| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » TĖ NGADHNJESH MBI EGON PERSONALE |
| Postuar mė datėn: 2007-10-07 13:05:23 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Koha e zhurmės pėr dhe kundėr zgjidhjeve tashmė ka filluar tė zbehet si tingujt e notave anemike tė njė simfonie monotone. Ndėrkohė dolėn edhe listat e kandidatėve pėr bartės tė mandatit tė deputetit, pastaj ato pėr kryetarė tė komunave, pėr asamble, etj. Kėto lista dolėn pashmangshėm sė bashku me pretendimet e bartėseve tė tyre, duke fshehur thellė nė vete edhe egon e pa mbulesė pėr tė mos thėnė egon e tyre pasiononte pėr pushtet, me deklarata pro e kundėr, me kėrcenim dorėheqjesh e me pretendime tė dukshme, me paraqitje deri qesharake si kandidatė tė pavarur etj. Kjo fryrje e tej zgjatur, nuk po mbante mė, kėshtu qė shumė individė tė caktuar, por edhe subjekte tė tėra, duke shprehur nė tė njėjtėn kohė pakėnaqėsinė me pozitėn e tyre, por edhe ambiciet drejt majave mė tė larta pėr pushtet, u larguan nga rruga e tyre mė qėllimin e vetėm pėr tė gjetur strehė nėn sqetullat e dikujt tjetėr, qė ofron qoftė edhe njė prapanicė e cila pret tė zė diku ndonjė vend, nė Kuvend!
|
|
Shumė nga kėta emra tė njohur, por edhe anonimė, nuk gjetėn forcėn, burrėrinė, por as guximin pėr tė ngadhėnjyer mbi egon e tyre personale, ashtu siē ngadhėnjeu burrėrisht zoti Azem Syla, ish Komandant i Pėrgjithshėm i Shtabit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe ministėr i Mbrojtjes nė ish-Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės.
Personalitetet e vėrteta, peshėn e tyre reale e tregojnė vetėm atėherė kur vjen puna qė tė maten nė kandarin e ndėrgjegjes! Listat e tė gjitha subjekteve politike nė Kosovėn e kapluar nga zjarrmia e zgjedhjeve, sdo mend se kishin dhe kanė edhe sot e gjithė ditėn tė metat e tyre. Ishin, madje mbesin tė njėanshme si tė tilla, diskriminuese, diskredituese e pa mbulesė, me anime e qėllim tė caktuara, me joshje e shije personale etj. Pėr syrin e paanshėm tė analistit, kėto linēime duken pa pasur nevojė qė tė lodhesh duke gėrmuar nė thellėsinė e temės. Nė kėto lista shihet qartė, madje fare hapur se kush ishin servilet e liderėve tė vegjėl nė vorbullėn e Kosovės me halle tė mėdha. Dėshirat e tyre, tani tė mbytura me zhurmėn e tė qepurit pėr tė qenė sa mė afėr kreut tė listės e cila garanton vendin sipas radhitjes, por nė tė njėjtėn kohė edhe ndonjėrin nga postet e ėndėrruar gjatė nė Qeverisjen e ardhshme tė vendit!
Nė kėtė mes ku matet burrnia me dėrhem i zoti qė dominon mbi egon e tij personale thotė, ashtu siē tha zoti Azem Syla: Jo, ju faleminderit pėr respektin, unė po tėrhiqem nga lista pėr deputet tė Kuvendit tė ardhshėm tė Kosovės, mė qėllimin e vetėm qė ti japim hapėsirė kuadrove tė reja politike!... Dhe kėtė nuk mund ta bėj ēdo kush, kėtė nuk pati guximin qė ta bėj as kush (deri me sot), nga subjektet tjera politike qė veprojnė nė Kosovė e mė gjerė! Sot nė jetėn politike (jo vetėm tek ne), janė vėrsulur njė armatė servilėsh tė tėrė, intrigantėsh, dallkaukėsh, sahanlėpirės etj, tė cilėt pėr njė vend nė ministri apo diku aty pari, bėjnė kėrdinė! Opinioni i gjerė, njeh me dhjetėra raste, emra e figura qė nė jetėn politike u hoqėn e po hiqen zvarrė deri nė grykė tė varrit, duke lėpirė jargėt e shqisave tė shijes pėr njė karrige! Nga kukudhė e adhamudhė tė tillė, ka vuajtur e po vuan kaq gjatė populli ynė si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė, Maqedoni, Preshevė e Mal tė Zi, por edhe mė gjerė nė rajon.
Mjerisht, kėto pasoja, janė edhe produkt i ish sistemeve tė bllokut socialist, qė nė vetėn e tyre, fshehur diku thellė, bartin pasionet e tyre pėr pushtet tė pakufizuar si dikur. Madje fatkeqėsisht qė koha nuk i lejon, ata pambarimisht nė vete mbysin ėndrrat e diktatorėve tė vėrtetė!...
Pėr derisa bartėsit e dhunshėm tė politikės sė lodhur nga kėta dhunues tė demokracisė, nuk e kanė guximin dhe burrėrinė e pashoqe tė zotit Azem Syla qė tė thonė publikisht: Jo, unė jo, nuk dua qė tė ia zė frymėn brezit tė ri!, atėherė populli ynė nė kėto zgjedhje, do tė duhej qė me votėn e vet tė lirė tiu thotė uzurpatorėve tė politikės nė Kosovė: Jo, ju jo, nuk do ta keni votėn tonė tė lirė!... Pra, ju nuk do ta keni votėn, ju qė dhunuat ligjet e demokracisė dhe tė politikės sė mirėfilltė, ju qė nė kurrizin e Kosovės ngarkuat edhe tė palarat tuaja, ju duhet tė ikni, nė mos, ne do tė ju ndjekim e ndėshkojmė me anė tė institucionit legjitim qė quhet VOTA E LIRĖ! Kjo do duhej tė ndodhet kėsaj radhe.
8 Tetor, 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|