DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Bush: Kosova do tė jetė e pavarur
Postuar mė datėn: 2007-06-10 12:55:30 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore
Arben Muka/DW

Mikpritje entuziaste e presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Shqipėri. Bush u shpreh nė Tiranė se ai dėshiron vendim tė shpejtė pėr Kosovėn. Ai vlerėsoi faktin qė Shqipėria ėshtė mik besnik i SHBA-ve

Vizita historike e presidentit Bush ka krijuar ne Shqiperi, por dhe viset e tjera shqipfolese dhe ne diaspore nje interesim te jashtezakonshem. Se bashku me zonjen e tij Laura, presidenti amerikan u prit me ngrohtėsi dhe flamuj nga qytetarėt nė Tiranė e Fushė- Krujė.

Vizitė e jashtėzakonshme, ditė historike u cilesua vizita e Bushit nė Shqipėri. Kryeministri Berisha ne fjalėn e tij pėrshėndetėse tha: "Sot ėshtė njė ditė historike per Shqiperine. Mes nesh eshte miku mė i jashtėzakonshem qė kemi pasur ndonjėherė. Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, i vendit udhėheqės tė botės sė lirė."

Paradite ne ambientet e Pallatit te Brigadave ne Tirane shefit te Shtepise se Bardhe iu akordua nje dekorate e larte, „Urdheri i Flamurit Kombetar" te cilen me pare e kane marre dhe dy personalitet te larta ish presidenti Bill Klinton, si dhe ish presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.

Vleresimi iu be Presidentit amerikan „ne shenje mirenjohjeje te thelle per rolin historik ne mbrojtje te lirise, demokracise dhe te drejtave kombetare, ne te mire te kombit shqiptar dhe mbare rajonit. Per kontributin e ēmuar dhe mbeshtetjen e vendosur te qeverise dhe popullit amerikan ne zhvillimin e proēeseve demokratike dhe te integrimit te Shqiperise ne strukturat euro-atlantike".

Kryeministri Sali Berisha i tha presidentit Bush se shqiptarėt janė krenare pėr miqėsinė me Shtetet e Bashkuara dhe qė luftojnė krah pėr krah kunder terrorit ne Irak dhe Afganistan.

Pas takimit nje orėsh me kryeministrin Berisha, presidenti Bush tha: "Patėm njė takim tė mirė, kam mėsuar shumė pėr vendin tuaj. Unė jam i impresionunar nga zelli me tė cilin qeveria po lufton korrupsionin. Gėzohem qė Shqipėria ėshtė model pėr paqen fetare. Dhe e pėrshėndes faktin qė Shqipėria ėshtė njė mik besnik dhe aleat i fortė i ynė. Vizita ime sot kėtu do tė tregojė: Ju mund tė kini besim tek Amerika ashtu si edhe Amerika ka besim tek ju."

Presidenti Xorxh W. Bush ne mesditen e se dieles preku ceshtje te tilla si zhvillimi i reformave per integrimin euroatlantik te vendit, bashkepunimin dy palesh por dhe ceshtjen e statusit final te Kosoves.

Lidhur me Kosovėn presidenti Bush tha: "Ajo qė mund tė bėjmė ne ėshtė qė tė lejojmė diplomatėt tanė qė sė bashku me koleget rusė dhe tė BE-sė tė kėrkojmė njė kompromis, njė bazė tė pėrbashkėt, tė cilėn ta mbėshtesin tė gjithė. Por nė qoftė se ata nuk do ja dalin mbanė atėherė, do tė vijė dita - me mire me heret se sa vone qė ata do tė thonė- Mjaft ėshtė mjaft- Kosova ėshtė e pavarur."


Duam qe Serbia te degjoje qe Amerika mbeshtet pavaresine e Kosoves ka thene Bush duke shtuar se: "I kėrkova kryeministrit (shqiptar) tė flasė me udhėheqėsit kosovarė qė tė mbajnė qetėsinė nė kėto hapa tė fundit" tha Bush.

Presidenti Bush ka nxitur udheheqesit politike ne Shqiperi qe te bashkepunojne per problemet kryesore qe has vendi, si nje menyre efikase per te plotesuar dhe kushtet per antaresimin ne NATO. Presidenti amerikan ka vleresuar angazhimin e Shqiperise me trupa ne misionet paqeruajtese ne Afganistan e Irak.

Sot edhe kryeministrat e dy vendeve tė tjera ballkanike, kryeministri i Kroacisė dhe ai i Maqedonisė, kane marre pjesė nė njė drekė pune me presidentin Bush dhe kryeministrin shqiptar. Nė kohėn qė tre kryeministrat mbajtėn njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi nė Tiranė, presidenti Bush me bashkėshorten Laura kanė qėndruar nė Fushė Krujė ku kanė zhvilluar njėtakim mė biznesmenė tė kėtij rrethi. Atje Bush ėshtė shpallur 'Qytetar Nderi' i Fushė Krujės.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Bush: Pavarėsia e Kosovės hap historik pėr rajonin e Ballkanit (2008-03-03 22:28:09 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shefer e Bush: NATO ne Kosove per te mbrojtur shqiptaret dhe serbet (2008-03-01 02:10:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Bush: Kufijte e Kosoves jane te percaktuar qarte (2008-02-28 03:35:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SHBA, Bush: Marredhenie te plota diplomatike me Kosoven (2008-02-19 02:31:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Putin-Bush: Bisedime tė hapura dhe konstruktive (2007-09-08 04:43:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Bush: Pavarėsia rezultati pėrfundimtar pėr Kosovėn (2007-06-11 02:39:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BUSH: Ju falenderoj pėr pritjen tuaj: Pavaresia e Kosoves rezultati final (2007-06-11 02:34:01 nga admin4)
[ Opinione ] “Mirėdita” nga presidenti amerikan Bush: Nė politikė duhet konsensus (2007-06-11 00:42:37 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Bush: Jo shtyrjeve per zgjidhjen e statusit te Kosoves (2007-06-09 11:14:37 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Bush: SHBA mbeshtet fort Planin Ahtisari (2007-06-01 16:51:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bush: SHBA, pro anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO (2006-11-28 17:56:42 nga A.Dervina)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster