DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Njė komunikim doktrinor me lexuesit pėr lirinė dhe arsyen
Postuar mė datėn: 2008-05-08 13:12:26 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Mujė Buēpapaj

Romani i fundit i Adem Demaēit, "Alb Prometeu" ėshtė njė komunikim doktrinor me lexuesit shqiptarė pėr lirinė dhe arsyen. Adem Demaēi prej shumė dekadash ėshtė shndėrruar mė shumė se kushdo nė ndėrgjegje tė Kosovės. I thirrur si Mandela shqiptar, fitues i Ēmimit Saharov, veprimtar i shquar pėr kauzėn kombėtare gjatė pushtimit serbo-jugosllav tė Kosovės, zėdhėnės politik i UĒK-sė gjatė periudhės sė bisedimeve nė Rambuje dhe Paris nė vitet 1998-1999, dhe gjatė Luftės sė Kosovės, i bėrė i famshėm si politikan pėr 28 vitet e vuajtjes sė tij nė burgjet serbe, por po kaq i shquar si shkrimtar me romanin e tij tė parė "Gjarpėrinjtė e gjakut".



Deri nė vitin 1990, Demaēi ishte dyfish i ndaluar edhe si politikan, edhe si shkrimtar, por kjo nuk i pengoi idetė e tij tė lirisė tė frymėzonin mijėra djem dhe vajza tė Kosovės pėr tė kundėrshtuar regjimin serb dhe pas viteve '90 tė ishte njė prijes shpirtėror i shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, por siē thotė shkrimtari ynė i mirėnjohur Dritėro Agolli, tė kishte ndikim tė madh edhe nė Shqipėrinė e kėtij Drini.
Pėr Demaēin edhe nė Republikėn e Shqipėrisė janė shkruar shumė kėngė e poezi, janė treguar legjenda dhe krijuar mite, pasi ai i tillė ka qenė dhe ėshtė edhe tani njė mit i lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
2.
Nė romanin, "Alb Prometeu" qė u promovua dje nga QNK "Arbnori", vihet re njėfarė misticizimi racionalist. Alb Prometeu, ose personazhi kryesor i romanit simbolizon shqiptarėt, tė cilėt mbijetuan pas mijėra vjet pushtimesh dhe luftėrash tė egra. Ashtu si Prometeu i Eskilit edhe Albi pėr shkak tė besnikėrisė ndaj njerėzve dhe lirisė sė tyre, dėrgohet i lidhur mes shkrepave tė bjeshkėve nga Pushteti dhe Dhuna (dy personazhe tė tjera tė librit).



Dihet se tragjedia "Promoteu i mbėrthyer" ėshtė njė nga veprat mė madhėshtore tė Eskilit. Kjo tragjedi ėshtė pjesė pėrbėrėse e njė triologjie, dy pjesėt e tjera tė sė cilės "Prometeu zjarrsjellės" dhe "Prometeu i ēliruar" nuk janė ruajtur. Sipas mitit, "Prometeu krijoi me baltė njeriun e parė, i cili me kohė, u shumėzua, Qė tė mos i linte nė mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtė e Diellit (Helios), vodhi njė shkėndijė, tė cilėn e vuri nė njė kallam dhe kėtė burim tė zjarrit hyjnor ua solli njerėzve. Kjo e bėri Zeusin tė tėrbohet nga mėria, dhe tė urdhėrojė Pushtetin, Dhunėn dhe Hefestin ta mbėrthejnė Prometeun nė njė shkėmb nė malet e Skithisė nė Kaukaz. Kėtu fillon dhe veprimi i tragjedisė qė zhvillohet nė atė vis tė egėr e tė shkretė, ku nuk ka shkelur kėmbė njeriu".
Ashtu si nė tragjeditė greke, edhe Albi i mbėrthyer hekurash nė malet e veriut zhvillon njė dialog tė gjatė filozofik me zanat dhe tė bijat rreth fatit tė shqiptarėve, ku shprehen qartė idetė dhe konceptet e shkrimtarit dhe politikanit Demaēi. Por ndryshe nga Prometeu i Eskilit, i cili e kishte Zeusin kundėr, kėsaj radhe zotat dhe SHBA-tė, janė me Albin dhe shqiptarėt, duke lejuar pavarėsinė e Kosovės.
Sipas Demaēit prometejt (nėnkupto shqiptarėt) janė fis i zgjedhur prej zotit". Albi ėshtė njė pėrfaqėsues i tyre dhe si i tillė nuk bėn kompromis me lirinė, duke shprehur nė kėtė mėnyrė natyrėn e pavarur tė Demaēit, pasi dihet se koncepti i lirisė ėshtė nė natyrėn e pavarur tė Demaēit gjatė gjithė karrierės sė tij letrare dhe politike.
Me ironi Demaēi thotė se, "nė kohėt e lashta perėnditė kishin emra kuptimi, ndėrsa nė ditėt e sotme shumė syresh kanė emra kafshėsh tokėsore, ujore, e ajrore, si Gjeli, Kulshedra, Luani, Elefanti, Remuli, Majacteku, Keopsi, Balena, Ariu". Ndjenja e lirisė ėshtė edhe substanca e kėtij romani.
Ka njė histori, letėrsi dhe publicistikė pėr vonesat e shqiptarėve, viktimilogjinė, ankesat pėr fat tė keq, tragjizmi etj., tė cilat duhet tė marrin fund.
3.
Pas Pavarėsisė sė Kosovės shqiptarėt mund tė ēojnė drejt zgjidhjes ēėshtjen e tyre, ēėshtjen e fundit tė pazgjidhur nė Ballkan dhe nė Europė, si njė investim afatgjatė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon.
Njė magji gati planetare ka ndodhur mė 17 shkurt 2008. Shqiptarėt e ndarė dhe harruar nga Europa, tė ndėshkuar dhe tė pėrbuzur prej saj, janė sot tė zgjedhurit e perėndimit dhe kanė tė drejtėn e bashkimit si tė gjithė popujt e tjerė tė Europės. Fuqitė e Mėdha ndreqėn atė qė kishin bėrė gabim mė 1913, njohėn Pavarėsinė e Kosovės. Dihet se, shqiptarėt nuk kanė qenė nė gjendje qė ta ēlirojnė vetė Kosovėn nė pranverė tė vitit 1999, dhe pėr kėtė shkak do t'u duhet tė tregojnė durim si dhe tė bashkėrėndojnė punėt me aleatėt e tyre perėndimorė, kryesisht SHBA-tė. Shqiptarėt mė 17 shkurt pėrfundimisht u ndanė me lindjen dhe u bashkuan me perėndimin. Pas 3 prillit 2008 jemi njė komb anėtar i NATO-s. Gjithė kėtė triumf tė shqiptarėve, Serbia nuk ėshtė e gatshme ta pranojė. Si gjithė jetėn ajo po pėrpiqet tė luajė rolin e viktimės, si dhe tė sabotojė shtetin e ri tė Kosovės, duke mbajtur tensionet nė Mitrovicėn e veriut dhe nė enklavat serbe, me shpresė ndarjen e Kosovės.
Pas pavarėsisė sė Kosovės fqinjėt e shqiptarėve kanė reaguar nė mėnyra tė ndryshme. Shumcia e kanė mbėshtetur kėtė pavarėsi, ndėrsa serbėt dhe ndonjė aleat i tyre kanė dhėnė alarmin se, "po tronditet rendi botėror". Duke komentuar kėtė filozofi mashtruese shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare paralajmėron se, "nuk po del nga mjegulla njė pėrbindėsh, por njė popull qė kėrkon lirinė".
Harta politike e Ballkanit Perėndimor akoma nuk ka pėrfunduar dhe shqiptarėt nė aleancė tė ngushtė me SHBA-tė, duhet tė jenė syēelėt pėr tė marrė atė qė ju takon. Ketė porosi jep edhe romani e Demaēit "Alb Prometeu".
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē, nėn arrest (2008-07-22 01:56:27 nga admin2)
[ Histori ] ĒAMĖRIA - KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTĖ FETARE, SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBĖTARE (2008-07-17 14:17:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] " Tė ftoj pėr njė birrė " (2008-07-17 02:54:16 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] FMN-ja njeh Kosovėn, do tė shqyrtojė kėrkesėn pėr anėtarėsim (2008-07-16 02:56:32 nga admin2)
[ Opinione ] VETĖM NJERĖZIT, NDĖR TĖ TJERA, TĖ LIGJ DHE MĖ TĖ LIGJTĖ DHE TĖ POSHTĖR DHE MĖ TĖ POSHTRIT BĖJNĖ ĒKA MUNDEN DHE ĒKA GUXOJNĖ DHE JO ĒKA DUHET ! (2008-07-13 15:15:55 nga admin1)
[ Opinione ] ANATOMIJA E NJĖ KOMPLOTI (2) (2008-07-12 16:29:33 nga admin1)
[ Opinione ] SPROVĖ PĖR NJĖ TEORI MĖ KOMPLETE TĖ RENDIT TĖ MIRĖFILLTĖ LIGJOR, RML-sė NĖ KOSOVĖ (2) (2008-07-11 17:28:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Malta e njeh pavarёsinё e Kosovёs nё fillim tё muajit tё ardhshёm (2008-06-22 13:12:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dhe Kosova dy shtete tė ndara, por njė identitet kombėtar (2008-06-19 11:08:38 nga admin1)
[ Opinione ] NJĖ VENDIM I GUXIMSHĖM I AQBK-sė PĖR TA KORRIGJUAR NJĖ PADREJTĖSI DHE PĖR TA ĒUAR PĖRPARA SISTEMIN BANKAR TĖ KOSOVĖS (2008-06-19 04:30:24 nga admin4)
[ Opinione ] AMERIKĖ E DASHUR, MOS LEJO EDHE NJĖSERBI TĖ RE NĖ KOSOVĖN VERIORE! (2008-06-16 01:08:16 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster