| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Serbine lereni ne dalldine e vet, Shqiptaret te bejne referendumin e tyre |
| Postuar mė datėn: 2006-11-04 12:43:37 nga Arben Dervina :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
AV. IDAJET BEQIRI
Parlamenti i Serbise duke u perpjekur te sfidoje diplomacine nderkombetare per zgjidhjen e statusit te Kosoves, miratoi me shpejtesi nje te ashtuquajtur Kushtetute, me qellimin e vetem qe permes ketij dokumenti pa vlere, te beje pjese te Serbise territorin e Kosoves historike. Madje, per ti dhene fuqi kesaj fletoreje bakalli, pushteti post-Millosheviē i Tadiē-Koshtunices ka parashikuar edhe berjen e nje te ashtuquajturi referendum ku ftohet populli i Serbise te votoje per kete dokument, i cili per nga rendesia historike, mund te renditet i dyti, pas gjenocidit dhe gjakderdhjes qe kjo Serbi, e udhehequr nga satrapi Millosheviē, u shkaktoi popujve te Ballkanit ne dhjete vjetet e fundit te shekullit te XX-te.
Kutite e votimit per kete referendum pushteti i Serbise i ka ēuar edhe ne nje vend sovran, siē eshte Kosova, e udhehequr nga nje parlament dhe qeveri shqiptare e ligjeshme dhe e zgjedhur nga populli si dhe e ndodhur nen administrimin nderkombetar te OKB-se dhe NATO-s, me qellimin qe per kete maskarade politiko-diplomatike te shprehen edhe 6 % e minoritetit serb qe jeton ne shtetin e Kosoves, te pavarur katerciperisht nga Serbia.
Jemi shprehur edhe here te tjera per kete absurd, qe i ka hije vetem nje vendi si Serbia, e damkosur tashme nga e gjithe bota e qyteteruar si vendi me narcist e luftenxites, shkaktare e kaq shume fatkeqesive dhe mjerimeve ne Ballkan. |
|
Pas nje heshtje te gjate, nje pjese e politikes zyrtare shqiptare, e konsideroi provokim te rende per paqen dhe stabilitetin e Ballkanit kete veprim te Beogradit zyrtar. Ne fakt ky veprim i Beogradit zyrtar, qe per ironi te fatit po tolerohet nga diplomacia nderkombetare, eshte ne fakt provokim. E me qe jemi ne kete pike, bejme nje paranteze se eshte koha qe ti behet thirrje syēeltesise shqiptare ne Kosove per te vendosur nje sistem kontrolli te fort ne gjithe vijen kufitare me Serbine, sepse ka rrezik qe brenda kutive qe ata do sjellin nga Beogardi te kete edhe lende plasese me anen e te ciles politika zyrtare e Tadiēit kerkone te destabilizoje Kosoven dhe gjithe Ballkanin.
Lidhur me kete provokim te rende te Beogradit, Kryetari i Grupit Parlamentar te opozites se vendit tone deklaroi se ka ndermend ti paraqes Kuvendit te Shqiperise nje projekt-rezolute me qellim qe ti beje thirrje Serbise te ndalet para nje aventure te tille.
Vleresojme se politika shqiptare te mos qendroje ende indiferente, sikurse ka qendruar gjere me sot, pasi ēka ndodh ne Kosove, nuk ndodh ne Afganistan, por ndodh ne Shqiperi, sepse nga te gjitha pikpamjet Kosova eshte pjese e atdheut tone, shqiptaret e Kosoves jane nje me shqiptaret e Shqiperise dhe trojet e Kosoves historike, jane pjese perberese e truallit shqiptar.
Ajo qe eshte me kryesorja, politika shqiptare te mos e vrasi shume mendjen per te bere rezoluta me anen e te cilave te mesoje Beogradin post-Millosheviē per te hequr dore nga dergimi i kutive te referendumit te minoriteti serb ne Kosove. Serbia i di mire punet e saj. Ate ka kush e meson dhe e mbron. Ajo ka aleatet e vjeter strategjik, te cilet jane bashke me te, dhe nuk e denuan ate as edhe kur i shkaktuan mijra viktima Ballkanit nga luftrat fashistoide qe zhvilluan ne vitet 1990-2000. Por ka edhe aleate te rinje, te cilet per interesa ekonomike, neperkembin hapur principet paqesore, demokratike dhe lirite njerezore, ndaj te cilave organizmat prestigjioze nderkombetare, ku per fatin e keq ato aderojne, kane sakrifikuar dhe sakrifikojne.
Ne, shqiptaret, politika jone ne pergjithesi, por ajo zyrtare ne veēanti, duhet te mendojme, te punojme, te veprojme dhe te sakrifikojme per interesat e kombit tone, te popullit tone. Ne kete kuader, ne vend qe te bejme rezoluta per te ndalur Serbine te mos dergoje kutite e referendumit tek minoriteti serb ne Kosove, politika zyrtare shqiptare te projektoje dhe te zbatoje pa humbur kohe referendumin gjithshqiptar per te percaktuar fatin e kombit tone dhe perfshirjen e tij ne organizmat prestigjioze nderkombetare, ne NATO dhe BE si komb shqiptar i bashkuar ne nje shtet.
Politika zyrtare shqiptare ne te gjitha hapsirat shqiptare duhet te bejne gati kutite tona te referendumit popullore dhe ti ēojne ato me urgjence ne Presheve, ne Bujanoc, ne Medvegje, ne Maqedoni, ne gjithe Kosoven, ne Malin e Zi, ne gjithe diasporen shqiptare te vjeter e te re kudo qe jetone ne bote. Ne referendumin qe duhet te zhvillojme te kerkojme qe te gjithe shqiptaret me te drejte vote ti japin pergjigje pyetjes:
Doni te bashkoheni ne nje shtet te vetem kombetare shqiptar, me te gjitha trojet historike dhe popullin e okupuar nga padrejtesite e 1913-es brenda Shqiperise, apo doni te jetoni ende si te kolonizuar ne 4 shtete te ndryshme, te cilat vazhdojne tiu poshterojne, tiu gjenocidojne, tiu humbasin identitetin kombetar dhe tiu mohojne te drejtat dhe lirite njerezore e kombetare?
Organizimi i ketij referendumi dhe pergatitja serioze per te marre dhe mbrojtur frytet e pergjigjes, duhet te jete hapi i pare dhe i fundit i politikes zyrtare shqiptare ne kete moment historik, vendimtar per zgjidhjen e ēeshtjes kombetare shqiptare dhe per percaktimin e statusit te kombit tone ne NATO e BE.
Tashme eshte koha qe te zgjedhim nje Komitet Kombetar Shqiptar prestigjioz, me perberje nga te gjitha hapsirat shqiptare, i cili duhet te udheheq gjithe procesin e realizimit te ketij referendumi.
Ne kushtet kur Serbia ia lejone vetes dhe askush nga nderkombetaret nuk e ndal ne kete dalldi ēmendurore te saj per te bere referendum edhe brenda territorit shqiptar te Kosoves, kush na pengon ne shqiptareve te bejme referendumin tone te Bashkimit ne territoret tona dhe me popullin tone?!
Av. Idajet Beqiri |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|