DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KUR ARSYEJA FLE, PĖRBINDĖSHI VJEN
Postuar mė datėn: 2008-05-01 10:20:18 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Beqir Elshani

Piktori i shquar spanjoll, Francisko de Goja (1746-1828), pėr nga fatkeqėsia e shurdhimit, pėr nga lufta kundėr pushtuesit francez dhe pėr nga idetė pėrkrahėse tė Revolucionit Francez ėshtė binjak me kompozitorin Ludvig van Bethoven. Ai pikturoi kryesisht nė pallatin e mbretit spanjoll nė Madrid. Nė pikturat e tij, Goja merr elemente tė artit italian dhe francez, dhe ishte i ndikuar nga piktorėt Tiepolo Batista dhe Diego Velaskezi. Pa dyshim qė Goja me artin e tij karakteristik ėshtė njė piktor i jashtėzakonshėm, qė tregon edhe pėrfshirjen e tij nė librin e njerėzve mė tė shquar nė botė si dhe shkrimet e ndryshme pėr jetėn dhe veprimtarinė e tij. Piktori e urrente mbretin dhe mbretėreshėn, prandaj u bėnte piktura tė shėmtuara. Ai ishte pjesė e shpirtit tė popullit spanjoll qė luftonte pėr liri, njėkohėsisht e pėrkrahte Revolucionin Francez nė vitin 1789. Po ky piktor i shurdhėr ndikoi tek mjeshtri i shquar i pikturave heroike Eugjen Delakroa si dhe impresionistėt e mėvonshėm.


Goja: "3 Maj 1808"

Nė pikturėn "3 Maj 1808", Goja tregon marrinė e luftės franceze, tė cilėt pushtuan Spanjėn. Ai nuk i dėnon vetėm francezėt, por tėrė mizorinė nė botė, dhe ėshtė njė pikturė patriotike, e cila mund tė pasqyrojė ngjarjen luftarake. Goja me njė mjeshtėri tė rrallė ka paraqitur harmoninė e fshehtė gjeometrike, dhe kjo gjeometri e fshehtė tablonė e ngrit nė nivel tė lartė artistik. Fytyrat e ushtarėve mizorė nuk shihen, mirėpo shpinat e tyre janė tė pėrkulura qė janė ngjyrosur me njė formė tė mprehtė dhe me vija tė drejta. Vetė llamba ėshtė konstruktuar me vija tė qarta dhe me dritėn e bardhė reflektuese nė drejtim tė trimave me krahė tė hapura pėrballė pushkėve franceze. Kėtu vetėm zėri i trimave pėr liri, klithmat e popullit dhe krismat e pushkėve nuk dėgjohet.
Pas pėrfundimit tė luftės, Francisko Goja me vrullin e tij tė zjarrtė paraqet vdekjen heroike tė popullit spanjoll pėr liri dhe pavarėsi kombėtare. Pikturat e Gojės paraqesin ushtarėt francezė duke vrarė qytetarė, fėmijė; duke dhunuar femrat dhe duke pushkatuar revolucionarėt spanjollė. Me anėn e pikturimit tė tij artistik Goja krijoi epokėn e krijimtarisė sė pavdekshme, e cila ishte strukturė e realitetit tė luftės nė shekullin XVIII/XIX-tė. Manifestimi i tij shihet nė kryeveprėn “3 Maj 1808” si pushkatohen trimat e lirisė nga trupat pushtuese franceze, qė ishte njė ndėr ngjarjet mė dramatike nga tė gjitha pikturat historike. Kohėt e fundit kritika e ka vlerėsuar si njė ndėr anatemat mė tė mėdha mbi sadizmin kundėr njerėzve tė pafajshėm. Kjo pikturė mund tė quhet edhe ”Srebrenica” e 1994-ės, dhe ”Drenica” e 1998-ės ku janė masakruar me mijėra njerėz tė pafajshėm nga pushtuesi mė brutal serb i tė gjitha kohėrave. Nė krahasim me kohėn e luftės para 200 vjetėsh nė Spanjė, nė kohėn pa OKB, pa OSBE dhe pa potencialin e madh tė diplomacisė evropiane dhe ndėrkombėtare, me krimet qė Serbia ka bėrė nė Bosnjė Hercegovinė dhe nė Kosovė, ia ka kaluar pushtuesit francez. Fatin e njėjtė tragjik tė pikturės "3 Maj 1808" e pėrjetoi edhe Bashkimi Sovjetik nė Luftėn e Dytė Botėrore me rastin e invadimit nga ushtria gjermane. Ndonėse qėllimi i pikturės ishte preventivė pėr mbrojtjen e njerėzimit nė Evropėn e qytetėruar, megjithatė sulmet dhe spastrimet etnike nga hordhitė serbofashiste ndodhėn edhe pas ”dokumentarit” tė gjeniut spanjoll. Nė kohėn e Gojės ende nuk kishte fotografi, prandaj pikturat e tij me pamje trishtuese tė luftės janė dokumentare tė ngjashme si nė ditėt e sotme tė luftės. Sot, gati 200 vjet mė vonė, piktura ėshtė befasuese po aq edhe aktuale, dhe kjo pikturė tragjike vėshtirė harrohet.
Pėr herė tė parė nė vitin 1863 Goja botoi veprėn e tij me vizatime Desastres de la Guerra: Etapat e Luftės, ku paraqiten skenat e luftės me pasoja tė kobshme dhe metoda shtazarake nga trupat franceze. Nė kėto vizatime Goja paraqet ēdo gjė qė lidhet nė gjurmėt e luftės, pushkatimin, dhunėn, torturėn, tmerrin. Nė vizatimet e tij tė tmerrshme shihen fshatarėt e copėtuar kėmbė e duar dhe kokė: veprim kundėrnjerėzor qė bėhej pėr ta frikėsuar popullin spanjoll. Nė pikturėn e tij ”Dhe kėta janė si bisha” shihen gratė kryengritėse duke luftuar kundėr makinės vdekjeprurėse franceze tė Napoleonit. Gratė sokolesha sulmojnė me gurė e shkopinj ushtarėt e armatosur francezė qė i kanė shtrirė pėrtokė. Njė nėnė spanjolle me foshnjėn ngrykė nė vetėmbrojtje therė ushtarin, kurse njė tjetėr hedh gurin mbi ushtarėt e armatosur deri nė dhėmbė. Kjo pikturė tregon se si gratė janė tė egėrsuara para pushtuesit tė huaj. Tė njėjta etapa apo skena tronditėse tė luftės kanė ndodhur nė Kosovė dhe nė Bosnjė e Hercegovinė nga sulmet barbare tė armatės serbofashiste, synim i sė cilės ishte shfarosja e popullit shqiptar dhe boshnjak. Tė njėjta kėrcėnime dhe frikėsime me nxjerrjen e syve, me heqjen e kokave shqiptare dhe me therjen e foshnjės nė barkun e nėnės ushtria serbe ka bėrė nė Kosovė nė dhjetėvjetėshin e fundit. Prandaj derisa nga tokat spanjolle u tėrhoq pushtuesi francez, kurse nga Bashkimi Sovjetik u tėrhoq pushtuesi gjerman: nė Kosovė dhe Bosnjė e Hercegovinė ende nuk ka pėrfunduar procesi i kapitullimit tė pushtuesit serb. Me tė drejtė mund tė thuhet se boshnjakėt dhe shqiptarėt ende jetojnė nėn ankthin e kėrcėnimit tė luftės nga neokolonializmi serb. Evropa, tė cilėn Goja e quante ”njeri tė sėmurė” duket se ėshtė e dobėt pėrballė Serbisė, qė ndezi shumė luftėra dhe shkaktoi me mijėra viktima nė tėrė Gadishullin Ballkanik.
Veprimtaria e Gojės me zellin e tij tė madh prej krijuesi, mė vonė pėr shkak tė shurdhimit merr trajta torturuese. Nė vitin 1872 piktori spanjoll Francisko de Goja nė moshėn 46-vjeēare humb dėgjimin, gjithashtu vuan nga tinitusi, i cili pėrcillej me zukatje dhe kumbim tė vazhdueshėm nė veshė. Njerėzit qė donin tė komunikoheshin me tė, duhej tė pėrdornin gjuhėshenjėn ose duhej tė shkruanin nė fletore. Ndėrkaq joshja e tij, prej njė piktori tė talentuar, ishte se shumica qė vinin nė kontakt me tė mėsonin gjuhėshenjėn. Mė vonė, nė kohėn e pleqėrisė Goja vendoset nė shtėpinė e tė shurdhėve dhe atje pikturon pikturat e mėdha nėpėr mure me motive trishtuese, tė cilat i kishte pėrjetuar shumė vite mė parė. Gjithashtu Goja merr rol didaktik me anėn e sė cilės fshikullon dobėsitė dhe veset e kėqija tė shoqėrisė pėr tė cilėn thoshte: ”Kur arsyeja fle, pėrbindėshi vjen”. Populli jetonte nė skamje, tė cilėt u goditėn nga etapat e luftės. Asnjė piktor nuk e kishte pėrshkruar gjendjen kaotike dhe dekadente tė Spanjės. Goja ishte njė piktor me motive politike, vetėm me 72 vizatimet e tij mund tė fliste para opinionit. Ky varg i vizatimeve quhej "Los Caprichos", ku demaskonte korrupsionin nė pallatin mbretėror dhe kishėn.



Siē dihet konflikti me njerėz tė ndryshėm ēon deri nė shastisjen e krijuesit, e cila ndikoi kryesisht tek piktorėt impresionistė, e tillė ishte edhe jeta e Francisko Gojės. Si ēdo i shurdhėr qė ndien mungesėn e harmonisė dhe kontaktit shoqėror ndiente edhe piktori Goja. Ai goditet rėndė nga shurdhimi, prej nga edhe arti i tij ndryshon nė bazė tė izolimit tė detyrueshėm nė vetminė e errėt - nė botėn tronditėse. Vetminė e kaloi nė shtėpinė e tė shurdhėrve nė periferi tė Madridit, atje mbushi muret me piktura tė tmerrshme, siē ishte “Saturni i kapėrdin fėmijėt e vet” dhe piktura tė ndryshme tė zeza. Me vete kishte vizionet dhe ankthin si rezultat i pėrjetimeve tė tmerrshme, pushkatimeve, dhunimeve, torturave, apo krejt ēka mund tė gjej njerėzimi nė zhargonin e sadizmit tė shfrenuar. Kritikėt e artit pyesin se cilat rrethana kanė ndikuar nė pikturat e tij tė tmerrshme: ishte shurdhimi qė krijoi piktura tė tmerrshme apo fantazinė e kishte qysh mė herėt? Me tė drejtė mund tė thuhet se falė fantazisė dhe shurdhimit tė tij janė krijuar pikturat qė tronditėn botėn. Atė qė bėri Goja i shurdhėr nė fushėn e artit, e bėri Bethoveni i shurdhėr nė fushėn e muzikės, prandaj falė shurdhimit tė tyre lindėn veprat e revolucionare qė befasuan njerėzimin nė botė.


"Saturni i kapėrdin fėmijėt e vet"

Ndonėse piktura e llahtarshme “Saturni i kapėrdin fėmijėt e vet” ėshtė riprodhuar si rezultat i shurdhimit dhe i ndėrprerjes sė komunikimit, megjithatė tregon realitetin e vuajtjes sė njerėzimit nė ēdo epokė. Saturni ėshtė njė fantazi e vetė piktorit qė gllabėron njė turmė tė madhe njerėzish. Jo vetėm kaq, sepse pėrbindėshi ”Saturn” shkatėrron pamėshirshėm dhe ėshtė i pangopur me kapardisjen e fėmijėve tė vetė. Kurse Gjiganti me nėntitullin “Paniku” ėshtė njė pikturė alegorike me qėllime politike, e cila paraqet gjendjen themelore tė apokalipsės sė Gojės pėr ardhmėrinė e pavarėsisė sė Spanjės kundėr Napoleonit I. Kjo pikturė edhe sot ėshtė aktuale pėr popujt e shtypur qė luftojnė pėr liri dhe pavarėsi. Njė trup i madh, si njė ogur pėr luftėn me pasoja tė mėdha, udhėton me anėn e reve prapa bjeshkėve; ndėrkohė qė njerėzit dhe kafshėt nga frika marrin arratinė. Sipas pikturės shihet se piktori ishte njohės i psikologjisė shoqėrore, ndaj nuk harron tė angazhojė njė gomar dhe disa mėzetėr tė ngurosur (kupto indiferentė) qė nuk luajnė vendit, qė simbolizon se disa njerėz nuk dinė se ē’do tė thotė rreziku. Ky motiv ėshtė marrė nga vjersha me titull ”Profecia e Pirinejeve” e Juan Batista Arriaza (1808). Kėtu pėrshkruhet se nga bjeshkėt e Pirinejeve po vjen njė gjigant, i cili do tė mbrojė Spanjėn nga tirania e Napoleonit. Siē dihet Spanja ka qenė pjesė e perandorisė franceze, ndaj populli ėndėrronte pėr njė njeri gjigant, i cili do ta ēlirojė vendin nga perandoria franceze.


"Paniku"

Gjiganti simbolizon edhe bashkimin e popullit nė luftė pėr ēlirimin e atdheut, prej nga vjen edhe fjala e urtė se bashkimi bėn fuqinė. Tė njėjtin bashkim kishte edhe populli shqiptar nė luftė kundėr perandorisė turke dhe fqinjėve grabitqarė pėr ēlirimin dhe mbrojtjen e tokave shqiptare nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1878. Natyrisht qė ky motiv mund tė skicohet me anėn e sė cilės paraqitet invadimi i Spanjės nga ana e Napoleonit nė formė tė shqiponjės sė madhe, i cili fluturon mbi Pirineje dhe pėrhap hije mbi tėrė gadishullin, me popullin duke ikur nga frika dhe tmerri. Po ky motiv i llojit tė gjigantit tė tmerrshėm gjendet edhe nė kėngėt kreshnike shqiptare me personazhin kundėrpopullor - Bajlozi, i cili pėr tė dominuar mbi popullin shqiptar mundohet qė me anėn e dhunės ta thyej moralisht dhe ekonomikisht. Derisa Goja shqiponjėn e nxjerrė nga alpet Pirineje, folklori shqiptar pėrbindėshin bajloz e nxjerrė prej detit, qė ka dalė pėr tė pushtuar tokat shqiptare. Ka indikacione qė ky motiv tė jetė universal, por edhe i veēantė nė historinė e artit, qė ka ardhur si pasojė e shurdhimit tė tij me pikėpamje pesimiste tė mjedisit shoqėror.
Nė krahasim me piktorėt tjerė qė pėr motiv kishin pamjen e natyrės, apo portretin, Goja pikturonte ēdo gjė qė i pėrkiste ndjenjave tė tij personale. Ashtu siē ishte shkrimtari Miguel Servantesi pėrshkrues i traditės spanjolle nė veprėn e tij ”Don Kishoti”, po ashtu Francisko de Goja ishte ngjyrues i traditės popullore nė pikturat e tij dramatike. Njėra ndėr to ėshtė gara me dema, ku njeriu e ndien erėn e gjakut, rėrės sė nxehtė dhe tronditjen shpirtėrore. Ai u fut thellė nė motivet e tmerrshme tė vuajtjes sė popullit, pėr tė cilėn shpreh ndjenjėn e revoltės. Pėrveē kėsaj, Goja ishte i frymėzuar edhe nga shtypi i revolucionit francez si dhe miqtė e tij shkrimtarė.
Goja ziente nga energjia dhe dukej si njė fshatar: me dell dhe me temperament, me muskuj tė ēeliktė, me fytyrė tė errėt e me sy tė thella nė gropė nėn vetulla tė degėzuara. Ai i binte kitarės dhe vallėzonte bukur. Ishte i shkathėt nė mbrojtje dhe pėlqente tė gjitha lojėrat popullore sportive - kryesisht garėn tradicionale tė demave. Mbi tė gjitha, tek Goja dallohej magnetizmi i tij, ishte i mrekullueshėm dhe ambicioz, nuk mbėshtetej nė fraksione politike, prandaj kishte shokė nga tė gjitha kategoritė. Ishte energjik dhe kur pikturonte vepronte si njė tornado nė pėlhurė, sa tė lente pėrshtypje se ndonjė furtunė ia shtynte dorėn.
Nė vitin 1825 shėndeti i Gojės keqėsohet, pjesėn tjetėr tė jetė e kaloi nė mėrgim, nė Bordo nė Francė. Ai mori njė rrugė tė mundimshme pėr tė vizituar Madridin, ku edhe shikimi e tij u dobėsua sa qė u detyrua tė pikturojė me anėn e qelqit zmadhues. Goja, ashtu siē ishte i errėt nė dėgjim, vdiq natėn mė 15 prill 1828 nė Bordo dhe qėndroi i varrosur atje, derisa nė vitin 1901 trupi i tij u kthye nė Madrid.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Cvetkoviq: Nuk do ta njohim kurrė Kosovėn (2008-07-07 14:42:13 nga admin1)
[ Opinione ] (Ri)integrimet tregatare dhe ekonomike tė Kosovės: ku, si dhe kur? (2008-06-26 13:25:15 nga admin1)
[ Opinione ] NGA KORNIZA E DRURIT NĖ ATĖ TĖ HEKURIT (2008-06-23 05:10:20 nga admin4)
[ Opinione ] Kur nuk je pėr shtėpi, nuk je as pėr kojshi... (2008-06-17 03:26:59 nga admin4)
[ Opinione ] KUR NGA NJĖ LETĖR E “ DOVLETIT” RRĖZOHET PĖR DHE KUSHTETUTA E NJĖ SHTETI ”SOVRAN”! (2008-06-15 06:39:32 nga admin4)
[ Intervista ] Kurti: Plani i Ban Ki Moon-it hap shtegun pėr kantonizim (2008-06-14 07:48:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina e inkurajuar pas takimit SHBA - BE (2008-06-10 17:23:50 nga admin1)
[ Opinione ] “DREJTĖSIA” E PODGORICĖS NDAJ SHQIPTARĖVE SIPAS “TOPUZIT TĖ NDRYSHKUR” TĖ NJEGOSHIT (2008-06-10 15:14:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖRVJETORĖ TĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT QĖ NUK HARROHEN KURRĖ! (2008-05-27 18:33:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hekurudhat e Kosovės sė shpejti pjesė e rrjetit tė integruar tė hekurudhave evropiane (2008-05-18 05:41:42 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster