DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LINĒ NDAJ NDĖRGJEGJES KOMBĖTARE, RUAJU REXHEP QOSJA
Postuar mė datėn: 2007-09-04 13:13:59 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Naim Balidemaj

Dhuna nė Institutin Albanologjik ndaj Akademik Rexhep Qosjes, nga “institucionalistėt“ e Kosovės, mė rikujton njė takim-koktej me prėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit kroat ato ditė kur Kroacia shpalli pavarėsinė. I ftuar nga miku i madh i shqiptarėve prof. Dr. Mate Meshtroviq, nė Nju Jork, mė rastisi tė jem pranė diplomatit Dr. Mario Nobilo dhe duke e pėrgėzuar pėr Shtetin, shpreha dėshirėn time qė edhe Kosova sė shpejti tė bėhet e pavarur! Pėrgjegja e tij ishte direkte, pa ekuivoke diplomatike: “ Ne kroatėt e kemi shumė mė lehtė se ju shqiptarėt, sepse kroatėt nė shėrbim tė Serbisė janė nė margjina, njerėz tė inkriminuar me biografi tė dyshimtė, njerėz nga martesat e pėrziera, ndėrsa tek ju shqiptarėt e Kosovės ėshtė krejtėsisht ndryshe, familjet mė nė zė janė ngushtė tė lidhura me Serbinė dhe 50 mijė shiptarė tė Kosovės marrin rroga tė majme nga UDB-ja”.)

Refleksionet e kėtyre fjalėve tė thėna nė vjeshtėn e vitit 1991, po i pėrjetojmė sot, gjashtėmėdhjetė vjet mė vonė, kur de iure Serbia nuk ėshtė nė Kosovė, por de facto 50 mijė zuzarė tė Serbisė veprojnė guximshėm nė Kosovė duke filluar nga instancat mė tė larta shoqėrore dhe duke pėrfunduar tek tugjarėt me punktet e tyre nė Merdare.

Akademik Rexhep QOSJA

Veprimet konkrete tė kėtyre zuzarėve tė akomoduar nėpėr ministritė e ndryshme tė Kosovės, madje edhe ministra, tė dirigjuar nga Prokuplja, Nishi e Beogradi, dhunuan Institutin Albanologjik duke sulmuar alfėn dhe omegėn e kėtij instituti, Akademik Rexhep Qosjen. Sulmuan, njėjtė, egėrsisht si vozhdi i tyre dikur. Sulmuan zyrėn e Rexhep Qosjes, sulmuan letrat e Rexhep Qosjes, sulmuan dokumentet e Rexhep Qosjes, sulmuan hapėsirėn nė tė cilėn u shkrua historia e letėrsisė shqipe, sulmuan hapėsirėn nė tė cilėn u krijuan drama dhe u vunė themelet e dramaturgjisė moderne shqiptare, sulmuan hapėsirėn nė tė cilėn u krijuan romane qė do ua kishte zilinė edhe Kafka edhe Xhojsi edhe Pirandello edhe Eko, sulmuan hapėsirėn e cila iu kundėrvu “francuska 7” dhe Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė, sulmuan hapėsirėn nga i cili laborator intelektual u varrosėn teoritė maltusiane tė Garashaninit, Pashiqit, Cvijiqit, Andriqit, Qosiqit, Tadiqit, Isakoviqit, Kangrgas e shumė e shumė hegjemonistėve tjerė serb, sulmuan hapėsirėn dhe laboratorin e quajtur Rexhep Qosja, atė hapėsirė dhe laborator intelektual qė riktheu vetėdijen kombėtare. Sulmuan egėrsisht Danjollėt e Sherkės dhe pinjollėt e tyre.

Egėrsirat e plagosura dhe surrogatėt e tyre nė formė njeriu edhe sot e kėsaj dite marrin udhėzimet nga plehu nėn lipėn e Pozharevacit, tė miratuara plotėsisht nga kundėrmimi i Velanisė, tė fryra nga krrokama shterpė e Parisit, tė sforcuara nga i tėrbuari i Tiranės dhe tė miratuara nga kėlyshėt e tyre – armiq tė pėrbetuar tė artit, shkencės dhe kulturės shqiptare qė rrijnė nėpėr ministritė e ndryshme tė Kosovės.

Sindromi i robit ėshtė fenomen i veēantė. Robi edhe kur lirohet nga robėria, sjelljet e tij, veprimet e tij, logjika e tij, mendėsia e tij, janė identike me padronin e tij. Masat e dhunshme nė Kosovė i aplikoi nėpėr kohėra tė caktuara klika serbo-sllave, egėrsisht, vandalisht, barbarisht. Egėrsisht, vandalisht, barbarisht kėto masa sot nė Kosovė aplikohen nga vartėsit e kėsaj mendėsie bolsheviko-titiste qė thirren nė emėr tė demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.

Nė vendet demokratike, krijuesi, intelektuali, shkenctari ka respekt tė veēantė nė shoqėri. Nė vendet demokratike pėr krijuesin, shkenctarin, mendimtarin dhe intelektualin barometri moshė nuk ekziston.

Nė vendet demokratike, krijuesi, intelektuali, shkenctari, ėshtė zėri mė i respektuar i shoqėrisė i pėrkėdhelur dhe i mbrojtur nga institucionet mė tė larta shtetėrore. Nė vendet demokratike dituria krahasohet me lirinė. Sa bukur e shpjegoi Presidenti i katėrt i SHBA James Madison: “Pėrhapja e dijes ėshtė e vetmja roje e lirisė sė vėrtetė”. Ndėrsa pėr injorancėn, Presidenti i tetė i SHBA, Martin Van Buren thoshte: “Padituria e vesi ushqejnė varfėrinė”.

Nėse terhjeket njė paralele nė mes kėtyre dy burrėshtetasve tė demokracisė universale amerikane, me thėnjen e Ismail Kadaresė, (shkrimtar i vogėl nga shkolla e madhe ruse), se “dituria dhe injoranca, kur i shėrbejnė njė qėllimi tė caktuar janė mė tė fortė se dy tė ditur apo dy injorantė” ėshtė pikėrisht krahasimi mė i shėmtuar qė i bėhet dijes. Dijen e krahason me bakrin, ndėrsa injorancėn me kallajin. “Bakri e kallaji krijojnė bronzin”. Dija dhe injoranca, sipas Ismail Kadaresė tė shkrira nė bronz krijojnė shtatoret e revolucionit socialist. Ashtu siē i deshi shoku Stalin, ashtu siē i deshi shoku Tito, ashtu siē duan tė gjithė pasardhėsit e tyre. Ky shkrimtar i vogėl i shkollės sė madhe ruse ende nuk e ka tė qartė se dija nuk ėshtė bakėr-shkėlqim i rrejshėm qė njė brymė e korozon, por ėshtė thesar dhe e vetmja roje e lirisė. Ky shembėtim ėshtė rrjedhė e ortoksizmit bizantino-bolshevik sllav. Pikėrisht, nga kjo mendėsi sllavo-bizantine, Ismail Kadare i parapėrgaditi linē Rexhep Qosjes. Linē ky i hakmarrjes sė madhe. Ua futi nė vesh disa nga 50 mijė zuzarėve tė Serbisė nė Kosovė, tė sistemuar edhe ministra nė Kosovė, duke e quajtur Rexhep Qosjen “tė ēmendur”. Zanafilla e kėtij linēi ėshtė mė e hershme. Daton nga viti 1974, kur Rexhep Qosja mbronte vlerat demokratike pėrėndimore e Ismail Kadare vlerat lindore, bolshevike, soc-realiste. Pėr ngushėllim Rexhep Qosjes; Nuk je i vetmi nė listėn e linēeve tė pėrgaditura nė kuzhinėn e Kadaresė. Ai i pėrgaditi linē tėrė adnministratės sė shtetit shqiptar me poemthin e tij tė turpshėm “Pashallarėt e kuq” sa qė edhe Enver Hoxha u skuq nga poltronizmi i komsomolistit Ismail dhe ndaloi publikimin e kėtij turpi.

Hakmarrja vazhdon... Hakmarrja, koncepti mė primitiv, sidomos atėherė kur legjitimohet nga pushteti qoftė edhe fiktiv, me pėrmasat e ankthit kolektiv, u vėrejtė nė hapat e parė tė demokracisė sė brishtė shqiptare mė 1991. Idea madhore e rilindėsve kombėtar pėr pajtim e bashkim kombėtar gjeti pėrkrahje nė hapėsirėn gjithėshqiptare nga mendjet mė tė ndritura nė tė dy anėt e kufirit. Njė nga ideatorėt e kėtij projekti, domosdoshmėrisht madhor, ishte edhe Rexhep Qosja, pėrkrahėsi mė i madh i ndryshimeve demokratike nė Shqipėri. Kėtė ide madhhore e nuhati fare mirė Serbia. Duke studiuar mentalitetin e dy karrieristėve te pandreqshėm nė hapėsirat shqiptare, ate tė Ibrahim Rugovės dhe Sali Berishės, aktivizoi zuzarin e vet, ideologun e marksizėm – leninizmit, Bujar Hoxhėn, i cili ofroi pėrjetėsisht kėta dy karrieristė nėn ombrellėn e Serbisė. Kėtė ide ide tė Qosjes dhe bashkėmendimtarėve tė tij, qė kishte synim krijimin e teorisė politike dhe platformės kombėtare e varrosėn njėherė e pėrgjithmonė, kokat e lidershipit nė Tiranė e Prishtinė. Rrastė kėtė herė Sali Berisha e gėlltiti grepin e dy zuzarėve tė Beogradit, Bujar Hoxhės e Ibrahim Rugovės. Pajtimi dhe bashkimi kombėtar ėshtė koncept jo vetėm i rilindjes kombėtare shqiptare, por edhe i demokracisė amerikane. Shih pėr kėtė Presidenti i dymbėdhjetė i SHBA, Zachary Taylor, nė mes tjerash shkruante: “Interesi i madh, parėsor e i matur i popullit amerikan ėshtė bashkimi; bashkimi jo vetėm nė formatė thjeshtė tė qeverisjes por bashkimi i bazuar nė lidhjen shpirtėrore tė njerėzve pėr njėri tjetrin”.

Hakmarrja vazhdon... Hakmarrja serbe vazhdon. Hakmarrja e zuzarėve tė Serbisė vazhdon. Nė vizitėn e parė tė intelektualėve nga Kosova nė SHBA, nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta, tė gjithė vajtonin pėr autonominė e syprimuar, Rexhep Qosja pa pikė ngurimi deklaroi pavarėsinė e Kosovės. Liderucėt e kohės me gjysmė zėri thoshin “pse foli ashtu Rexhep Qosja, ne duhet tė kthehemi nė Jugosllavi”. Rexhep Qosja foli nė emrin e tij, as si lider i LDK-sė, as si lider i Partisė Fshatare, foli si Rexhep Qosja, foli me logjikėn e Rexhep Qosjes, foli me guximin e Rexhep Qosjes, foli njėjtė guximshėm siē foli edhe nė Novi Sad, pesė vjet mė parė nė Kongresin e shkrimtarėve tė Jugosllavisė. Derisa kolegėt e tij shkrimtarė nga Kosova pėrdornin slloganet e Ali Shukrisė e Sinan Hasanit mbi bashkim – vėllazėrimin, Rexhep Qosja foli nė emėr tė forcės morale dhe intelektuale tė ndėrgjegjes kombėtare.

Nė periudhėn 1992-1997, periudhė kjo e shpėrbėrjes kombėtare shqiptare nė Kosovė, Rexhep Qosja asketi mė i madh i kohės, nuk pranoi nėnshtrimin dhe vajin javor nė konferencė shtypi. Krijoi vepra politike; “Populli i ndaluar (1990)”, “Strategjia e bashkimit kombėtar (1992)”, “Ēėshtja shqiptare: Historia dhe politika (1994)”, “Ligjėrime paravajtėse (1996)”, “Fjalor demokratik (1997)”. Kėtė periudhė e filloi me “Popullin e ndaluar” duke mos besuar kurrė se nga njė fundėrrrinė e popullit tė ndaluar do tė bėhet “individ i ndaluar”. E pėrfundoi kėtė periudhė me “Fjalorin demokratik” duke mos i shkuar mendja kurrė se brenda popullit tė tij do tė ketė fundėrrina anti demokratike. Ata qė u mishėruan me “Popullin e ndaluar”, sot vetėm familarėt u rikujtojnė pėrvjetorėt nė altarin e kombit.

Hakmarrja vazhdon... Hakmarrja serbe vazhdon. Hakmarrja e zuzarėve tė Serbisė vazhdon. Derisa nė periudhėn 1996 – 1999, liderucėt dhe aparatēikėt institucionalist tė Kosovės, nė shėrbim tė plotė tė Serbisė gjuanin gurė mbi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, duke e quajtur “dorė e zgjatur e Serbisė dhe fundėrrina tė sigurimit tė Enver Hoxhės”, Rexhep Qosja doli nė pėrkrahje tė plotė duke e quajtur krenari tė kombit, shpėtimtare tė kombit. Me qėllim krijoi Lėvizjene e Bashkuar Demokratike, duke bindur faktorin ndėrkombėtar se nė Kosovė mendohet ndryshe nga LDK-ja , nė Kosovė mbrohet Kosova nga spastrimi etnik serb dhe Kosovėn e mbron Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Nė Konferencėn e Parė ndėrkombėtare nė Paris, Rexhep Qosja para nisjes deklaroi qartė, se nė asnjė forum ndėrkombėtar nuk mund tė flitet pėr Kosovėn pa qenė pjesmarrės edhe pėrfaėsuesit e UĒK-sė. Dhe kėshtu ndodhi. I a bėri tė ditur qartė, shkurt e shqip Ibrahim Rugovės, nė kėshtjellėn e Rambuillete, “kėtu nuk na sjellė ti as politika jote, kėtu na ka sjellė UĒK-ja dhe kryetar i delegacionit tė Kosovės duhet tė jetė pėrfaqėsuesi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės”. Kėshtu u bė. Kryetar i delegacionit tė Kosovės u zgjodh Hashim Thaēi. Ky ishte grushti i parė i madh qė iu bė Serbisė sepse ndėrkombėtarisht u pranua Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, njėkohėsisht edhe njė grusht i madh pėr kultin nė zenit tė Kosovės sepse nuk mund tė vendoste mė pėr Kosovėn njė qyqar qė nėnshkruan ēdo gjė vetėm e vetėm pėr tė mbetur Njėshi. Pikėrisht, ky ėshtė kulmi i urrejtjes ndaj Rexhep Qosjes, nga servilėt e kundėrmimit tė Velanisė. Kjo urrejtje vazhdoi... Vazhdon tani me hakmarrje.

Adem Jashari ėshtė i shtrirė pėr tokė nga plagėt e marra pas luftės. Zahir Pajaziti ėshtė nė arrati i etiketuar keq e rėndė nga Ibrahim Rugova. Fehmi Lladrovci kishte vetėm njė jetė dhe atė ia fali Kosovės, Shkelzen Haradinajt iu kanė kėputė telat e qiftelisė... Adem Demaēi ėshtė politikisht i paralizuar. Albin Kurtit shtėpinė ia kanė bėrė burg.

Turp pėr Kryeministrin Agim Ēeku, qė nė kabinetin e tij lejon Ministėr arrogantė tė Arsimit Shkencės e teknologjisė, i cili emėron drejtor tė dhunshėm tė Institutit Albanologjik njė Udbash qė nuk ka lidhje me albanologjinė, por aplikon metoda serbe kundėr kėtij Instituti, themelues i tė cilit ėshtė Rexhep Qosja. Turp pėr Nėnkryetarin e Kuvendit tė Kosovės Xhavit Haliti, qė nuk mbron me ligj institucionin e dijes kombėtare, Akademik Rexhep Qosjen. Turp pėr Hashim Thaēin i cili nė emėr tė opozitės nuk e mbron institucionin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Rexhep Qosja. Turp pėr tė gjithė ju liridashėsit e Kosovės qė heshtni para kėsaj dhune tė aplikuar nga poshtėrsitė e LDK-sė.

Ruaju Rexhep Qosja. Ata qė grisin libra, ata qė shkatėrrojnė dokumente e arkiva, ata qė shkatėrrojnė biblioteka, ata qė tė shpallin tė ēmendur, janė kanibalist – pijnė gjak.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Emigranti: Ju rrėfej nga Kreta, gjyqin e njė linēimi racist (2007-02-27 19:24:20 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Pse linēohet Nexhmedin Spahiu? (2006-12-14 02:19:41 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Nexhat Daci:Ndaj meje ėshtė tentuar tė ushtrohet linēimi politik (2006-12-07 14:24:05 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] REAGIM: Ndaj Deklaratės demagogjike... (2008-11-28 18:37:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Human Rights Watch: Beogradi politikė diskriminuese ndaj shqiptarėve (2008-11-03 15:03:00 nga admin1)
[ Opinione ] Disa shpjegime plotėsuese, nė vend tė reagimit ndaj njė gjullurdie mediatike (2008-10-28 16:33:47 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj Radio Televizionit tė Kosovės (2008-10-25 17:52:54 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rezoluta serbe ndaj Kosovės, Sejdiu takon Scheffer (2008-09-24 08:57:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Plan atentati ndaj Broun, arrestohet kosovari (2008-08-29 18:26:11 nga admin4)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster