DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Mediat nė kėmishėn politike
Postuar mė datėn: 2007-02-17 13:01:16 nga admin1 :: Kategoria: Kultura
Pėrkitazi me librin Mediat dhe politika tė Gėzim Mekulit, botoi “Mekuli press”, Oslo, 2006.

Hysen Matoshi

Njėra ndėr marrėdhėniet mė interesante dhe mė me ndikim nė botėn bashkėkohore ėshtė ajo ndėrmjet mediave dhe politikės. Varėsia e ndėrsjellė, aq shumė e hetueshme, sidomos te ne, tanimė nuk pėrbėn njė fakt pėr ta konstatuar. Kjo, pa dyshim, do ta ketė nxitur edhe publicistin shqiptar, Gėzim Mekuli, qė t’i pėrvishet punės pėr ta trajtuar kėtė raport pėrcaktues pėr rrjedhat e gjithmbarshme nė shoqėri.

Vetė parathėnia e kėtij libri, nė njėfarė mėnyre, ėshtė shprehje e pakėnaqėsisė sė autorit me nivelin e gazetarisė sonė. Nė aq pak tekst bie nė sy pėrdorimi i dendur i fjalės nevojė, qoftė si kėrkesė pėr njė gazetari profesionale, qoftė si kėrkesė pėr njė kastė tė re gazetarėsh tė guximshėm, tė pavarur ideologjikisht dhe mbi tė gjitha njohės tė praktikave mė tė avancuara tė kėtij zanatit. Pavarėsisht se kjo mund tė ishte shtysa e autorit pėr ta shkruar njė libėr tė tillė, ēėshtjen e mediave nė jetėn tonė shoqėrore Mekuli e ka kundruar nė njė kontekst shumė mė tė gjerė dhe pothuajse nėpėrmjet njė qasjeje shteruese.

Aspekte tė teorisė sė mediave

Libri Mediat dhe politika, nė tė vėrtetė, hapet me njė kapitull teorik qė qartėson nocionin komunikim, mjetet, format dhe funksionet e tij. Jo vetėm nė kėtė pjesė, por gjithandej librit, bindemi se autori Mekuli shquhet pėr njė informacion tė shumanshėm teorik mbi materien qė e trajton. Si njohės i shumė gjuhėve tė huaja dhe gjurmues i papėrtuar i dijes teorike, mund tė thuhet se ia ka dalė qė pėr secilėn pjesė tė librit tė ofrojė pėrvoja tė pėrparuara botėrore tė kėsaj fushe. Nė mėnyrė tė veēantė, nė kėtė kontekst, veēon rolin qė mediat sot kudo e marrin si ndėrmjetėsuese tė agjendave politike dhe pėrkufizimin teorik tė modeleve tė ndėrmjetėsimit. Gjithsesi kjo dije teorike, e mbėshtetur edhe me citate (dėshmi) tė marra nga autorė tė njohur botėrorė tė sferės sė mediave, do tė mund tė shndėrrohej fare lehtė nė dogmė, po qe se nuk do tė konkretizohej me shembuj nga praktikat e informimit, nė rend tė parė nga ato qė ndėrlidhen me zhvillimet nė Kosovė dhe rreth saj, por, megjithėse nė raste mė tė pakta, edhe nga ato qė kanė tė bėjnė me zhvillime jashtė saj.

Instrumentalizimi i dyfishtė

Mediat, nė mėnyrė te veēantė televizioni si burim zotėrues i informimit tė recipientėve te ne dhe kudo nė botė, shpeshherė instrumentalizohen nga politika dhe kjo nuk pėrbėn diēka tė panjohur sidomos pėr shoqėritė posttotalitare, ndaj vlera e librit Mediat dhe politika nuk konsiston gjithaq nė sjelljen e dėshmive lidhur me kėtė pikė sa nė faktin se nė botė, si pasojė e forcimit tė kompanive mediatike, tutorllėku tradicional pėrmbyset dhe mediat janė pikėrisht ato qė vėnė shpesh nėn kontroll politikėn dhe politikanėt, sikundėr konstaton me tė drejtė autori: “Mediat mund tė mendohet tė mbijetojnė pa pėrmbajtje politike, por politikanėt pa media jo”. Gjithandej librit vihet re edhe qėndrimi kritik i autorit ndaj mediave nė Kosovė, sidomos ndaj atyre publike, pėr njė qasje joprofesionale dhe tė njėanshme nė transmetimin e informacionit politik. Ky informacion, nė vend se tė transmetohet me sa mė shumė tė dhėna, shpesh seleksionohet politikisht dhe jo rrallė edhe fabrikohet me qėllim tė manipulimit tė opinionit publik. Kėto konstatime, mund tė thoshte ndokush, se nuk pėrbėjnė ndonjė gjė aq tė panjohur, por konsideroj se ėshtė kuraja e Gėzim Mekulit ajo qė i sjell guximshėm dhe i dėshmon hapur para nesh. Kėshtu, duke thirrur pėr njė gazetari profesionale dhe tė paanshme, ai bindshėm demaskon mėnyrėn e shkrimit tė disa gazetarucėve (njė gjetje interesante e tij, gjithsesi ekuivalente me shprehjen poetucė, tė cilėn shqipja e njeh) partiakė. Qortimi tjetėr, po ashtu me vend, i Mekulit pėr gazetarinė qė bėhet nė Kosovė ka tė bėjė me raportin ndėrmjet botuesve e kryeredaktorėve nga njėra anė dhe gazetarėve nga ana tjetėr dhe gjithsesi konstatimi se tė parėt jo rrallė i konsiderojnė si pronė tė tyre tė dytėt ėshtė tmerrėsisht i saktė.

Mbretėria e televizionit, etika dhe “bėrja” e lajmit...

Ndikimi i televizionit nė krijimin e opinionit publik ėshtė i pakrahasueshėm kundruall atij tė mediave tė tjera. Ai tashmė, veē si njė medie pėr informimin e marrėsit, nga politikėbėrėsit dhe nga qarqet qė zotėrojnė fuqi tė paparė ekonomike ėshtė kthyer nė njė mjet tė propagandės. Duke e shfrytėzuar mundėsinė e transmetimit tė pamjes nga ngjarjet mė tė rėndėsishme, sot televizioni transmeton drejtpėrdrejt ngjarje nga vatrat e krizės dhe madje edhe nga luftimet. Duke seleksionuar, pėrpunuar lajme dhe duke i instrumentalizuar ato, me njė fjalė jo rrallė edhe duke “bėrė” lajme, sikundėr ėshtė thėnė edhe nė kėtė libėr, paralelisht me luftėn e vėrtetė, zhvillohet edhe njė lloj tjetėr i saj, e cila, me tė drejtė, ėshtė quajtur si videoluftė. Autori i ka argumentuar konstatimet me shembuj konkretė, duke dėshmuar se shpeshherė etika profesionale e gazetarisė i ka bėrė vend propagandės, kėtij instrumenti tė fuqishėm nė duar tė politikės.

Njė aspekt tjetėr interesant ėshtė trajtimi i raportit televizioni-fėmijėt. Dhuna, qė shpesh instrumentalizohet, qoftė pėr motive politike, qoftė pėr pėrfitime tė primatit medial nė raport me konkurrencėn, e cila manifestohet edhe si gjakim pėr ta pasur ekskluzivitetin mediatik, shkon aq larg sa – sikundėr konstaton me tė drejtė autori, duke marrė shkas nga trajtimi qė nė mediat tona iu bė njė ngjarjeje vėrtet rrėqethėse - “Gazetaria jonė nuk tregoi as mė tė voglin respekt pėr viktimėn, pėr fėmijėn...”

Veē vlerave tė padyshimta tė kėtij libri, e gjej tė udhės them se nė disa raste janė pėrvjedhur gabime, qė edhe mund tė jenė pasojė e korrekturės elektronike, por qė gjithsesi tė janė pafalshme, ngase fatkeqėsisht e dėmtojnė esencėn e asaj qė ka synuar ta thotė autori. Kėshtu, fjalia “’e vėrteta’ ėshtė ajo qė servilet nga mediat” (nė vend se ofrohet, apo servohet) shkakton njė keqkuptim jo tė vogėl, pastaj pėrdorimi i vazhdueshėm i togfjalėshit “ushtarėt trakenė” (nė vend tė “ushtarėt irakianė”) pėrbėjnė disa nga huqjet fatkeqe nė kėtė libėr pėrgjithėsisht tė mirė.

Nė pėrfundim tė kėtij vėshtrimi tė shkurtėr duhet thėnė se libri Mediat dhe politika i Gėzim Mekulit, pėrveēse shquhet pėr qasjen e gjithanshme e shteruese lidhur me ēėshtjet e trajtuara, sikundėr edhe pėr guximin pėr t’i theksuar tė metat e mediave tona, njėkohėsisht, si sprovė intelektuale, pėrbėn njė qasje interesante tė mendimit kritik, fara e tė cili qėmoti ka nisur tė tretet diku nėn llumin e elozheve qė kanė kapluar shoqėrinė tonė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Berisha sulmon mediat: Manipuluan tragjedine (2008-03-19 09:44:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat botėrore, Shqipėria tronditet: “Hiroshima jonė” (2008-03-17 04:55:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat: Grandi u kercenua me bombe ne Diten e Pavaresise (2008-03-04 04:46:09 nga admin4)
[ Kultura ] Mediat krijuese tė identitetit tė imponuar (2008-02-29 03:28:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PSE MEDIAT E HUAJA VAZHDOJNĖ T“I PARAQESIN SHQIPTARĖT SI KOMB I DHUNSHĖM?! (2008-02-20 17:08:49 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane: Pavarėsia mė 18 shkurt, nė katėr tė mėngjesit, sipas kohes nė New York (2008-02-10 15:47:38 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT SHQIPE NĖ 2007 (2007-12-25 10:26:47 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT DHE POLITIKA (2007-11-18 11:42:05 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT DHE POLITIKA (2007-10-15 15:51:18 nga admin1)
[ Kultura ] Mediat dhe Politika (2007-09-14 18:00:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane: Shqiptarėt shpresojnė nė SHBA, serbėt nė pėrēarjen e Perėndimit (2007-08-30 12:22:48 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster