DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» HISTORIA NUK NDRYSHOHET, POLITIKA PO!
Postuar mė datėn: 2007-09-03 13:45:58 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

“Rishkrimi” i historisė sė Shqipėrisė “ sipas motit, ktheje gėzofin”, ashtu si ka deklaruar botėrisht kryeministri Sali Berisha, ėshtė njė ofendim dhe provokim i rėndė pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė Etnike.

* Ndryshe nga propozimi i theksuar i Sali Berishės, unė konsideroj se tė tė gjithė shkencėtarėt shqiparė, ashtu edhe institucionet pėrkatėse shkencore shqiptare, duhet tė jenė mbėshtetur (moralisht, financiarisht, kombėtarisht dhe politikisht nga qeveria shqiptare), qė tė shkruajnė historinė e hollokaustit serbo-malazez-grek biznatin mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike, duke pėrfshirė nė veēanti shekujt XIX, XX dhe fillimshekullin XXI.

* Historia ndėrtohet, nuk shkruhet me porosi, as me apele politiko-propagandistike dhe me moralizime kombėtare tė Sali Berishės, drejtuar historianėve shqiptarė, qė tė “rishkruajnė njė histori tė re”, ku nė faqen e parė tė saj, do ta kornizonin portretin fatalist tė ish-kryetarit tė Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha.

* Nėse komitėt dhe kaēakėt shqiptarė “nuk kanė asnjė vlerė”, siē ka pohuar kryeministri Sali Berisha, atėherė, vėrtet, mund tė vijė nė pikėpyetje e vėrteta historike e Shqipėrisė sė vitit 1912 dhe, tė shkruhet “njė histori e re” sipas kutit dhe gėrshėrėve tė “rrobaqepėsit allaturka”, Sali Berisha. Kėtė “histori tė re” tė Sali Berishės, me padurim dhe me kėnaqėsinė mė tė madhe, do ta pėrqafonte historia dhe politika falsifikatore serbe, greke, malazeze, bullgare mbase kėto janė shkaktarėt kryesorė pėr falsafikimin e historisė kombėtare dhe tė Shqipėrisė nė Ballkan.

* Mirėpo, kjo pėrpjekje sa ėshtė absurde, qesharake dhe e kotė, ėshtė edhe e pakapshme, sepse politikanėt e tipit Sali Berisha nuk mund ta ndryshojnė historinė kombėtare shqiptare, tė asnjė periudhe, pavarėsisht se cilėt kanė qenė kryeprotagonistėt e tyre.




Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Me gjithė provokimin e rrezikshėm dhe tė panevojshėm politiko-propagandistik dhe antikombėtar tė Sali Berishės, se nė historinė kombėtare shtetėroree tė Shqipėrisė, Midhat Frashėrin e paskanė zėvendėsuar “komitėt dhe kaēakėt e pa vlerė”, kjo tezė ėshtė diletante dhe e paqėndrueshme si nė aspektin historik, ashtu edhe nė kombėtar, sepse askush nga komitėt dhe nga kaēakėt e asnjė etape historike nuk ia ka zėnė vendin Midhat Frashėrit nė historinė kombėtare, por as Midhat Frashėri nuk ua ka zėrė vendin baballarėve tė tij kaēakė me vlerė emblematike kombėtare shqiptare, siē ishin Idriz Seferi, Azem Bejta, Isa Boletini, Bajram Curri e shumė tė tjerė tė gjeneratės sė tyre.

Gjithashtu, as Sali Berisha nuk mund ‘ua zėrė vendin nė historinė kombėtare as “komitėve dhe kaēakėve”, as midhat frashėrėve, e as Enver Hoxhės dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tė cilėt kanė luftuar heorikisht kundėr sundimit tė huaj pėr ta ēliruar dhe pavarėsuar Shqipėrinė nga nazifashizmi dhe bandat e tij reaksionare nazifashiste, tė cilat i kanė luftuar jo vetėm populli liridashės shqiptar, por mbarė Koalicioni Antihitlerian Ndėrkombėtar nė krye me Amerikėn dhe me Rusinė.

Kėtė histori Sali Berisha nuk mund ta ndryshojė, sepse ėshtė pjesė e pandashme e luftės antifashiste e historisė botėrore. Thjesht, shprehur nė stilin popullor “qejf pėr veti, e tim pėr shpi” historia e luftės nacionalēlirimtare e Shqipėrisė, mund tė kritikohet nė forma tė ndryshme, ashtu si i pėrgjigjet “politikės ditore” tė Sali Berishės, por jo edhe tė ndryshohet, tė shlyhet, apo nė rastin mė tė skajshėm tė “rishkruhet” pėr sė dyti si “hisatori e re”. Mund tė ndryshohet politika dhe sistemet, por jo edhe historia e njė kombi, e njė shteti, pavarėsisht nėse ajo histori ka qenė me karakter antik, feudal, kapitalist, socialist, komunist, totalitar etj.

Kėto ligje dialektike tė historisė, tanimė i dijnė edhe nxėnėsit e klasave tė pesta tė shkollės fillore, e lere mė nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe studentėt e fakultetit se, historia e kohėve tė shkuara qė nga krijimi i shoqėrisė njerėzore e deri mė sot mund tė diskutohet, tė kritikohet dhe tė vlerėsohet nė kuptimin pozitiv apo negativ tė saj, mirėpo, ajo, assesi nuk mund tė ndryshohet duke e “rishkruar” dhe “retushuar” , ashtu siē i ka apeluar historianėt shqiptarė, kryeministri i qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha.

Paradoksi absurd politik kombėtar dhe shtetėror

Kontradikta dhe paradoksi etik, politik dhe kombėtar Sali Berisha, pothuajse qe dy dekada (1990-2007) ka lėnė gjurmė negative tė pashlyeshme nė sfondin e historisė dhe tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, sepse pėrveē ruajtjes sė statusit tė tij tė privilegjuar nė parti dhe nė pushtet, pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė e 1912-sė nuk ka bėrė asnjė tė mirė, nė mėnyrė qė ajo tė dalė nga katastrofa e varfėrisė, e mjerimit ekonomik, e papunėsisė, e ekzodit permanent pothuajse 20-vjeēar, e as tė zgjidhė ndonjė problem ekzsitues tė shqiptarėve tė kolonizuar nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike (Kosovė, Anamoravė, Iliridė, Ēamėri dhe Malėsi tė Madhe tė Mbishkodrės).

Pse e quajmė Sali Berishėn kontradiktė dhe paradoks tė fundshekullit XX dhe tė fillimshekullit XXI, sepse atij i mungon etika dhe vetėdija kombėtare, si dhe aftėsia profesionale politike pėr ta kuptuar, interpretuar, mbrojtur dhe pėr ta zbatuar drejt dhe, nė mėnyrė objektive interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike.

Ėshtė e domosdoshme qė tė rikujtojmė Sali Berishėn dhe “biznismenėt demokratė” tė tij tė kohės konsumatore, se historia mund tė “rishkruhet”, ashtu siē ėshtė shprehur Sali Berisha me kėrkesėn e tij absurde nė opinion publik pėr realizimin e qėllimeve dhe interesave tė ndryshme promovuese, profitabile karrieriste, komericale, politike, ideologjike, partiake dhe pushtetore tė PD-sė dhe tė aleatėve tė tij si nė kuptimin e brendshėm, ashtu edhe nė atė tė jashtėm. Mirėpo, ajo histori me bazė politiko-propagandistike dhe tregtare lukrative “si ėshtė moti ktheje gėzofin”, nė asnjė segment dhe, nė asnjė mėnyrė nuk mund t’i ndryshojė ngjarjet dhe rrjedhat e kohėve dhe tė periudhave tė ndryshme, tė shkuara as tė historisė shqiptare, e as tė historisė botėrore.

Kėtė fakt, duhet ta kenė mbajtur parasysh edhe kryeministri Sali Berisha edhe “instruktorėt” e “autoshkollės” sė tij politike, demokratike dhe kombėtare tė Shqipėrisė cunguar(1912). –Sepse as Sali Berisha me PD-nė e tij, as Fatos Nano me PS-nė, e asnjė lider tjetėr me partitė e tyre nuk kanė asnjė predispozitė reale, ligjore, demokratike, as kurrfarė kapaciteti qė tė shkruajnė pėr herėn e dytė historinė e Shqipėrisė qė nga viti 1912 e deri mė 1990, sepse ajo ėshtė e ndėrtuar dhe e kurorėzuar me gjakun e vetė popullit shqiptar tė atyre brezave qė i pėrkasin asaj periudhe historike nėntėdhjetėvjeēare.


Sali BERISHA

Megjithėkėtė, si Sali Berisha (ish-kryetar dhe kryeministėr aktual i Republikės sė Shqipėrisė), ashtu edhe ish-kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano me garniturat e tyre ideologjiko-partiake tregtare mafioze dhe shfrytėzuese tė popullit dhe tė shtetit shqiptar, mund ta shkruajnė historinė e tyre negative apo pozitive vetėm prej momentit kur ata kanė ardhur nė pushtet d.m.th. prej vitit 1990 e deri mė sot (2007). Ndėrkaq, historinė e mėparshme tė tė gjitha periudhave tė Shqipėrisė Etnike nuk e ka shkruar as “rishkruar” askush, por atė e ka ndėrtuar me gjakun dhe me sakrificėn e tij mbarė kombi shqiptar jo vetėm nga viti 1912, por shumė shekuj mė parė, qė nga periudha e lashtė historike pellazgo-ilire, bizantine, turke etj. dhe, nė periudhat e mėpastajme tė ekzistencės sė tij.

Pavarėsisht nga qėllimet dhe vizioni i errėt historik, etik, politik, demorkatik, kombėtar dhe ndėrkombėtar i paradoksit Sali Berisha, mjegullimi dhe falsafikimi i historisė shqiptare nga historianėt, politikanėt dhe diplomatėt e huaj (rusė, grekė, serbė, malazezė, turqė, francezė, bullgarė etj.) nuk zė fill vetėm me “megjėn historike” tė Sali Berishės sė vitit 1912, por disa shekuj, para se tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 1912.

Pra, nėse nxėnėsve, studentėve dhe mbarė popullit shqiptar, duhet t’i tregohet e vėrteta e saktė mbi identitetin e prejardhjes dhe tė shtetit tė tyre kombėtar, atėherė, s’ka dyshim se, duhet tė “rishkruhet” historia e zanafillės sė identitetit shtetėror shqiptar qė nga periudha historike e shtetit tė balshjave (1371), nga periudha historike e Skėnderbeut e deri mė sot, duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė e Ismail Qemalit (1912), edhe Shqipėrinė e Ahmet Zogut(1925-1939), edhe Shqipėrinė e Enver Hoxhės (1944-1990), si dhe Shqipėrinė e Sali Berishės, tė Rexhep Mejdanit, tė Alfred Mojsiut dhe tė Fatos Nanos (1990-2007).

Pavarėsisht nga minusat dhe plusat e tė gjitha rendeve dhe sistmeve tė derisotme politko-shoqėrore dhe shtetėrore nė Shqipėri, historia e tyre nuk mund tė “rishkruhet”, ashtu sipas qejfit dhe dėshirės sė njėanshme dhe subjektive tė Sali Berishės, as tė Fatos Nanos, sepse asnjėri e as tjetri nuk janė themelues dhe ndėrtues, por sundimtarė autokratė, shkatėrrues, eksploatues, kompremetues dhe falsifikues tė historisė dhe tė demokracisė sė Shqipėrisė.

Pavarėsisht nga tekat dhe recidivat egoiste armiqėsore, kontradiktat, aversionet, fėrkimet, interesat dhe lufta ideologjike dhe partiake e pushteteve shtetėrore tė berishistėve, tė nanoistėve etj., qė historia e Shqipėrisė, tė “rishkruhet” duke filluar vetėm nga viti i shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912), kjo “dėshirė” do tė mbetet vetėm njė ėndėrrė e shkretė e parealizueshme, sepse historianėt normalė shqiptarė nuk do tė pranojnė qė tė marrin pėrsipėr njė pėrgjegjėsi tė tillė tė karakterit historik dhe kombėtar pėr tė “rishkruar” historinė shqiptare dhe tė Shqipėrisė, ashtu si e “perceptojnė” kėrkesat dhe syzet e errėta tė politikės partiake ditore tė kryeministrit aktual, Sali Berisha, sepse ata janė tė pėrcaktuar dhe tė kualifikuar tė merren me shkencė tė mirėfilltė historike, duke e pohuar vetėm tė vėrtetėn lidhur me ngjarjet dhe me fenomenet e caktuara nė shoqėri, pavarėsisht se cilės periudhė historike i pėrkasin ato dhe, cilat kryepersonazhe janė sinonim i tyre.

Me njė fjalė, tė gjitha “regjimet demokratike” shtetėrore tė Sali Berishės dhe tė Fatos Nanos (1990-2007) nė praktikė kanė provuar diskontinuitetin e vlerave dhe tė traditės sė shenjtė tė historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike.

Pikėrisht, pse nė heshtje, e “ndjejnė” pėrgjegjėsinė e tyre pėr shkatėrrimin dhe bastardimin e vlerave tė derisotme kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, Sali Berisha apelon historianėt, qė ata, tė shkruajnė njė “histori tė re” pėr Shqipėrinė, kurse Fatos Nano, disa vite mė parė, pat delaruar “pas do mė vij historia” (!?) – Mirėpo, populli shqiptar jo vetėm brenda kufijve artificialė tė Shqipėrisė sė cunguar (1912), por nė mbarė Shqipėrinė Etnike dhe nė diasporė, ėshtė dėshmitar, se pikėrisht Sali Berisha dhe Fatos Nano me politikėn e tyre tregtare monopoliste, anarkiste dhe oligarkiste antidemokratike, Shqipėrinė e kanė shndėrruar nė njė pronė private tė paprekshme tė tyre dhe, tė aleatėve financues tė tyre tė brendshėm dhe tė jashtėm.

Konstanta e Injorancės dhe e kontradiktės ideologjiko-politike e berishizmit

Ja “faktet” dhe “arsyeja” pse duhet tė “rishkruhet” historia sipas apelit tė Sali Berishės, sepse sipas injorancės sė tij historike, “komitėt dhe kaēakėt” shqiptarė e paskanė “falsifikuar” historinė e Shqipėrisė : “Nuk ka asgjė mė tė papranueshme, sesa tė falsifikosh aktin e pavarėsisė kombėtare, tė fshish me gomėn e turpit emrat e atyre qė firmosėn pavarėsinė, duke e bėrė kėtė vetėm pėr verbėri ideologjike, pėr tė zėvendėsuar baballarėt e pavarėsisė dhe tė pluralizmit me komitė e kaēakė, tė cilėt nuk kanė asnjė vlerė. Nuk mund tė ecet duke mbajtur tė falsifikuar aktin e shpalljes sė pavarėsisė kombėtare. Nuk mund tė ecet duke zėvendėsuar Mithat Frashėrin, kėtė burrė tė madh tė kombit me komitė”(Shekulli,01,09.2007).

Nė lidhje me kėtė konstatim tė Sali Berishės, sė pari, shtrohen kėto pyetje: (1) Pse kryeministri aktual i qeverisė shqiptare (pikėrisht, kur nė rend dite tė agjendės sė bashkėsisė ndėrkombėtare, ėshtė zgjidhja e statusit politio-juridik tė Kosovės) e ka konsideruar si “oportun”momentin politik nė relacionet ballkanike dhe evropiane se, pikėrisht, tani, duhet tė “rishkruhet” historia e Shqipėrisė? (2) Pse kryeminstri S. Berisha kėmbėngulė qė tė “rishkruhet” historia e Shqipėrisė vetėm nga shpallja e pavarėsisė sė saj mė 1912, ēfarė fshihet nė prapavijėn e kėsaj kėrkese absurde dhe tė papranueshme? (3) Pse S. Berisha ka akuzuar dikė (pa emėr dhe mbiemėr) se e paska falsfikuar “aktin e pavarėsisė kombėtare”? (4) Pse S. Berisha ka implikuar “komitet dhe kaēakėt” si antivlera, sepse ata, sipas tij, i pasėkanė “zėvendėsuar babllarėt e pluralizmit dhe tė pavarėsisė” ? (5) Kush janė ata “komitė, tė cilėt e paskanė zėvendėsuar Midhat Frashėrin atė burrė tė madh”? (6) Pse S.Berisha nuk i ka apeluar historianėt shqiptarė, qė ta “rishkruajnė” historinė e Shqipėrisė, tė paktėn,qė nga viti 1878, kur dihet se babai i Midhat Frashėrit, Abdyl Frashėri e pagoi me kokė nga gjenocidi i sundimit osman, ēlirimin, pavarėsimin dhe bashkimin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, si rrjedhim i mospajtimit me vendimet e gabuara dhe grabitēare tė padrejta antihistorike tė Kongresit tė Berlinit (1878), tė cilat ishin bazamenti betonarme i rikonfirmimit tė vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės (1913) pėr ricopėtimin e territorit indigjen tė Shqipėrisė Etnike.

Vėshtruar nė retrospektivėn historike, Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės (1913) pėrbėjnė falsfikimin mė tė shėmtuar dhe mė tė padrejtė tė historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike. Pa korrigjimin e historisė sė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit (1878), nuk mund tė korrigjohet, tė shpjegohet,as tė kuptohet drejt historia e Shqipėrisė sė vitit 1912, ashtu siē ka pandehur kryeministri aktual Sali Berisha, pavarėsisht se ai aludon nė “falsfikimin” intern tė historisė sė Shqipėrisė sė vitit 1912, pėr ēka direkt i akuzon “komitėt” dhe “kaēakėt”, tė cilėt, sikurse politika, propaganda dhe histiriografia e rreme dhe falsifikatore e tė gjitha regjimeve tė Serbisė(jugosllavive) tė derisotme, i ka quajtur “pa asnjė vlerė”, kinėse ata ia paskanė “cenuar” meritat kombėtare tė Midhat Frashėrit etj.?!

Sipas kėtij kualifikimi analfabetik, injornat antihistorik, apolitik dhe antikombėtar shqiptar tė Sali Berishės, kaēakėt dhe komitat “paskanė qenė hajdutėr” dhe “pa asnjė vlerė”?! . Pėrkundrazi, luftėrat heroike guerile dhe historia kombėtare shqiptare flet ndryshe nga konstatimi skandaloz antishqiptar i Sali Berishės. Historia e komitėve dhe e kaēakėve shqiptarė daton qė nga shekujt XVIII, XIX dhe XX. Pėr identitetin dhe luftrat me vlerė kombėtare shqiptare tė kaēakaėve dhe tė komitėve, sidomos pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, historianėt shqiptarė dhe shkenca shqiptare si nė Shqipėrinė Socialiste, ashtu edhe nė Kosovė (pas pėrmbysjes sė aparatit shtetėror tiranik tė Aleksandėr Rankoiviqit, mė 1966) kanė shkruar tė vėrtetėn shkencore se ēfarė ishte roli dhe rėndėsia e tyre pozitive nė ēlirimin dhe mbrojtjen e qenies shqiptare pėrbrenda territoreve tė Shqipėrisė Etnike . Nė favor tė kėtij konstatimi ekzistojnė vepra, vėllime dhe revista tė shumta, tė botuara nė institucionet shkencore historike dhe albanologjike tė Shqipėrisė Socialiste tė Enver Hoxhės dhe tė Kosovės.

Kėtė, ndėr tė tjera, provon edhe ky fakt i shpjeguar nga Gjon Gjonlekaj: “Pas renies se Aleksander Rankovicit nga pushteti, shqiptaret kishin fituar disa te drejta kombetare, midis tyre edhe lirine e mesimit te historise kombetare. Profesor Ali Hadri ne bashkepunim me disa historiane te tjere te Kosoves kishin ribotuar Historine e Popullit Shqiptar, bile kopertinen e kishin ilustruar me fotografite e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.“(Shih: Gjon Gjonlekaj, FIGURA E NJOHUR SHQIPTARE TĖ CILEN E ADMIRON TĖRĖ DIASPORA,www.agimi.com).

Komitėt dhe kaēakėt shqiptarė nuk janė anakronė dhe “pa asnjė vlerė” siē ka theskuar “aksidentalisht” kryeministri aktual, Sali Berisha, por janė kryefigura heroike legjendare tė pavdeksahme tė historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike.

Nolens volens, sikur tė mos ishin luftėrat dhe aksionet armataosura luftarake tė komitėve dhe tė kaēakėve shqiptarė tė mbarė hapėsirave tė Shqipėrisė Etnike, mirėfilli se nuk do tė kishim pėrjetuar as shpalljen e pavarėsisė sė qeverisė shqiptare mė 1912. Pse, e them kėtė, sepse kryefigurat e kėsaj ngjarje emblematike dhe tė pashlyeshme tė hisorisė sė kombit shqiptgar kanė qenė drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi kaēakėt dhe komitėt siē ishin : Idriz Seferi, Isa Boletini, Azem Bejta, Sadik Rama dhe shumė tė tjerė, tė cilėt, edhe pse nuk kanė pasur ushtrinė e Shqipėrisė sė Sali Berishės, ata me luftrat dhe me kryengritjet e tyre tė pareshtura guerile dhe frontale, e patėn tronditur dhe thyer ushtritė barbare tė Perandorisė Osmane dhe tė Serbisė pushtuese kolonialiste.

Trimėrinė, guxmin, skarificėn dhe heroizmin e tyre, veē shkencės sė vonuar shqiptare (pas pėrfundimit tė LDB-sė), e kanė ruajtur me patos dhe me vėrtetėsi autentike kombėtare shqiptare, edhe folkloristika dhe arti popullor kombėtar shqiptar. Ndėr raposodėt mė tė shquar (artist i merituar i popullit) shqiptarė, tė cilėt kanė ruajtur me fanatizėm dhe me krenari veprėn heroike kombėtare tė komitėve dhe tė kaēakėve shqiptarė, ėshtė Dervish Shaqja. Mjafton, Sali Berisha dhe bashkėmendimtarėt e tij, tė vizitojnė Radio Tiranėn dhe, ta dėgjojnė opusin e kėngėve folklroike tė Drevish Shaqjes, opus ky, i cili 90% ėshtė i ndėrtuar me kėngė kushtuar luftėrave heroike tė komitėve dhe tė kaēakėve shqiptarė, tė cilėt kanė jetuar dhe vepruar anembanė Shqipėrisė Etnike.

Ja, njė kėngė kushtuar kaēakut dhe heroit legjendar, Isa Boletini, tė kėnduar nga rapsodėt e Trieshit tė Malėsisė sė Madhe shqiptare tė Mbishkodrės nė Mal tė Zi:

"Kur kane dale kacaket e hyrrjetit
S`kane gjet vend per ketej detit,
Der qe dale kane ne bajrak te Trieshit
Ne bajrak te Trieshit kur kane mbrri,
Hapen deren 200 shtepi
Prej Kosove ketu ia mbrrini,
Me cet t`vet Ise Boletini"

(Burimi: www.agimi.com, po aty,

S’ka dyshim se, edhe vargjet e kėsaj kėnge popullore e demantojnė konkluzionin e gabuar antietik, antihistorik dhe antikombėtar shqiptar tė Sali Berishės se “komitėt dhe kaēakėt s’kanė asnjė vlerė”.(Shekulli, po aty). – Atėherė, pse kryeministri, Sali Berisha po i ndėrron tezat sikurse Serbia dhe serbomėdhenjtė,kur ėshtė fjala pėr shtrembėrimin e fakteve historike tė sė vėrtetės shqiptare dhe tė Shqipėrisė Etnike? Pse Sali Berisha ėshtė kontradiktor nė vlerėsimet e tij lidhur me zbardhjen e faktografisė dhe tė dhėnave historike tė komitėve dhe tė kaēakėve, i cili, para disa vitesh i ka lavdėruar dhe dekoruar me medalje tė merituara, kurse sot, nga pozita e kyreministrit ka ndėrruar mendimin dhe vlerėsimin paraprak mbi kaēakėt dhe komitėt, duke i cilėsuar sikurse Serbia e Nikolla Pashiqit, “banditė- pa asnjė vlerė”!?

Pėrkitazi me kėtė, ja njė shembull konkret i materializuar nė favor tė kontributit tė jashtėzakonshėm kombėtar tė komitėve dhe tė kaēakėve tė tė gjithė brezave shqiptarė nė tė gjitha hapėsirat e Shqipėrisė Etnike. Kėtė potez tė qėllkuar pozitiv nė favor tė njohjes sė meritave tė jashtėzakonshme luftarake tė komitėve dhe tė kaēakaėve pėr mbrojtjen dhe ēlirimin e popullit dhe tė vendit tė tyre nga pushtuesit armiqė shekullorė, Sali Berisha gjatė mandatit tė tij si kryetar i Republikės sė Shqipėrisė(1992-1997) (posmortum) e dėshmon ndarja e dekoratave familjeve (pasardhėsve) tė komitėve dhe tė kaēakėve mė tė shquar shqiptarė edhe nė Kosovė, tė nėnshkruara nga vetė dora e Sali Berishės.

Ky evoluim negativ, paradoksal dhe kontradiktor i konceptit etik, politik dhe kombėtar i Sali Berishės nė diskreditimin e figurave tė ndritshme tė komitėve dhe tė kaēakėve shqiptarė, duke i karakterizuar si tė “pavlerė”, ėshtė i ndikuar nga politika, nga propaganda e politikės ditore dhe nga kuazishknca historike e Serbisė gjenocidale dhe e serbomėdhnjeve imperilaistė, tė cilėt komitėt dhe kaēakėt i kanė zhdukur fizikisht, duke ua djegur familjet dhe shtėpitė e tyre, ashtu sikurse nė vitin 1998-1999, qė i vranė, i dogjėn dhe i masakruan nipėrit dhe mbesat e komitėve dhe tė kaēakėve nė Drenicė, nė Deēan, nė Pejė, nė Istog, nė Gjakovė, nė Prizren, nė Suharekė, nė Shtime, nė Raēak, nė Llap, nė Gollak, nė Shalė etj tė Kosovės..

Sali Berisha dhe tė gjithė simpatizuesit dhe mbėshtetėsit e tij vasal dhe miopė, duhet ta dijnė se edhe luftėtarėt dhe dėshmorėt e kombit shqiptar, Adem, Hamzė dhe Shaban Jashari, Enver dhe Xhevė Lladrofci, Abedin Rexha etj., tė gjithė drenicarėt janė nipėr dhe mbesa tė komitėve dhe tė kaēakėve trima dhe hero kombėtarė legjendarė siē janė Azem Bejta, Shotė Galica, Sadik Rama,

Me njė fjalė, e gjithė struktura e UĒK-sė pėrbėhej nga vėllazėrit, motrat, bijtė dhe mbesat e komitėve dhe tė kaēakėve kryengritės liridashės tė Kosovės shqiptare.

Sikur tė kishin qenė gjallė kaēakėt heronj tė shqiptarisė : Azem Bejta, Isa Boletini, Idriz Seferi, Shotė Galica etj..., sigurisht se paradoksi, kontradikta, tendenca, iniciatori-Sali Berisha, nuk do tė kishte pasur guxim, qė tė dilte nė opinionin publik me tezėn e tij tė turpshme demaskuese proserbe se “kaēakėt dhe komitėt nuk kanė asnjė vlerė”?!

Jo, Sali Berisha, nuk janė fajtorė, as tė pavlerė komitėt dhe kaēakėt, as partizanėt me nė krye Enver Hoxhėn, tė cilėt e ēliruan, e ndėrtuan dhe e mbrojtėn Shqipėrinė nga tė gjithė armiqtė e saj. Politika e tyre mund tė vlerėsohet pro et contra, por nuk mund tė ndryshohet historia e tyre (iu pėlqeu apo jo armiqėve tė Shqipėrisė), sepse ata si ēlirimitarė, mbrojtės dhe ndėrtues tė vendit kanė hyrė nė historinė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė(1944-1990). Kėtė kaptinė tė historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė nuk mund ta ndryshojė. as ta “rishkruaj” as Sali Berisha, as ndonjė kuazihistorian i paguar i kohės konsumatore. Ashtu siē nuk mund tė ndryshohet dhe tė “rishkruhet” historia kombėtare dhe shtetėrore e Shqipėrisė nėn Mbretėrinė e Ahmet Zogut(1928-1939). Ajo mund tė kritikohet, por tė ndryshohet dhe tė shlyhet nga historia e pėrgjithshme kombėtare dhe shtetėrore e Shqipėrisė, assesi jo! Kėtė nuk mund ta bėjnė as Sali Berisha, as “biznismenėt” e kohės sė tij, pavarėsisht nga interesat dhe nga transaksionet e politikės dhe tė diplomacisė tregtare “pluraliste” tė tyre nė dėm tė historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė Etnike.

Pėrkundrazi, pėr bastardimin dhe pėr shkatėrrimin e Shqipėrisė(1990-2007) nė tė gjitha segmentet e saj, fajtorė dhe pėrgjegjės kryesorė para historisė dhe para popullit jeni ju vetė. Tė verbėr, tė mjerė, tė turpshėm, armiqė tė pėrbetuar dhe, pa asnjė vlerė jeni ju vetė, qė e shkatėrruat, e varfėruat, e dogjėt dhe, e shndėrruat nė pronė private personale, grupore dhe partiake gjysmė Shqipėrinė. Mjafton, t’i rishikoni dhe t’i rishkruani “rezultatet” juaja politike, kombėtare, ekonomike, papunėsinė, ekzodin, varfėrinė etj.

Fundja, historia kombėtare e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė Etnike, duhet tė korrigjohet jo mbi atė “bazė” qėllimkeqe, tendencioze dhe provokuese tė historisė kombėtare shtetėrore tė Shqipėrisė, duke filluar qė nga shpallja e pavarėsisė sė saj mė 1912, siē ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, por duke filluar shumė shekuj mė parė qė nga Platoni, kur ai “pellazgėt i quanė helenė, edhe pse nė atė epokė nuk ekzistonte emri helen”(Shih: Robert d’ Angely, Enigma nga pellazgėt te shqiptarėt, “Botimet Toena”, Tiranė, 1998).

Duhet tė pajtohemi me faktin se, se historia e kombit shqiptar dhe e Shqipėrisė Etnike nė Ballkan ėshtė shkruar nė mėnyrė tė bastarduar dhe tė falsfikuar jo nga vetė shqiptarėt, por nė veēanti nga fqinjtė e tyre pushtues hegjemonistė dhe kolonialistė serbo-malazezė-grekė-bizantinė qė nga periudha e Mesjetės deri mė sot. Ky, edhe ėshtė shkaku kryesor pse edhe sot, nė fillimshekullin XXI(viti 2007) ende nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja kombėtare dhe shtetėrore e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.

Pra, problemi i mosgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, nuk janė vetė shqiptarėt, por falisifikatet dhe falsifikuesit e huaj tė historisė sė tyre kombėtare dhe shtetėrore. Kjo histori e rreme, e sofistikuar dhe e mistifikuar mbhi shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike ,me ēdo kusht, duhet tė demaskohet dhe tė revizionohet jo vetėm nga shkenca historike shqiptare, por edhe nga shkencat e tjera, si dhe nga politika dhe diplomacia shqiptare e Shqipėrisė Etnike.

Ndryshe nga vizioni miop dhe hipokrizia politike dhe kombėtare e Sali Berishės, ne e kemi pėr detyrė qė ta korrigjojmė historinė kombėtare tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, tė cilėn e kanė falsifikuar kuazishkenca, politika, propaganda, diplomacia dhe kisha ortodokse ruso- serbo-greke-bullgare-bizantine. Po qe se shkenca dhe politika shqiptare ia arrijnė kėtij qėllimi tė shenjtė tė pėrbashkėt, aėherė, s’ka dilemė se, edhe do tė pėrshpejtohet zgjidhja e ēėshtjes kombėtare dhe shtetėrore e shqiptarėve nė Ballkan.

Nė kėtė sens, qeveria shqiptare e kryeministrit Sali Berisha, do tė duhej tė hartonte projketet shtetėrore dhe financimin e tyre nė funksion tė zbardhjes sė vėrtetės sė historisė kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve nė Ballkan, jo tė dalė nga tema, duke i shpallur dhe, duke i cilėsuar si fajtorė dhe “pa asnjė vlerė” komitėt dhe kaēakėt shqiptarė, tė cilėt kanė dhėnė kontributin e paēmueshėm dhe, kanė meritėn mė tė madhe nė ēlirimin dhe pavarėsimin e Shqipėrisė sė vitit 1912. Kėtė tė vėrtetė, tė ndfėrtuar me gjak dhe me jetėt e tyre, nuk mund ta ndryshojė, as ta falisifikojė askush, qoftė ai edhe Sali Berisha me “argatėt” dhe me instruktorėt e “autoshkollės” sė tij “demokratiko-pluraliste”, sepse ai, sė bashku me ta, qe dy dekada nuk kanė ndėrtuar kurrfarė kapitulli tė veēantė historisė kombėtare, por kanė bėrė propagandė dhe politikė ideologjike, partiake dhe krahinariste se si tė vihet te “rishkrimi” i “histroisė kombėtare”, qė garanton sundimin jetėgjatė tė tyre nė pushtetin shtetėror. Ky ishte dhe, tani ėshtė preokupimi “kombėtar” kryesor i Sali Berishės se si ta shkruajė “historinė e re”, ku nė faqen e parė tė saj, nxėnėsit dhe studentėt shqiptarė, do tė shihnin fotogragfinė demokratike tė ish-kryetarit tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Ndėr tė tjera, kjo ėshtė arsyeja krysore pse kryeminstri aktual i qeverisė sė Shqipėrisė, ka kėrkuar “revidimin” e historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, jo mėnjanimi i falsifikaeave dhe i falsifikatorėve tė saj tė deritashėm.

Pavarėsisht nga politika divide et impera tė shqiptarėve, ne nuk kemi asnjė nevojė qė tė “rishkruajmė” aso historie tė politikės shfrytėzuese ditore,qė i konvenon S. Berishės dhe berishizmit dhe aleatėve tė saj tė brendshėm dhe tė jashtėm, sepse historia jonė kombėtare ėshtė ndėrtuar dhe e shkruar qė nga koha e lavdishme dhe e pashlyerė e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut.

Ne, nuk kemi nevojė pėr ligjėrata propagandistike tregtare predikuese berishiste, qė na apostrofojnė dhe sfidojnė pėr pėrēarje dhe vėllavrasje sikurse nė vitin 1997, por tėrė potencialin tonė fizik, etik, politik, financiar, ekonomik, shkencor dhe kombėtar patriotik, duhet ta orientojmė, ta pėrqėndrojmė dhe ta shkrijmė nė ndėrtimin e njė platforme tė pėrbashkėt strategjike kombėtare dhe shtetėrore (tė inicuar, tė financuar, tė mbėshtetur, tė finalizuar, tė sinkronizuar dhe tė drejtuar dirket nga qeveria shqiptare e Tiranės), qė do tė jetė nė funksion tė bashkimit, tė ēlirimit dhe tė pavarėsimit tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.
______________





---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] MENDIMET PEDAGOGJIKE DHE HISTORIA BIBLIKE (2008-09-08 11:09:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit”. historiani i shquar Kristo Frashėri (2008-05-22 12:06:49 nga admin4)
[ Kultura ] Ana Frank historia e ēifutes mė tė famshme nė botė (2008-05-13 14:13:53 nga admin4)
[ Opinione ] HISTORIA TĖ SHKRUHET ASHTU SIĒ KA NDODHUR (2008-04-03 09:33:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova nuk ėshtė djep i kulturės serbe, thotė historiani Noel Malcolm (2008-02-29 10:25:15 nga admin4)
[ Kultura ] Jeta dhe historia e jetimėve (2008-01-01 09:21:38 nga admin4)
[ Kultura ] Historia e Plakut tė Krishtlindjeve (2007-12-25 11:21:28 nga admin4)
[ Histori ] MARRDHĖNIET GREKO-MAQEDONASE NĖ OPTIKĖN E HISTORIANIT (2007-12-03 04:34:27 nga admin5)
[ Opinione ] Sa e mirė ėshtė historia, kur e shkruan bacė Salia!... (2007-09-21 16:21:29 nga admin1)
[ Kultura ] HISTORIA E CA NDRYSHIMEVE (2007-08-17 17:36:48 nga admin1)
[ Opinione ] HiqHISTORIA (2007-07-31 10:32:16 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster