DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Elita jonė politike ėshtė tragjedia e Kosovės!
Postuar mė datėn: 2007-06-30 13:09:29 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Faik Smajli

Keni dėgjuar kur thonė "Ta qes veten prej huji", dhe pikėrisht kjo gjė i ka ndodhė Ekipit tė ... qė s' mund ja shkruaj dot as emrin.

Sa me pasion ia nisėn biznesit politik. Sa shpejt u rritėn, u bėnė tė mėdhenj, shumė tė mėdhenj. Aq tė mėdhenj saqė menduan se e kapėn zotin pėr ko...! Por gjithashtu thonė se: "Kush fluturon shumė lartė, bie shumė poshtė". E kur bie shumė poshtė, tė del vetja prej huji. Tė paktėn pėr ata qė kanė dy gishta fytyrė; sa pėr ata qė i kanė dy hektarė fytyrė, nuk vlejnė parimet, as njerėzore, as shtazore. Dhe kjo barsoletė tani, mbase, e shpjegon mė sė miri karakterin - fytyrėn e tyre:

E kishin zėnė njėrin duke vjedhė dru nė mal tė shtetit. E padisin dhe i vjen koha pėr gjyq. A keni vjedhur dru nė mal, e pyeti gjykatėsi tė pandehurin? I pandehuri i hutuar e i frikėsuar ia ktheu: Po, kam vjedhur, por s'e pranoj. Pikėrisht nė kėtė pozitė "mat" janė Ekipi i ....! Ua kanė qitė veten prej huji! I kanė bėrė pėr pesė pare. I kanė bėrė tė duken qesharakė e tė mjerė nė tė njėjtėn kohė. I kanė shtrirė pėr tokė!

Nuk gjejnė dot personazhe mė reale tragjikomike! Por po mė duket se po dalin, asi, me ka dy hektarė fytyrė... d.m.th. asi, qė nuk kanė fare parime, jo vetėm njerėzore, por as shtazore. Eu!!! Sa poshtė ka rėnė katundi! Aq poshtė kanė rėnė, sa qė edhe Skendės ku-ku, i ka dalė vetja prej huji! Nuk po donė as ai me e qitė surratin pėr opinion.

Ish pre n’shtatė vena Skeda ku-ku, pėr qė i vjen kjo ditė. Eeee! Nuk ėshtė lehtė me e fitue euron sot. Nganjėherė as dy hektarė fytyrė nuk po mjaftojkan. Po ndasht. Bile pasuri kanė bėrė mjaftė. Edhe fytyrė, edhe pasuri nė kėtė mėnyrė nuk shkojnė. Vetėm njėra tė takon. Kėta e kanė zgjedhė pasurinė, hajninė. Edhe sot po tė largohen nga jeta politike dhe nga ēdo aktivitet tjetėr, jetojnė si begu nė, sa tė jenė gjallė. Le qė nuk u shkon as ndėrmend tė rrinė jashtė politike. Ruana zot! Me kėtė miletin tonė kėto dy hektarė fytyra, do t'i kemi edhe pėr nja 30 - 40 - vjet nė skenėn politike, derisa t'ua merr zoti shpirtin. E kam humbur ēdo shpresė se pėr tė gjallė do tė mė zhduken nga sytė surrati i tyre. A durohen kėto dy hektarė fytyra dhe soj sorollopi i tyre edhe pėr sė paku 30 vjet nėpėr televizorė e gazeta. A durohen?! Sa herė t'i shoh, ma ēojnė dhimbėn e kresė. Nuk do tė shpėtoj dot nga migrena, pėr kėtė jam i sigurt.

Kjo ėshtė tragjike! Lufta nuk ka qenė tragjike pėr Kosovėn sa ėshtė tragjike elita politike e saj. Kjo garniturė politike, ende nuk bėri as edhe njė hap tė sigurt pėrpara. Nuk pritet as nė tė ardhmen se do tė bėjnė ndonjė hap pėrpara. Tani duhet tė binden edhe optimistėt e fundit qė mund tė jenė se, kėta diletantė, kėta komitetlinj nuk zgjidhin dot asnjė problem. Kėta janė vetė problemi,janė barrė e popullit, prandaj janė tragjedia e Kosovės. Kjo tragjedi pėrfundon vetėm me ikjen e tyre.

Asnjė popull nė botė nuk e meriton kėso lloj garniture politike, sikurse jam i bindur se, asnjė popull nė botė nuk do ta lejonte kėtė lloj garniture tragjike tė merrej me fatin e tij. Mirėpo, me kėtė miletin tonė po zgjasin tepėr gjatė agoni tė tilla, katastrofa tė tilla, tragjedi tė tilla.
Tė luhet me dy milion njerėz nė kėtė mėnyrė poshtėruese dhe tė miratosh heshtazi e pa thėnė asnjė fjalė, as mė tė voglin kundėrshtim, sikurse po bėjnė tė pafytyrėt tanė politikė, a s'ėshtė kjo TRAGJEDI? Tė keqmenagjohet, tė vidhet e tė shkatėrrohet pothuajse ēdo gjė, tė rritet mjerimi ēdo ditė e mė tepėr pėr tė shkretin popull, a s'ėshtė kjo tragjedi? Tė pyetet edhe dreqi e i biri se ēka dhe si duhet bėrė me kėtė popull, pa pyetur fare pėr nevojat dhe dėshirat e tij, a s' ėshtė kjo tragjedi?

Ta lėsh pa kulturė pa trashėgimi, pa histori, pa identitet etj. a nuk quhet tragjedi? Tė jetojmė nė zemėr tė Kontinentit mė tė pasur, dhe tė krahasohemi me vendet mė tė varfra afrikane, a s'ėshtė kjo tragjedi?

Edhe njė pastrues nga Brukseli po tė vijė nė Prishtinė, kėta ulen e pėrkulen dhe bėjnė gara se cili po dėshmohet mė servil ndaj tij, a s'ėshtė ky mjerim?

Tė pohohet se jemi njė shoqėri e organizuar me tė gjitha institucionet demokratike, e nga ana tjetėr tė gjitha tė jenė vasale tė njė grupi despotėsh, a s'ėshtė ky mjerim? Tė deklarosh se jemi partnerė me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe nga ana tjetėr tė mos arrish tė ndikosh as 1% pėr fatin tėnd tė mjerė, ēfarė t'i themi kėsaj? Si ta quajmė ndryshe?!

Pa mė thoni, kur ka duruar shqiptari tė sundohet e tė shkėrdhehet nga gratė? Kur? Tash na kanė rrokė gratė pėrpara saqė s'po ja dimė hallin vetes. Nė njė anė Tina vranė e kthjellė nga Dragodani, kush nuk guxon t'i thotė i ke sytė e verdhė, ndėrsa ajo pa fije ndėrgjegje e turpi, pret si me shpatė. Sikurse ēdo administratė nė botė, edhe ajo amerikane, ka njerėz mozomakeq, nė administratėn e saj. Po ku na ra hise se.

Carla Del Ponte qė ka urrejtje patologjike dhe i ka inat shqiptarėt, na i ngritė nervat sa herė t'i qohet. Doris Pack, jo rrallė na ka shkuar nė nerva, sikurse edhe Meli ynė e papėrsėritshme. Gjithmonė kanė uruar, "Mos tė zėntė sherri i grave". Kėshtu tė gjejnė, kur dorėzohesh pa kushte, pa rezistencė. S'ke kompetenca!

Po nejse, nuk janė edhe krejt pa kompetenca ky grupi ynė komitetli, kur tė duan e fusin nė burg udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje - Albin Kurtin, edhe e mbajnė sa tė duan. Edhe shokėt e tij poashtu!

Edhe me Institutin Albanologjik bėjnė ēka tė duan. Qeveria ia shtin masat e dhunshme si nė kohėn e krajlit edhe s'i bėn terr syri. Pastaj vetė i caktojnė rrogat, shpenzimet, honorarėt, drekė e darka, pastaj makinat luksoze, vendet nėpėr plazhet evropiane dhe plot gjėra tė tilla...! A pak po tė duken a? Pėr tė tjerat, punė e madhe! E sa pėr statusin, s'po mundet Ahtisari e krejt Evropa, e po mundet Fatmiri me Kolėn, Gimin e Hashimin. A hajgare, a? Ku keni parė ju qė zėdhėnėsit tė marrin vendime politike. Jo pasha Bacėn! E kėta nė kėtė rast, janė vetėm zėdhėnės tė Brukselit e tė Nju-Jorkut. Ata rrej kėta... kėta rrej neve. Rrenė tė dyfishtė pa kripė po gėlltit ky popull i shumėvuajtur qe 8 - vjet. Ėshtė ēudi se, asnjėrės palė nuk i bėhet vonė, pėrkundrazi iu konvenon, iu pėrshtatet. Kėshtu ka qenė deri tani, ndėrsa si do t'iu shkoj tash e tutje, vėshtirė tė parashikohet. Mileti dhe pis-mileti vendosin pėr kėtė punė.

Ata qysh tash kanė filluar tė hartojnė strategji (demagogji) pėr tė na hedhur prapė pluhur nė sy. Siē kanė filluar p.sh. me ekonomi, bujqėsi me pastėrti ambienti etj.

Nuk kalon java qė tė mos vijė dikush nga Brukseli a Nju-Jorku, e t'ua ngrijė gjakun, t'ua ngreh veshin dhe t'u jap detyra shtesė. E kėta si gjithmonė tė gatshėm e pa pėrtesė dhe pa ia vėnė kurrė gishtin kresė. Nė hall tė madh pėr pėrpilime strategjish si rrugėdalje nga kriza pėr t'u futur edhe mė shumė nė krizė, derisa njė ditė t'u dalim nė pritė e t'ua shkėrdhejmė tė gjitha strategjitė...

Londėr,
30. 06. 2007
Autori i kėtij shkrimi ėshtė kryeredaktor i faqes kombėtare "DERVINA.COM"
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Stubb hodhi poshtė krahasimet mes Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė (2008-09-28 02:36:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Rusisė, s'do tė njohė rajonet e Gjeorgjisė (2008-09-24 08:57:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NĖ SHKOLLĖN "GJUHA JONĖ" FILLOI VITI I RI SHKOLLOR (2008-09-10 15:29:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat botėrore, Shqipėria tronditet: “Hiroshima jonė” (2008-03-17 04:55:51 nga admin4)
[ Opinione ] E KALUARA JONĖ PĖRSĖRI... (2008-03-13 14:17:57 nga admin4)
[ Opinione ] LOKOMOTIVA JONĖ… (2008-02-19 07:00:24 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI (2008-02-06 18:01:42 nga admin1)
[ Opinione ] Dhembja jonė ėshtė e madhe z.Petrovci (2008-01-29 17:37:00 nga admin4)
[ Opinione ] LARG SHABLLONEVE TĖ SNOBIZMIT POLITIK – SYNIMI JONĖ REAL ĖSHTĖ BASHKIMI KOMBĖTAR (2008-01-03 08:51:38 nga admin1)
[ Opinione ] Papjekuria jonė politike… (2007-12-08 07:19:28 nga admin4)
[ Opinione ] Politika jonė flet serbo-greqisht, populli nė shqip (2007-11-19 10:24:04 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster