DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHTYPI NDĖRKOMBĖTAR PĖR ROLIN E BE-SĖ NĖ PĖRCAKTIMIN E STATUSIT
Postuar mė datėn: 2007-09-28 13:37:09 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

“International Herald Tribune”, “Economist”


Pėr mė shumė se gjysmė viti, shpresat e shqiptarėve pėr njė Kosovė tė pavarur kanė pėsuar ndryshime tė mėdha, por pėrballė njė raundi tė ri bisedimesh, shqiptarėt janė duke u bėrė gati pėr pėrmbushjen e synimeve, tė vetėdijshėm se sa e vėshtirė mund tė jetė njė gjė e kėtillė. Kėshtu shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja “International Herald Tribune”, duke thėnė megjithatė se pavarėsisht nga lėkundjet, nė Prishtinė mbizotėron njė ndjenjė e fuqishme vetėbesimi. Madje, edhe planifikimet pėr hartimin e Kushtetutės se re janė intensifikuar, ndėrtesat pėr misionin e ardhshėm tė BE-sė janė lėshuar me qera dhe shėrbyesit civilė tė kėtij misioni tashmė janė rekrutuar. Nė tė njejtėn kohė, shkruan “IHT”, edhe vendet anėtare tė Bashkimit Evropian qė kanė pasur dallime nė qėndrime nėse duhet njohur pavarėsinė e Kosovės, mund tė jenė tė gatshme pėr tė vepruar. Gazeta citon zėdhėnėsen e shefit pėr politikė tė jashtme tė Bashkimit Evropian, Christina Gallach tė ketė thėnė se “ekziston njė vendosmėri e qartė se afati i ardhshėm ėshtė thelbėsor. Dhe kjo ėshtė e njė rėndėsise fundamentale. Nuk duhet tė ketė mė shumė shtyrje nė kuptimin e mekanizmave shtesė”, ka thėnė zonja Gallach. Diplomatėt perėndimore thonė se negociatat e gjata kanė dėshmuar se sa shumė janė pėrpjekur ata pėr tė arritur deri tek njė vendim nė Kėshillin e Sigurimit, duke i hapur rrugėn planit tė hartuar nga i dėrguari i posacėm i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari. “IHT” citon njė diplomat tė lartė evropian nė Kosovė tė ketė thėnė se “komuniteti ndėrkombėtar vėrtetė ėshtė pėrpjekur, por nuk mund tė pranojmė mė veton e Rusisė mbi politikėn e Bashkimit Evropian. Besoj se do ta kemi planin e Ahtisaarit nė tavolinė, por pa njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit”, ka thėnė diplomati evropian. Shumė vende tė bllokut evropian mund tė mos jenė tė gatshme pėr tė mbėshtetur misionin e ardhshėm tė kėtij blloku nė Kosovė dhe pėr tė zbarkuar forcat paqeruajtėse nė rajon nėse njė vendim i qartė ligjor mungon, por disa nga zyrtarėt evropianė, shkruan “IHT”, kanė thėnė se zgjidhja mund tė jetė tek Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit e OKB-sė.
E pėrjavshmja “Economist” shkruan se debati aktual pėr Kosovėn nuk ėshtė midis serbėve dhe kosovarėve, e madje jo as midis rusėve dhe amerikanėve. Gazeta shkruan se debati ka tė bėjė me vendet anėtare tė Bashkimit Evropian, meqė pas 10 dhjetorit, vendimet e tyre do tė jenė ato qė do tė kenė rėndėsi. “Economist” shkruan se Amerika nuk dėshiron tė jetė e vetmja fuqi botėrore qė do ta njihte pavarėsinė e Kosovės; Britania dhe Franca do tė donin ta bėnin njė gjė tė kėtillė dhe megjithėse nuk e pėlqejnė ndėrhyrjen e Rusisė nė ēėshtje tė brendshme evropiane, tė dyja vendet duan ta ruajnė unitetin e bllokut. Pėr kėtė arsye, vėmendja do tė zhvendoset nė Berlin, shkruan “Economist”. Nėse Gjermania e njeh pavarėsinė e Kosovės, Italia dhe vendet tjera do ta bėjnė tė njejtėn gjė dhe Serbia do tė gjendet pėrpara njė rruge me gjemba. Nėse i jep fund pėrpjekjeve pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, Serbia do tė marrė rrugėn e izolimit dhe pas vetes mund tė tėrheqė gjithė Ballkanin perėndimor”, shkruan nė fund e pėrjvashmja “Economist”.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Doli nga shtypi libri me poezi i autorit Mehmet Bislimi (2008-05-18 15:57:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pavendosmėria e BE-sė ndihmon nacionalistėt serbė, konstaton shtypi amerikan (2008-05-11 14:33:18 nga admin4)
[ Opinione ] Z. BOLLANO! SHTYPI UA KALON PĖR NGA VĖRTETĖSIA! (2008-04-23 16:03:46 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shtypi botėror: Tentim pėr copėtimin e Kosovės (2008-03-19 04:26:00 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shtypi i sotėm britanik shkruan gjerėsisht pėr zhvillimet e djeshme nė Kosovė (2008-02-18 06:50:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ambasada amerikane nė Tiranė reagon ndaj njoftimeve tė shtypit pėr ftesėn e Shqipėrisė nė Nato (2008-02-10 15:36:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Deklarata e George Clooney-it, falsifikim i shtypit Serb (2008-01-24 17:47:10 nga admin4)
[ Histori ] Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės (2007-12-30 10:01:27 nga admin4)
[ Kultura ] Tė bėhet i njohur projekt ligji me anėn e shtypit, pėr nėnshtetėsinė shqiptare (2007-12-20 08:57:46 nga admin4)
[ Opinione ] SHTYPI GJERMAN ALARMON PĖR GJENDJEN NĖ KOSOVĖ! (2007-10-18 08:15:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHTYPI NDĖRKOMBĖTAR PĖR VIZITĖN E PRESIDENTIT BUSH NĖ TIRANĖ (2007-06-11 05:31:00 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster