DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dėshtimi Gjigand
Postuar mė datėn: 2007-06-27 11:23:25 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Marrė nga “Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (1)

Shkruan: Maciej Zaremba

Ky ishte shansi i madh dhe misioni i madh i OKB-sė. UNMIK-u do ta ndėrtonte Kosovėn e ardhshme prej rrėzės. Tetė vjet mė vonė, shumėkush nė Kosovė dėshiron ta flakė kolonializmin e kaltėr. Nė katėr reportazhe, reporteri i shpėrblyer Marciej Zaremba e heton njė dėshtim gjigand.

Shoferi i taksisė shan gjermanisht dhe godet timonin. Pėrreth ushton jehona e borive. Njė Nisan Patrol i madh e ka bllokuar udhėkryqin. Aty brenda njė thatanik me grada e tund marshin dėshpėrimisht. “Ja tash prapė!”, - ulurin shoferi im. Pastaj i plas diēka nė bark dhe fillon tė qeshė. “Ha ha, sė pari turqit, pastaj serbėt – e tash? Na ka invaduar Pakistani! Na ndihmo, o Zot! Ku jemi kėshtu? Kėsaj i thonė Katanga afrikane!”.

Mu kėshtu ulėriu. E se si i erdhi ndėrmend Katanga, kėtė s’e di as vet.
Po ku ndodhemi, vėrtet? Polici qė s’mund ta vozisė kerrin ėshtė pakistanas, shihet nga uniforma. Aeroporti ku aterrova ėshtė islandas. Ndėrsa kalojmė nėpėr rrugėn kryesore tė quajtur Bill Klinton (portreti i tė cilit na qesh nga fasadat) nė mobil mė plingon njė mesazh ku dikush mė dėshiron mirėseardhje nė Monaco. Te semafori tjetėr mė plingon prapė. Tash jam i mirėseardhur nė Serbi.

Sikur tė mos e dija se ku jam, sikur tė mė kish shkarkuar dikush kėtu, a do ta gjeja se ku jam? Sigurisht qė jo. Udhėzimet e zjarrfikjes nė “Grand” Hotel tė Prishtinės janė nė shumė gjuhė, veē jo nė gjuhėn e pastrueses.
Por edhe ky ėshtė njė informacion. Nė kėtė vend, s’qenka menduar qė edhe vendasit mund tė flenė nėpėr hotele.

Por kur tė del gjumi nė mėngjes nga njė tingull prerės, qė sikur vjen nga vemėzat e ndryshkura, e kupton pėrnjėherė se ku ndodhesh. Prapa dritareve tė hotelit ngrihet njė re e zezė, qė kridhet, kthen, gjuhet anash. Korbat e njohur tė Prishtinės… Dikur moti, provinca Kosovė e mori emrin e vet nga mullizezat. Tashti ėshtė invaduar edhe nga korbat. Thonė se kjo ndodh pėr shkak tė kufomave.

“Revolucion”, mė thotė Albin Kurti duke pirė kapuēino, “do tė bėjmė revolucion”. Kur e thotė kėtė pėr herė tė tretė, njerėzit nisin tė shikojnė kah ne. Ata e njohin, na japin vėshtrime memece, por i mprehin veshėt.

Ai s’tė duket si revolucionar. Duket si student i moshuar nga Berkeley. Pak i rrumbullt nga orėt para datorit, syze, lėkurė tė zbehtė, duar tė buta e tė bardha. Por pamja mashtron. Albini Kurti ėshtė idoli i rinisė, e kjo s’ėshtė pak kėtu ku ēdo i dyti ėshtė nėn 25 vjeē. Para dhjetė vjetėsh, kishte frizurė rasta e u printe protestave studentore kundėr Millosheviēit. Kur i dėshtuan aksionet paqėsore, u bė pėrkthyes i tė huajve e ideolog i UĒK-sė.

Tashti ai ka aq njerėz sa ta tapetojė tėrė vendin me fjalėn Vetėvendosje, qė ėshtė emri i lėvizjes sė tij. Askush nuk dyshon se mund ta nxjerrė popullin nė rrugė.

Albin Kurti na siguron se revolucioni i tij do tė jetė paqėsor. Njėqindmijė njerėz do ta rrethojnė UNMIK-un, policinė dhe Gjykatėn Supreme. Do tė qėndrojnė sa tė ketė nevojė. Njė javė, njė muaj. Pastaj kolonializmi do t’ia mbathė; ai qė po ia copėton vendin, po ia vjedh bashkėqytetarėt, e po ia dhunon femrat. Nėse dua ta di se ku kanė shkuar paratė e Kosovės, thotė Kurti, duhet tė shikoj vilat e reja nė Londėr. Apo nė Amsterdam. Nėse dua tė mėsoj pėr moralin e pushtetit kolonial, duhet tė shkoj nė bordelet e Prishtinės. “Ato nuk ekzistonin fare mė parė”.

Jashtė endet xhipat, agregati i dizelit ushton, Albin Kurti mė citon deklaratat e OKB-sė, Malkolm X dhe liderėt e luftėrave antikolonialiste. “Tė gjithė kanė tė drejtėn e vetėvendosjes!”. Mund tė ishte fare lehtė Kongoja e viteve 1960. Por jemi nė Kosovė, dy hapa prej Romės. Dhe pushteti kolonial, qė u dashka flakur, jemi ne – unė e ti, lexues i dashur. Dmth., edhe Suedia, ithtarja mė e flaktė e njė OKB-je, e cila ka tetė vjet qė sundon Kosovėn; apo Unmikistanin nė slangun lokal, mbas fjalės UNMIK: United Nations Interim Administration Mission in Kosovo.

Kur OKB-ja zbarkoi kėtu para tetė vjetėsh, na priten si ēlirimtarė. Qė atėherė, ka suedezė qė janė plagosur e kanė vdekur pėr kėtė mision. Afėr 1 miliard euro (ndihma mė e lartė) i kemi shpenzuar pėr siguri, shtet ligjor, ndihmė ikanakėve, arsim dhe zhvillim ekonomik. E tashti na ndodh qė tė na pėshtyjnė, e tė na sabotojnė kerrin. Nė tetor na e qiten njė tualet para UNMIK-ut, duke na thėnė qė tė dhiejmė aty, e jo mbi tėrė Kosovėn. “Mėnyra e vetme pėr ta mbajtur Kosovėn tė pastėr ėshtė t’ju flakim juve prej kėtu”, na pėrshėndeste Albin Kurti.

Ēka don ky njeri? Nė bisedė me mua ėshtė mondan, i nuancuar e i kulturuar. Madje ma citon psikoanalitikun francez, Zhak Lakanin. Nė traktet e veta ėshtė mė brutal: ekziston njė kolonė e pestė brenda vendit, serbėt lokalė. Ata thonė se i duan rehat kishat e veta, por ne e dimė se ē’plane thurin ata…
Kėso fjalė gjejnė terren nė kėto troje, ku “i huaj” gjithmonė ka qenė sinonim pėr “armik” dhe ku protesta paqėsore rrallė ka prurė rezultate.

Dikush thotė qė Albin Kurti dėshiron tė bėhet at i kombit, Garibaldi: shtatore nė qendėr, e emrin nė libra tė historisė. Por shumėkush garon pėr kėtė status gjatė kėsaj vere 2007: qė tė bėhet ndėrtuesi i shtetit, burri qė me vendosmėri, dhelpėri apo dhunė ia pushtoi lirinė njė populli tė poshtėruar. “Nuk duam mision tė OKB-sė nė Kosovė, po mision tė Kosovės nė OKB!”, thėrret Kurti. Njė aventurier? Ndoshta. Veēse ky zemėrim kundėr UNMIK-ut mbi tė cilin kalėron ai, nuk ėshtė shpikja e tij.

Lexoj te njė buletin i OKB-sė me titullin folės “Early Warning Report” se sall 30 pėr qind tė kosovarėve ndjejnė besim pėr OKB-nė. Para katėr vjetėsh, kjo shifėr ishte dyfish mė e lartė. Ēdo i dyti ėshtė gati tė marrė pjesė nė protestė tė organizuara kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare. Athua veē pse OKB-ja s’po u jep atė shtet qė e dėshirojnė me mish e shpirt?

Nė ndarje, Albin Kurti ma jep njė trakt. Janė udhėzimet pėr evakuimin tim. “Ten Comandments of Evacuation” ėshtė lexim i hidhur pėr miqtė e OKB-sė. “Mos harro portretin e Kofi Ananit… Mos e merr ashensorin se ndoshta s’ka rrymė, remember? Mos e ēaj kokėn pėr vendasit. Mendo veē pėr veten tėnde, ashtu si ke menduar tėrė kohėn kėtu. Por, para sė gjithash, mos e harro Kosovėn. Se s’do ta gjesh kurrė mė njė mision si ky, ku ke mundur tė sillesh si ta ka dashur qejfi”.

Para se tė ndahemi, Albin Kurti mė thotė: “A tė kujtohet Algjeria? Ata qė i shporrėn francezėt e kishin shkruar “liri, barazi, vėllazėrim”, nė fletoret e veta. Ne do ta shporrim administratėn e UNMIK-un duke u thirrur nė idealet e larta tė OKB-sė, qė ju i keni tradhtuar kėtu nė Kosovė”.

Unė, nė fakt, erdha nė Kosovė pėr shkak tė idealeve. E pse besoja se s’ka vend mė tė pėrshtatshėm prej ku mund ta shohim avenynė e ardhmėrisė.
Misioni nė Kosovė nuk ėshtė sall mė i madhi nė historinė e OKB-sė. Ky ėshtė edhe i vetmi ku bashkėsia ndėrkombėtare ka marrė pėrgjegjėsinė e plotė pėr njė vend ku gjithēka ėshtė mbyllur. Pra,kėtė radhė jo vetėm qė sigurojmė paqen dhe pompojmė ujė tė pijes – e ndėrtojmė njė rend krejt tė ri prej zeros: premė ligje, stėrvitim policė, vendosim shenja trafiku, shkruajmė planprograme tė shkollave dhe vjelim taksa. Shteti i parė i OKB-sė pra, provizor vėrtet, por komplet, kur tė gjitha parimet, prej barazisė para ligjit gjer te ndalimi para semaforit tė kuq, mund tė sajohen pa asnjė pengesė nga askush, pėr t’ua lėnė pastaj tė gatshme njė demokracie lokale.

Nėse i besojmė Albin Kurtit, gjithēka ka mbaruar nė skėterrė.

Ndoshta ai veē do ta njollos OKB-nė? Po, ai ėshtė revolucionar, e ka nevojė pėr armiq. Por ja, e kemi edhe Marian, njė eksperte suedeze qė vajti nė Kosovė si ithtare e OKB-sė e u kthye me depresion klinik: “Imazhi im pėr botėn ėshtė rrėzuar. E kam humbur besimin. S’kam mundur tė besoj kurrė se njerėz tė OKB-sė mund tė sillen nė atė mėnyrė”.

E si qenkan sjellė, pra? T’ia nisim nga efektet.

I numėroj kamerierėt nė kafe-barin e “Grand” Hotelit nė Prishtinė. Si njė tufė e korbave melankolikė, ata rrinė ulur si klloēka rreth aklave tė dritareve. Janė njėzetenjė persona. E pra, ėshtė e natyrshme qė u merr kohė ta gjejnė mysafirin e vetėm nė kėtė mjedis. Njė njeri mė shumė s’luan rol.
Sipas statistikės, kėta 21 shėrbyes bėjnė pjesė nė atė gjysmė tė popullsisė qė ka punė. E njėjta vlen edhe pėr ata ēuna pranė 660 pompave tė benzinės ku s’qaset njeri. Nė vendin e OKB-sė ka njė stacion tė benzinės ēdo 6 km, njė rekord fantastik qė zbulon se shumė prej kėtyre ndėrmarrjeve nuk merren sall me karburante por – sikur edhe hotelet – lajnė para tė pista tė drogave, armėve dhe trafikimit. (VIJON)

(Maciej Zaremba ėshtė kontribuues i rregullt nė “Dagens Nyheter”. Ai ėshtė shpallur dy herė Gazetar i Vitit nga Shoqata e Gazetarėve tė Suedisė. Pėrktheu nga suedishtja: Shqiptar OSEKU)
----------------------------------


Marrė nga “Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (2)

Korrupsioni e shtjerr ekonominė dhe e zgropon drejtėsinė

Si ėshtė e mundur athua qė ky vend i OKB-sė me qymyr sa ta ndriēojė krejt Ballkanin, e ku janė investuar 3 md euro nė dy elektrana, nuk prodhon rrymė sa t’i mjaftojė as pėr veten, por ndotje 70 pėrqind mė tė larta se norma e EU-sė? Kosovės nuk i duhet shumė, 600 megavat, as sa prodhon njė reaktor suedez nė Forsmark tamam jo. Por shumica kanė rrymė veē pak orė nė ditė, e disa s’kanė fare.

Shkruan: Maciej Zaremba


Nė vitin e tetė tė misionit ė OKB-sė, pas mėse 22 md eurove tė shpenzuara nė njė rajon sa provinca suedeze e Skanisė, e me popullsi veē 2 mil, lulėzon ekonomia e zezė, ndėrsa e bardha ėshtė para kolapsit. Ekziston njė shpjegim standard i kėsaj mizerie: pėr sa kohė qė nuk ėshtė nxjerrė pavarėsia prej Serbisė, askush s’guxon tė investojė nė kėtė vend. E besueshme. Por ēfarė investimesh u dashkan pėr tė mbjellė tranguj!?

I shetis tė gjitha tregjet pėr tė gjetur produkte lokale. Sapuni – prej Bullgarisė. Kėmishat – prej Tajvanit. Ndoshta mielli? Ēek. Uji i pijes nga Hungaria. Brutoprodhimi kombėtar i Kosovės ėshtė mė i ulėt se i Ruandės, prandaj tė duket surrealiste tė blesh domate turke e sallta italiane – nė njė vend bujqėsor arat e tė cilit shtrihen bjerrė.

Pse janė kėshtu? Sepse, mė thotė zotėri Bajrami nė Odėn Ekonomike, njerėzit fitojnė mė shumė duke u shitur pėrtypės ndėrkombėtarėve sesa duke punuar tokėn. Por edhe sepse gjykatat e OKB-sė as pas tetė vjetėsh s’kanė arritur tė saktėsojnė se kujt i pėrkasin arat. Sė fundi, dhe kjo e zemėron mė sė shumti, se OKB-ja e ka lejuar Evropėn t’i plandos ēmimet e artikujve tė vet ushqimorė nė Kosovė. E pra, kjo ėshtė goxha e ēuditshme: njė litėr qumėsht qė vije prej Sllovakisė, sa vjen e bėhet mė e lirė gjatė rrugės. Njė kanaēe e importuar Coca-Cola kėtu mund tė blihet pėr sall 2 euro.

Mė kujtohet shoferi qė thėrriste pėr Afrikėn dhe kuptoj qė e kishte me vend. Ekonomia kosovare ėshtė tamam koloniale. Veēse afrikanėt sė paku i kishin lėndėt e para, pėr t’i kėmbyer ato me rrobaqepėse. Kosova s’i ka as ato, meqė xeheroret (plumb, zink, argjend) janė bjerrė. Ėshtė njė simbolikė goxha e qėlluar kjo qė Kosova bukvalisht jeton nga mbeturinat. Produkti parėsor i eksportit janė hekurishtet. Por ky e mbulon sall njė pėrqind tė importit.

Si ėshtė e mundur athua qė ky vend i OKB-sė me qymyr sa ta ndriēojė krejt Ballkanin, e ku janė investuar 3 md euro nė dy elektrana, nuk prodhon rrymė sa t’i mjaftojė as pėr veten, por ndotje 70 pėrqind mė tė larta se norma e EU-sė? Kosovės nuk i duhet shumė, 600 megavat, as sa prodhon njė reaktor suedez nė Forsmark tamam jo. Por shumica kanė rrymė veē pak orė nė ditė, e disa fare.

Nuk do ta lodh mė lexuesin me statistikė. Veē do t’i jap ca pamje tė shkurta qė sinjalojnė nivelin e problemeve dhe dėshpėrimin e njerėzve: Njė lopė franceze nga BE subvencionohet nė Kosovė me 2.5 euro nė ditė, e ēdo i dyti kosovar jeton me tė tretėn e asaj shume. Dhe e din qė viti tjetėr nuk do tė jetė aspak mė i mirė. Nėse e plaēkitin, hajni nuk gjindet, ndonėse ky ėshtė vendi mė i dendur me policė nė Evropė. Nėse kėrkon tokėn e vet, gjykata ngrit supet: nė gjykata ka 30 000 lėndė tė pazgjidhura. Nėse sėmuret, spitali i kėrkon t’i merr me vete barnat e fashat. Nėse ėshtė serb a rom mund t’i digjet edhe shtėpia – ndėrsa ushtari i Natos bėn sehir.

Po, kėto kanė ndodhur, madje shumė herė. Njė zhgėnjim i pafalshėm, por mjerisht aspak i pakuptueshėm.

Kam shpenzuar muaj tė tėrė pėr tė kuptuar se ē’ka ndodhur me kėtė mision, vetėm pėr tė zbuluar se ekziston njė mėnyrė mė e lehtė: Merre njė kuvendar komunal suedez, tregoja Unmikistanin, hierarkitė, listat e pagave, shefat, gjithēka – dhe pyete nėse mund tė udhėhiqet kėshtu njė qytezė suedeze. “E paimagjinueshme”, mė ėshtė pėrgjegjur ajo, “nėse s’do qė qytezėn ta marrin nė dorė bandat e motoēiklistėve.”

Nė fakt nuk ka ndonjė shpjegim tė thjeshtė pėr kėtė debakėl, por ekziston njė monstėr, njėfarė metode fantazmė nė tėrė kėtė ēmendi. Nė kėta artikuj, kam vendosur t’ia kėrkoj emrin kėsaj metode.

Misionet e OKB-sė janė tė vėshtira pėr t’u vlerėsuar, meqė janė ikėse. Bashkėsia ndėrkombėtare ka trup tė madh por kujtesėn e zogut. Pėrgjegjėsit ndėrrohen gjithnjė, raportet harrohen, shikimi drejtohet gjithnjė qėllimisht para, qysh viti i kaluar quhet histori antike. Kosova ėshtė pėrjashtim nga ky rregull. Pėr herė tė parė, ne dimė pėr gabimet tona, madje mė shumė se duam tė dimė. Pėr fat tė mirė, dy fenomene suedeze janė shkaktare tė kėtij dallimi.

I pari quhet Inga-Brit Ahlenius. Kur ajo u bė tepėr e pavarur pėr shijen e qeverisė Persson, nė nėntor 2003, iu dha detyrė tė ndėrtonte zyrės e auditorit nė Kosovė. Fenomeni tjetėr quhet Ombudsmani i Drejtėsisė, njė detyrė kjo qė parlamenti suedez e themeloi mė 1809. Kofi Ananit iu duk qė Kosovės do t’i bėnte mirė njė institucion qė do ta mbikėqyrte OKB-nė. Por askush s’mund ta dinte se personi qė do t’ia jepnin detyrėn do ta merrte atė me aq seriozitet.

E para gjė qė bėri Inga-Brit Ahlenius nė Kosovė ishte ngritja e tabelave: “Kurrė mos harroni se ēdo cent i shpėrdorur ėshtė vjedhje prej tė varfėrve. Gustav Möller (1884-1970), ministėr social suedez.” E pasta, zonja Ahlenius tok me OLAF-in, qė ėshtė organ antikorrupsion i BE-sė, u vu ta hetonte aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės. Ata besonin se hetimet do tė mirnin gjashtė muaj. Ato morėn pėrmbi dy vjet.

Kur u pėrmblodh raporti mė 2006 nga zonja Ahlenius, qė atėbotė ishte bėrė shefe e auditimit pėr tėrė OKB-nė, nė OKB shpėrtheu stuhia. Sipas raportit, njė numėr i zyrtarėve e kishte plaēkitur me vjet ndėrmarrjen. Korrupsioni dhe keqdrejtimi ishin “sistematike” por mund tė vazhdonin pa dėnim meqė kreu i OKB-sė nė Kosovė nuk krijonte rutina tė kontrollit dhe s’lodhej pėr tė ndėrhyrė kundėr mashtrimeve dhe korrupsionit: Guvernatori i Kosovės i kishte marrė 33 raporte pėr keqėsi, por i kish strukur shumicėn prej tyre nė sirtar tė tavolinės.

Nėse OKB-ja vazhdon ta injorojė korrupsionin e vet, paralajmėroi Ahlenius, atėhere kjo do ta kėrcėnojė tėrė misionin.

Njerėzit nė Kosovė kėtė e kishin kuptuar qysh moti. Lėmshi nė aeroportin e Prishtinės ishte fejton nė shtypin lokal: mitot pėr viza, pėr punė, taksa tė zhdukura pėr transport, nepotizmi… Por tek tashti do tė niste fshesa, apo jo?

Veni re vazhdimin. Guvernatori Jessen-Petersen u hodh nė kundėrsulm. Nė aeroport s’ka korrupsion, tha ai, raporti ishte i pabazė, ishte humbje kohe ta pėrmendje kot. Aeroporti ishte njė ndėrmarrje e mbarė, madje storje e suksesit. Jessen-Petersen ishte i kėnaqur pse kish zbatuar 21 prej gjithsejtė 74 rekomandimeve tė UNMIK-ut.

Pa tė shohim pak se ēka iu pat dukur Jessen-Petersenit e paarsyeshme pėr t’u dėnuar, e madje edhe pėr ta pėrmendur.

Aeroporti nė Prishtinė ka sot trafik sikur ai nė Luleo, portin polar tė Suedisė. Por ndėrsa nė Luleo ka 100 tė punėsuar, nė Prishtinė janė mbi 500. Ata u bėnė kaq nė kohėn e Jessen-Petersenit. Atij ia dhanė me kohė njė raport (377/04) se ēka ishte shkaku. Ai s’bėri asgjė. Mua mė mori 6 muaj ta nxjerr kėtė raport sekret nga OKB-ja nė Nju Jork. Ai ėshtė i shkurtėr, tėrė emrat janė fshirė. Por me ndihmėn e burimeve nga Prishtina, mund ta rikonstruktosh tėrė vargun e ngjarjeve.

Aeroportit i duhet njė shef i personelit. Sipas rregullave tė OKB-sė, vendpunimi duhet tė anonsohet. Por drejtori britanik Ioan Woollet e merr njė jaran tė vetin, ta quajmė Smith. Pastaj nis njė veprimtari e ethshme. Gjatė verės 2004, Smithi punėson tre veta nė ditė. Disa dinė pak anglisht, tjerėve u mungon ēdo kualifikim por do ta pėrforcojnė nėnndarjen e ekonomisė. Gra jashtėzakonisht tė bukura, vėrejnė dėshmitarėt. Madje disa janė fituese nė gara bukurie.

Pas katėr muajsh, personeli ėshtė dyfishuar, nga 23 nė 486 vetė. Janė gati 200 vetė mė shumė se ē’duhet. Por atėhere mr Smith e ka lėshuar Kosovėn (pėr tė shėrbyer nė Sudan). Edhe mr Wollett ia ka mbadhur nga Unmikistani. Askush s’e di saktėsisht se sa para e vjelėn nė Kosovė, por dihet qė ishin miliona. Mitoja pėr punėsim nė aeroport ishte mes njėmijė e tremijė euro. Por femrat atraktive mund tė paguanin edhe me “shėrbime intime”, thonė burimet prishtinase. Pos britanikėve, edhe nja dhjetė vendorė ishin tė pėrzier nė kėtė treg tė shėrbimeve.

Le t’i kujtojmė premisat. Pas urrejtjes etnike, korrupsioni ėshtė problemi mė i madh i Kosovės. Ai e shtjerr ekonominė dhe e zgropon drejtėsinė. E megjithatė, njė grup i individėve guximtarė veprojnė mu ashtu si i ka kėshilluar OKB-ja. Ata e sfidojnė shoqėrinė vendore (“mos fol keq kurrė pėr tė tutė”) dhe marrin mbi krye rreziqe tė mėdha kur flasin me hetuesit. Njė person ėshtė vrarė tashmė. Se ē’i kėrcėnon femrat, kėtė as qė kam nevojė ta them. E pra, kėta meritojnė admirim dhe mbėshtetje. Por shih se ēfarė “keqkuptimi”. Del se kriminelėt gėzonin mbrojtjen e OKB-sė.

Ata qė i besuan OKB-sė e kanė marrė njė leksion qė zor se do ta harrojnė. Natyrisht qė pyet njeriu, pse ndodh kėshtu? Mos ishin Jessen-Peterseni dhe burrat e tij ndoshta tė kėrcėnuar nga mafia lokale? Kjo sė paku do tė ishte dramatike. Por druaj se shkaku ishte mė i trivial se kaq.

Jessen-Peterseni ishte guvernatori i pestė i Kosovės brenda po aq viteve. Tingėllon e pabesueshme, por duket qartė qė OKB-ja mendon se mund ta ndėrtosh njė shtet me punėsime tė pėrkohshme. E pra, si rezonon njė guvernator i huaj, qė llogarit se mund tė rrijė sall njė vit a dy, e qė ia ka vėnė syrin njė pozite mė tė majmė? Ngrit tonin, flak nga puna kolegėt e korruptuar, grindet me kumbarėt e tyre nė Nju Jork? Rrezikon raporte negative? Apo ėshtė mė mirė tė raportosh suksese?

Nė vjeshtėn 2005, Jessen-Peterseni shpreson tė bėhet kreu i UNHRC-rė, pra mbrojtės i parė i tė drejtave tė ikanakėve. Atė vjeshtė, ai hedh poshtė tė gjitha njėmbėdhjetė propozimet e OIO-sė pėr luftim tė korrupsionit. (Propozimi i nėntė, pėr shembull, sugjeronte qė punėsimet tė bėhet nė bazė meritash.)

Raporti i tij vjetor pėr KS tė OKB-sė nuk flet asgjė pėr realitetin e pėrditshėm tė provincės. Por si reklamė pėr vet Jessen-Petersenin, ai raport ėshtė kryevepėr.


(Maciej Zaremba ėshtė kontribuues i rregullt nė “Dagens Nyheter”. Ai ėshtė shpallur dy herė Gazetar i Vitit nga Shoqata e Gazetarėve tė Suedisė. Pėrktheu nga suedishtja: Shqiptar OSEKU)
--------------------------------------

Marrė nga “Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (3)

UNMIKISTANI E DYZET HAJDUTĖT

Shkruan: Maciej Zaremba

Tetė vjet pas nisjes sė misionit tė OKB-sė, Kosova vuan nga korrupsioni, kaosi dhe varfėria. Megjithatė, ėshtė lehtė tė bėhesh milioner – me para tė ndihmave. Pėr kėtė, si dhe pėr ata qė majen, bėn fjalė artikulli i dytė nga seria e Maciej Zarembės.

Njė ditė nė dhjetor, zonjės Hisari i hesht telefoni. “Duhet ta paguani llogarinė”, i thonė nė Telekomin e Kosovės. Por kjo nuk ėshtė llogaria ime, shpjegon zonja Hisari. Ėshtė e herr Trushlerit, qė ka banuar tek unė me qira. Xho Trushler, tė gjithė e njohin atė.

Herr Trushler ėshtė goxha i njohur nė Kosovė. Ėshtė kreu i ndėrmarrjes energjetike KEK, tė pėrmendur vazhdimisht pėr prerjet e rrymės. Telekomi e kontakton zotin Trushler. “Nuk ėshtė llogaria ime”, pėrshėndet ai. “Por ju keni banuar te zonja Hisari dhe thirrjet janė pėr nė Gjermani”. “S’e di fare se pėr ēka flisni”. As nuk lėkundet madje as kur nėpunėsit ia shpien dėshmitė se thirrjet kanė qenė pėr nė adresėn e shtėpisė sė tij nė Bohum tė Gjermanisė. Ai s’do tė paguajė, e mjaft!

Zonja Hisari ėshtė 60 vjeē, e ve, pa tė hyra. Nė momentin e shkrimit s’e kam saktėsuar ende sa e ka pasur rrogėn Trushleri kur ndodh kjo, por ėshtė diku mė se 20 000 euro pėrafėrsisht. Para tė ndihmave. Agjencia suedeze pėr zhvillim ndėrkombėtar e mbėshtet ndėrmarrjen e drejtuar prej tij, BE-ja ia paguan rrogėn, gjithēka nėn mbikėqyrje tė OKB-sė qė ka ardhur nė Kosovė pėr tė garantuar drejtėsi, siguri, e tė drejta njerėzore.

Andaj, zonja Hisari nuk dorėzohet. Ajo i shkruan OKB-sė nė Kosovė. U sa keq, i thonė, por OKB-ja s’ka pėrgjegjėsi pėr aferat private tė personelit. Atėherė zonja Hisari e padit gjermanin nė gjykatė. S’ka zgjidhje tjetėr, llogaria ėshtė 6 900 D-mark, rroga mesatare e dy vjetėve pėr shqiptarėt.
Fatkeqėsisht, pėrgjigjet gjykata, ne s’kemi autorizim ta gjykojmė zotin Trushler. Ai punon pėr OKB-nė dhe ka imunitet nė Kosovė. E mund t’i lė llogaritė pa paguar? E po, si duket... a jo, prit pak, imuniteti i tij mund tė pezullohet. Nga Kofi Anani. Pse a mos do ta shqetėsojė edhe atė zonja Hisari shkaku i njė llogarie?

Kjo ndodhi mė 2001. Mė 2007, OKB-ja ėshtė nisur ta lėshojė Kosovėn. Misioni i ndėrtimit tė njė shteti ligjor quhet pothuajse i mbaruar. Kofi Anani e ka lėnė detyrėn e vet. Telefoni i zonjės Hisari mbetet i heshtur. Ajo vetė ėshtė bindur tashti se OKB-ja ėshtė njė bandė hajdutėsh.

Unė kam gjetur qė pėrvojat e zonjės Hisari me OKB-nė ndahen nga shumėkush. Kjo e shpjegon pse rinia e Kosovės sot vendos shirita policorė “Skenė krimi – mos u avit” pėrreth ndėrtesės sė UNMIK-ut. Arsyen e hidhėrimit tė tyre do ta shpjegoj nė artikullin e ardhshėm. Por, sė pari, le ta ndjekim herr Trushlerin edhe njė copė here.

Ai ka dy shefa tė OKB-sė mbi veten. Viceguvernatorin e Kosovės Andy Beapark, pėr shembull. A s’lodhet ky fare pėr fytyrėn e OKB-sė? Kur gjermani e turpėron misionin (llogaria e zonjės Hisari bėhet fejton nė shtypin lokal), pse s’e detyrojnė tė paguajė? Apo pse s’e kėqyrin nėse ai vėrtet ėshtė njeri i pėrshtatshėm pėr t’i administruar paratė e ndihmave?

E pra, pse? Them se pėrgjigjen duhej ta jepte njė prokuror i gjyqit. Dy vjet mė vonė (!) Xho Trushler e lėshon Kosovėn. Me vete i ka marrė 4.3 mil USD, tė transferuara nė ndėrmarrje tė rreme nė Gjibraltar.
Kur auditorėt e OKB-sė nga Nju Jorku tė mundohen ta rekonstruojnė se ēka ndodhur, zbulojnė se burri qė e ka drejtuar dy vjet KEK-un s’kishte kompetencė pėr detyrėn e besuar. CV-ja e tij ishte e rreme. Ai nuk ishte inxhinier. As ekonom. As kishte studiuar nė Boston e Floridė, as kishte doktoruar nė Aachen. As qė kishte pėrvojė dhjetėvjeēare si ndėrmarrės privat. E si edhe ta kishte, nė moshėn 33 vjeē!? Xho Trushler ishte njė mashtrues recidiv gjerman, me nja dy ndėrmarrje tė rreme.

Nėse do tė kuptosh pse Kosova pas tetė vjetėsh udhėheqjeje nga OKB-ja dhe miliarda nė ndihma ndodhet ende nė gjendje mizėrie, duhet ta studiosh detajet rreth aferės Trushler. Si e mori punėn? Hetuesit zbulojnė se askush s’ia ka kontrolluar meritat. Pse? Hetuesit nuk e hetojnė kėtė pyetje.

Por hetuesit zbulojnė qė Trushleri i ka paguar pasardhėsit tė vet njė shumė tė majme. Qė ky pasardhės nga Kanadaja e ka pranuar. Ai s’mund ta shpjegojė kėtė transaksion tė parėndomtė. Ishte dhuratė private, thotė ai kur hetuesit befas zėnė ta pyesin. Vėrtet, 200 000 USD, pėr asgjė? Ashtu or.... qė thua ti, herr Trushler mendonte qė bija ime kėndonte shumė bukur. Andaj i dha njė donacion karrierės sė saj si kėngėtare...

Ndale filmin! Pa mbaruar pra ende punė me Xho Trushlerin, OKB-ja vetė e punėson njė figurė tjetėr komplet ireale. Rastėsi?

Kur auditorėt e hetojnė edhe kėtė, ata pėrdorin njė replikė nga Xhejms Bondi. Ky Trushler, thonė ata, ishte pajisur nga Unmikistani me “licence to steel” – licencė pėr tė vjedhur. Askush s’e kontrollonte, ēdo mbikėqyrje normale ishte jashtė efekti, shefat e lartė kishin pushtet absolut – por s’merreshin kurrė nė pėrgjegjėsi.

Ishte kjo njė diagnozė irrituese nė vjeshtėn e 2003-s, qė do tė vėrtetohej prapė sall pak mė vonė. Ata qė e kishin punėsuar Trushlerin mund ta lėshonin vendin me lėvdata e me pasuri pėrrallore nė xhep. Viceguvernatorit Andy Beapark, qė refuzoi gjer nė fund tė vepronte kundėr Trushlerit, madje iu dha besimi ta rindėrtojė Irakun.

As Xho Trushleri nuk u dėnua nė Kosovė. Madje ai u dėnua mė shumė shkaku i arsyeve dytėsore. Gjyqėsia gjermani ia nguli kthetrat kur u mor vesh se ai kishte gėnjyer se qenkėsh doktor. Doktor gjerman! Pėr kėtė krim, e pėr mashtrime tjera, atij i dhanė 42 muaj nė burg.

Edhe UNMIK-u u hetua me kėtė rast. “Mungesė e dukshme e mekanizmave tė kontrollit”, u tha. “Lehtė pėr njerėz pa merita qė tė marrin detyra tė cilat s’do t’i kishin tjetėrkund. Mjafton ta njohėsh dikėn qė e njeh dikėn”, etj., etj. E, pra, meqė arka e hapur e bėn hajnin mė tė guximshėm, atėherė gjykata ia zbuti dėnimin Xho Trushlerit.

“Kush nuk ikėn prej Kosovės me xhepat plot, ose ėshtė budalla, ose i shenjtė”, mė thotė Y. “Kosova ėshtė plehėrishte e politikanėve tė dobėt e eldorado pėr hajna”, thotė X. “Disa vjedhin krejt haptazi, tė pafytyrė e tė pangopur si fėmijė. Sė shpejti do t’i ulin pantallonat pėr ta bėrė nė mes tė rrugės”, thotė N. “Kam qenė nė plot misione tė OKB-sė, por asnjė kaq i kalbur sa ky”, thotė Z.

Kėta katėr vijnė nga vende tė ndryshme dhe kanė (apo kishin) pozita qendrore nė UNMIK. Por askush s’kishte vėshtrim mė tė qartė se Marie Fuēi, e cila mė 2004 ishte drejtore ekzekutive e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, dado e tė gjitha ndėrmarrjeve publike.

“Njeriu nė rrugė sot e ka gjendjen mė keq sesa para se tė vinin diplomatėt perėndimorė me para qė Kosova s’i kish parė kurrė”, thotė Marie Fuēi. “Ata qė kanė fituar nga ndihmat s’janė kosovarėt, po mafiet, njė grusht i politikanėve lokalė, si dhe njė varg i administruesve qyqarė e inkompetentė perėndimorė”. Fuēi pohon se paratė e taksave tona janė shpenzuar nė projekte “qė s’e kanė ndihmuar qytetarin e Kosovės, por e kanė majmur nomenklaturėn e Kosovės dhe tė OKB-sė”. Ajo rrėfen se si gjysma e orarit tė saj tė punės i shkonte pėr tė kontaktuar agjenci tė ndryshme antikorrupsion, “shumica krejt inkompetente”. Gjersa ajo mė nė fund u shpall persona non grata brenda OKB-sė.

Marie Fuēi e fajėson OKB-nė. Por thotė se edhe BE-ja dhe USAID-i janė bashkėfajtorė pėr korrupsionin, meqė i shpėrndajnė fondet e taksapaguesve pa kėqyrur si pėrdoren.

“Korrupsion” ėshtė njė nocion relativ. Veē kur fillova tė gėrmoj nė raste konkrete, nisa ta mėsoj thellėsinė e mizėries. Atė realizim nuk mund t’jua ofroj juve duke stivuar mbiemra. Andaj, ke durim, tė lutem. Mė lejo ta tregoj rrėfimin pėr dyzet hajdutėt, nga libri “1001 mėnyra pėr ta plaēkitur Kosovėn”. Disa janė tashmė publikė, disa i kam zhvarrosur vet.

Profiterin e parė, le ta quajmė Bo Olson. Ai ėshtė nga lloji modest, i pranishėm gjithandej. Nė atdheun e vet ndoshta ishte nėpunės i shtruar. Nė Kosovė arrin si konsultė major pranė Telekomit PTK. “Nė fakt, ai vend pune duhej tė anonsohej. Por unė e njoha njė nė Bangkok, qė e njihte shefin austriak nė Prishtinė” mė shpjegon vetė Bo Olsoni. Dhe ēka ka punuar ky nė Kosovė? “U jepja kėshilla si ta organizojnė punėn... e ju ndihmoja si t’i shkruajnė konkurset e punės”.

“Ai nuk e meritonte as ēerekun e rrogės”, mė thonė gjindja nė vendpunimin e tij. Mund ta marr me mend. Rroga ishte 11 euro nė muaj. Po, pėr Zotin! Atė rrogė ia kish prerė cubi numėr dy, Lame Xhema. Ajo bėn pjesė nė kategorinė e entuziastėve vendorė qė OKB-ja i ka plasuar nė drejtim tė ndėrmarrjeve. Meqė ajo ėshtė shqiptare, i jepet rrogė e vendorėve, 1 000 euro nė muaj. Por ėshtė e lirė tė punėsojė “konsultė” nga bota e jashtme pėr dhjetėfish mė shumė. Kėshtu qė ajo i punėson njė duzinė syresh, tregon Olsoni. Lexuesi besoj i bie vetė nė fije aferės. Dhe, vėrtet: kur zonja Xheme dhe zoti Olson vendosen nė paraburgim, ai s’ka para pėr ta paguar gjysmėmilioni kaucion, por ajo ka.

Sa Bo Olsona ka Kosova? Inga-Brit Ahlenius, shefe e auditimit qendror tė OKB-sė nė Nju Jork, ka hetuar se si punėsohet personeli i UNMIK-ut. Mes viteve 2003 e 2005, pėr 1 758 vende tė punės nė Kosovė konkurruan 403 792 persona. Shkurt, 229 kėrkues pėr ēdo vend pune. Njė studim ka zbuluar se gjashtė nga dhjetė tė punėsuar janė pranuar ashtu si Bo Olsoni, nga dikush qė e njihnin, pa merita, e pa u shpallur anonsi pėr vendin e punės.

Lloji i tretė i cubave ėshtė familjar me dy tė parėt, por mė i pafytyrė. Do tė thosha: mė i adaptuar ndaj ambientit lokal. Ai quhet Gavin Xhefri dhe ėshtė drejtor ekzekutiv i ndėrmarrjes sė njėjtė. Ai e anashkalon shefin e ekonomisė dhe e importon njė tė njohur tė vetin nga Londra. Ky rri nėntė muaj, luan pėrditė poker nė internet, si rrėfejnė kolegėt, por i merr 16 000 euro nė muaj plus veturė zyrtare plus – pėrnjėmend a! – njė shumė shtesė pėr tė marrė veturė me qira. (Nuk besova se ish e vėrtetė gjersa s’e pashė kontratėn me sytė e mi.) Ndoshta nuk jam fin, po t’ju kujtoj qė paratė vijnė nga ai buxhet qė duhet t’i mbajė 1 milion kosovarė qė jetojnė me mė pak se 2 euro nė ditė? (VIJON)

(Maciej Zaremba ėshtė kontribuues i rregullt nė “Dagens Nyheter”. Ai ėshtė shpallur dy herė Gazetar i Vitit nga Shoqata e Gazetarėve tė Suedisė. Pėrktheu nga suedishtja: Shqiptar OSEKU)
-----------------------

“Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze: “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (4)

DREJTĖSIA E UNMIKISTANIT

Shkruan: Maciej Zaremba

Tipi i katėrt i cubave ia vė syrin njė preje mė tė majme dhe, prandaj, guxon tė pėrballė ca rreziqe. Si britaniku Roxher Rejnollds, shef i OKB-sė nga po kjo ndėrmarrje. Ai e gjen njė partner qė quhet Norway Invest. Rejnolldsi i paguan 300 000 euro shefit tė NI-sė Ove Johansen, si kapar pėr njė kontratė tė premtuar disa milionėshe. Partneri i ri quhet se do ta ndėrtojė telefoninė mobile. Pastaj Rejnolldsi e falėnderon OKB-nė pėr besimin e dhėnė dhe kalon nė firmėn norvegjeze me pagėn 20 000 euro nė muaj – nga ato para tė Kosovės qė ia ka kontraktuar vetė firmės norvegjeze.

A bėn vėrtet tė bėsh kėshtu, ngritin kushtrimin gazetat lokale. Posi, pse s’bėka, njofton viceguvernatori Andy Beapark. Ai pėr vete nuk sheh kėtu konflikt interesash.

Kėtu ėshtė momenti ta lehtėsojmė pak atmosferėn. Nė Kosovė nuk ėshtė keq gjithēka, fundja edhe nė pėrralla tė trishtuara ka zana tė mira. Nė Kosovė ato flasin italisht dhe ngasin Alfa Romeo. E ēfarė fati se, kėsaj radhe ato arrijnė nė kohėn e duhur. Njė mėngjes, tri vetura tė zeza ndalojnė para Norway Investit, e prej tyre dalin tetė individė nė kostume tė zeza. Janė policė nga Guardia di Finanza italiane, qė pėr pak orė zbulojnė se drejtori ekzekutiv Ole Johansen, qė kish njė vit qė po kontraktonte me OKB-nė, nė vendin e vet s’paskėsh leje tė hapė as kioskė tė hamburgerėve. Ai ėshtė kriminel me ndalesė tė ushtrimit tė zejes si ndėrmarrės. 9 mil krona norvegjeze nė borxhe dhe 45 mil nė asete tė pėrmbaruara. Kėshtu, Kosova shpėtoi pahiri prej Johansenit. Veēse, asaj s’iu kthyen 300 000 eurot e kaparit.

“Kur korrupsioni kap gjashtė shifra, ėshtė lokal. Kur i kap shtatė shifra ėshtė nė OKB”, pohon Albin Kurti, kreu i lėvizjes rinore “Vetėvendosje!”, qė kanoset ta flakė OKB-nė nga Kosova. Fatkeqėsisht, ai ka tė drejtė. Ja njė rast tjetėr. OKB-ja ia kontrakton firmės irlandeze ESBI misionin qė ta zgjidhė problemin makabėr tė energjisė nė Kosovė: KEK-u humbet 700 mil euro nė vit, livron 5-6 prerje rryme nė ditė, e arrin ta inkasojė sall ēdo tė dytin kilovat. Irlandezėt qėndrojnė tre vjet, inkasojnė 10 mil euro nė paga konsultash, dhe e lėnė KEK-un ashtu siē e kishin gjetur. Kosova nuk ka ku tė ankohet. Nė kontratėn sekrete nuk shkruan askund se ESBI-ja duhet tė arrijė ndonjė rezultat. Ata morėn paga veē... pėr tė ndenjur nė Kosovė!
“Kjo ėshtė shkelje e detyrės zyrtare”, thotė njė jurist. Detyra zyrtare e ka njė pronar, qytetarin e Kosovės. E shkelėsi i detyrės ėshtė OKB-ja, qė sė pari e lidhi kontratėn, pastaj e zgjati, me gjithė faktin e protestave tė vendorėve. Miku im jurist ėshtė njeri melankolik. Ai ėndėrron qė njė ditė dy Alfa Romeo tė zeza do tė parkohen edhe para selisė sė OKB-sė. Por ai e di qė kjo s’do tė ndodhė kurrė.

Unė pėr vete besoj qė ato s’do tė parkohen kurrė as para qeverisė islandeze. “Islandezėt po e plaēkitin ndėrmarrjen e aeroportit”, alarmonte njė ekonom i OKB-sė pranė OLAF-it (Zyra e BE-sė pėr antikorrupsion). Posi, e plaēkitin qė ē’ke me tė, por me bekimin e krerėve tė OKB-sė.

Nė botė quhet se enti ajror i Islandės ICAA e ka marrė nė dorė aeroportin e Prishtinės pėr sevap. Pajė, dikush duhej ta bėnte. Andaj ICAA ia huazon licencat e veta dhe i mpreh rutinat, e mbikėqyr veprimtarinė, e pėrtėrin pistėn e aterrimeve qė tė miratohet, etj. Sa miqėsorė, sa solidarė, kėta islandezėt... Por pas ca kohėsh, kosovarėt nisin tė kruajnė kokėn, athua pse s’po e kryejnė mė punėn mirėbėrėsit. Sa kohė iu dashka atyre ta ngritin njė gardh pėrreth aeroportit!? Gjashtė muaj? Tre vjet mė vonė, kjo s’ėshtė bėrė ende.

Kosovarėt nuk e dinė, por islandezėt nuk kanė nxitim. Ata i kanė ngritur mė se 15 mil euro nė mėditje e paga konsultash. E ca mė shumė do tė ngritin edhe nė tė ardhmen. Kjo shumė ėshtė ēereku i shpenzimeve tė mjekėsisė kosovare, por kush lodhet. Nė kontratėn sekrete tė OKB-sė me ICAA nuk ka asnjė afat kohor. Kontrata zgjatet automatikisht ēdo vit. Le qė islandezėt marrin haraē nė ēdo kontratė tė aeroportit me palė tjera afariste. Sa herė qė ndėrmarrja e aeroportit porosit datorė apo konsultė tjerė, nė Islandė inkasohen 15 pėr qind tė qarkullimit.

Dikur moti, bota kishte njėfarė rregulli. Italianėt ishin tė korruptuar, skandinavėt ishin tė ndershėm. Por nė Kosovė, nocioni “the Viking mafia” i pėrmbledh profiterėt danezė, norvegjezė, suedezė e islandezė. Ndėrsa, qytetarėt i luten Allahut qė ata tė zihen me presh nė dorė nga italianėt e pakorruptueshėm.

Cubi mė i madh nė pėrrallėn e zezė tė Kosovės nuk ėshtė ai qė duhej tė ishte, njė kriminel i pėrveēėm. Por njė shtet demokratik. Franca, nėn drejtimin e socialistit Lionel Zhospėn.

Sapo u bė e qartė, nė verėn e 1999-s, se OKB-ja do tė hynte nė Kosovė, e se njė ministėr francez (Bernar Kushneri) do t’i printe aksionit, qeveria e ngriti njė komitet tė veēantė, Mission interministérielle pour l’Europe du Sud-Est (Miese). Detyra: tė parandalohet pėrsėritja e Bosnjes. Veēse jo ashtu si mendon ti, lexues i nderuar. Nė Bosnjė, Franca dha 17 pėr qind tė ndihmave, por mori sall 5 pėr qind tė kontratave pėr ndėrmarrje franceze. Nė Kosovė duhej ndryshe.

Franca “duhet tė japė me njė dorė, e tė marrė me tjetrėn”, shkruan katėrēipėrisht ky komitet. Por duhet nxituar, duhet tė jemi tė parėt nė kėtė “treg bingo” ku “gjithēka shitet mė shtrenjtė shkaku i mjerimit”.

Sipėrmarrjet franceze marrin bekimin e qeverisė pėr t’i veshur nėpunėsit e vet nė uniformat e K-Forit, qėllimisht pėr tė ngritur gardhe karshi konkurrentėve dhe pėr tė “etabluar kontakte”. Duhet krijuar edhe vullnet tė mirė, andaj “s’duhet pėrtuar qė aty-kėtu t’ia vėmė krahun edhe ndonjė pune humanitare”. Po, pikėrisht kėshtu shkruan – germė pėr germė. Qė thua ti, gjuha frėnge e ka nganjėherė njė qartėsi tė lakmueshme.

Miese kėqyr qė t’i pėrdorė kanalet e veta nė OKB, nė BE, e pranė Bankės Botėrore, ashtu qė misioni t’i shpėrblejė ndėrmarrjet franceze. Nevojat e ndihmave duhet formuluar nė mėnyrė tė pėrshtatshme. Jo si nė Bosnje, ku OKB-ja shpalli konkurs pėr minaheqje me qen, pa u lodhur fare pse ndėrmarrjet franceze janė specializuar nė minapastrim pa qen!

Dhe oilį – ēfarė suksesi fantastik. Tre vjet mė vonė, Franca ėshtė nė vendin e 13 mes donatorėve (larg pas Suedisė), por i kishte zhvatur 30 pėr qind tė gjitha kontratave tė UNMIK-ut. Tė shohim pak se si mund tė shkonte puna.
Kur arriti Bernar Kushneri nė Kosovė, nė verėn e 1999-s, vendi nuk kishte telefoni. Siemensi gjerman dhe Alcateli francez dorėzuan ofertat e tyre. Njė panel i ekspertėve vendorė e zgjedhin Siemensin. Oferta ėshtė mė e lira dhe nuk ėshtė koloniale. Gjermanėt ofrojnė qė ta ndėrtojnė njė rrjet nė Kosovė pėr njė ēmim fiks. Sipas ofertės franceze, rrjeti do tė jetė pronė franceze dhe do ta pėrdorė numrin hyrės tė Monakos.

Ēfarė ndodh? Bernar Kushneri, ligjvėnėsi i Kosovės, shef qeverie e shef i gjyqėsorit nė tė njėjtin person, e zėvendėson drejtorin shqiptar tė Telekomit me njė Paskal Kopėn, i cili ia jep kontratėn Alcatelit. E vetmja e mundshme, pohon Kopėn, se veē Alcateli (nė bashkėpunim me Monaco Telecom) mund ta pajisė Kosovėn, qė s’ėshtė shtet, me njė numėr hyrės.

Rezultati: pas shtatė vjetėsh, Kosova e ka telefoninė mė tė keqe e mė tė shtrenjtė nė kontinentin e Evropės, konstaton Kėshilli i Evropės. Por sa herė qė njė kosovar e kap telefonin, cingėron nė kontot franceze e monakeze. Me kohėn, ka cingėruar goxha shumė. Pothuajse 100 mil euro, mė shumė se krejt ndihma suedeze dhėnė Kosovės.

Pagė goxha e mirė, do tė thosha, pėr huazimin e njė numri hyrės (0377) dhe disa shėrbime minore. Por pse, pyes unė si suedez, qė mendoja se po ndihmoja Kosovėn e jo Francėn, pse paska qenė e pamundur pėr OKB-nė qė t’ia ndreqė njė numėr vetjak Kosovės, kur ėshtė njė organ i OKB-sė (ITU) qė merr vendimin? Kosovarėt e kanė shtruar kėtė pyetje qėkur. Mė 2002, pėrgjigja u gjet. U gjet njė letėr nga zyrtari i OKB-sė me emrin Kopėn, drejtuar drejtorisė sė ITU-sė. Aty ai i lutet ITU-sė qė tė mos miratojė njė numėr hyrės pėr Kosovėn.

Pastaj, monsieur Kopėn u zhduk nga Kosova. Herėn tjetėr, kur u shfaq sėrish – quelle surprise – ai ishte pėrfaqėsues i Alcatelit, na rrėfen Bedri Rama, shef i flakur nga PTK-ja.

Bedri Rama i ka shkruar letėr tė hapur OKB-sė. Ai ka kėrkuar tė dijė se si t’u shpjegojė donatorėve, qė i ofrojnė Kosovės ndihma pėr nevoja elementare, se asetet e Kosovės i gllabėron Monakoja. “Si t’ia shpjegoj kėtė tė papunėve, mėsuesve, mjekėve qė jetojnė nė minimum tė ekzistencės?”.
Pyetje e pamundur. Kushdo qė mendon se korrupsioni nė Unmikistan ka pėrmasa bizare, le ta kujtojė qė njeriu ėshtė kafshė qė adaptohet ndaj ambientit. Gjithė kėta Trushlerė e Johansenė... askush prej kėtyre organizmave s’do tė ish majur, sikur OKB-ja tė mos e kish krijuar njė habitat tė pėrshtatshėm. Por nė Kosovė, ata kanė gjetur njė privilegj tė cilin s’e kanė parė ėndėrr as monakėt e mesjetės. Pėr kėtė do tė shkruaj nė artikullin e ardhshėm.

Mė 18 gusht 2000, UNMIK-u i miratoi vetes imunitet nė Kosovė. Aty e tutje, pushteti mė i lartė nė Kosovė u bė i paprekshėm pėr ligjin. Vendimi ishte retroaktiv.

Kosova ta kujton Suedinė ashtu qė mysafiri duhet t’i heqė kėpucėt. Ato i merr nikoqiri, e t’i kthen prapė kur vjen koha tė dalėsh. Kjo shprehi katundare ka vlerė edhe nė kryeqytetin e Prishtinės. Pėr tė arritur te zonja Xhezide Zogiani, duhet tė kalosh nėpėr baltė, vajra, e plehra kuzhine. Kush s’i ka sytė mund tė bie nė kanalizim. Kapakėt e kanalizimit peshojnė 20 kilogramė dhe hekurishtet janė eksporti i parė i kėtij vendi. Por nė apartamentin e zonjės Zogiani, pjesė e njė ndėrtese betoni, ka parket tė larė, shtrojera tė bardha, e serveta tė hekurosura. Si dhe limonadė.

Xhezide Zogiani e mban mend fort mirė suedezen bionde nga SIDA e cila nė prill tė 2003-s i mėsoi gratė e hekurudhės qė t’i ushtronin tė drejtat e veta. Se si ato kishin vlerė si meshkujt, se si Kosova ishte vend me ligj, drejtėsi, e barazi gjinore. Zonja Zogiani u gėzua shumė nga leksionet e suedezes.

Pak mė vonė, atė e flakėn nga puna, pas 29 vjetėsh punė nė hekurudhė. Ndėrmarrja duhej tė zvogėlohej. Por pse pikėrisht unė? “Shiko kėtu”, thotė zonja Zogiani, e ma tregon njė diplomė, “Punėtore shembullore”. Veēse ajo ishte gruaja e vetme nė nėnndarjen e vet. Edhe tjetėrkund u veprua njėsoj. Burrat pa pėrvojė mbetėn, ndėrsa gratė me pėrvojė u flakėn. Kėshtu, nėntėmbėdhjetė gra pranė UNIM Railways u kujtuan se ishin diskriminuar. Ja pra SIDA, faturėn e leksioneve: ato u bėnė tok dhe kėrkuan qė flakja e tyre tė shqyrtohej nė gjyq.

Por do ti, kjo s’u eci. U thanė se po t’i kishė diskriminuar njė ndėrmarrje private, gjykata do ta shqyrtonte lėndėn e tyre. Por mjerisht, hekurudha ėshtė nėn UNMIK-un. Dhe OKB-ja, i njoftoi gjykata, gėzon imunitet nė Kosovė. Kėshtu qė vendimi nuk mund tė shqyrtohet. Ėshtė i pakthyeshėm. (VIJON)

(Maciej Zaremba ėshtė kontribuues i rregullt nė “Dagens Nyheter”. Ai ėshtė shpallur dy herė Gazetar i Vitit nga Shoqata e Gazetarėve tė Suedisė. Pėrktheu nga suedishtja: Shqiptar OSEKU)
-----------------

“Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze: “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (5)

DREJTĖSIA E UNMIKISTANIT - “Executive orders”

Shkruan: Maciej Zaremba

Xhezide Zogiani s’u besoi veshėve, si mė thotė. Asaj OKB-ja sapo i kish thėnė qė tė mos e duronte diskriminimin. E se “gjithkush qė kėrkon t’i mbrojė tė drejtat e veta civile... e gėzon tė drejtėn e gjykimit tė paanshėm dhe publik”. E tashti i thoshin se ato parime qė OKB-ja u mėson tjerėve vlejnė pėr tjerėt – por jo pėr vetė OKB-nė! Athua ėshtė kėshtu pėrnjėmend!?
Po, ėshtė. Ėshtė e pakuptueshme, shkretėruese pėr misionin e OKB-sė nė Kosovė, por krejtėsisht e vėrtetė. Ekzistojnė sall dy rajone nė Evropė ku qytetarėt s’kanė ku tė qahen pėr tė drejtat e veta civile, as nė vendin e vet e as nė Strasburg: Rusia e Bardhė ėshtė njė prej tyre, Unmikistani kosovar i dyti. Para se tė provojmė tė kuptojmė se si ka ardhur puna gjer kėtu, le tė pėrjetojmė se si mund tė ndjehen pasojat.

KFOR-i i ka sot 17 000 ushtarė. Ata i binden NATO-s, qė i bindet OKB-sė. Njė ditė prej dite, ata e shohin njė veturė tė dyshimtė. Ndoshta ka kokainė, ndoshta ėshtė e vjedhur. E marrin pėr hetim. Jo, or, qenka e pastėr. Por kur pronari, ta quajmė Paloka, shkon pėr ta marrė veturėn e vet te KFOR-i, vetura ėshtė zhdukur. E po, duket qė e paskan vjedhur, konstatojnė ushtarėt, qė mund tė jenė nga Azerbajxhani. S’paske fat, or, mik... Kompensim? Mos u lodh tė shkosh te UNMIK-u, ata s’pėrgjigjen pėr ushtarėt. As te NATO-ja, ajo s’pėrgjigjet pėr repartet e pėrveēme. E pra, ku tė ankohet Paloka? Te Ministria e Mbrojtjes nė Azerbajxhan. Apo mos ishte njė epror turk qė kishte kujdestarinė mbrėmė? Se atėherė do tė shkosh nė Ankara. Hajt, udha e mbarė!

Nė KFOR ka reparte nga 36 vende, pos tjerash nga Rumania, Moldavia, Maroku dhe Mongolia. Tjerat po ia lė fantazisė sė lexuesit.

Nuk e di saktėsisht se si ndjehet sot zoti Paloka. Por kam folur gjerė e gjatė me doganierin Bedri Shabanin. Tė dhembė zemra kur e dėgjon kėtė burrė tė stėrmadh tek e rrėfen historinė e vet me zėrin e njė fėmije qė ka humbur besimin.

Bedri Shabani ka bėrė mu ashtu siē dėshiron OKB-ja qė tė bėjnė kosovarėt. Ai e ka thyer zakonin shqiptar. Kur ai zbuloi se njė varg i shefave tė vet brenda doganės ishin mitosur nga pėrvjedhės tė mallrave, ai mblodhi dėshmi dhe vajti drejt e nė policinė e OKB-sė. “I kisha 5 kg dokumente”. Koha kaloi, e s’ndodhi asgjė. Atėherė ai doli nė shtyp. Ishte trim budalla, se nė Kosovė ta heqin flamėn pėr mė pak. Dhe, ndodh befasia. Shefi i doganės arrestohet! Por lirohet pas pak, me urdhėr tė njė gjykatėsi tė OKB-sė. Gjykatėsi shqiptar ankohet, qahet se e kanė anashkaluar, e akuzon OKB-nė se saboton drejtėsinė. Por njerėzit nė rrugė i ngritin supet. Ata e njohin goxha mirė kėtė stil.

Si thua ti, qėllon qė guvernatori i Kosovės, diplomati gjerman Mikael Shtajner, kalon me vajzėn e njėrit prej shefave tė doganės, qė ėshtė mik i ngushtė me tė arrestuarin. S’ka tė keqe nga dashuria, thonė disa (ata mė vonė u martuan). Por kujt t’i ankohet tash Bedri Shabani, kur guvernatori ėshtė i anshėm? Ai i shkruan Kofi Ananit. Ma tregon edhe kopjen e letrės. Mė duket si pėrrallė. Vartėsi besnik qahet kundėr guvernatorit dhe i lutet me fjalė tė thjeshta perandorit qė ta mbrojė drejtėsinė.

Gjer kėtu ndoshta s’ishte katastrofė ende. Nuk e thotė dot askush se kush ka gabuar. Por tani ndodh e paimagjinueshmja. Shabani flaket nga doganat. Ishte gabim i pafalshėm, shkruajnė Doganat e UNMIK-ut, t’i shkruash Kofi Ananit. Nuk ishte fare gabim, vlerėson gjykata nė Prishtinė, aty ku ankohet Shabani. Kofi Anani ėshtė autoritet suprem nė Kosovė, atij mund t’i dėrgohen ankime, Shabani ka ushtruar tė drejtėn e shprehjes sė lirė. Pushimi nga puna ėshtė i paligjshėm.

A s’ėshtė kjo trimėruese? Sė pari Shabani, njė baba i gjashtė fėmijėve qė rrezikon bukėn e gojės, pastaj kėta gjykatės ballkanikė qė i kanė studiuar me gjithė mend tė drejtat njerėzore. Thuajse OKB-ja qenka afėr t’ia dalė mbanė misionit tė vet.

Them se ėshtė mė mirė tė mos e pėrmbledh fare reagimin e UNMIK-ut ndaj kėtij aktvendimi. Pėrkthimi mė adekuat ėshtė: tė drejtat njerėzore futni nė bythė. Ne bėjmė si tė na teket.

Tingėllon mbase tepėr vrazhdė? Ja atėherė kėshtu: Kanė kaluar tre vjet qėkur gjykata e ka anuluar flakjen e zotit Shabani nga puna. Ai ėshtė ende pa punė. Shefi i doganave tė OKB-sė refuzon t’i bindet gjykatės sė vėnė nga OKB-ja, e cila ka vendosur sipas ligjeve tė prera nga OKB-ja. Dhe s’ka njeri qė mund ta detyrojė ndryshe.

Ju tregova kėtė histori nė detaje, meqė ėshtė tipike. Nė Kosovė ka mijėra zogianė e shabanė, pėr tė cilėt OKB-ja s’ėshtė veēse padrejtėsi e iluzioneve tė thyera. Por ka edhe rrėfime tjera. Ekziston njė shtėpi nė Prishtinė me tabela tė bardha. “Was is das?”, e pyes shoferin. “Das is Hilfe!”, ndriēon ai.
Si suedez, kjo ta ngrohė zemrėn. Ombudsperson, thotė mbishkrimi nė tabelė. Termi burimor “Ombudsman” OKB-sė iu duk se e shprehte pabarazinė gjinore, e OKB-ja e do fort barazinė gjinore, tė paktėn nė tabela.

Ombudsmani ka qenė institucioni i vetėm kosovar ku vendasit kanė mundur tė ankohen kundėr pushtetit. Mijėra kanė bėrė ashtu gjatė viteve. Tė gjithė kanė marrė pėrgjigje, disa kanė fituar. Por atyre mė tė dėmtuarve, ombudsmani s’ka mundur t’u ndihmojė.

Marek Antoni Novicki, jurist ndėrkombėtar me rrėnjė nė lėvizjen polake pėr tė drejta qytetare, qė ishte ombudsman i Kosovės pėr pesė vjet rresht, e kupton hidhėrimin kundėr OKB-sė. “Gjithēka ėshtė nė raportet e mia”. Aty shkruan se nė Kosovė, ėshtė vetė OKB-ja qė i thyen mė sė shpeshti tė drejtat e njeriut. E se qytetarėt s’kanė si tė nxjerrin drejtėsi karshi OKB-sė.

“Nė aspektin ligjor, Kosova ėshtė vrima e zezė e Evropės”, thotė Novicki. “Ėshtė tamam kafkiane. OKB-ja arrin pėr t’i mbrojtur tė drejtat njerėzore – dhe i privon njėherėsh qytetarėt nga tė gjitha mjetet ekzistuese pėr t’i ushtruar kėto tė drejta”.

Ky privim ndodhi mė 18 gusht 2000. Atė ditė, guvernatori i miratoi imunitet (edhe retroaktiv!) ligjor tėrė misionit. Tėrė organet e OKB-sė nė Kosovė, si tė punėsuarit civilė, ashtu edhe ushtarėt, gjithsej 60 000 vetė, u vunė mbi ligjin. Ata s’mund tė pandehen, tė paditen, madje as tė hetohen, as nga madhorit lokale tė drejtėsisė, e as nga askush tjetėr. Pėrjashtim i vetėm janė ushtarėt qė pandehen nga qeveria vetjake. Veē nėse dikush kryen krim serioz mund t’i tėrhiqet imuniteti – nga Sekretari i Pėrgjithshėm, e vetėm dhe vetėm nga ai.

Novicki thotė se ky vendim ishte i paligjshėm, i palogjikshėm dhe komplet shkretėrues. I paligjshėm, pse vetė ndeshet me Konventėn e Evropės. “Nuk thirresh dot nė tė drejtėn e gjykimit tė drejtė – neni 6 – nėse pushteti ėshtė imun ndaj ligjit”.

Jologjik, meqė qėllimi i imunitetit nė misione tjera ka qenė qė ta mbrojė personelin e OKB-sė nga pushtetet vendore, nga policė tė droguar afganė apo nga gjykatat islamike nė Sudan. Po nė Kosovė? Aty vetė OKB-ja ėshtė pushtet i vetėm sovran. Ajo vendos vetė mbi policinė, shkruan ligje, e emėron gjykatės. “Ajo qė ndodhi nė Kosovė”, thotė Novicki, “ėshtė se pushteti u bė imun karshi vetes. Ai s’kishte mė nevojė qė t’i respektojė ligjet e veta”.

E pyes Novickin nėse OKB-ja mendonte qė personat e saj ishin engjėj. Imuniteti nuk i shfuqizoi sall kosovarėt. Edhe UNMIK-u e ka pasur tė vėshtirė qysh atėherė qė t’i disiplinojė vartėsit e vet. “S’beson se mendonin fare asokohe”, pėrgjigjet Novicki.

Atėherė e pyes zotin Hans Korell, athua si mendonte ai vetė. Atėbotė ai ishte shef ligjor i OKB-sė nė Nju Jork, ai e autorizoi imunitetin. A ishte, vėrtet, punė e urtė qė t’i imunizosh doganierėt, policėt, tė gjitha madhorit e Kosovės karshi ligjeve tė OKB-sė?
Hans Korellit i ndalet fryma kur dėgjon detajet. “Ēfarė thua, or! Natyrisht qė s’qe menduar ashtu!”. Ky interpretim, thotė zoti Korell, ėshtė keqinterpretim i vrazhdė i imunitetit. Nuk patėm thėnė qė ta mbrojmė njė polic tė OKB-sė qė nget veturėn i dehur, meqė ngasja e veturės nė gjendje tė dehur nuk ėshtė pjesė e misionit ndėrkombėtar. E ēka atėherė pėr drejtorin i cili (nė artikullin tim tė kaluar) ikėn pa dėnim prej llogarisė telefonike? “S’e patėm thėnė kurrė qė imuniteti do tė vepronte nė kėtė mėnyrė!”.

Jo pra, qartė qė jo. Por kėshtu ėshtė interpretuar ai, sipas raporteve tė ombudsmanit. Pushteti u bė i paprekshėm nga ligji. Pėr juristėt e OKB-sė mbetet detyrė urgjente tė marrin vesh se si ka ndodhur kjo rrėshqitje.
Nė vitet 1970, nė SHBA dhe nė Itali u kryen disa eksperimente sociale (Milgram, Zimbardo) pėr tė parė se ē’ndodh kur disa njerėz kanė pushtet tė pakufizuar mbi tjerėt. Disa prej eksperimenteve u desh tė ndėrpriten, pse u bėnė tė frikshėm. Them se Kosova ėshtė njė eksperiment i tillė, padije, i papėrgjegjshėm, por nė shkallė tė plotė. Efektet do t’i kuptosh kur tė shohėsh kosovarėt te ndezin veturat e OKB-sė. Por ēka zbulon kjo pėr ne, pėr demokracitė tona?

Druaj se ato janė tejet fragjile. Se ato qėndrojnė mė pak falė bindjeve tona, e mė shumė falė frikės nga sanksionet. Kur imuniteti kosovar na ēliroi nga frika e sanksioneve, u deshėn sall pak muaj qė demokratė besnikė nga Kopenhaga apo Parisi t’i flaknin parimet njėrin pas tjetrit: Habeas Corpus (askush s’bėn tė burgoset pa gjyq tė paanshėm), paanshmėria e gjyqėsorit, barazia para ligjit.

Kosovarėt, vėrtet, s’ishin qengja mė 1999, por ju betohem se ata s’i ka urtėsuar gjė as ky tretman tetėvjeēar si tė ishin heretikė tė ndjekur. Cili suedez do t’u bindej ca ligjeve tė shkruara sall frėngjisht? Pa shikoni nivelin e arrogancės koloniale: nė Kosovė, ku ēdo i pesti nuk di shkrim-lexim, e ku rryma ndalet orė e ēast, OKB-ja pret ligje sall nė anglisht, e qė mund t’i gjesh vetėm nė internet. E nėse ndodh, ruana Zot, qė ndonjė gjykatė tė ankohet, kjo nuk ndryshon gjė, pse nė Unmikistan gjykata i bindet guvernatorit, i cili mund ta zhvendosė njė gjykatės, e t’i injorojė tė gjitha aktvendimet qė s’para i pėlqejnė.

Kėtu paraburgoset njė gangster i njohur. Por ai ėshtė i popullarizuar, disa e shohin si hero ēlirimtar. E pakėndshme, mund tė ketė protesta... E po, UNMIK-u e urdhėron gjykatėsin ta ēlirojė tė pandehurin. Kjo nuk ndodh askund nė Evropė, pos nė Kosovė. Apo anasjelltas: njė gjykatė (me gjykatės ndėrkombėtarė) vendos ta ēlirojė njė tė paraburgosur pėr mungesė provash. Megjithatė, guvernatori dėshiron ta mbajė atė prapa grilash. Kėshtu qė ai i urdhėron gardianėt ta shpėrfillin aktvendimin. S’ėshtė e mundur as nė Indi, por nėn OKB-nė ėshtė e mundur: “Executive orders”, urdhra ekzekutive quhen kėta, qė i mbajnė njerėzit brenda burgut pa hetim, pa vendim, pa afat, e pa tė drejtė ankese. (VIJON)

(Maciej Zaremba ėshtė kontribuues i rregullt nė “Dagens Nyheter”. Ai ėshtė shpallur dy herė Gazetar i Vitit nga Shoqata e Gazetarėve tė Suedisė. Pėrktheu nga suedishtja: Shqiptar OSEKU)
----------------------

“Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze: “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (6)

Burrėria, guximi, e ēorapėzat mbi ēizme

Shkruan: Maciej Zaremba

Nė nėntor tė 2005-s, komisionari pėr tė Drejta tė Njeriut i Kėshillit tė Evropės, zoti Alvaro Gil Robles, pati lėshuar kushtrimin nė Le Monde. A ėshtė e mundur qė kemi njė Guantanamo nė zemėr tė Evropės? Si senior, e kemi. Bondstell quhet, njė bazė amerikane pranė kufirit maqedon, ku tė burgosur nė po ato anembanat e portokallta si nė Kubė, rrinė pa afat, pa proces, pa avokat apo aktvendim. Sepse guvernatori i OKB-sė mendon se janė terroristė. Ombudsmani Novicki s’i ka lėnė dy gurė bashkė duke protestuar kundėr kėtyre abuzimeve. Por te kush tė ankohet? Edhe mbi Xhorxh Bushin ėshtė dikush, ėshtė Gjykata e Lartė. E mbi governatorin e OKB-sė ėshtė veē Zoti.

“A kjo qenka ajo barazia mes njerėzve”, mė thotė Fatmiri nė Prishtinė. Ma tregon njė foto ku shihen ca burra duke dalė nga njė ndėrtesė. “Janė gjykatės”, thotė ai, “qė e kanė dėnuar njė bos tė mafies shqiptare. Shumė e parėndomtė nė Kosovė, shumė e rrezikshme pėr shėndetin. Ja, kėqyr! Ai majtas ėshtė britanik, i rrethuar nga truprojat. E pėrcjellin deri te vetura, qė ėshtė e blinduar. Do ta ruajnė edhe nė gjumė. Britaniku ka rrogė tridhjetė herė mė tė lartė se kėta dy djathtas, qė janė gjykatės vendorė. Ata rrezikojnė mė sė shumti, i kanė familjet kėtu. Por lihen pa mbrojtje”.

E ē’t’i pėrgjigjem unė, veē i shtrėngoj dhėmbėt. Nga tė gjitha abuzimet e OKB-sė, kjo tradhtia e saj kundėr atyre pak guximtarėve qė e kanė sfiduar korrupsionin dhe mafien ėshtė mė e pafalshmja.

“OKB-ja i ka tradhtuar kosovarėt mė tė shkėlqyer e mė idealistė nė favor tė atyre mė tė paskrupujve”, shkruajnė dy ish-bashkėpunėtorė tė UNMIK-ut, Uit Mejson dhe Jan King. “OKB-ja do tė pendohet thellė pėr kėto tė pabėra”, shkruan gjykatėse Dejvid Marshall, qė e ka vėzhguar Kosovėn pėr llogari tė OSBE-sė.

Si ndodh atėherė qė kėto tė pabėra nuk janė pėrmendur nė media tash tetė vjet? Njė pėrgjigje e mundshme ėshtė, se mua mė mori gjashtė muaj pėr tė mbledhur njoftime tė besueshme pėr kėta artikuj.

Si duhet tė bėjė njeriu pėr tė kuptuar se ēfarė pune bėn “Claims Office”, Zyra e Ankesave, nė Prishtinė? Zyrtarėt pohojnė se kosovarėt mund tė drejtohen aty p.sh. nėse OKB-ja ua ka dėmtuar veturat apo tė ngjashme. Sa ankohen? Si mirėpriten? Unė u desh qė tė lajmėrohesha te roja nė selinė e UNMIK-ut. Aty ishin tė ngjeshur pesė djem nė bluzat e kaltra tė UNMIK-ut. Studionin mbase dikur medicinėn apo ekonominė, tashti punojnė si roje pėr trefishin e pagės sė profesorit. Jo, s’bėn tė hyj. E po, e thėrras shefen e zyrės pėr ankesa. Ajo mė drejton te shefi i vet, i cili as ai nuk flet me media. Ai mė drejton te Zyra pėr Media e UNMIK-ut.

Ky vend ėshtė pesė kilometra larg. Nė portė shkruan se zyra ėshtė e hapur shtatė ditė nė javė, por askush s’e hap derėn nė ora tre njė tė martė. I thėrras tė pesė numrat nė derė, s’ka pėrgjigje. Shkoj te njė internet café, pres sa kalon ndėrprerja e rrymės, e i dėrgoj e-mail njėfarė Georgy Kakukut, emrit tė parė nė listė. Pas dy ditėsh, shoh se s’ka ende pėrgjigje. I mėshoj derės me grushte sėrish, e ē’tė shoh – njė njeri! “Hi, I’m Jeff Bieley”, mė thotė amerikani, ndėrsa i bėn me dorė njė vendasi tė pėrkorė qė t’ia vendosė pjatėn e drekės mbi tavolinė.

Jo, OKB-sė s’i ka arritur ndonjė letėr nga DN. “I shkruat mr. Kakuk? Ha, ha, ai ka ikur prej kėtu qėkur... Si the, ėshtė ende emri i tij si pėrgjegjės?”

Jo, mr. Bieley nuk mund tė mė vejė nė kontakt me Claims Office. Mund ta pyes atė vetė, e pėrmes tij t’i marr pėrgjigjet. Merr maks njė javė. Po desha tė shtroj pyetje pasuese? Tre ditė, jo mė shumė. “Sa kohė do tė qėndroni nė Kosovė?”.

Nga 6 000 funksionarėt e UNMIK-ut, janė sall tre qė mund tė flasin me shtypin, me shpjegon zoti Bieley. Tė gjithė tjerėt shkojnė pėrmes tij. Okej, i them, ja pyetjet e mia. “A jo, m’i dėrgoni me e-mail”. Nė Kosovė, ku gjysma e vendit ka rrymė sall tre orė nė ditė!? Mr. Bieley i ngrit supet e mė bėn shenj se bisedės informative i ka ardhur fundi.
Pyetjet e mia i dėrgova nė adresėn bieley@un.org mė 24 qershor vitin e kaluar. Pėrgjigjen po e pres ende.

Mundet qė juristėt e OKB-sė s’e dinin se ēfarė kishin bėrė kur i ngulfatėn gjykatat kosovare e kur u mbyllen gojėn njerėzve tė vet. Por tjerėt e kanė kuptuar goxha mirė. Pas tetė vjetėsh tė kėtij eksperimenti, Kosova ėshtė shndėrruar nė qendėr tė trafikimit me gra e droga. Kujto, pra, kėto herėn tjetėr kur tė shikosh kėta ballkanikė tek gjuajnė me gurė, u vėnė flakėn veturave tė OKB-sė e bėjnė bujė. Do t’ju thonė se atyre Nju Jorku u ka ofruar zemrėn e demokracisė, por se ata s’kanė mend ta pranojnė.

Kjo s’do tė jetė e vėrtetė. Atyre u ėshtė ofruar llumi. Pse ka ndodhur kėshtu, kėtė do tė orvatem ta kuptoj nė artikullin e fundit.

Burrėria…

A munden policė nga diktaturat t'ia mėsojnė tjetėrkujt ligjin e rendin? Se kėshtu ndodh nė Kosovė. A mund ta ndėrtosh njė shtet me tė punėsuar tė pėrkohshėm? Nė artikullin e fundit tė serisė "Kolonia Kosovė", Maciej Zaremba e kėrkon frymėn e vėrtetė tė OKB-sė dhe e gjen Mikelin suedez.

"Ishte vėshtirė tė koncentrohesh", thotė Mikeli. Por ēka ndjeu nė ato momente? "Ėshtė tmerr tė tregosh - por s'ishin aspak mendime pozitive".

Veē kur mė rrėfen se si ai dhe ushtarėt tjerė kishin falėnderuar shoqi-shoqin pas asaj qė kishte ndodhur, arrij tė kuptoj se ēka ėshtė duke mė thėnė. Termi mendime negative te ky rreshter suedez d. t. th se ata s'do ta mbijetonin natėn. Vėshtirė tė koncentrohesh d. t. th i tmerruar. Por ai s'i pėrdor kėto fjalė. Nė fjalorin e Mikelit, burrat nuk ikin. Ata rigrupohen.

Mike ka marrė pjesė nė betejėn e Ēagllavicės, qė ndodhi mė 17 mars 2004. Besoj se lexuesi nuk e njeh. As unė s'e njihja, pa ardhur nė Kosovė. E habitshme, kur ta kesh parasysh se ajo qė ndodhi aty ishte aksioni mė i rėndėsishėm i armatosur i Suedisė kėto 100 vjetėt e fundit. Edhe mė e habitshme kur kupton qė u krye nga pjekės, zdrukthėtarė dhe vullnetarė tjerė, tė udhėhequr asaj dite nga njė epror qė nuk iu bind urdhrit.

Mjafton sall kjo si arsye pėr ta rrėfyer kėtė storje. Por ka edhe tjera: Atė ditė, trupat e OKB-sė pėsuan humbjen mė tė ndjeshme pas Srebrenicės. Para 17 000 ushtarėve dhe 4 000 policėve, banditė shqiptarė u vėrsulėn kundėr minoriteteve tė veta. 900 njerėz u plagosėn, 19 u vranė, nja 30 kisha u shkatėrruan, 700 shtėpi u dogjėn, 4 500 vetė u vunė nė arrati.

"Nuk arrij ta kuptoj", mė thotė Hans Hokanson, kolonel-lėjtnant nga treva e Gotlandit, Suedi. "Ta mbrosh manastirin nė Prizren - kjo ėshtė detyrė e ėndrrave pėr njė ushtar. Kepa nė tė gjitha anėt, njė lum, njė urė e vetme e ngushtė. M'i jep 20 burra, pa ta mbroj kundėr 1000 vetėve. Ēka ndodhi?"

E pra, ēka ndodhi? Kur nja 200 ekstremistė shqiptarė, tė armatosur me molotovė, arritėn te manastiri i shek. XVI, e dėrguan njė negociator me flamur tė bardhė. I cili i njoftoi gjermanėt e K-Forit se s'do t'u prekte kush qimet e helmetave nėse skajohen diku, sa tė djegin gjindja lirisht. Por nėse do tė kundėrshtonin do tė vriteshin. Me ē'rast gjermanėt i sprapsėn autoblindat e veta dhe shikuan nga distanca djegien e manastirit.

"I ndoqėm udhėzimet tona", mė shpjegon gjenerali i tyre, Holger Kamerhof. Sipas Rregullave tė Angazhimit, qė i ka secili ushtar nė xhep, detyra e tyre ishte t’i mbronin jetėt. Por aty nuk shkruante se mund tė pėrdornin dhunė pėr njė ndėrtesė. Rezultati: Nė mbarim tė ditės, asnjė ushtar gjerman as ishte gėrvishtur. Por gjithēka qė duhej ta kishin ruajtur ishte pėrcėlluar. Sikur edhe ato qė ishin nėn rojėn franceze, manastiri nė Drenicė dhe shtėpitė serbe nė Svinjare.

Atė ditė, Hans Hokansoni i kishte 700 burra nėn komandė. Shumica suedeze, por edhe ēekė, finlandezė, sllovakė dhe irlandezė. Ata u desh tė ndėrhynin aq rrėmbyeshėm, sa s'arritėn tė marrin as harta, as ujė. Mijėra shqiptarė ishin nisur drejt enklavave serbe Ēagllavicė dhe Graēanicė ku ndodhen manastire tė njohura. Nė duar kishin shufra hekuri, gurė, ca armė zjarri, si dhe batanije tė ngjyera nė benzinė nė maje tė shkopinjve. (Kėshtu i djegin shtėpitė nė Kosovė. I shtyjnė nėpėr dritare e i ndezin.)

Hokansoni i rreshtoi burrat e vet para katundit, s’kish tjetėr. Atyre u dhanė tė njėjtin propozim si gjermanėve. "Hapni udhė!". U pėrgjigjėn jo. Pastaj i shtrėnguan radhėt e bėnė ballė. "Ishte si betejė mesjetare", thotė njė vėzhgues. Kėrbaēėt kundėr hunjve dhe mburojat kundėr vargonjve, shtatėqind kundėr dhjetė mijė shqiptarėve qė sulmonin nė valė. Sa do tė bėnin ballė?

Ndonjė orė, besonte Hokansoni. Pėr pėrforcime s’kish shans, se atė ditė po digjej tėrė Kosova. Pas pak, kazerma suedeze ishte bosh. "Tė gjithė qė mund tė ecnin ose qėndronin, kuzhinierėt dhe mekanikėt qė s'kishin mbajtur kėrbaē nė dorė ndonjėherė". Askush s'i urdhėroi, ata erdhėn vetė. U rrahėn dy orė, katėr, gjashtė... s'kishin ujė, alivanoseshin nga dehidrimi, pėrmirreshin, u thyheshin duart e kėmbėt, e plumbat u fishkėllenin mbi kokė. Por u rrahėn njėmbėdhjetė orė pa pushim. Gjersa u err, e sulmuesit u lodhėn. (VIJON)
--------------------------------

“Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze: “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (7)

Njė mision i OKB-sė qė s’ėshtė si njė ekspeditė polare

Shkruan: Maciej Zaremba

Tridhjetepesė ushtarė u plagosėn. Por Ēagllavica nuk u dogj. Dhe manastiri nė Graēanicė qėndron ende. Kur Hokansoni pa se do t'ia merrnin krahėt, thirri nė radio: "Mbrojeni manastirin... pėrdorni forcė vrastare nė rast nevoje". Ndonėse ai e kishte nė xhep tė njėjtin doracak si gjermanėt nė Prizren. Por pse veproi ashtu?

Para se ta shpinin nė Kosovė, Hokansoni mendonte se Departamenti i Jashtėm do t'ia mėsonte historinė e vendit. Kur nuk ndodhi ashtu, ai i bleu librat vetė. Prandaj, e dinte se manastiri nė Graēanicė ėshtė simbol kulturor serb. Po tė prishej ai, tėrė Serbia do tė ngrihej nė kėmbė. Pėrndryshe, thotė Hokansoni, "ēdo urdhėr e ka njė afat tė skadimit. Kur mbetesh vetėm duhet tė marrėsh vendime vetjake".

"Asaj dite, ishte Hokansoni dhe burrat e tij qė pėrbėnė dallimin mes tė mirės e tė keqes", thotė gjenerali Anders Brännström, i cili ishte shef i Hokansonit nė Kosovė. "Po ta kish priorituar edhe ai sigurinė e ushtarėve si tjerėt, ndėrgjegjen e Suedisė do ta kishė brejtur njė Srebrenicė e re".

E tregoj kėtė kaq gjerėsisht meqė nė gazetat e atdheut, aksioni i suedezėve gjeti mė pak hapėsirė se bytha lakuriqe e njė idoli tė popullarizuar. Ky mė duket si ogur i kohės. Hokansonit i duket sall e ēuditshme. Por, ndoshta, gjindja nė Suedi mendojnė, thotė ai, se "ushtarėt e OKB-sė duhet sall t'u shpėrndajnė kukulla fėmijėve e ta promovojnė barazinė gjinore. Atyre u vjen zor kur ta shohin me armė nė dorė".

Kur NATO-ja dhe institutet e pavarura e analizojnė debaklin e 17 marsit, del se veprimi mė i pėrgjegjshėm i njė eprori paska qenė mosbindja ndaj urdhrit. Por vetėm suedezėt dhe italianėt vepruan ashtu.

Atė ditė, ushtarėt gjithandej Kosovės e panė qė s'i prinin njė ushtrie, po diēkaje qė dukej si njė sanatorium nė shėtitje. Ēdo grup pacientėsh i kishte udhėzimet e veta. Amerikanėt s'luftonin dot me civilė. Sllovakėt e kishin tė ndaluar tė pėrdorin kėrbaēė. Gjermanėt e kishin tė ndaluar ta kapėrcejnė rrugėn, se aty mbaronte sektori i tyre. Etj. etj.

Kėto quhen Caveat, kufizime qė ēdo shtet i ka kėrkuar pėr tė marrė pjesė nė mision. Me pasojėn qė shumica e forcave tė K-Forit ishin tė papėrdorshme nė orėn e zorit. Vetėm 17, nga 55 njėsi, kishin leje tė shtypin trazira. Dhe s'kish njė gjeneral nė tėrė Kosovėn qė ta dinte se ēka kishin tė ndaluar pėrndryshe. "Disa ndoshta s'kishin as leje tė rrinė jashtė shtėpisė pas orės pesė", pėrqeshet njė epror suedez.

Ndoshta tė thotė mendja qė njė mision i OKB-sė ėshtė si njė ekspeditė polare: Caku i qartė, udhėheqja e vendosur, pajisjet e duhura, specialistėt mė tė shkathėt e mė tė pėrkushtuar ndaj detyrės. Ke tė drejtė ta kėrkosh kėtė, shkaku i rrogave tė larta dhe faktit se 229 vetė konkurrojnė pėr ēdo vend pune kėtu. Por misioni i OKB-sė nė Kosovė ka shumė pak nga tėrė kėto. Atė s'mund ta krahasosh me ndonjė fenomen tė njohur, por ka ca ngjashmėri me qendrėn shėndetėsore nė qytezėn [suedeze] Sveg.

Nė Sveg, doktorėt ndėrrohen ēdo javė. Nė Kosovė, ushtarėt i kthejnė sapo tė kenė mėsuar ta gjejnė rrugėn. Gjashtė muaj ėshtė afati i rotacionit, njėsoj si pėr policėt. Guvernatori ndėrrohet pėr vjet, shumica e funksionarėve po ashtu. Por kėtu mbarojnė krahasimet me Svegun. Se kur aty mjeku i radhės bėn ordinim tė gabuar, atij i del problem me Drejtorinė Kombėtare tė Shėndetit. E kur njė polic i OKB-sė e flak nė plehra njė kallėzim penal, ai s'ka pse tė trembet. OKB-ja s'ka sanksione pėr shkelje tė detyrės zyrtare. Mė e keqja qė mund tė tė ndodhė ėshtė tė mos ta zgjasin kontratėn.

Njė britanik mė t
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar (2008-08-26 11:22:05 nga admin4)
[ Opinione ] PAS DĖSHTIMIT TĖ APROVIMIT TĖ KUSHTETUTĖS (2008-04-12 07:14:12 nga admin1)
[ Opinione ] ZGJEDHJET E 17 NĖNTORIT 2007, DĖSHMI E DĖSHTIMIT POLITIK TĖ BINOMIT UNMIK-ut DHE PUSHTETARĖVE PA SHTET! (2007-11-25 10:40:53 nga admin4)
[ Opinione ] Dėshtimi i Fuqive tė Mėdha nė Ballkan (2007-10-31 14:58:45 nga admin4)
[ Opinione ] Dhjetori i Prishtinės dhe dėshtimi tjetėr i Brukselit (2007-10-22 15:53:56 nga admin1)
[ Kultura ] RTK-ja dhe deshtimi i saj profesional e kombėtar (2007-10-09 14:54:45 nga admin1)
[ Intervista ] ISMAJLI:”REZULTATI I BISEDIMEVE DO TĖ JETĖ DĖSHTIMI” (2007-08-27 17:43:56 nga admin1)
[ Opinione ] ĒFARĖ MĖ TUTJE, PAS DĖSHTIMIT TĖ REZOLUTĖS NĖ OKB (2007-07-26 13:03:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Solana: BE ka pergjegjesi, nuk duhet te lejoje deshtimin (2007-03-29 07:20:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri: Zgjedhjet nė prag tė dėshtimit (2006-12-19 13:07:49 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Riaktivizohen vatrat e zjarrit nė pyjet turistike tė Semanit. Avion nga Italia per flaket gjigande (2008-07-15 17:09:33 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster