DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» DERVISHI:“BISEDIMET – MUNDĖSI PĖR PAJTIMIN E TRI SUPERFUQIVE”
Postuar mė datėn: 2007-08-06 13:29:08 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

Teki DERVISHI, dramaturg dhe publicist


RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Dervishi, tash sė fundi, pothuajse gjithė vėmendja e opinionit kosovar ėshtė pėrqendruar nė zhvillimet rreth definimit tė statusit politik tė Kosovės, tė cilat duket se po hyjnė nė fazėn e fundit. Si i shikoni ju kėto zhvillime?

TEKI DERVISHI
Mendoj se kėto zhvillime, siē thonė edhe tė gjithė analistėt e fuqive botėrore, janė vetėm edhe njė blerje kohe, e sidomos pėr disa qarqe evropiane, qė e prishin unitetin e BE-sė, si dhe pėr Rusinė, pėr shkak se pikėrisht kėto dy faktorė tė rėndėsishėm tė fuqive tė mėdha kanė hezitime tė ndryshme rreth pakos sė Ahtisaarit. Kurse, SHBA-tė tashmė i kanė mė kategorike qėndrimet e tyre. Mendoj se kjo kohė do tė shfrytėzohet qė tė harmonizohen qėndrimet e Evropės dhe Rusisė, rreth kėtij problemi.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēėshtja e Kosovės tashmė ėshtė bartur nė Grupin e Kontaktit dhe OKB-ja tashmė ka pėrcaktuar afatin 120 ditėsh pėr bisedime nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit. A pritni ndonjė rezultat dhe ēfarė mendoni se do tė jetė ai?

TEKI DERVISHI
Kjo apriori dihet, pėr shkak se edhe deklarohet se faktori shqiptar ose faktori Kosova dhe faktori serb ose faktori Serbia nuk do tė mund tė pajtohen. Do tė thotė, do tė bėhet fjalė pėr mundėsitė e pajtimit tė tri super-fuqive, tė them kėshtu, pasi qė Rusia veē po paraqitet, po prezantohet si njė lidership i ri botėror dhe kjo kohė do tė shfrytėzohet pėr ta gjetur ata njė ‘modus vivendi’. Mirėpo, unė personalisht mendoj se edhe pas kėtyre 120 ditėve tė proklamuara, nuk do tė gjendet kurrfarė emėruesi i pėrbashkėt ose nuk do tė ndodhė ndonjė marrėveshje mes kėtyre tre faktorėve vendimtarė. Sa na pėrket neve kėtu, tashmė tė gjithė po deklarojnė se ne nuk jemi faktorė tė vendosjes nė fatin e Kosovės. Kjo ėshtė e vėrtetė, se ne shqiptarėve na mungon njė Franjo Tugjman, na mungon njė Kuēan ose njė Ivica Raēan, tė cilėt e kanė rrėzuar sistemin komunist tė Jugosllavisė dhe i kanė ndėrtuar shtetet e veta tė pavarura. Mendoj se do tė duhej tė kemi njė lider tė fortė, i cili, megjithatė, nuk do t’i linte komod kėto tri fuqi qė tė vendosin pėr ne, thuajse ne nuk ekzistojmė fare dhe thuajse ne nuk vendosim pėr vetveten asgjė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėr lider tė ri nevojiten zgjedhjet. A mendoni se do tė duhej tė mbaheshin zgjedhjet para definimit tė statusit politik tė Kosovės?

TEKI DERVISHI
Kėto janė humoreska, qė disa faktorė tė rėndėsishėm tė administratės sė UNMIK-ut mundohen t’i luajnė me disa politikanė, qė edhe nė kėtė kohė mendojnė pėr njė karrierė politike, pėr ndonjė pozicion nė disa institucione, qė zyrtarisht i quajnė tė pėrkohshme; do tė thotė, qė kanė legjitimitetin e zgjedhjeve, por nuk kanė ingerenca tė ekzekutivit. As buxheti i Kosovės nuk varet prej tyre, por varet prej faktorėve tė tjerė, si prej Fondit Monetar Ndėrkombėtar, prej Bankės Botėrore, me tė cilėt faktikisht komunikon UNMIK-u, e jo qeveritarėt e ashtuquajtur shqiptarė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si e shikoni trekėndėshin politik SHBA-Bruksel-Rusi, lidhur me ēėshtjen e Kosovės? Dhe, sipas jush, cili duhet tė jetė reflektimi dhe veprimi politik i Kosovės nė mes tė kėtij trekėndėshi?

TEKI DERVISHI
Kur i dėgjon parlamentarėt nė njė mbledhje tė tyre dhe kur i dėgjon deklaratat publike tė gati gjithė liderėve shqiptarė, vazhdimisht e kanė njė shprehje shumė bajate, e cila ka qenė nė modė dhjetė vjet pėrpara. Unė mendoj se shqiptarėt duhet tė orientohen vetėm kah miqtė e tyre tradicionalė dhe aleatėt e tyre tradicionalė, e ata janė SHBA-tė. Kurse, sa i pėrket BE-sė, dihet se BE-ja ėshtė njė unitet fals, pėr shkak se polaritetet nė mes tė shteteve tė BE-sė janė shumė tė mėdha dhe janė tė hapura. Disa shtete tė Evropės kurrė nuk do tė pajtohen me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė Ballkan dhe kjo ėshtė diēka qė shihet prej sė largu. Ėshtė edhe problemi i traditės sė marrėdhėnieve shqiptaro-evropiane; dihet se tragjedinė shqiptare, vazhdimisht nė bashkėpunim me marrėveshjet ruso-evropiane, e kanė shkaktuar kongrese tė ndryshme, qė janė mbajtur nėpėr shtete tė Evropės, siē ėshtė Kongresi i Berlinit etj. Do tė thotė, Evropa deri tash nuk ka qenė mik tradicional i shqiptarėve, por pėrkundrazi ėshtė fajtori kryesor, qė sot, trojet shqiptare janė tė ndara nė tė gjitha shtetet fqinje qė i kemi nė Ballkan. Nė kėtė trekėndėsh, mendoj se Kosova do tė gjendet nė njė realizėm politik vetėm pas 120 ditėve, kur do tė shpalosen mundėsitė ose pamundėsitė e pavarėsimit tė saj. Mendoj se vetė proceset do ta krijojnė njė lidership dhe do ta nxjerrin njė lider tė tipit, siē e pėrmenda, tė Franjo Tugjmanit, tė Kuēanit ose tė tjerėve.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Shpesh keni deklaruar se pjesa mė e madhe e inteligjencies shqiptare tė Kosovės ėshtė lėnė anash sa i pėrket inkorporimit tė tyre, pėr tė kontribuar nė pėrgatitjen e Kosovės pėr fazėn e tashme tė zhvillimeve politike, por edhe pėr tė ardhmen. A e mbani ende kėtė qėndrim dhe ēfarė mendoni se duhet bėrė?

TEKI DERVISHI
Ne nuk mund tė bėjmė asgjė, pėr shkak se nuk mund t’i imponohemi censurės staliniste, e cila sot ekziston gati nė tė gjitha masmediat shqiptare. Kjo, faktikisht, nuk ėshtė spontane dhe nuk ėshtė pėr shkak tė njerėzve qė i udhėheqin ato, por ėshtė pėr shkak se dikush i ka zgjedhur ato njerėz dhe se kjo ėshtė bėrė me qėllime shumė largpamėse tė UNMIK-ut. Administrata e UNMIK-ut, faktikisht, i ka zgjedhur tė punojnė vetėm ata njerėz, tė cilėt kanė qenė tė afirmuar edhe mė parė pėr disa pikėpamje tė tyre politike nė marrėdhėniet shqiptaro-serbe. Janė deklarata tė tyre kontinuele, tė 20 vjetėve tė fundit, janė ata njerėz qė kanė kėrkuar demokratizimin e Serbisė, janė ata njerėz qė asnjėherė nuk kanė pranuar tė thonė se shteti ėshtė kombi dhe se nuk mund tė bėjmė shtet nėse, sė pari, nuk jemi nacionalistė. Mirėpo, njerėzit qė kanė planifikuar qė UNMIK-u tė qėndrojė kėtu, kaq kohė sa ka qėndruar pa fije tė drejte, ata nuk kanė mundur ndryshe tė qėndrojnė pa pasur njė kllaviaturė nė masmediat shqiptare dhe pa pasur njė censurė tė fshehtė politike, e cila i ka ekskomunikuar, nė mėnyrėn mė banale, tė gjithė akademikėt shqiptarė; nuk po mendoj pėr anėtarėt e Akademisė, por pėr akademizmin nė politikė dhe ka bėrė njė politikė, e cila ėshtė mė tepėr zhurnaliste dhe e cila i ndjek vetėm opsionet qė i lexojnė nga gazetat. Dhe, nuk kemi mė as analistė, por kemi media-analistė – njerėz qė analizojnė opsionet e mediave, e jo opsionet politike. Tash duhet tė presim proceset. Besoj se situata do tė vėshtirėsohet shumė dhe ne, shqiptarėt, nė situata tė rėnda, vazhdimisht kemi ditur tė nxirremi dhe kemi ditur tė qėndrojmė para armiqve. Shqiptarėt mos tė shpresojnė nė demokratizimin e Serbisė, siē kanė shpresuar 20 vjet, dhe mė nė fund, kur kanė ardhur demokratėt nė pushtetin e Serbisė, ata quhen Koshtunica e Tadiq, qė e kanė tė njėjtin fjalor, mos tė them mė tė keq se tė Sheshelit dhe tė Millosheviqit.

INTERVISTOI: BEKIM BISLIMI

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] JEMI NJĖ – SI ASNJĖ! (2008-11-29 13:02:38 nga admin1)
[ Opinione ] Letėr e hapur: Pėr Kuvendin e Kosovės – Kryetarit, Jakup Krasniqi (2008-11-27 17:47:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] XHAVIT HOXHA (1952 – 2007) (2008-11-19 17:44:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqėria Shqiptare ILIRIA- Lyon – Francė (2008-11-16 12:42:34 nga admin1)
[ Opinione ] SHTRIGA PLAKĖ – EVROPĖ, PO PAJTOHET ME DJALLIN SERB!! (2008-11-09 06:28:51 nga admin1)
[ Intervista ] ARDHMĖRIA – “ARDHMĖRI” E ROBIT (2008-11-08 17:37:25 nga admin1)
[ Opinione ] KOLOSIT EPOKAL SHQIPTAR, ENVER HOXHA – DINJITETSHĖM IU FESTUA 100-VJETORI I LINDJES, NĖ PRISHTINĖ (2008-10-12 12:11:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] CUFA – URAGAN I PANDALSHĖM (2008-10-04 12:56:16 nga admin4)
[ Opinione ] O SALLAH, O SALLAH – HĖM ME TITĖN, HĖM ME ATA! (2008-09-30 03:30:05 nga admin4)
[ Opinione ] PRISHTINA NDĖRMJET BOSHTIT TĖ VJETĖR BEOGRAD – ATHINĖ-MOSKĖ (2008-09-24 08:31:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] VENDIM I KRYESISĖ QENDRORE – SHAIBK (2008-09-05 15:35:26 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster