DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Jemi nė Evropė, tani tė integrohemi nė BE
Postuar mė datėn: 2008-05-16 06:59:21 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Sė fundi misioni ndėrkombėtar i pas 15 qershorit nė Kosovė, misioni i BE-sė, EULEX, ndėrmori njė hap pėr gjoja vetėdijesimin e qytetarėve tė Kosovės, se ēfarė janė vlerat e Bashkimit Europian, nėn moton “Ejani nė Evropė”. Qė nė fillim si qasja, ashtu edhe motoja e kėtij misioni janė tė gabuar dhe kjo pėr dy arsye.
E para, Kosova ėshtė nė Evropė, por ėshtė fakt qė Kosova nuk ėshtė pjesė e 27-ės sė Bashkimit Evropian. Do tė ishte mė e drejtė sikur motoja tė ishte, ejani nė klubin e 27 shteteve tė BE-sė. Po ashtu ky mision ka gabuar adresėn e thirrjes, ngase me shumė sesa qytetarėve, ajo do tė duhej t’u mbante ligjėrata pėr kėto vlera liderėve tė institucioneve tė Kosovės. Atyre do tė duhej t’u tregohej se duhet punuar qė Kosova shumė shpejt tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian. Qytetarėt nuk janė ata qė vendosin apo miratojnė ligjet dhe reformat qė kėrkon BE-ja, ata vetėm u pėrshtaten kėtyre hapave dhe duhet tė jenė gati tė adaptohen me to.

Shkruan: Ardian Zejnaj

Pastaj, qytetarėt e Kosovės nuk janė tė painformuar me vlerat evropiane, ngase shumica e qytetarėve tė Kosovės nė njė mėnyrė apo tjetėr, i kanė prek nga afėr kėto vlera. Por, nė fund tė fundit nuk ėshtė obligim i patjetėrsueshėm i qytetarėve tė Kosovės tė dinė gjithsesi se ēfarė ėshtė Kėshilli i Ministrave, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, ani pse mund tė themi, se mė mirė kėto gjėra i dinė qytetarėt e Kosovės, se vetė qytetarėt e shteteve tė BE-sė. Mė kujtohet nė vitin 2002 gjatė njė seminari tė mbajtur nė Gjermani dhe Francė, me pjesėmarrjen e studentėve nga Kosova, Gjermania dhe Franca, kishim njė debat pėr OSBE-nė dhe aty kuptova sesa tė “pa informuar” apo sa pak studentėt e kėtyre dy shteteve dinin pėr kėtė organizatė dhe studentėt e Kosovės duhej t’u shpjegonin atyre se cili ėshtė roli i kėsaj organizate dhe rėndėsia qė ajo luan nė demokraci.
Duke marr parasysh kėto fakte, atėherė do tė mund tė themi se misioni i BE-sė, EULEX, do tė ishte shumė mė mirė t’u mbante ligjėrata qeveritarėve, parlamentarėve dhe anėtarėve tė tjerė tė institucioneve, pėr t’u tregu se vlerė evropiane nuk ėshtė korrupsioni, krimi ekonomik dhe politik, nepotizmi, diferencimi politik dhe tendenca pėr ta shtypur fjalėn dhe median e lirė. Por, tė kundėrta e kėtyre janė vlera evropiane, si sundimi i ligjit, drejtėsia efikase, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve tė punės, tė drejtat e njeriut, fjala e lirė, raportet e mira ndėrfqinjėsore, harmonizimi i ligjeve. Pėr t’i arrit tė gjitha kėto duhet pėrkushtim dhe angazhim maksimal i institucioneve tė Kosovės, sepse ato kanė barrėn e udhėheqjes dhe drejtimit tė Kosovės drejtė integrimit nė strukturat euro-atlantike, por jo shkuarjes nė Evropė, sepse nė Evropė jemi.
E dyta, BE-ja nuk ėshtė korrekte ndaj Kosovės. Derisa serbėve dhe Serbisė i ofron lehtėsira tė ndryshme, Kosovėn dhe qytetarėt e saj i mbajnė me “demagogji” pėr vlerat evropiane. E them kėtė, ngase ne po e zėmė qė qytetarėt e Kosovės vėrtet nuk kanė njohuri pėr vlerat evropiane dhe kjo fushatė ėshtė e drejtė, pėrjashto moton e saj. Por, si mund t’i njohin kėto vlera qytetarėt e Kosovė, nėse ata mbetėn tė izoluar dhe nuk mund ta kenė privilegjet qė sot po u ofrohen serbėve dhe nga afėr t’i njohin dhe prekin kėto vlera?
Qasja e tillė e BE-sė ndaj Kosovės, qė na del sikur BE-ja dėshiron tė jetė e pranishme nė Kosovė, por jo qė e don edhe Kosovėn brenda gjirit tė saj, duke faktorizuar dhe favorizuar Serbinė, na benė tė mendojmė, se mos do tė duhej qė edhe Kosovė tė shprehte njė lloj nacionalizmi pėr synimet e saja, nė mėnyrė qė tė merret apo pėrkrahet me seriozisht nga BE-ja. Nėse nacionalizimi nuk ėshtė zgjidhje dhe i dėshiruar pėr BE-nė, atėherė edhe BE-ja do tė duhej tė ndryshonte sjelljen e saj ndaj Kosovės dhe rajonit nė pėrgjithėsi.
Nėse BE-ja synon qė tė gjithė t’i ketė brenda gjirit tė saj, atėherė nuk mundet dikė ta favorizojė dhe dikė tjetėr ta mundojė. Kriteret e BE-sė janė tė njėjta, gjė qė do tė duhej edhe zbatimi apo vėnia nė jetė tė jetė kėsisoj. Ēdo tendencė pėr tė bėrė seleksionim nė kėtė rrugė, sigurisht se do tė pėrdoret nga palėt pėr ta bllokuar tjetrin. Shikojeni se ēfarė bėnė Greqia ndaj Maqedonisė, nesėr kėtė situatė do tė mund ta shihni mes Serbisė dhe Kosovės, ngase po t’i jepej shansi Serbisė pėr t’u integruar nė BE, para Kosovės, ajo nuk do tė hezitonte pėr ta bllokuar integrimin e Kosovės nė kėto institucione. Andaj BE-ja nuk ka nevojė tė pėrdorė politikė me dy kute ndaj vendeve tė Ballkanit Perėndimorė.

16.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Tech-Info ] Sa jemi tė vetėdijshėm pėr efektet e diellit? (2008-05-02 12:08:51 nga admin4)
[ Intervista ] Nushi: Jemi tė detyruar tė reagojmė kundėr Del Pontes (2008-04-24 14:34:49 nga admin1)
[ Opinione ] KU JEMI DHE KAH PO SHKOJMĖ?! (2008-04-03 13:39:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Perleshje ne Mitrovice. NATO paralajmeron: Do t'i pergjigjemi dhunes (2008-03-17 09:45:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaci: Jemi duke u pergatitur per festen e pavaresise se Kosoves (2008-02-07 15:25:35 nga admin4)
[ Intervista ] Dom Lush Gjergji: Nuk mundet tė jemi njė popull i vogėl - i cili ka vlera dhe virtyte tė mėdha (2008-01-01 23:12:01 nga admin1)
[ Opinione ] Afėr jemi, sa larg nuk e dimė (2007-12-15 13:29:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Negociator i Kosoves: Jemi dakord qe kufirin e Kosoves ta ruajme sebashku me forca serbe (2007-10-24 09:40:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Scheffer: Nė Kosovė jemi pėr sigurinė e jo pushtetin (2007-10-05 12:09:59 nga admin4)
[ Opinione ] Kėshtu si jemi nisur vaj halli edhe pas shtetit tė Kosovės (2007-08-30 19:16:38 nga admin1)
[ Kultura ] Shqiptarė jemi edhe ne jashtė kufijve (2007-08-13 19:48:14 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster