DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Botuesit, letėr Kryetarit
Postuar mė datėn: 2008-01-09 11:48:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Kryetarit: Mos dekretoni ligjin qė takson librin nė import, shkruajnė botuesit nė njė letėr tė hapur.

7 Janar 2008 - Botuesit e teksteve shkollore, e kundėrshtojnė me njė letėr tė hapur miratimin e ligjit “Pėr vendosjen e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (20%) pėr librin nė import” miratuar nga Parlamenti ne 26 dhjetor te vitit te kaluar. Botuesit i kanė drejtuar njė letėr tė hapur Presidentit tė Republikės, kryeministrit, ministrit tė arsimit dhe pėrfaqėsuesve tė medias, ku paralajmėrojnė pėr pasojat negative qė do tė sjellė ky ligj nė shtypjen e teksteve shkollore.

Sipas tyre, kalimi me ngut i kėtij ligji nė parlament, pa u konsultuar me grupet e interesit, na bind se shtysat e miratimit tė kėtij ligji, janė pėr tė mbrojtur interesa tė caktuara qė duan tė ruajnė monopolet e vjetra mbi shtypjen e librit dhe aspak pėr tė mirėn e shkollės, madje shkojnė ndesh dhe me vetė interesin e zhvillimit dhe modernizimit tė industrisė sė shtypshkrimit nė vend. Nė kontratat me Ministrinė e Arsimit nuk ėshtė e parashikuar TVSH-ja mbi librin, gjė qė tashmė, me ligjin e ri, e pamundėson botuesin tė plotėsojė kėrkesat e kontratės.

Qė prej 3 vjetėsh, kur ka filluar reforma nė arsim e quajtur “ALTERTEKS”, ka ndryshuar tėrėsisht fizionomia e teksteve shkollore nė drejtim tė cilėsisė sė shtypit, tė letrės e tė libėrlidhjes, duke i bėrė ato tė krahasueshme me tekstet evropiane. Kjo cilėsi u arrit falė faktit se botuesit i zgjedhin vetė shtypshkronjat ku i shtypin librat, duke u nisur nga kostoja mė e ulėt, cilėsia mė e lartė dhe afatet mė tė shkurtra tė shėrbimit.



Reforma e “ALTERTEKST”-it solli konkurrencė te tregut vendas me atė tė rajonit. Pėr vitin shkollor 2007 – 2008, njė numėr i madh i teksteve shkollore u shtypėn jashtė vendit, nė shtypshkronja me teknologji moderne. Kjo krijoi mundėsi qė, jo vetėm tė pėrballohen kufizimet e ngushta tė kostove tė pėrcaktuara nė reformėn e teksteve shkollore, po edhe tė arrihet njė shtypje mjaft cilėsore, madje nė afatet kohore tė shkurtra, nė tė cilat jemi tė detyruar tė punojnė.

Vendosja e TVSH-sė pėr librat vetėm nė import, i vendos shtypshkronjat e vendit nė pozita favorizuese pėrkundrejt shtypshkronjave jashtė vendit dhe cenon parimin bazė tė barazisė nė konkurrencė, duke i shmangur shtypshkronjat e vendit nga konkurrenca dhe nxitja pėr tė rinovuar teknologjitė e tyre tė vjetruara. Nė kėto kushte, edhe ēmimet e shtypjes nuk ka gjasa tė bien nė nivelet e ēmimeve nė tė cilat punojnė shumė shtypshkronja tė rajonit, por pėrkundrazi tė rriten. Sipas kėtij ligji, botuesit detyrohen t’u drejtohen vetėm shtypshkronjave tė vendit, por paradoksi ėshtė se as kapaciteti, as cilėsia e shtypjes dhe as afatet e shtypjes nuk do tė mund ta bėjnė tė realizueshme kėtė.

Siē duket, konkurrenca e lirė (qė do tė thotė se botuesit i zgjedhin vetė shtypshkronjat, ku do t’i shtypin librat) bie ndesh me interesat e atyre shtypshkronjave, tė cilat pėr momentin nuk ofrojnė standarde tė teknologjisė moderne tė shtypit. Vendosja e TVSH-se sė librit vetėm nė import krijon mundėsi pėr krijim tė monopolit, eliminon konkurrencėn, prish cilėsinė e shtypjes sė teksteve, duke e kthyer reformėn e teksteve shkollore 3-4 vjet mbrapa. E keqja mė e madhe ėshtė se rrezikohet seriozisht pajisja e nxėnėsve me libra nė fillim tė vitit shkollor (kur brenda njė muaji duhen shtypur 5-6 milion tekste pėr nevojat e shkollave).

07.01.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Letėr e hapur: Pėr Kuvendin e Kosovės – Kryetarit, Jakup Krasniqi (2008-11-27 17:47:13 nga admin4)
[ Kultura ] Letėr nga Vendlindja e Alfabetit (2008-11-21 15:59:44 nga admin1)
[ Opinione ] LETĖR E HAPUR LIDERĖVE SHQIPTARĖ (2008-11-21 15:56:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR MBĖSHTETJEJE (2008-11-16 17:14:36 nga admin1)
[ Kultura ] Le Clezio fiton ēmimin Nobel pėr letėrsi (2008-10-09 16:24:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ lOO VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] LETER DIKUR SHOKUT TIM NE MIGRIM TANI ZYRTAR I PRISHTINES! (2008-10-02 11:21:52 nga admin4)
[ Opinione ] Letėr profesor Refik Hasanit (2008-09-27 13:10:08 nga admin4)
[ Kultura ] Kush ka frikė nga rishikimi i historisė sė letėrsisė shqipe? (2008-09-19 08:33:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Senatorja Clinton shkruan leter, per ēeshtjen e basketbollistit serb Koveēeviē (2008-09-12 04:10:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster