| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » JETĖ TĖ NDRYSHME NĖ POEZI |
| Postuar mė datėn: 2008-04-16 06:39:19 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga takimi letraro-artistik i zhvilluar ne Trieste nga shoqata "Ecim sė bashku"
Nje shoqate ku grate shqiptare dhe ato italiane nepermjet takimeve kulturore, shkembimit te eksperiencave, gjejne nje vije te perbashket ne vleresimin dhe mundesimin qe kane sot te gjithe emigrantet, impernjimin e tyre ne pune, ne shkolla e ne familje, ne njohjen kulturave te ndyshme por tollerante per te respektuar gjithesecilin gje qe, ben akoma me te lehte bashkegzistencen dhe favoret e komunikimit ne te gjitha institucionet ku diskutohet ceshtja e emigrantit dhe problemet e tij. Binjakezimi ne forma te tilla te bashkepunimit padyshim qe ka forcen e vet edhe ne ndihmen e perditshme te veshtiresive qe has emigranti por qe vetem keshtu ai gjen dike ti asistoje ne maredheniet e punes, ato te shendetit, sportit, artit e kultures etj.Presidente dhe inisiatore e kesaj veprimtarie te grave ne veri te italise zonja Mardena Kelmendi.
Njė aktivitet i rėndėsishėm |
|
Gratė e shoqatės "Ecim sė bashku"
Jetė tė ndryshme nė poezi i gjeti nje pjese te mire te ketyre grave ne takimin letraro-artistik te zhvilluar se fundi ne nje nga ambientet e Universitetit te Triestes. Nje mbremje me tematike poezine dhe shkembimin kulturor te dy vendeve ku rolin me te rendesishem dhe qendror e pati kultura dhe arti shqiptar. Ideatore dhe bashkautore ne kete aktivitet ishte shkrimtarja e cila tashme jeton prej vitesh ne shtetin apenin zonja Vitore Leka-Stefa, Laura Veselli, te cilat ne mbeshtetje nga kjo shoqate per te mbledhur rreth vetes poetet shqiptare, M. Kelmendi, V. Zhiti, V. Leka, Zh. Jorganxhi por edhe autoret italiane Marina Moretti, Gabriella Musetti e Consuelo Rodrigez organizuan kete mbasdite letraro-artistike.
Presidentja e kesaj shoqate M. Kelmndi pas nje prezantimi te shkurter mbi aktivitetin e kesaj shoqate dhe qellimin e punes se saj, foli mbi biografine artistike te te gjithe poeteve pjesemarres dhe kendin dedikuar librave me autore shqiptare ne vende te ndryshme te botes.
Paraqitja e poezive ne kete mbremje ishte nje moment i bukur pasi ato u gershetuan mes krijimeve te poeteve ne te dyja gjuhet, ne italisht nga vete autoret dhe ne shqip prej EldaZuriqi, Denisa Ganija dhe nga EsmeraldaYryku sekretare e pergjithshme e kesaj shoqate, poezite e poeteve shqiptare ne italisht (perkth. Arta Mezini), u lexuan nga poetet italiane Consuella , Gabriela dhe Marina.
Anetarja e kesaj shoqate dhe presantuese e mbasdites letrare zonja Laura Vaselli foli per rendesine e keij takimi mes poetesh nga te dy brigjet e Adriatikut, per faktin qe nje nismė te tille ne mikeshat e italise e pritem me gezim te vecante. Nje eveniment i tille tha ajo eshte shume interesant per ne qe po njihemi per heren e pare me nje pjese te kultures shqiptare, me artiste dhe art letrar, jemi mesuar te degjojme vetem pjesen negative te shqiptareve, zerat qe ngjallin nje fare distancimi prej tyre, por qe sot me shume kenaqesi jemi se bashku dhe njohim dicka akoma me shume, emocionet qe ngjallin poetet ne fjalen e tyre. Asnjere se si ne kete aktivitet nuk kam pare kaq shume studente shqiptare dhe me vjen mire qe ata jane pjese integruese e shoqerise sone por qe padyshim nje e ardhme tejet pozitive per vendin e tyre. Nder keta studente eshte edhe pothuajse nje italiane e shiptarizuar - vajza spirituale e Vitores, Monika, e cila gjeti mundesine te falenderoj te gjithe ata shqiptare qe ajo ka njohur dhe jane bere pjese perberese e jetes se saj. jo vetem familjare, por edhe shoqerore.
I ftuari special i ketij takimi zoti V. Zhiti, poet dhe njekohesisht minister keshillltar i kultures prane ambasades shqiptare ne Rome ne pamundesi per te marre pjese nder te tjera ne pershendetjen e ti do te lexohej, Urimet e mija le te perzihen me pulebardhat e detit tuaj atje, desha te them qe eshte dhe nje det tjeter qe na bashkon Ai i kultures dhe ju grate, nenat motrat te dashurat tona, jeni sirenat magjepse, helenat dhe penelopat, perendeshat e verteta krijuese te poezise se jetes. Poezia eshte "itaka jone" ku mbėrrijmė per te takuar njeri-tjetrin. Edhe Shqiperia ka poezine e saj qe na bashkon me ju, me Italine dhe Evropen
Nga krijimtaria poetike e poetit Zhiti u recitua poezia Fila di scarpe incarcerate nen interpretimin e poetes dhe profesoreshes Marina Moretti.
Surprizat gjate kesaj mbremjeje qene te vecanta dhe nga me te bukurat, nderhyrja dhe emocionet qe percollen shqiptaret me origjine arbereshe e bene edhe me interesant kete takim.
Mirjugjeta te dashur vellezer te mi te nje gjaku dhe erdha tju pershendes, degjova ne radio per aktivitetin tuaj dhe nuk vonova te marr pjese e te jem mes jush. Keshtu u prezantua zoti Mikele Gangale, e cili me nje shqipe te cale mundohej te shpegonte origjinen e vet arbershe dhe krenarine per te paret e tij si pasardhes te heroit tone kombetar Skenderbeut. Po kaq prekese do te ishte edhe takimi me zotin Salvatore Eftimiadi po ashtu me origjine shqiptare, i cili permes emocioneve percolli edhe rrefimin e tij mbi humbjen e vellait te vete ne vitet e Luftes se Dyte Boterore pikerisht ne bankat e ketij Universiteti ku ai eshte rembyer prej gjermaneve dhe eshte vrare. Ne kujtim te te vellait zoti Eftimiadi ka projektuar dhe do te ndertoje se shpejti nje spital per njerezit handikap prane qytetit te Vlores.
Libra tė poetėve tė ndryshėm
Eshte gjithmone i pranishem ne aktivitetet ne mes dhe per shqiptaret nje nga figurat e rendesishme ne fushen e piktures por edhe ne ate te humanizmit dhe miqesise ndaj popullit shqiptar maestro Masrur Imani, ku edhe ketu nuk do te mungonte me deshmite e veta dhe pėrvoja qe ka patur me shume artiste apo njerez te thjeshte shqiptare. Ai eshte disa here autore i kopertinave te librave te poeteve e shkrimtareve shqiptare ne diaspore dhe njekohesisht referues ne seminare te ndyshem per emigracionin ne zonen e Fruili-Venezia-Xhulia.
Por edhe periudha ne vitit 1997 si nje nga periudhat me te veshtira dhe momente me te zeza ne historine e nje populli si shqiptaret nuk la menjane miqte e shumte te cilat u afruan dhe paten deshiren per te ndihmuar ne stabilizimin dhe rimekembjen e kesaj situate. Nder te tille miq ishte edhe ushtaraku Paolo Muner, i cili per nje kohe te gjate ka jetuar dhe ka qene pjese e misionit ushtarak ne Shqiperi, protagonisht ne disa shkrime dhe opinione te ndryshme ne mbeshtetje dhe vleresime pozitive per shqiperine dhe vendin e shqiponjave. Zoti Paolo eshte mik i popullit tone si dhe poetit te madh Ismail kadare Per me shume ne lidhje me publikimet e tij per shqiperine apo per poetin e madh shqiptar Ismail Kadare, lexoni ne web-sitin www.guardiacostiera.com
Ishte vertet bukur qe ne mes ketij ambienti bashkatdhetaresh, miq nga vende te ndryshme te perfaqesive te komunitetit te emigranteve, komunes dhe institucioneve, dashamires se artit dhe kulturave te ndryshme, studenteve tane triestine por mbi te gjithe ne gjithe ate kolazh te madhe autoresh dhe librash te poeteve shqiptare kudo nepr bote, arti u njehsua pa dallime sociale, politike e kulturore por foli njezeri dhe emocionoje me ate te gjuhes poetike, poezise.
Shoqata Ecim sė bashku-Camminiamo insieme" eshte nje shoqate me karakter humanitare ne impenjimet e saj sociale, nacionale dhe internacionale se bashku me presidenten e saj zonjen M.Kelmendi eshte nje nga nismetaret efektive ne realizimin e aktiviteteve te tilla ku rolin protagonist e kane grate ne shkembimin e tyre dy palesh italo-shqiptar, kjo force kaq e madhe dhe e rendesishme ne boten e madhe te emigracionit si dhe nje nga kolonat baze te familjes ne trasmetimin e vlerave me te bukura e pozitive te artit, kultures dhe historise se nje kombi. Ne kete kuader aktivitetesh takimi i radhes prej presidentes se kesaj shoqate dhe zonjes Mardena Kelmendi u la per ne daten 3 Maj 2008 ne teatrin Tripchovich te Triestes, koncert ky me artiste pjesemarres nga Shqiperia e Diaspora ne shenje solidariteti dhe mbledhje ndihmash per familjaret dhe humbjen e te aferme te tyre ne tragjedine e 15 Marsit ne Gerdec.Do te jete nje komision dhe nje delegacion prej kesaj shoqate qe do te merret me mbikqyrjen dhe dhenien e ketyre ndihmave.
Gjate ketij takimi nuk munguan edhe recitimet nga studente e ketij Universiteti te poeteve te tjere ne diaspore si K.Zylo, E.Koliqi, P.Pali, A.Halimi, R.Theohari, V.Dardha, M.Ppajorgji, K.Lazeri, a Bacelli, A Zholi, I Borova , B Ymeri etje po ashtu u fol dhe u kujtua poetesha Polikseni Ninka qe nuk jeton me si nje aktiviste dhe anetare e forumit te grave dhe vajzave shqiptare teutatshqiptarenebote
Takime dhe aktivitete te tilla ne shkembim te vlerave dhe pasurimit te tyre ne gjuhe te ndryshme jane nje nga menyrat ku te gjithe se bashku te ecin drejt nje integrimi dhe emancipimi multietnik te shoqerise ku jetojme. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|