| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHPK-ja ka marrė urdhėrarrest pėr Albinin. Nė Gjilan arrestohet Kujtim Kosumi |
| Postuar mė datėn: 2007-01-29 10:36:51 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė epror i SHPK-sė e ka njoftuar zyren qendrore tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Prishtinė se SHPK-ja ka dhėnė urdhėr arresti pėr Albin Kurtin. Akuzat kanė tė bėjnė me demonstratėn e 28 Nėntorit tė vitit tė kaluar, por edhe me mosrespektimin e arrestit shtėpiak njėmujor tė shqiptuar pėr protestėn e 23 gushtit 2006, atėherė kur Ahtisaari erdhi nė Prishtinė pėr tė kėrkuar edhe mė shumė komuna tė reja serbe. Me atė rast aktivistėt i patėn bllokuar dhe mbyllur me dry portat hyrėse tė ndėrtesave tė Kuvendit tė Kosovės dhe UNMIK-ut.
Po ashtu, sot nė orėn 11:30, tre pjesėtarė tė njėsisė speciale tė SHPK-sė, tė prirė nga polici i cili tha se quhej Arsim, erdhėn dhe i kėrkuan Vedat Xhymshitin e Albin Kurtin, tė cilėt nė ato momente nuk ndodheshin nė zyre. Kurse, rreth njė orė mė herėt SHPK-ja nė Gjilan ka arrestuar aktivistin Kujtim Kosumi, pėrderisa ai ishte duke ndjekur orėn e mėsimit brenda shkollės. Kujtimi u dėrgua nė Gjykatėn komunale nė Prishtinė. Nė Gjykatė ai mėsoi se ėshtė ringritur padia ndaj aktivistėve Albin Kurti, Vedat Xhymshiti e Enes Tara. Gjyqtar i seancės ishte Baki Krasniqi.
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė duan ta arrestojnė Albinin para demonstratave qė ne paralajmėrojmė. Mė 20 nėntor 2006, mbi dhjetė policė tė SHPK-sė patėn hyrė me dhunė nė zyren e Lėvizjes sonė, duke arrestuar Albin Kurtin e Frashėr Krasniqin, me ērast kėtė tė dytin e patėn dėnuar me 10 ditė burg pėr pengim tė zbatimit tė urdhėrit zyrtar. Albini nuk u dėnua nė njė proces tė parapėrgatitur nė Gjykatėn Komunale nė Prishtinė vetėm dhe vetėm pasi qė ai proces nuk ishte pėrgatitur edhe aq mirė: dėshmitarėt e prokurorit publik Faik Hoxha - policėt gjoja tė dėmtuar, Bashkim Krasniqi dhe Besim Makolli - nuk u paraqitėn fare nė gjykatė.
Gjykatat, jo vetėm nė Prishtinė, nė vazhdimėsi i kanė lėnė tė hapura lėndėt e ndryshme kundėr aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s nė mėnyrė qė ato ti riaktivizojnė nė njė moment tė volitshėm politik pėr pushtetin. Sikur kėtyre ditėve kur ne po e pėrgatisim demonstratėn e ardhshme gjithėpopullore tė 10 shkurtit.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|