| » Opcionet për artikullin |
|
Departamenti amerikan i Shtetit ritheksoi edhe njė here qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara, se statusi i ardhshėm i Kosovės do tė jetė pavarėsia. Kėtė koment e bėri zėvendės zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Tom Kejsi.
I pyetur lidhur me vizitėn e javės sė kaluar nė Shtetet e Bashkuara tė Ministrit tė Jashtėm serb, Vuk Jeremiq, Kejsi tha se SHBA dėshirojnė qė Serbia tė integrohet plotėsisht nė institucionet Euro-Atlantike, dėshirė kjo edhe e vetė Serbisė, por se ka njė sė sėrė ēėshtjesh qė janė bėrė pengesė dhe kėtu, natyrisht, tha ai, pėrfshihet edhe rezoluta pėr Kosovėn dhe dorėzimi i kriminelėve tė luftės, qė vazhdojnė tė jenė tė lirė qė nga vitet 90.
Zėvendės zėdhėnėsi Kejsi tha se sekretarja Rice ritheksoi nė takimin me Ministrin e Jashtėm serb, se Shtetet e Bashkuara i qėndrojnė pikėpamjes sė tyre, se i gjithė procesi qė ka nisur, duhet tė zgjidhet me pavarėsinė e Kosovės, tė bazuar tek plani Ahtisari. Uashingtoni, tha zoti Kejsi, pret me kėnaqėsi fillimin e diskutimeve 120 ditėshe mes shqiptarėve dhe serbėve.
31 Korrik 2007 |
|