| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Gėzim Mekuli, Oslo
E doja sportin dhe isha i ndėrtuar bukur! Perpos tjerash nė jetėn time sndeza duhan ndonjėherė. Alkoolin e kisha tabu; birra me fryente barkun dhe kafeja mė linte pa gjumė
dhe nuk e preferoja
se mi zijoste dhėmbėt! Se cmė kujtohet se sa me shumė qejf kisha dėshirė tė shiqoja filmat vizatimor; te padhunė dhe edukues
siq ishte ai me Calimeren, Tom & Jerydhe mos ta harroj Mickey Mouse. Pastaj i kėnaqur e ėndėrraplot tė ikja nė dhomėn time e te fleja thellė e kėndshėm
Kisha shoqeri tė shėndoshė, mendjen e trupin po ashtu
Si njė fėmijė lazdran qė isha, vellaut tim, Kujtimit, i tensionoja, goxha si shpesh nervat; mburresha cdohere dhe nė cdo rast: Shef ti se cfarė muskujsh kam unė, eja e tė provojmė fuqinė Ai qeshej, dhe ma kthente: eee lehte e ke ti, vetem qumėsht e mjaltė ka trupi yt
je natyrė 100 %
! Mua mė rritej mendja! Shpejte e me njė pamje serioze, si tė njė doktori tė fshatit ballkanas e qortoja: Ki kujdes se si ushqehesh, se shumė je dobėt nga shėndeti ti, je i padisciplinuar nė ushqimin
Ja, mė shiqo mua
Ai mė dėgjonte e vėshtronte. Dhe, ndihej keq; Se nuk po ushqehej shėndosh
si vėllau i tijė! Kujtimi ndezte duhanin
Zbulimi dhe Diagnostifikimi i sėmundjes sime
Tetor, 1996.
Duke ndjekur studimet nė Universitetin Johannes Gutenberg nė Mainz tė Gjermanisė; drejtimi shkencat politike, shkencat e mediave dhe germanistikė
Mbrėmje e njė fundjave tė qetė. Ndiej njė ndjenjė jo tė kėndshme dhe tė cuditshme
Pas 1 ore mendimi vendos tė vizitoj mjekun kujdestar spitalin universitar tė Mainzit; Vetėm sa pėr tė hequr merakun dhe tė kthehem sa mė parė nė banesėn time, ku edhe me pritinin edhe ca musafir
Por
Herr Mekuli, Du hast Krebs! (Zoti Mekuli, Ti ke kancer) Kėto fjalė buqiten dhe mė tronditėn si rrufeja nė mes tė ditės sė bukur e me diellplot. Mjeku specialist kishte bėrė diagnostifikin. Qartė, shpejtė dhe profesionalisht.
E unė sdoja se sdoja ti besoja!? E pyeta me njė zė tė dobėt, pothuaja tė shtjerrur, plot frikė, pasiguri dhe i mallėngjyer: Mė falni, keni diplomuar juve nė mjekėsi apo, jeni duke kryer praktikėn kėtu nė spital? Mė duhet tė them se specialisti dukej shumė i ri, apo mua mė dukej ashtu, se smė pėlqente tė ishte mjek nė ato momente
Po, edhe specializimin kėtu e kam mbaruar - ma ktheu ai. Por sa mė shpejtė dhe pa humbur kohė tė fillojmė bombardimin e qelizave tė kancerit, mjekimin dhe luftimin e tijė
!, mė urdhėroi ai.
Oh, Zot i Madh dhe i gjithfuqishėm, cfarė ndodhė kėshtu me mua?, pyesja nė heshtje dhe i panikosur nė vehten time. Nė realitet UNĖ as nuk isha mė unė! Tani UNĖ ishte ai; Kanceri! Si? Mua tė mė sulmoj kanceri? E pabesueshme!? Nuk ėshtė e mundur! Gabim nė diagnostifikim! Kėshtu dėshiroja ta mashtroja vehten time
.
Cdoherė mendoja se kanceri i takon personit tė tretė, fqiut, tė panjohurve. Jo, asdhenjehėrė kanceri nuk i takon tė dashurve tė mi, familjes sime, e lere vehtes sime. Duhej tė pajtohesha me lajmin e sėmundjen e zezė. Ta pranoja se ai ishte i imi, dhe ta realizoja si timin
! Filloi mjekimi dhe njėkohėsisht torturimi i shpirtit, mendjes dhe trupit tim
i qenjes sime. Te gjitha i pėrballova dhe u shėrova.
Kėtė shkrim ia dedikoi, si faleminderim dhe mirėnjohje familjes sime sė shtrenjėt: Mamit tė dashur (ndjesė pastė), Babit, motrave (nė vecanti motrės sime Shqipes, e cila u gjend pranė meje deri nė castet e fundit tė mjekimit tim), vėllaut Kujtimit, tė afėrmve dhe miqėve tė mijė, tė njohurve e tė panjohurve, qė me qindra e qindra mu gjendėn nė ato ditė tė vėshtira, tė skėterrshme, tė cilėt nė cdo kohė mė jepnin pėrkrahje
, shpirtėrore e morale; Pėrkrahje e cila nė ato caste ėshtė mė se e rendesishme pėr mjekimin dhe mbijetesėn
Njėkohėsisht ky shkrim ka pėr qėllim informimin e opinionit mbi kancerin e testisit, mėnyrėn se si zbulohet ky, dhe rėndėsin e madhe qė ka zbulimi i hershem i tij; informim qė do duhej tė kryehej e transportohej nga mjekėt tanė specialist; mjekė tė cilėt, fatkeqėsisht, mė me dėshirė e vullnet mirren me politkėn partiake, se sa profesionin e tyre tė shenjėt.
Le tė jetė ky shkrim edhe njė qortim moral dhe kritikė ndaj kėtyre njerėzve
Cfarė ėshtė Kanceri i testisit?
Kanceri i Testisit ėshtė njė ndėr kancerėt mė tė shpeshtė tek tė rinjėt e moshės 15-35 vjeqare. Por ka raste kur ai paraqitet edhe nė moshėn 70 vjeqare. Sipas institutit nacional tė kancerit (USA) pritej qė nė vitin 1995, nga kanceri i testisit tė sėmurėn 700.000 amerikanė, ku nga ky numėr parashikohej tė vdesnin mbi 325 vetė. Nė krahasim me kancerin e prostatės ku nga 244.000 tė sėmurė do tė vdesin 40.400 (vetėm nė vitin 1995), kanceri i testisit ėshtė pak mė mbytės. Megjithatė meshkujt e moshės 15 35 vjec sulmohen dhe pėsojnė mė sė shumti nga ky lloj kanceri. Pėr arsye tė pasqaruara, ky lloj kanceri sulmon 4 herė mė shumė racėn e bardhė se atė tė zezė.
Jo mė larg se para 15 viteve, diagnostifikimi i kancerit ishte lajm trishtues e kobėzi. Atėherė vdisnin 10 herė mė shumė pacientė tė sėmur se sa sot. Por, pėrparimi i shpejtė e dramatik nė medikamentet kimike, nė kėto 2 dekadat e fundit, diagnostifikimi i shpejtė dhe i saktė, bėri qė numri i tė mbijetuarve tė shtohet dukshėm. Sot, kanceri i testisit, nė tė shumtėn e rasteve, ėshtė plotėsisht i shėruar dhe nėn kontroll, vecanėrisht nėse zbulohet, trajtohet dhe mjekohet herėt.
Administrata Ushqim dhe Medikamente ka sofistikuar disa lloje tė medikamenteve pėr trajtimin e kancerit tė testisit, duke pėrfshirė Ifex (ifosamide), Vepesid (etopisode), Velban (vinblastine sulfate), Blenoxane (bleomycin sulfate), dhe Platinol (cisplatin). Shumė ekspertė profesional tė fushės sė mjekėsisė e konsiderojnė Platinolin si cudibėrės rreth trajtimit dhe bombardimit tė disa lloje tė posacme tė qelizave tė kancerit tė testisit. Kjo administratė lejoi qė medikamenti me bazė-platinum tė pėrdoret pas operacionit ose rrezatimit. Platinoli gati gjithmon pėrdoret nė kombinim me medikamente tjera tė terapisė kimike. Trajtimi me bazė-platinum ėshtė padyshim suksesi mė i madh pėr terapin kimike, thotė S. Bruce Malkowitz, MD., bashkėdrejtor i urologjisė-onkologjisė pranė qendrės medicinale tė Universitetit tė Pensilvanisė. Kėto medikamente kanė ndihmuar qė tė zbusin vdekshmėrinė dhe tė rrisin numrin e tė shėruarve, thotė ai, duke shtuar se shumė pacientė me sukses e bartin trajtimin me medikamentet qė kan bazė-platinum. Ky lloj trajtimi ka sukses edhe nėse kanceri ėshtė shpėrnda (metastazuar) pėrtej testikulve.
Kjo nuk ėshtė dėnim me vdekje, thotė Malkowicz. Sipas Institutit Nacional tė Kancerit (the National Cancer Institute-USA), rreth 70% tė pacienteve me kancer tė metastazuar, kanė gjasa reale tė shėrohen.
Zbulimi dhe Diagnostifikimi
Shumica e kancerėve tė testisit janė zbuluar nga vet pacientėt ose rastėsisht, (sikurse qė ishte rasti me mua), por ka raste kur ky lloj kanceri zbulohet edhe me rastin e vetėkontrollit tė testikulve. Zakonisht nė testikul paraqitet njė kokėrrzė e rritur, qė nuk pėrcillet me dhimbje, (e them nga pėrvoja ime). Ndonjėherė mund tė keshė edhe dhimbje por qė nuk janė edhe aq alarmuese pėr njė sėmundje kaq te rrezikshme. Kokėrrza apo e enjura mund tė jetė edhe e madhėsisė sė njė lajthie apo tė njė fasule, por ka raste kur kjo mund tė jetė e madhe sa njė arrėz.
Vetėkontrolli shpėtim i jetės
Pėrpos kokėrrzės, nėse personi heton ndonjė anomalitet si p.sh testikulin e fryrė, ndjenja e peshės ose mbushja e papritur e qeses me ujė, pastaj nėse ka dhimbje nė pjesėn e poshtme tė abdomenit, ai duhet qė mėnjėherė e pa humbur kohė tė shiqohet tek specialisti (urologu). Kėto tė gjitha simtome janė alarm i vėrtetė se ke sėmundje serioze, besueshmėrisht Kancer. Pra, pa hezitim dhe ndjenjė turpi e urgjentisht tė vizitohet specialisti.
Specialistėt kanė metoda tė shumta pėr diagnostifikimin e kancerit nė testis. Tumorėt e kancerit tė testisit janė tė dy llojeve: Seminoma dhe Nonseminoma. Llojet e tjera tė tumorėve tė kancerit, si Sarcomas ose Lymphonas, janė shumė tė rrallė.
Seminomat numrojnė rrethė 40 % tė tė gjithė kancerėve tė testisit. Zakonisht tumorėt seminom zhvillohen ngadalė dhe kanė tendenca qe tė mbesin tė lokalizuara pėr njė kohė tė gjatė brenda nė testikul. Nonseminomat janė njė numėr i kancerėve, qė nganjėherė paraqiten nė kombinim me tumorėt e tjerė. Nonseminomėt kanė tendenca tė jenė mė agresiv se sa seminomėt. Sipas Shoqatės Amerikane tė kancerit, rrethė 60% deri nė 70% tė pacientėve qė kanė tumor nonseminom kanė kancer i cili ka metastazuar (shpėrndarė) nė gjėndrat lymfatike apo mushkėri. (kėte metastazim tė mushkėrive e ka perjetuar dhe njėkohėsisht mposhtur autori i kėtyre rreshtave).
Shkallėt (staging) e kancerit tė testikujve
Specialistėt bėjnė kontrollim tė kancerit me metoda e teste tė ndryshme, e qė kanė pėr qėllim hulumtimin se, nė cilėn shkallė/fazė tė zhvillimit gjendet sėmundja mbytėse. Kėto teste fillojnė qė nga analizat e gjakut e deri intervenimin shtesė kirurgjikal.
Kategorizimi/staging i sėmundjes ju mundėson mjekėve qė tė bėjė trajtimin adekuat tė sėmundjes pėr cdo pacient.
Janė tri shkallė/staging tė kancerit tė testikujve:
Shkalla 1: Kanceri ėshtė i lokalizuar nė testikul.
Shkalla 2: Kanceri ėshtė shpėrndarė nė gjėndrat lymfatike, por i lokalizuar vetėm nė pjesėn e poshtme tė abdomenit.
Shkalla 3: Kanceri ėshtė shpėrndarė jashtė gjendrave lymfatike, pra ka metastazuar nė organet mė tė largėta tė trupit: si mėlcija, mushkėritė, veshkat dhe truri.
Mjekimi i kancerit
Nuk ka ndonjė trajtim tė pėrgjithshėm pėr tė gjitha llojet e tumorėve tė testisit. Seminomat dhe Nonseminomat dallojnė nė tendencat e tyre sa i pėrket shpėrndarjes, si dhe reagimit ndaj terapisė radioaktive. Kėshtu ato shpeshė kerkojnė strategji e metoda tė ndryshme tė mjekimit, ku specialisti do tė zgjedhė atė metodė e cila ėshtė e bazuar nė llojin e tumorit si dhe shkallės sė zhvillimit tė tijė.
Pasiqė zhvillohen ngadalė dhe kanė tendenca qė tė mbesin tė lokalizuara, seminomat zakonisht diagnostifikohen nė shkallėn e 1 ose tė 2. Trajtimi mund tė jetė kombinues, pra operim (heqje) i testikulit, rrezatim, ose terapi kimike. Pėr pacientėt me Seminom, zakonisht, nuk ėshtė i domosdoshėm mėnjanimi kirurgjik i gjėndrave lymfatike, sepse ky lloj tumori, sic thotė profesori i Universitetit tė Pensilvanise Malkowicz ėshtė skajshmėrisht i ndieshėm ndaj terapisė radioaktive. Shkalla e 3-tė e seminomas zakonisht trajtohet me terapi kimike tė kombinuar.
Edhe pse shumica e tumorėve nonseminom nuk diagnostifikohen nė shkallėt e hershme tė sėmundjes, eksperiencat dėshmojnė se, vetėm mėnjanimi i testikulit tė sulmuar nga kanceri ėshtė i mjaftueshėm. Kėta pacientė duhet tė jenė nėn kujdesin rigoroz, fanatik dhe kompleks tė specialistit sė paku pėr 5 vite, pėr arsye se 10% e pacientėve tė tillė me shkallėn 1 tė sėmundjes kanė rikthim tė sėmundjes.
Nonseminomat me fazėn e 2 tė zhillimit tė sėmundjes nuk kan nevojė pėr terapi kimike por vetėm intervenim kirurgjik, pra heqje tė testikulit dhe gjendrave lymfatike. Shumica e pacientėve nė shkallėn 3 tė sėmundjes trajtohen me terapi kimike tė konbinuar.
Terapia kimike - BEP metoda. Cfarė ėshtė terapia kimike?
Thjeshtė, pėrdorimi i medikamenteve (kimke) pėr mjekimin e kancerit.
BEP metoda?
Kombinim i elementeve tė forta kimike pėr tė asgjėsuar qelizat kancerogjene. BEP metoda pėrbėhet nga: CISPLATINA, ETOPISOD, dhe BLEOMYCIN.
CISPLATINA
Nė vitin 1973 nė Indiana (USA), Dr. Einhorn erdhi nė pėrfundim se Cisplatina ėshtė njė element shumė efikas pėr bombardimin me sukses tė qelizave kancerogjene. Ai zbuloi se ky lloj elementi nė kombinim me Etopysode dhe Bleomycin ėshtė mėnyra mė e perfeksionuar pėr luftimin e kancerit tė testikujve. Si argument do e ceki se, pas pėrdorimit te kėtijė elementi numri i tė shėruarve u rrit nga 10% nė 80%. Fatėkeqėsisht ky lloj medikamenti ka kundėrefektet e veta si: vjellje, kokėdhimbje, rrahje tė shpejtė tė zemrės, zbehje tė fytyrės, ushtimė tė veshėve, molisje tė kėmbėve, urinimi me gjak, marramendje, depresione te thella, dhimbje te padurueshme ne trup, vėshtėrsi gjatė ecjes, humbje e aftėsisė tė dallimit tė ngjyrave, humbje tė oreksit. (tė gjitha kėto unė i pėrjetova, dhe lehtėsisht i tejkalova). Mjeku do tju obligon qė gjatė tėrė kohės sė marrjes sė Cispaltinės duhet tė urinoni pandėrprerė. Kjo bėhet me qėllim qė tė evitohet shkatėrimi i veshkėve si dhe veshkat tė vazhdojnė funksionin e tyre normal. Me rėndėsi tė vecantė ėshtė se, pavarėsisht se cfarė dhimbjesh apo kunderefeketesh keni, nuk lejohet tė ndėrpritet terapija kimike sepse kjo do tė ishte vetevrasėse.
Gjatė marrjes sė Cisplatinės si dhe pas saj, nė asnjė mėnyrė nuk guxon tė marrėsh asnjė injeksion apo medikament tjeter pa informimin dhe lejen e Mjekut specialist. Kur Cisplatina jepet nė doza tė mėdha, ajo zvogėlon numrin e rruazave tė bardha tė gjakut, dhe kėshtu mundėsia pėr infektim ėshtė mė se e madhe
pra nė kėtė rast edhe mbytėse. Nė spitalin universitar nė Mainz (RFGJ) ku isha duke u trjajtuar egzistonin rregulla ushtarake po si tė njė kėrcėnimi tė njė lufte atomike. Edhe oksigjeni ku unė qendroja testohej dhe kontrollohej rregullisht dhe rreptėsisht
Atėhere:
Shmangu njerėzve me infeksion. Kujdes gjatė pastrimit tė dhėmbėve (pėrdor brushė tė butė), qė mos tė shkaktosh gjakderdhje dentale. Mos prek brendėsinė e hundės ose tė syve, pėrderisa nuk i ke pastruar duart mirė. Kujdes nga prerjet (gjatė rrojes), lėndimeve apo gėrvishtjeve
etj.
ETOPISODE i njohur edhe si VePesid ose VP-16. Po, kjo ėshtė ajo: Ky lloj medikamenti shkakton rrėnjėn e pėrkohshme tė flokėve. Pas trajtimit fillon rritja normale e tyre
mos ke frigė! Edhe ky lloj medikamenti ka po tė njėjtat kundėrefekte si Platinoli. Edhe pėr kėtė vlejnė po tė gjitha paralajmėrimet dhe udhėzimet e cekura mė sipėr si: vjellje, kokėdhimbje, rrahje e shpejtė e zemrės, zbehje e fytyrės, ushtimė e veshėve, molisje e kėmbėve, urinimi me gjak, marramendje, vėshtėrsi gjatė ecjes, humbje e aftėsisė tė dallimit tė ngjyrave, humbje tė oreksit
etj.
Kur Etopisode jepet nė doza tė mėdha, ajo ka po tė njejtat kundėrefekte, mu si CISPLATINE.
BLEOMYCIN Lexo mė sipėr.
Si vepron terapia kimike?
Qelizat normale zhvillohen dhe vdesin nė mėnyrė te kontrolluar. Por kanceri paraqitet atėherė kur kėto qeliza, fillojnė tė ndahen dhe tė formohen pa kontroll e rregull. E paspjeguar shkencėrisht, kėto qeliza nė mėnyrė tė befasueshme fillojnė tė bėjnė vetevrasje, pra fillon dėmtimi i organeve tė trupit
Medikamentet antikancer, shkatėrojnė qelizat kanceroze, duke i ndėrprerė atyre rrugėn e zhvillimit dhe shumėfishimit. Terapia kimike vepron mė me sukses sė bashku me kombinimin e medikamenteve tė tjera. Kjo quhet terapi kimike e kombinuar.
Ku do tė marr terapinė kimike?
Ju mund tė pranoni terapinė kimike nė Spital, nė ordinancė tė mjekut ose nė klinikat e profesionalizuara pėr ketė fushė. Por kjo mvaret mė se shumti nga lloji i medikamenteve gjendja e pacientit si dhe natyrisht nga propozimi i mjekut.
Sa herė do tė marr terapinė kimike, dhe sa zgjat ajo?
Terapia kimike zakonisht merret me ndėrprerje, me qėllim qė trupi ytė tė ketė rastė tė ndėrtojė qeliza tė reja e tė shėndosha, si dhe te rifitoi fuqinė dhe vitalitetin. Pacientėt me kancer tė testikulit zakonisht marrin 2-3 cikle tė terapisė e ashtuquajtura PEB metoda.
A ka dhimbje gjatė terapisė kimike?
Pėrgjithėsisht, JO. Por kundėrindikacionet janė shumė tė mėdha, bile bile ka caste edhe tė padurueshme. Rrėnja e flokėve, dhimbje koke, depresione, vjellje, temperaturė, alergji tė ndryshme, humbje peshe, pengesa nė jashtėqitje, humbje oreksi, maramendje, lėkura tė zijoset, ethe dhe dridhje te gjymtyrėve tė trupit, depresione, dhimbje,
etj, etj!
Kundėrefektet
Gjdo lloj trajtimi mjekėsor tė kancerit tė testikulve mund tė shkaktojė kundėrindikacione tė padėshiruara e shpeshėherė edhe tė paduruara. Por, jo tė gjithė pacientėt reagojnė nė tė njėjtėn mėnyrė. Njė ndėr brengosjet mė tė madha tek tė rinjėt ėshtė se, nė cfarė mase trajtimi i kancerit (pra heqja e njėrit testikul, e gjėndrave limfatike si dhe terapia kimike) ndikojnė nė jetėn e tyre seksuale dhe aftėsisė trashėguese, pra krijimin e familjes. Heqja e njė testikuli nuk tė bėn fertil e as impotent. Testikuli i mbetur prodhon spermė dhe hormone adekuate pėr planifikim tė familjes.
Kanceri i testikulit dhe seksi
Sa herė qė flitet pėr kancerin nė testikul, padyshim njė nga brengat mė qėnėsore qė ngriten nga meshkujt ėshtė ajo rreth seksit. A do tė jem i aftė tė kem jetė seksuale normale (erekcion)? A do tė jem steril? A do tė humbi aftesin e mardhėnjeve sexuale
etj?
Tė gjitha kėto brenga duhet tė bisedohen qetė, hapur e paturp me specialistin. Unė personalisht kam bėrė disa hulumtime ne kėtė fushė, dhe ja se cfarė zbulova:
Shumė njerėz brengosen se mos humbja e njėrit testikul ėshtė edhe humbje e aftėsis sexuale, apo do ti bėjė ata steril. Por, JO! Trupi me njė testikul tė shėndoshė mund tė ketė erekcion normal dhe tė prodhojė spermė normale. Kėshtu pra heqja e njė testikuli nuk e shėndėrron mashkullin nė burrec impotent e as fertil. Eshtė brengosje e madhe dhe njė presion e ngarkesė e madhe psiqike pėr ata tė rinj, tė cilėt akoma nuk kanė filluar ndėrtimin e familjes apo qė dėshirojnė tė kenė mė shumė fėmijė. Poashtu edhe terapia radioaktive nuk ndikon nė aftėsinė seksuale. Sa i pėrket terapisė kimike dhe kundėrefektet e saja, shumica e personave mund tė vazhdojnė pa pengesa jetėn e tyre seksuale, por ka raste kur disa lloje te barėrave anti-kancer mund tė pengojnė pėrkohėisht produktivitetin e spermės. Kjo zakonisht ndodh rrallė dhe pas njė kohe tė caktuar ajo vjen e normalizohet.
Alfa dhe Omega e gjithė kėsaj, ėshtė qė relacioni pacient-mjek tė jetė i hapur dhe komunikativ, para dhe pas cdo trajtimi tė kancerit tė testikujve.
Jeto, shijo dhe ushqehu vetėdijshėm. Jeta do tė jetė edhe mė e kuptimtė, do tė jete edhe me e mbushur, mė e pasur
.
Bazuar nė publikime shkencore, vuajtjet dhe pėrvoja ime
*) Copėza nga libri Kanceri dhe Unė
# gezim@mekuli.com |
|