahinat: Baden, Hamburg, Hesen, Nidazaksen, Nord-hain-Vestfalen, Rainland-Falc,Shlesvih-Holshtain, Vytemberg-Baden dhe Vytemberg-Hohencollern nė saje tė dhunės ligjvėnėse me qellim qė jetės shteterore pėr njė kohė kapėrcyell t`i jepet njė rend (krahim) i ri, ka bestuar (vendosur) kėtė kushtetutė tė Republikės Federative Gjermane. Ai ka vepruar edhe pėr ata gjermanė, bashkėndikimi i tė cilėve ishte ndrydhur. Prej gjithė popullit gjerman kėrkohet nė njė vetėvendimmarrje (vetėvendosje) tė lirė tė pėrfundojė bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. * (Das Bonner Grundgesetz, Dr. Hermann von Mangold, ripėrpunuar nga Dr. Friedri nga Dr. Friedrich Klein, Vėllimi i Parė, botuar nga Franz Vahlen GmBH, 1966, faqe 39) Dr. Miahel Saks vė nė dukje se: vetėm pas 03.10.1990 u bė i nevojshėm njė ndryshim i kėsaj prijesfjale (shih Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 65, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996). Ndėrsa versionin i ri tė kėsaj prijesfjale nė kushtetutėn e tanishme gjermane po e japim kėtu me poshtė. Preambul (Prijfjala) * I vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė para Zotit dhe njerėzimit, i cytur nga vullneti si pjesėtar i barabartė nė njė Evropė tė bashkuar pėr t`i shėrbyer paqes nė botė populli gjerman nė saje tė dhunės ligjvėnėse ka dhėnė (qitur) kėtė kushtetutė. Gjermanėt nė krahinat: Baden,
Vyrtemberg, Bajern, Berlin, Bradenburg, Bremen, Hamburg, Hesen, Meklenburg-Vorpomen, Nidazaksen, Nordhain-Vestfalen, Rainland-Falc, Zaarland, Zaksen,Zaksen Anhalt, Shlesvih-Holshtain dhe Tyringen nė njė vetėvendimmarrje tė lirė kanė pėrfunduar bashkimin dhe ēlirimin e Gjermanisė. Kėshtu qė kjo kushtetutė vlen pėr gjithė popullin gjerman. *(Dr. Miahel Saks, Grundgesetz, Komentar, faqe 63, botuar nga C.H. Beck`sche Verlagsbuchhandlung München 1996). Kjo, draft Kushtetute gjermane, ėshtė njė mėsim i madh pėr pėrpiluesit e Kushtetutės sė parė tė Kosovės, e cila pa e pasur naivitetin se po themelohet nė gjendje tė lirė, pa diktate tė brendshme dhe tė jashtme nga qarqe euro-atlantike; por, megjithatė pėrpiluesit duhet tė tregohen tė vendosur qė ta ēojnė amanetin e madh tė brezave tė tėrė qė luftuan e u sakrifikuan pėr idealin e madh tė ribashkimit kombėtar. Ata, nuk guxojnė t“ia lejojnė vetes luksin qė tė injorojnė apo tė harrojnė pa e theksuar fuqishėm qysh nė fillim qė populli i Kosovės dhe i viseve tė tjera shqiptare qė sot janė nėn okupim klasik, ishin, janė dhe do tė jenė pėr ribashkimin e tyre me shtetin amė- Shqipėrinė. Kombi shqiptar, duhet tė krijojė bazėn e vet shtetėrore nė Kosovė, nga themelet e vetėvendosjes- referendumit popullor, pra tė vendosė vet pėr ardhmėrinė e tij.
Zvicėr, 5.02.2008 |
|