DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ambasadat, ambasadorėt dhe ambasadoret
Postuar mė datėn: 2008-09-08 04:25:46 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Ilir Sefaj

Mė nė fund Qeveria e Kosovės emėroi tė ngarkuarit e parė me pune, apo ambasadorėt tė cilėt do tė pėrfaqėsojnė interesat kombėtare nė disa prej vendeve qė tashmė edhe zyrtarisht njohin pavarėsinė e Kosovės. Si gjithnjė, edhe tani, disa u pajtuan me emrat qė do na pėrfaqėsojnė nė politikėn ndėrkombėtare, por krahas kėsaj doemos se janė edhe ata qė emėrimin e kėtyre individėve e presin me skepticizėm. Nė vazhdėn e kėtyre tė fundit hyjnė edhe gratė tona intelektuale, tė cilat nuk ishin tė pajtimit me faktin se asnjė nga kėta pėrfaqėsues nuk i takonte gjinisė femėrore. Pra, edhe kėsaj radhe pėrkundėr vullnetit dhe zemėrgjerėsisė sė grave qė kėto punė qė kėrkojnė goxha marifet, t’i ndajnė mė burrat, kjo nuk iu mundėsua
Mė kujtohet kur zhvillonte negociatat me Serbinė, Ekipi i Unitetit, ishte vėnė nė pah pakėnaqėsia e grave; ato kėrkonin qė nė mesin e kėtij “Ekipi” tė kishte edhe femra. Vėrtetė as atėherė as tani nuk e kam ditur (di) arsyen pse aq me ngulm kėrkonin kėto gra tė bisedonin me Serbinė, apo pse me aq ngulm kėrkojnė tė emėrohen ambasadore eventuale nė shtet mike (gjithsesi, shtete mike duhet konsideruar ato qė njohėn pavarėsinė e vendit) tė Kosovės. A duhet tė jesh ambasadore, presidente, kryeministre nėse vetėm je grua? E di, ėshtė e rėndėsishme t’i themi shokėve shoqeve se unė ushtroj punėn e kryeministrit, ambasadorit, kryetarit etj etj, ama para kėsaj duhet thėnė vetės, jo vetėm gratė edhe burrat; a do tė mundem t’i dalė zot kėsaj pune?! Pėrderisa fatkeqėsisht nė shoqėrinė tonė (jo nė botėn perėndimore) nuk na intereson gjė tjetėr pėrveē posteve, dhe detyrat eventuale me rėndėsi kombėtare i perceptojmė vetėm si privilegje pak do ecim pėrpara. Ja ēka ndodh nė Kosovėn tonė tė pshurrėt! Tė mė falni, ma keni imponuar tė shprehem kėshtu, nėse kėtė do e thosha vete me vete dhe jo kėshtu publikisht, ku do tė ishte dallimi?! Ėshtė e njėjta gjė sigurisht. Kosovėn po e pshurrni tė nderuar. As edhe njė i vetmi njeri nė vendin tim tė.. i cili ėshtė punėsuar nė institucione publike, nuk ėshtė punėsuar nė mėnyrė transparente, tė gjithė janė punėsuar pa kurrfarė konkursi, vetėm se kur kemi dėgjuar se filani e fisheku ėshtė bėrė kėshilltar, pėrfaqėsues, ‘Hamam i Hyrės’, e ku ta di unė se ēfarė. Mendoj se kjo praktikė duhet ndėrpre, pėrndryshe dikush duhet dhėnė llogari pėr kėto. Po ua tregoj njė detaj. Para mėse tre muajsh pata konkurruar si ‘Dorėzues’ nė Kėshillin Gjyqėsorė tė Kosovės, edhe pse thėnė tė drejtėn kundėr- kandidatė kisha disa individė qė nėse jo diēka tjetėr, njė fjali nuk mund ta thurnin pa gabime, unė as qė erdha nė shprehje tė punėsohem. Mbase pse-hin mund ta merrni me mend, unė kisha konkurruar si konkurrohet, jo me bishta. Tash e katėr vite punoj si kamerier nė restorante tė kryeqytetit, dhe kėtė punė e kam gjetur falė tė vėrtetės se aty nuk ka me tė “njohshėm” aty punėsohesh ngase punėdhėnėsit i nevojitet punėtori, jo akrabaja. Pėrkundėr punės sė pakontestueshme tė ministrit Hoxhaj, nė Kosovė ka me mijėra tė punėsuar nė arsim tė cilėt nuk kanė kurrfarė kualifikimi, ndėrsa me mijėra tė tjerė bredhin rrugėve pėrkundėr asaj se janė tė kualifikuar. Meqė jemi kėtu po ua tregoj edhe njė detaj. Besoj tė keni durim. Para disa muajve pati dalė njė “konkurs” (te ne fjalėn konkurs mendoj se gjithnjė duhet vėnė nė thonjėza) pėr mėsues klasor nė njė shkollė fillore tė kryeqytetit, duke dashur tė punėsohem nė profesion pėr tė cilin jo vetėm unė, po kemi jap mund tė gjithė, konkurrova. Edhe a e dini ēfarė pėrgjigje pata marrė nga tė punėsuarit nė komunė: “Po ti paske shumė shkollė- po mė thonė ata- pėr tė qenė mėsues!”. Mendova, injoranca nuk paska shkallė tė pėrcaktimit, ajo qenka nė infinit. E njėjta mė kishte ndodhur edhe aty ku “monitorohet drejtėsia”, nė Kėshillin Gjyqėsorė tė Kosovės. Mendoj se ky avaz i tė punėsuarit duhet urgjentisht tė ndėrpritet, pėrndryshe nė kohė dhe rrethana tė caktuara, dikush duhet dhėnė llogari pėr kėtė. Ėshtė absolutisht i pa falshėm fakti se nė opinion e gjerė ėshtė krijuar bindja e vėrtetė se, nė Kosovė nuk mund ta marrėsh as edhe “gradėn e pastruesit”, siē shprehet vėllai im, pa pasur tė njohshėm. Nuk e di, vetėm se ambasadorėt i gėzofshin detyrat qė i kanė marrė, dhe sinqerisht mendoj se edhe pse nuk kishte gra, pėr fillim janė disa emra tė kėnaqshėm qė do na pėrfaqėsojnė nė politikėn ndėrkombėtare. E pėr neve qė njohim ligjin, rregullėn, pėrgjegjėsinė qytetare, (edhe pse tashmė edhe nė do ishim punėsuar me tė njohshėm sikur normal do kishim mundur!) besoj tė vinė ditė mė tė mira, ngase siē shprehej xhaxhai im njėherė e dikur: “As pėrmbytja nuk ka zgjatur pėrgjithmonė”.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja Fazlliē - Reagojnė ambasadorėt e BE-sė (2008-10-14 15:18:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia tėrheq ambasadorėt nga vendet qė njohin Kosovėn (2008-02-19 03:48:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Gati Ministria e Jashtme dhe ambasadorėt (2008-02-19 02:35:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster