| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ĒĖSHTJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS ZGJIDHET NĖ PRESHEVĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-08-04 11:57:52 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Avni KLINAKU
Qė nga pėrfundimi i luftės kanė kaluar gati dhjetė vjet e politikės shqiptare tė Kosovės as nė horizont nuk i duket plani pėr zgjidhjen e problemit mjaft tė mprehtė tė veriut tė Kosovės.
Serbėt e veriut tė Kosovės nuk bėjnė pjesė mė nė jetėn politike tė Kosovės. Ata madje pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės i kanė mbajtur edhe zgjedhjet qendrore dhe lokale sipas ligjit zgjedhor tė Serbisė dhe po i ndėrtojnė tė gjitha strukturat shtetėrore po sipas ligjeve tė Serbisė. Ata, pėr ta bėrė planin e vetė mė tė plotė, kanė asgjėsuar edhe pikat doganore tė Kosovės dhe e kanė bėrė fakt tė kryer bashkimin me Serbinė.
Shteti i Kosovės nė kėtė territor nuk funksionon nė asnjė segment. Nė anėn tjetėr, shteti i Serbisė pėrveē qė e ka shtrirė pothuajse tėrė autoritetin e tij nė krejt territorin e veriut tė Kosovės, me hapa tė pėrshpejtuar dhe para syve tė tė gjithėve po kryen spastrimin etnik edhe tė pjesės sė Mitrovicės sė veriut. Pasi qė i ka dėbuar me dhunė gati tė gjithė shqiptarėt nga pjesa veriore e qytetit, tani ai po nxiton qė pronat e mbetura ti pėrvetėsojė edhe ligjėrisht dhe kėshtu ta bėjė fakt tė kryer ndarjen etnike edhe tė qytetit tė Mitrovicės.
Shteti i Kosovės nuk ka zgjidhje as pėr kolonizimin modern tė qytetit tė Mitrovicės!
|
|
Shteti i Serbisė i ka kryer pothuajse tė gjitha punėt pėr ta bashkuar veriun e Kosovės me Serbinė, por nuk po ngutet ta shpallė kėtė bashkim sepse apetitet serbomėdha shkojnė akoma mė tutje: ata po pėrpiqen qė tė njėjtėn punė ta kryejnė edhe nė Kosovėn qendrore. Shkėputja eventuale e veriut do tė ndikonte te serbėt nė brendėsi tė Kosovės dhe do tė mund tė nxiste njė shpėrngulje masive tė tyre qoftė drejt veriut tė Kosovės, qoftė drejt vetė Serbisė. Kjo do ti prishte pėrfundimisht planet e Serbisė nė raport me Kosovėn.
Nė anė tjetėr tė Kosovės gjendet sėrish Kosova e pushtuar Presheva, Bujanoci e Medvegja. Ky territor i quajtur edhe si Lugina e Preshevės i tėri i banuar me shumicė shqiptare, i ėshtė ndarė Kosovės nė vitet e para tė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Qė nga ajo kohė shqiptarėt tė qeverisur nga ligjet serbe i janė nėnshtruar vazhdimisht njė dhune e terrori tė madh. Si pasojė ka vazhduar e po vazhdon edhe sot, para syve tė tė gjithėve, shpėrngulja e popullsisė nga kjo trevė, sidomos nga Bujanoci e nga Medvegja.
Shteti i Kosovės, pėr ēudi, pėr kėtė ēėshtje ka qėndrim: shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės u sugjeron tė marrin pjesė nė jetė politike e nė institucionet e shtetit serb! Serbomėdhenjtė ndahen plotėsisht tė kėnaqur. Ata e dinė fare mirė se e vetmja pikė ku do tė mund tė prisheshin planet e Serbisė nė raport me veriun e Kosovės ėshtė Presheva, Bujanoci e Medvegja, por ja qė shqiptarėt nuk po e shfrytėzojnė kėtė.
Shteti i Kosovės i mbėrthyer nga ingranazhi i Pakos sė Ahisarit ēėshtjen e Luginės sė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės dhe banorėve tė saj e lė nė mėshirėn e tė pamėshirshmėve!
E dimė tė gjithė se institucionet e Kosovės tė ndodhura pėrballė pengesave tė faktorit ndėrkombėtar dhe agresivitetit tė serbėve tė veriut dhe shtetit serb janė tė pafuqishėm nė veriun e Kosovės, por ėshtė e pafalshme politika inerte e madje edhe disiplinuese e Qeverisė sė Kosovės nė raport me shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Kjo ėshtė e vetmja pikė tė cilėn mund ta sfidojmė politikėn serbe ndaj veriut tė Kosovės dhe tu ofrojmė politikėn mbėshtetės vėllezėrve tanė qė padrejtėsisht mbahen nėn thundrėn serbe nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|