| » Opcionet për artikullin |
|
PRISHTINE- Pas shume vitesh perpjekje per te fituar pavaresine, nje nga detyrat me te veshtira per Kosoven eshte qe te deshmoje se mund tia dale mbane si shtet i pavarur. Kosova e cila ndodhet qe nga viti 1999 nen protektoratin e Kombeve te Bashkuara ende nuk e ka marre veten nga lufta e vitit 1998-1999. Infrastruktura e lene pas dore qe ne kohen e Milloshevicit u shkaterrua me teper gjate kohes se luftes dhe bombardimeve te NATO-s per te larguar forcat serbe. Tashme kosovaret i kane mbeshtetur shpresat te pasurite e shumta nentokoesore, nderkohe qe edhe popullsia eshte nje nga me te rejat ne Europe, fakt teper pozitiv per shtetin me te ri ne bote.
Bizneset e vogla e kane te veshtire te mbijetojne megjithate banoret jane optimiste se pavaresia e shpallur me 17 shkurt do ti sjelle vendit te mira.
Biznesi ne Kosoven i pavarur po fillon te lulezoje dhe ne jemi ne procesin e ndertimit te shtepise sone te perbashket, te vendit tone. Une jam optimist se gjerat do te shkojne per mire shprehet nje nga biznesmenet ne Prishtine Muhamet Kadriqeli. Nderkaq, nje tjeter biznesmen, qe merret me shitjen e kepuceve, Buri Luboteni thote se veshtiresia per tu pajisur me viza per te udhetuar jashte shtetit si dhe mungesa e prodhimit ne vend e ben mjaft te veshtire aktivitetin tregtar.
Ne Importojme, por nuk eksportojme asgje, ndaj duhet te shkojme jashte shtetit, por ambasadat na hapin shume probleme, shprehet Buri Luboteri.
Specialistet e ekonomise paralajmerojne se perparimi ne Kosove eshte siperfaqesor duke qene se ekonomia ne vend ushqehet ende nga ndihmat, ndersa dhoma Kosovare e tregtise ben te ditur se ekonomia ne vend duhet te perqendrohet te prodhimi ne Kosove dhe eksportet.
(E.Kaēorri-news24/balkanweb)
2.05.2008 |
|